Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nga rreziku i helmit tek trajtimet me kurat natyrale, si t’u shpëtoni pickimeve të bletës gjatë verës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Nga rreziku i helmit tek trajtimet me kurat natyrale, si t’u shpëtoni pickimeve të bletës gjatë verës
AktualitetLifestyle

Nga rreziku i helmit tek trajtimet me kurat natyrale, si t’u shpëtoni pickimeve të bletës gjatë verës

Published: July 7, 2023
Shpërndaje

Alergjia e shkaktuar nga pickimi i bletës mund të kthehet në një faktor pengues për shumë njerëz që të shijojnë ditët e bukura të verës.

Pickimi i bletës mund të jetë i padëmshëm në shumë raste, ndërsa në disa të tjera mund të shkaktojë një reagim alergjik që shpesh është i fortë.

Më poshtë do të gjeni disa metoda natyrale për trajtimin në rastet e pickimit nga bleta.

- Publicitet -

Shkaqet e reagimit alergjik ndaj pickimit të bletës

Alergjia nga pickimi i bletës mund të manifestohet me një skuqje dhe enjtje të zonës së thumbuar.

Thumbi i bletës mund të ngelet i bllokuar në lëkurë duke shkaktuar dhembje dhe enjtje. Sipas të dhënave helmi nga ana tjetër mund të shkaktojë një reagim të ashpër të imunitetit, sidomos në herën e parë të thumbimit. Nëse dikush është alergjik nga natyra, pickimi i bletës e nxit imunitetin të prodhojë antitrupa që zakonisht kanë synimin të mbrojnë trupin nga substancat e rrezikshme.

Por si kundërpërgjigje e pickimit të bletës këto antitrupa nxisin një reagim të papërshtatshëm si enjtja ose problemet me frymëmarrjen.

Simptomat alergjike të pickimit të bletës

Simptomat alergjike të pickimit të bletës janë të gjitha në varësi të individit.

Nëse ai ose ajo është alergjik/e nga natyra, atëherë simptomat mund të jenë më të ashpra. Shumica e simptomave nuk kanë nevojë për këshillim mjekësor dhe janë kryesisht të kufizuara në zonën e thumbuar.

Simptomat më të zakonshme janë :

Dhimbje dhe djegie

Skuqje dhe gufim të lëkurës

Nëse reagimi alergjik është i një niveli të mesëm, atëherë enjtja zhduket brenda një periudhe prej 24-48 orësh. Nëse reagimi është ekstrem atëherë mund të përjetoni enjtje të gjuhës, fytit, vështirësi në frymëmarrje, të vjella, rrahje të shpejta zemre dhe acarim të lëkurës.

Trajtimi dhe parandalimi

Pas pickimit të bletës hiqni thumbin e saj duke përdorur një pickatore.

Heqja e thumbit kufizon sasinë e helmit të lëshuar në gjak. Nëse reagimi alergjik është i ashpër atëherë duhet të drejtoheni menjëherë në qendrën mjekësore më të afërt. Në lidhje me parandalimin, secili prej nesh duhet të sigurohet që të jetë i mbuluar nga krahët dhe këmbët, të shmangë rroba shumëngjyrëshe ose me lule që tërheqin bletët dhe të shmangë parfumet e rënda.

Metodat natyrale kundër pickimit nga bletët

Mjaltë

Për të trajtuar pickimin nga bleta mund të përdorni pak mjaltë. Udhëzohet që të aplikoni pak mjaltë në zonën ku është pickuar lidheni me një fasho dhe mbajeni për një orë. Më pas shpëlajeni me ujë të vakët.

Soda e bukës

Një masë e përgatitur me ujë dhe sodë buke do të ndihmojë menjëherë në parandalimin e enjtes së zonës së pickuar, dhimbjet dhe skuqjen e lëkurës.

Uthulla e mollës

Uthulla e mollës ndihmon në neutralizimin e thumbit të bletës. Lagni pak pambuk me uthull mollë dhe mbajeni për 15 minuta.

Pasta e dhëmbëve

Aplikoni pak pastë dhëmbësh në zonën e lëkurës ku ka pickuar bleta. Mbajeni përreth 30 minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë të vakët.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Dalin pamjet për kapjen e “Vis Korçarit”, ishte i dënuar me 4 vite burg nga GJKKO
  • Rama ironizon protestën me ‘Waterlonë’: Po mbroni interesat e dikujt tjetër!
  • Protestat, Rama: Një betejë globale kundër Donald Trump u spostua në Nartë
  • Curaçao merr pikën e parë në një Botëror, barazon pa gola me Ekuadorin dhe i jep Gjermanisë vendin e parë në grup
  • Atleti: Më hoqën nga puna dhe nuk më njihen titujt sepse dola në protestë

Komentet e Fundit

  1. ANA on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë
  2. Protestusi on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë
  3. Anonymous on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë
  4. Cobani I spires kush eshte? on “Nuk ikim nga sheshi”: Protestuesit nga diaspora do ta kalojnë natën përpara Kryeministrisë
  5. Shqipe on E jashtëzakonshme pjesëmarrja në Ditën 21 të protestës: “Do rrethojmë Ministritë dhe Parlamentin, fuqinë nga sot e ka populli”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?