Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Burg nëse harron ditëlindjen e gruas? Ligjet më të çuditshme në botë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Enciklopedi > Burg nëse harron ditëlindjen e gruas? Ligjet më të çuditshme në botë
EnciklopediKuriozitete

Burg nëse harron ditëlindjen e gruas? Ligjet më të çuditshme në botë

Published: November 4, 2025
Shpërndaje

Legjislacioni nëse hulumtohet mund të mbajë në vetvete mijëra mekanizma mbrojtëse, qoftë dhe për ato gjëra që i konsiderojmë të vogla dhe të papërfillshme.

Por a keni menduar ndonjëherë për ligjet më të çuditshme që gjenden në vende të ndryshme të botës?

Ndoshta ligjet e mëposhtme mund të jenë disa prej tyre, teksa ne ju ftojmë t’i lexoni dhe vlerësoni.

- Publicitet -

Asnjë thirrje e punonjësve pas orarit të punës

Për të kontribuar në ekuilibrin e jetës private dhe asaj të biznesit, Portugalia miratoi një ligj të ri vitin e kaluar që ndalon shefat të kontaktojnë punëtorët pas orarit të punës. Nëse diçka nuk është emergjente, eprorët nuk duhet të dërgojnë as mesazhe, e-mail apo të telefonojnë punonjësit e tyre pas punës.

Të gjitha ndërtesat e reja duhet të kenë çati të gjelbra

Bazeli është bërë qyteti i parë që miratoi një ligj të tillë. Domethënë, të gjitha ndërtesat e reja në qytetin zvicerian duhet të kenë gjelbërim në çati, dhe ligji vlen edhe për të gjitha ndërtesat e vjetra që i nënshtrohen rinovimit të detajuar.

Dy pemë të reja për çdo fëmijë të lindur

Në Uells ka nisur një iniciativë, sipas së cilës për çdo fëmijë të lindur mbillen dy pemë. Dhe ndërsa një pemë po mbillet në Uells, një tjetër po mbillet në Ugandë. Ideja është e mrekullueshme dhe është shtrirë edhe tek fëmijët e birësuar, në mënyrë që Uellsi dhe Uganda të marrin nga dy pemë të reja kur një fëmijë birësohet.

Bërja e një selfie me Budën konsiderohet një fyerje në Sri Lanka

Në Sri Lanka, fotoja me shpinë nga statujat e Budës konsiderohet një shkelje e madhe. Mund të detyroheni të fshini fotot. Lejohet të bësh foto pranë Budës, anash, me trupin të kthyer nga Buda dhe vetëm kokën drejt fotos, por asnjëherë me shpinë të kthyer nga Buda.

Të mos e shëtisësh qenin 3 herë në ditë është krim

Nëse keni një qen në Torino, ligji ju kërkon të ecni me të të paktën 3 herë në ditë. Nëse nuk e bëni këtë, sipas ligjit të ri mund të gjobiteni deri në 500 euro. Italia e konsideron veten një komb kafshëdashës dhe në shumë qytete macet endacake mbrohen me ligj.

Harrimi i ditëlindjes së një gruaje mund të të çojë drejt e në burg

Bota është plot me burra harrakatë, por Samoa po përpiqet ta ndryshojë këtë. Ashtu siç do të dëshironin femrat. Aty është e ndaluar të harrohet ditëlindja e gruas dhe burri duhet t’i përgjigjet drejtësisë dhe gjithsesi ta kompensojë gruan nëse e bën këtë.

Nëse gruaja përfundon duke raportuar këtë gabim të tmerrshëm të burrit të saj në polici, burrit mund t’i duhet të vizitojë burgun dhe t’i përgjigjet disa pyetjeve brutale. Pra, alternativa më e mirë për burrat në Samoa është t’i bëjnë gratë e tyre të lumtura.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 15 qershor 2026
  • Deputetja e qarkut të Shkodrës, Marjana Koçeku, njofton largimin nga Partia Socialiste
  • Politizimi i protestës është jetik për qëllimet e saj
  • Rama i quan protestat “budallallëqe” në median amerikane
  • Zvicra në referendum për të vendosur nëse vendi duhet të kalojë 10 mln banorë

Komentet e Fundit

  1. Konfuze e trembur on Deputetja e qarkut të Shkodrës, Marjana Koçeku, njofton largimin nga Partia Socialiste
  2. prehistoriku on Deputetja e qarkut të Shkodrës, Marjana Koçeku, njofton largimin nga Partia Socialiste
  3. ¿? on Deputetja e qarkut të Shkodrës, Marjana Koçeku, njofton largimin nga Partia Socialiste
  4. Malesori on Deputetja e qarkut të Shkodrës, Marjana Koçeku, njofton largimin nga Partia Socialiste
  5. Lumi Vlorës on Deputetja e qarkut të Shkodrës, Marjana Koçeku, njofton largimin nga Partia Socialiste

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?