Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nga Yiwu në Madrid
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Nga Yiwu në Madrid
BoteEkonomi

Nga Yiwu në Madrid

Published: October 17, 2023
Shpërndaje

Trenat e mallrave Yiwu-Xinjiang-Evropë nisen nga qyteti Yiwu i Kinës Lindore dhe, duke kaluar nga gryka Alashankou e Xinjiang-ut, mbërrijnë në fund në Madrid, kryeqytetin e Spanjës. Ata i çojnë botës produktet kineze dhe i sjellin Kinës mallrat evropiane. Me 13 052 kilometrat e saj, kjo është linja hekurudhore më e gjatë në botë.

Më 26 shtator 2014, presidenti kinez Xi Jinping ftoi kryeministrin e atëhershëm të Spanjës Mariano Rajoy, që gjendej për vizitë në Kinë, të nënshkruanin së bashku një projekt hekurudhor, që do të lidhte Yiwu-në në Lindjen e Kinës me Madridin. Me pjesëmarrjen e përbashkët në ndërtimin dhe vënien në funksionim të hekurudhës, të dyja vendet do ta ngrinin bashkëpunimin ekonomik e tregtar midis tyre. Trenat e mallrave Kinë-Evropë që lidhin Yiwu-në dhe Madridin, konsiderohen si një rezultat i rëndësishëm në periudhën e hershme të nismës “Një brez, një rrugë”, duke i ofruar një alternativë të re transportimit të mallrave midis dy vendeve. Produktet spanjolle, si proshutë, verë, vaj ulliri etj., janë bërë produkte të mirëpritura nga konsumatorët kinezë.

Në vitin 2022 vëllimi i tregtisë dypalëshe ndërmjet Kinës dhe Spanjës i kaloi për herë të parë 50 miliardë dollarët amerikanë. Falë këtyre trenave, u çuan në botë edhe produktet fotovoltaike, automjetet me energji të reja, pajisjet e zgjuara elektro-shtëpiake, makineritë etj. Linja hekurudhore Yiwu-Xinjiang-Evropë është përfaqësuese e trenave të mallrave Kinë-Evropë, të cilat funksionojnë sot në 86 linja, me pikënisje nga 112 qytete kineze dhe me destinacion mbi 200 qytete të 25 vendeve evropiane. Trenat janë bërë pasqyra e gjallë e pjesëmarrjes së Kinës në bashkëpunimin e hapur global dhe në ndërtimin cilësor të “Një brez, një rrugë” shkruan CMG. Deri më sot trenat e mallrave Kinë-Evropë kanë bërë 78 mijë udhëtime, duke transportuar 7.4 milionë kontenjerë standardë me vlerë prej më shumë se 340 miliardë dollarësh amerikanë.

- Publicitet -

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Qindra mijëra euro të pajustifikuara”, SPAK dorëzon konkluzionet për çështjen e nënës së Kryemadhit dhe të tjerëve
  • Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës
  • Ra në gropën thithëse të lumit Mat, gjendet trupi i pajetë i 33-vjeçarit
  • FOTO: Policia rrethon Parlamentin me forca të shumta dhe autobote uji, por protestuesit pritet të mblidhen tek SPAK
  • Biznesmeni Eral Myftaraj paraqitet në SPAK

Komentet e Fundit

  1. # on Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë
  2. Xha jaho on FOTO: Policia rrethon Parlamentin me forca të shumta dhe autobote uji, por protestuesit pritet të mblidhen tek SPAK
  3. Xha jaho on Misteri i korrikut 2006: Komunikimi i fundit në helikopterin ku vdiq Gramoz Pashko, i biri, mjeku dhe tre ushtarakë të lartë
  4. Ethem Lalaj on ​“Nuk mund të flasim për historinë pa folur për Shqipërinë sot”, Dua Lipa kritika të forta ndryshimit të ligjit për zonat e mbrojtura
  5. Fjalë me vend on Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?