Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nis asfaltimi i aksit Thumanë-Kashar, Balluku: Gati për sezonin turistik të 2024-s
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Nis asfaltimi i aksit Thumanë-Kashar, Balluku: Gati për sezonin turistik të 2024-s
AktualitetEkonomi

Nis asfaltimi i aksit Thumanë-Kashar, Balluku: Gati për sezonin turistik të 2024-s

Published: January 3, 2024
Shpërndaje

Në aksin e ri rrugor, Thumanë-Kashar, pjesë e Korridorit Blu, ka nisur puna për procesin e asfaltimit. Ky aks, ndër më të rëndësishmit e Korridorit Blu, pasi përshkruan një prej zonave me trafik të rënduar veçanërisht gjatë verës, synohet të jetë i hapur me nisjen e sezonit turistik të këtij viti duke lehtësuar qarkullimin.

Segmenti ka një gjatësi prej 21.05 kilometrash, ndërkohë që deri më tani janë realizuar afro 65% e punimeve fizike. Rruga do të jetë e kategorisë A, duke plotësuar parametrat më të lartë të sigurisë rrugore.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me Drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi, ndoqën nga afër punën që po bëhet në këtë kantier. Duke ju referuar projektit, drejtori Berberi tha se autostrada që po ndërtohet do të jetë e para e këtij lloji në vendin tonë.

- Publicitet -

“Është e para autostradë në Shqipëri e cila do të jetë e kufizuar me gardh, nuk do lejohet asnjë hyrje-dalje.  Duke qenë një autostradë e kategorisë A është parashikuar që brenda standardeve të ndërtohet dhe një gardh rrethues, nga të dyja anët, në mënyrë të tillë që të mos lejojmë aksesin e askujt për të rritur sigurinë e lëvizjes dhe për të rritur shpejtësinë e lëvizjes”, tha Berberi.

Zëvendëskryeministrja Balluku e cilësoi këtë aks rrugor si një ndër projektet më të rëndësishme sa i takon infrastrukturës, ndërtimi i të cilit do të bëjë të mundur lehtësimin e qarkullimit, por gjithashtu duke rritur edhe sigurinë e lëvizjes.

“Ne krenarisht themi që kjo është një vepër e rëndësishme, pasi do të zhbllokojë pjesën më të madhe të trafikut të krijuar sidomos gjatë stinës së verës që është pjesa e Fushë-Krujës dhe nga ana tjetër edhe lidhjen, nyjen në aeroportin e Rinasit”, tha Balluku.

Por jo vetëm Thumanë – Kashar, Balluku u ndal edhe tek segmentet e tjera të Korridorit Blu, të cilat sot ndodhen në faza të ndryshme, teksa solli në vëmendje se krahas aksit kryesor, do të ketë edhe rrugë alternative, si një opsion për të gjithë qytetarët.

“Ky është një nga segmentet e Korridorit Blu. Ne shpresojmë që të kemi të njëjtën ecuri në të gjithë segmentet e tjera, të cilat ndodhen në faza të ndryshme. Segmenti vazhdues i Thumanë-Kasharit, Kashar-Lekaj tashmë është përmbyllur gara, është shpallur fituesi, jemi në pjesën e negocimit të kontratës dhe më pas e njëjta ndodh edhe me segmentin që fillon nga Lekaj deri në Fier.

Unë kujtoj të gjithë përdoruesit e autostradave që këto autostrada do të shoqërohen nga rrugë dytësore të cilat janë superstrada dhe nuk do të ketë pagesë për ato rrugë. Të gjithë ata që dëshirojnë të përdorin aksin e Korridorit Blu që është një aks shpejtësie do të kenë edhe padyshim të drejtën e zgjedhjes për të shkuar përmes rrugëve dytësore që do të jenë në nivelin e superstradave”, u shpreh Balluku.

Aksi Thumanë-Kashar ka pjesë të tij disa vepra arti, 11 ura, 105 tombino, 6 mbikalime dhe 6 nënkalime.

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Nuk duam që të rinjtë të përfundojnë si ne” – Shqiptari nga Frankfurti, 30 orë me makinë për të ardhur në protestë
  • Protestuesi i ardhur nga Gjermania: Kërkoj ndjesë që kam votuar Ramën
  • “Pse ka dalë në protestë?” – Si përgjigjet deputetja e larguar nga PS
  • Deputetja fyen protestuesit: Turli me bamje, speca, patëllxhan, s’kanë mish
  • Sara Mila: Nuk e çojmë ndërmend as dorëheqjen dhe as zgjedhjet e parakohshme

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on E jashtëzakonshme pjesëmarrja në Ditën 21 të protestës: “Do rrethojmë Ministritë dhe Parlamentin, fuqinë nga sot e ka populli”
  2. Luk11 on E jashtëzakonshme pjesëmarrja në Ditën 21 të protestës: “Do rrethojmë Ministritë dhe Parlamentin, fuqinë nga sot e ka populli”
  3. Gani USA on E jashtëzakonshme pjesëmarrja në Ditën 21 të protestës: “Do rrethojmë Ministritë dhe Parlamentin, fuqinë nga sot e ka populli”
  4. Vlor on E jashtëzakonshme pjesëmarrja në Ditën 21 të protestës: “Do rrethojmë Ministritë dhe Parlamentin, fuqinë nga sot e ka populli”
  5. K R on “Nuk ikim nga sheshi”: Protestuesit nga diaspora do ta kalojnë natën përpara Kryeministrisë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?