Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nis gara për studimet e “Doktoraturës” tek Mjekësia, udhëzimi me kuotat dhe afatet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Nis gara për studimet e “Doktoraturës” tek Mjekësia, udhëzimi me kuotat dhe afatet
Lajmi i funditShoqëri

Nis gara për studimet e “Doktoraturës” tek Mjekësia, udhëzimi me kuotat dhe afatet

Published: November 14, 2023
Shpërndaje

Gara për kuotat e reja të pranimeve në ciklin e tretë të studimeve të “Doktoraturës” në Universitetin e Mjekësisë së Tiranës për vitin akademik 2023-2024 tashmë ka nisur. Të gjithë kandidatët që plotësojnë kushtet për të vijuar studimet e këtij cikli, do të mund të vijojnë me procedurat e konkurrimit sipas afateve të përcaktuara.

Strukturat përgjegjëse të Universitetit të Mjekësisë kanë zbardhur udhëzimin me procedurat dhe afatet se si do të bëhet aplikimi, por edhe kuotat e mundëshme të pranimit për secilën fushë studimi, në të cilën do të zhvillohen studimet e ciklit të tretë.

Udhëzimi përcakton se për këtë vit akademik, gara do të zhvillohet për 12 fusha të caktuara studimi, në të cilat do të mund të përzgjidhen si fitues 194 kandidatë. Ndarjen e plotë të kuotave për secilën fushë dhe nënfushë studimi, e gjeni të detajuar në vijim të shkrimit.

- Publicitet -

Sikundër ka ndodhur edhe gjatë vitit të shkuar, i gjithë procesi i aplikimit do të zhvillohet me anë të konkurrimit me dosje në afatet e caktuara. “Afati i fundit i dorëzimit të dosjeve të aplikimit do të jetë data 24 nëntor. Dorëzimi i dosjeve do të bëhet tek personat e kontaktit në strukturat përkatëse të Universitetit, ose edhe me anë të postës”, konfirmojnë autoritetet e Universitetit Mjekësor të Tiranës. Aplikimet që nuk përmbajnë dokumentet e përcaktuara nuk do të mund të merren në konsideratë, duke ju lënë kështu jashtë garës për studimet e ciklit të tretë në fushat e mjekësisë.

Tarifa e aplikimit për këto studime është në vlerën e 5 mijë lekëve dhe mandati i pagesës do të duhet të dorëzohet në dosjen e aplikimit.

Një kriter i rëndësishëm aplikimi është edhe njohja e gjuhës së huaj sipas testeve ndërkombëtare të licencuara nga MAS. Njohja e njërës prej pesë gjuhëve të huaja të BE-së: anglisht, frëngjisht, italisht, gjermanisht ose spanjisht do të duhet të jetë e nivelit B2.

Më tej në udhëzim specifikohet se përparësi në përzgjedhje për të ndjekur studimet e ciklit të tretë në këto fusha studimi, do të kenë të gjithë kandidatët që janë personel akademik me kohë të plotë në UMT, kandidatët e tjerë të punësuar si personel akademik në institucionet të tjera të arsimit të lartë qofshin këto publike apo private, si dhe personeli kërkimor në një institucion të kërkimit bazë ose të zbatuar pranë institucioneve të arsimit të lartë të llojit universitet ose akademi.

Studimet për gradën shkencore “Doktor” do të zhvillohen me kohë të plotë pranë njësisë bazë, ose me kohë të zgjatur, në ato raste kur doktoranti është i punësuar si personel akademik në një institucion tjetër të arsimit të lartë, apo si personel kërkimor në një institucion të kërkimit bazë ose të zbatuar, pranë institucioneve të arsimit të lartë të llojit “Universitet” ose “Akademi”.

Në dosjen e aplikimit për studimet e ciklit të tretë duhet të përfshini:

  • Kërkesë personale drejtuar njësisë bazë ose kryesore, përgjegjëse për organizimin dhe administrimin e studimeve të ciklit të tretë.
  • Curriculum Vitae në të cilën janë të pasqyruara edhe bibliografi të punimeve shkencore të cilat duhet të jenë të dokumentuara nëse aplikimi ka të tilla.
  • Kopje të noterizuar të diplomave, të shoqëruara me suplementet e diplomës ose listën e notave me kreditet përkatëse. Diplomat e fituara jashtë vendit duhet të shoqërohen me vërtetimin e njohjes/ekuivalentimit nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë.
  • Çertifikatë lindjeje, si dhe fotokopje të kartës së identitetit/pasaportës, si dhe 2 fotografi.
  • Dy rekomandime nga personel akademik që kanë titullin akademik “Profesor i Asocuar” ose “Profesor”.
  • Një deklaratë nëpërmjet së cilës pranohet shlyerja e të gjitha detyrimeve financiare, lidhur me koston e studimeve sipas përcaktimeve të bëra nga strukturat e UMT-së.
  • Një propozim në të cilin të përcaktohet fusha me interes për ndjekjen e studimeve të ciklit të tretë se bashku me emrin e udhëheqësit shkencor.
  • Vërtetim nga qendra e punës që është personel akademik në njërën prej njësive bazë të UMT-së, ose që kandidati ka angazhim akademik pranë një institucioni të arsimit të lartë, apo është personel kërkimor në një institucion të kërkimit bazë ose të zbatur.
  • Deklaratë e gatishmërisë së udhëheqësit shkencor për të udhëhequr kandidatin.
  • Mandat pagese për tarifën e aplikimit 5000 lekësh.
  • Vendimi i njësisë bazë për fushat e kërkimit shkencor.
  • Vendimi bazë i njësisë në lidhje me udhëheqësit shkencor.
  • Projektpropozimi i kërkimit shkencor me elementët e përcaktuar.
  • Vetëdeklarim i aplikimit se do të zbatojë standardet shkencore dhe etike
  • Dëshmi origjinale ose të noterizuar të gjuhës së huaj (anglisht, frëngjisht, italisht, gjermanisht ose spanjisht). Dokumenti i njohjes së gjuhës së huaj mund të jetë një certifikate, diplomë ose dëshmi e lëshuar nga subjekte të njohura nga ministria përgjegjëse për arsimin për ofrimin e testimeve ndërkombëtare, të cilat i përkasin një periudhe jo më vonë se dy vjet nga koha e lëshimit të tyre.

 

Pranvera Kola\ DITA 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Teherani ironizon Ramën: Mos janë edhe flamingot agjentë iranianë
  • Letër e hapur socialistëve shqiptarë: Zgjohuni!
  • Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  • Zgjedhjet në Kosovë, Marta Kos: Partitë të bashkohen për të ndërtuar stabilitet institucional
  • Rama ndan foto të pankartave nga protesta: Rroftë mememania, më argëton kreativiteti i tyre

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on FOTO – SHËNIM: Këtë nuk na i bënë as grekët, as serbët, as iranianët apo osmanët
  2. Nje hallexhi qe vete e di... on Emrat e deputetëve që iu hiqet paga, Peleshi ‘ndëshkon’ Xhafajn, Spiropalin, Berishën dhe Nokën
  3. TRENI on Zvërneci, si u ul mbrojtja nga ‘Rezervat’ në ‘Peizazh’
  4. demo on FOTO – SHËNIM: Këtë nuk na i bënë as grekët, as serbët, as iranianët apo osmanët
  5. Buronjat e Kucit te Laberise on “Lufta hibride” si alibi për krizën e besimit dhe mungesën e transparencës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?