Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ngadalësohet shitja globale e makinave elektrike
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ngadalësohet shitja globale e makinave elektrike
AktualitetBote

Ngadalësohet shitja globale e makinave elektrike

Published: January 15, 2024
Shpërndaje

Shitjet e automjeteve plotësisht elektrike dhe hibride plug-in (PHEV) kanë vijuar të ngadalësohen në gjithë botën, sipas firmës së kërkimit të tregut ‘Rho Motion’, cituar nga Reuters. Shitjet u rritën me vetëm 31% vitin e kaluar, nga 60% rritje në vitin 2022, tregojnë të dhënat.

Shitjet globale të makinave të tilla kaluan shifrën 10 milionë në vitin 2022, me 60% të automjeteve të shitura në Kinë.

“Ritmi i rritjes po ngadalësohet, por kjo është ajo që pritet në tregjet në rritje si ky”, tha menaxheri i të dhënave të ‘Rho Motion’, Charles Lester për median këtë javë. “Nuk mund të dyfishohet çdo vit,” shtoi ai.

- Publicitet -

Sipas Lester, shitjet globale të automjeteve elektrike në mbarë botën në vitin 2023 ishin kryesisht në përputhje me rritjen prej 30% që kishte parashikuar ‘Rho Motion’. Për vitin 2024, rritja vlerësohet të jetë midis 25% dhe 30%.

Ndërkohë, në dhjetor shitjet arritën një rekord mujor prej 1.5 milionë njësish, tha kompania. Automjetet elektrike, plotësisht elektrike ose me bateri (BEV) përbënin 9.5 milionë nga 13.6 milionë makina elektrike të shitura në mbarë botën në vitin 2023, me PHEV-të që përbëjnë pjesën tjetër.

“Pas viteve të rritjes së përshpejtuar, disa prodhues të automjeteve kanë frikë se shitjet e makinave elektrike në Evropë dhe gjetkë mund të shkojnë drejt ngadalësimit të kërkesës pasi shoferët presin për modele më të mira, më të vogla dhe më të lira që janë dy deri në tre vjet më vonë”, shkroi Reuters.

Statistikat tregojnë se shitjet e BEV u rritën me 50% në SHBA dhe Kanada, dhe u rritën përkatësisht 27% dhe 15% në Evropë dhe Kinë. Lester i tha Reuters se shitjet e këtij viti në Evropë mund të ndikohen nga vendimi i papritur i Gjermanisë për të hequr subvencionet për makinat elektrike.

Një raport i fundit nga firma kërkimore Canalys sugjeroi se rritja në tregun global të makinave elektrike do ngadalësohet në 27.1% këtë vit pasi ulja e subvencioneve shtetërore i bën makinat më pak tërheqëse për blerësit.

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Strasburgu merr vendim për Belerin: Arrestimi i ligjshëm, mbajtja e zgjatur në paraburgim, e pajustifikuar
  • Asambleja e PS, Veliaj kërkesë Sekretarit të partisë dhe SPAK-ut për të marrë pjesë
  • Aksidentohen prej mjegullës rreth 50 makina në Bullgari, 10 viktima dhe 27 të plagosur
  • A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  • SPAK kërkon psikolog për hetuesit e BKH-së, 15 mln lekë për kasaforta dhe grirëse dokumentesh

Komentet e Fundit

  1. demo on Padija është fara e të keqes: Por a mjafton të njohësh të mirën për të mos bërë keq?
  2. Rozafa on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  3. ¿? on HISTORI: Kush ishte fajtori dhe cila është e vërteta e Masakrës së Gërhotit?
  4. Xhon on ​Dëshmitë tronditëse në GJKKO për dosjen “Partizani” / Qirjazi dhe Malaj: Oketa na kërkoi firmën me ngulm! Mediu: S’mbaj mend
  5. Gjergj on Serbia hap sirtarët e drejtësisë për Vuçiçin, hetime për korrupsion, dhunë dhe manipulim votash

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?