Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ngjarja para hotelit “Trump”, shoferi i Teslës së Elon Musk u vetëvra para shpërthimit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Ngjarja para hotelit “Trump”, shoferi i Teslës së Elon Musk u vetëvra para shpërthimit
BoteLajmi i fundit

Ngjarja para hotelit “Trump”, shoferi i Teslës së Elon Musk u vetëvra para shpërthimit

Published: January 3, 2025
Shpërndaje

Personi që drejtoi një Tesla Cybertruck, e cila shpërtheu jashtë hotelit Trump në Las Vegas, ishte një ushtar i forcave speciale amerikane dhe qëlloi veten para shpërthimit, sipas zyrtarëve amerikanë.

Policia e Las Vegas ka identifikuar Matthew Alan Livelsberger, 37 vjeç, nga Kolorado Springs si shoferin e automjetit, të cilin e mori me qira më shumë se 800 milje larg dhe e çoi në hotelin Trump në  Nevada.

Shkaku i vdekjes së Livelsberger ishte vetëvrasja nga një plagë e vetëshkaktuar me armë zjarri, sipas mjekëve të kontesë Clark.

- Publicitet -

Shtatë persona u plagosën kur automjeti i mbushur me bombola gazi, fishekzjarre të djegura dhe lëndë djegëse.

Shpërthimi ndodhi disa orë pas ngjarjes së Nju Orlinsit në ditën e Vitit të Ri, që shkaktoi 15 viktima.

Livelsberger udhëtoi me “Cybertruck” në qytet të mërkurën në mëngjes, më pak se dy orë para shpërthimit.

I parkuar para hotelit pranë një hyrje xhami, automjeti filloi të nxirrte tym nga brenda dhe më pas shpërtheu. Autoritetet thanë se ende nuk kanë përcaktuar ndonjë motiv pas incidentit.

Hetuesit gjetën një letërnjoftim ushtarak, një pasaportë, dy pistoleta gjysmë automatike, fishekzjarre, një iPhone, një orë inteligjente dhe disa karta krediti në emrin e Livelsberger.

Shoferi u identifikua nga hetuesit nëpërmjet dy tatuazheve.

Policia kishte gjurmuar lëvizjet e tij duke përdorur një numër fotografish gjatë udhëtimit nga Denveri, Kolorado në Nevada. Shoferi kishte ndaluar të karikonte Teslën dhe ishte i vetmi që u identifikua nga autoritetet duke drejtuar një Cybertruck.

Matthew Alan Livelsberger shërbente në Beretat e Gjelbërta, forcat elitë të specializuara për të luftuar terrorizmin jashtë vendit dhe për të trajnuar forcat partnere, tha në një deklaratë ushtria amerikane. Ai kishte qenë pjesë e ushtrisë amerikane që nga viti 2006, me një karrierë të gjatë, përfshirë dy misione në Afganistan dhe shërbime në Ukrainë, Taxhikistan, Gjeorgji dhe Kongo.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Arben says:
    January 3, 2025 at 10:34 am

    mesazh per elon musk, nuk po e drejton mire trump-in.

    e kane ndare mendjen trapin do ta qethin karre.

    Reply
  • Eagles says:
    January 3, 2025 at 2:24 pm

    Besoj do ta fillojne nga poshte
    Ai ka mbeshtetjen e popullit amerikan

    Reply
  • Eagles says:
    January 3, 2025 at 4:54 pm

    Pse nuk I postoni te gjitha mesazhet apo botoni vetem ato qe jane kunder amerikes
    Besoj qe I keni te punesuar komentuesit
    Beni eshte gazetar juaj

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Gazetari nxjerr videon, Kryeministri ka gënjyer publikisht për rastin e nënës me fëmijën autik të goditur nga gazi në protestë
  • Rama ankohet për algoritmin, por dhjetëra llogari false i kanë shpërndarë sot fjalimin
  • Polici dhe Gardë pranë resorteve: KISH nxjerr në garë Dhërmiun dhe Palasën
  • Në arrati prej disa vitesh, Kushtetuesja prish vendimin e Gjykatës së Lartë për ish-shefin e Antidrogës
  • E FUNDIT: Refit Buzi vret veten, disa orë pasi vrau ish-vjehrrin dhe plagosi ish-vjehrrën

Komentet e Fundit

  1. K R on Gazetari nxjerr videon, Kryeministri ka gënjyer publikisht për rastin e nënës me fëmijën autik të goditur nga gazi në protestë
  2. Te respektoj on Gazetari nxjerr videon, Kryeministri ka gënjyer publikisht për rastin e nënës me fëmijën autik të goditur nga gazi në protestë
  3. Anonymous on Rama ankohet për algoritmin, por dhjetëra llogari false i kanë shpërndarë sot fjalimin
  4. Glaukias on Rama ankohet për algoritmin, por dhjetëra llogari false i kanë shpërndarë sot fjalimin
  5. demo on Gazetari nxjerr videon, Kryeministri ka gënjyer publikisht për rastin e nënës me fëmijën autik të goditur nga gazi në protestë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?