Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ngjarja në Astir, zbardhet dëshmia e shoqeve të 21-vjeçares, djemve u shtohet një tjetër akuzë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ngjarja në Astir, zbardhet dëshmia e shoqeve të 21-vjeçares, djemve u shtohet një tjetër akuzë
AktualitetKronike

Ngjarja në Astir, zbardhet dëshmia e shoqeve të 21-vjeçares, djemve u shtohet një tjetër akuzë

Published: January 11, 2025
Shpërndaje

Pesë personave të shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Astir u është shtuar edhe një tjetër akuzë, ajo e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Kjo për shkak se shoqet e 21-vjeçares pasi kanë dhënë dëshminë e tyre sërish përpara Policisë së Tiranës, kanë pranuar se kanë shkuar me dëshirë në banesë pasi i ka thirrur shoqja e tyre për të qëndruar së bashku me djemtë, si dhe të përdornin doza kokaine.

Në këto kushte, thanë burimet, ndaj 5 të rinjve tashmë të shpallur në kërkim nga blutë i është shtuar edhe akuza e shitjes dhe prodhimit të narkotikëve. Ndër të tjera ata akuzohen edhe për armëmbajtje pa leje si dhe heqja e paligjshme e lirisë.

- Publicitet -

Raportohet se personat e shpallur në kërkim për ngjarjen në Astir, janë Joni Sadikaj, Skerdi Sina, Ogert Alia, Arnold Jaho dhe Anduel Alia.

Një ditë më parë, vajza dëshmoi se nuk është dhunuar dhe ka shkuar vetë me dëshirë në banesën me qira ditore, ndryshe nga versioni i parë që dha kur telefonoi sallën operative. 21-vjeçarja është shprehur se është ndjerë e frikësuar në momentin që ka parë se një prej djemve kishte armë me vete.

Vajza ka treguar më tej se me Joni Sadikaj ishte njohur vetëm një ditë më parë në një lokal të zonës dhe ai i kishte kërkuar që të merrte disa shoqe të sajat për të kaluar natën bashkë, pasi kishte edhe disa shokë me vete. E reja ka dëshmuar më tej se kanë qëndruar në banesën e marrë me qira ditore gjatë gjithë natës duke konsumuar kokainë.

Burime nga policia pohojnë se të shpallurit në kërkim janë persona me precedentë penalë. Joni Sadikaj, në vitin 2017 u arrestua në Kavajë bashkë me 4 persona të tjerë me akuzën e tentativës së trafikimit drejt Italisë së 1.3 tonë kanabis. Ndërsa verën e vitit 2022 u prangos në Vlorë për armëmbajtje pa leje.

Të mërkurën, telefonata e Sajma Qordjas ngriti në këmbë policinë, ku forcat RENEA ndërhynë me litarë nga tarraca e pallatit për të hapur derën, pasi e reja nuk i përgjigjej thirrjes së tyre, si dhe negociatave të të atit që deklaronte se të bijën ia kishin rrëmbyer.

Në dy banesat e marra me qira, policia gjeti dy armë zjarri dhe mbetje kokaine, si dhe sendet personale të të shpallurve në kërkim.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Një vështrim mbrapa: Ne jemi më të informuar se kurrë, por…
  • Riatdhesohen nga kampet e Sirisë dy gra e tre fëmijë, mes tyre 79-vjeçarja që shkoi për nipërit pasi i biri iu vra
  • Kë takoi? Misteri i vizitës së shefit të CIA-s në Moskë
  • “Mua vetë m’u desh 1 minutë e gjysëm të kuptoja që s’isha unë”! Historiani pranon se u mashtrua nga një deepfake i vetvetes
  • Media franceze: Ermal Beqiri është milioner, por u gjobit me vetëm 7 mijë euro

Komentet e Fundit

  1. L.H on Media franceze: Ermal Beqiri është milioner, por u gjobit me vetëm 7 mijë euro
  2. Anonymous on Fëmijëria e një pene të rrallë: Fotot dhe kujtimet e pabotuara të Nasho Jorgaqit në 4 vjetorin e ikjes
  3. xxx on Zbardhet dokumenti “Leptiri”, plani serb për komprometimin dhe rekrutimin e Albin Kurtit
  4. Ilirjani on Moska anulon reperin amerikan, Putinit i mungoi “vizioni” për të blerë stadiumin me para publike
  5. xxx on Moska anulon reperin amerikan, Putinit i mungoi “vizioni” për të blerë stadiumin me para publike

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?