Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Nuk u zbërthehen celularët”, ngecin hetimet për “spiunët e Gramshit”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “Nuk u zbërthehen celularët”, ngecin hetimet për “spiunët e Gramshit”
KronikeKryesore

“Nuk u zbërthehen celularët”, ngecin hetimet për “spiunët e Gramshit”

Published: March 26, 2023
Shpërndaje

Në kohën kur Svetlana Timofeva, blogerja ruse po përpiqet me çdo kusht të pengojë ekstradimin drejt vendit të saj, me argumentin se po përndiqet politikisht, hetimet nga prokuroria e Elbasanit ndaj 33-vjeçares dhe dy miqve të saj, Mikhail Zorin dhe Fedir Alpatov kanë mbetur peng i zbërthimit të 5 telefonave celularë.

Në momentin e arrestimit të dy rusëve dhe ukrainasit Alpatov, të cilët tentuan të hynin në uzinën ushtarake të Gramshit, iu sekuestruan nga ana e policisë 8 aparate celulare, tre prej të cilëve janë ekspertuar.

Burime pranë grupit të hetimit, thonë se nga komunikimet e tyre, nuk ka dalë asgjë e vlefshme për hetimin, veç faktit që është identifikuar kontakti i tyre në Shqipëri, por ende nuk është thirrur për t’u marrë në pyetje.

- Publicitet -

Ndërsa celularët e tjerë nuk janë mundur të hapen dhe ekspertohen, ndaj prokuroria është e pavendosur nëse mund t’i drejtohet vendeve partnere për ekspertimin e tyre.

Më herët, për raste të rënda kriminale, apo hetime të bosëve të krimit, celularët janë dërguar për ekspertim jashtë vendit, por duke qenë se Timofeva dhe miqtë e saj po hetohen nën dyshimet për spiunazh, kjo vendimmarrje bëhet e vështirë.

Kjo përderisa të dhënat që mund të zbulohen në këta celularë mund të cenojnë sigurinë kombëtare duke qenë në duart e ekspertëve të një vendi tjetër.

Prokuroria deri më tani, ka dëshminë e Mikhail Zorin i cili ka pranuar të bashkëpunojë me autoritetet tona, ndërsa nga këqyrja e dronit dhe aparatëve celularë, janë zbuluar pamje dhe foto të veprave te ndryshme inxhinierike, që njihen dhe si infrastrukturë kritike civile, si dhe baza apo reparte ushtarake.

Blogerja Timofeva dhe dy të tjerët, u arrestuan gushtin e 2022, fill pasi rusi Zorin kishte sulmuar me spraj dy ushtarakë brenda rrethimit të uzinës së Gramshit dhe po mbahen në paraburgim nën dyshimet për spiunazh.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • PS do të miratojë me votat e veta Hartën e re Territoriale, më 8 tetor shkrihen 15 bashki
  • Zbulimi shokues në Amerikë, raporti “Flas me AI” gati sa nuk shkaktoi luftën SHBA-Kinë
  • Identifikohen tri viktima nga varrezat në Zubin-Potok, Kurti: I përkasin “Grupit të Intelektualëve”
  • BE-ja shpik “anëtarësimin e asociuar” për Kanadanë, çfarë do të thotë kjo për Shqipërinë?
  • Veliaj propozon shpalljen ‘Qytetarë Nderi’ të Tiranës Thaçin, Krasniqin, Veselin e Selimin

Komentet e Fundit

  1. Kur PhD=plagjiaturë: Përgjegjësia? on Sa më shumë korrupsion, aq më pak sovranitet
  2. nastradini on “Nën zë e quajnë kuçedra që ha burra! S’ngopet me para e pushtet”, ish-deputeti i PS-së, për Ballukun: Koha për t’i vendosur kufi
  3. Gezimi on “Nën zë e quajnë kuçedra që ha burra! S’ngopet me para e pushtet”, ish-deputeti i PS-së, për Ballukun: Koha për t’i vendosur kufi
  4. nastradini on “Nën zë e quajnë kuçedra që ha burra! S’ngopet me para e pushtet”, ish-deputeti i PS-së, për Ballukun: Koha për t’i vendosur kufi
  5. Anonymous on Avokatët e huaj të Veliajt reagojnë pas vendimit të Gjykatës së Lartë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?