Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nga Shqipëria te Ukraina në BE, Macron propozon plan masash dhe kërkon veprime të guximshme
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Nga Shqipëria te Ukraina në BE, Macron propozon plan masash dhe kërkon veprime të guximshme
KryesorePolitike

Nga Shqipëria te Ukraina në BE, Macron propozon plan masash dhe kërkon veprime të guximshme

Published: August 30, 2023
Shpërndaje

Procesi i integrimit të Ballkanit në Bashkimin Europian duket se po merr një fije shprese përshpejtimi, pasi lufta e Rusisë në Ukrainë i ka zgjuar nga letargjia teknokratët e Brukselit dhe liderët e Unionit.

Blloku mund të shkojë në 30 apo 35 anëtarë, por kësaj herë kërkohet përfshirja e Ukrainës dhe e Moldavisë. Vetë presidenti Emmanuel Macron në takimin me ambasadorët e shtetit të tij ka dhënë sinjale për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit.

“Politico” citon presidentin Macron të ketë thënë të hënën se “BE-ja ndoshta duhet të evoluojë drejt një bashkimi me shumë shpejtësi”, duke marrë në konsideratë integrimin e Ukrainës, Moldavisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor. Macron tha se BE-ja duhet të reformohet nëse dëshiron të integrojë shtete të reja dhe duhet të ndërtojë konsensus me më shumë se 30 vende anëtare.

- Publicitet -

“Rreziku është të mendojmë se mund të zgjerohemi pa reforma. Mund të dëshmoj se është mjaft e vështirë për Evropën të përparojë në tema të ndjeshme me 27 anëtarë. Me 32 ose 35 anëtarë, nuk do të jetë më e lehtë”, tha ai në mbledhjen vjetore të ambasadorëve francezë në Paris. Më tej ai theksoi se: “Ne do të kemi nevojë për guxim, për të pranuar më shumë integrim në disa fusha dhe ndoshta edhe një Evropë me shumë shpejtësi”.

Edhe pse nuk ka dhënë detaj për rrugën se si do të realizohet kjo, “Politico” ka mësuar se presidenti francez mund të paraqesë disa propozime për të realizuar një integrim të shpejtë të këtyre vendeve aspirante. Por ai shtoi se një rishikim i procedurave të BE-së ishte i nevojshëm që blloku të thellohej dhe të ruante “tërheqjen e tij”.

Sipas disa zyrtarëve francezë, qeveria e Macron po punon për disa propozime për një Evropë me shumë shpejtësi, e cila do të përfshinte krijimin e grupeve joformale të vendeve anëtare që do të punonin në fusha specifike të politikave.

Macron la të kuptohet gjithashtu se ai do të detajojë mendimet e tij për zgjerimin dhe reformën e BE-së në muajt në vijim dhe përpara zgjedhjeve të BE-së të vitit të ardhshëm.

Ukrainës dhe Moldavisë iu dha statusi i kandidatit për në BE në qershor dhe disa zëra po bëjnë thirrje që BE të hapë bisedimet e pranimit deri në dhjetor.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Gjendet zgjidhja në Kosovë? LVV-ja ndryshon qëndrim, vendos t’i votojë Çitakun dhe Shalën për nënkryetarë të Kuvendit
  • ​“Bed & Breakfast… Kemi hequr dorë nga numërimi i turistëve”
  • Flakadanë dhe det flamujsh para Kryeministrisë, diaspora ‘ndez’ protestën në Ditën 105
  • Qeveria jep sërish 90 mijë metra katrorë me 1 euro për ‘investim strategjik’ në Lalëz
  • “Mos guxo ta prekësh me dorë”: Tensione në takimin e Ramës në Vlorë, policia shoqëron 4 persona

Komentet e Fundit

  1. K R on Nafta kap rekorde të reja, arrin në 229 lekë për litër!
  2. K R on “Mos guxo ta prekësh me dorë”: Tensione në takimin e Ramës në Vlorë, policia shoqëron 4 persona
  3. K R on Flakadanë dhe det flamujsh para Kryeministrisë, diaspora ‘ndez’ protestën në Ditën 105
  4. Bajram Bala on Protesta kundër Muzeut Hebraik, Rama: Nuk po shkatërrojmë muzeun “Labëria”, çeta e Lesko pijanikut…
  5. demo on Flakadanë dhe det flamujsh para Kryeministrisë, diaspora ‘ndez’ protestën në Ditën 105

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?