Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Teherani ironizon Ramën: Mos janë edhe flamingot agjentë iranianë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Teherani ironizon Ramën: Mos janë edhe flamingot agjentë iranianë
Aktualitet

Teherani ironizon Ramën: Mos janë edhe flamingot agjentë iranianë

Published: June 8, 2026
Shpërndaje

Irani ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili akuzoi Teheranin se po ushqen një fushatë dezinformimi lidhur me debatin për projektin në Zvërnec.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghaei, hodhi poshtë akuzat e kreut të qeverisë shqiptare, duke thënë se pas këtyre pretendimeve mund të thuhet edhe se flamingot janë agjentë sekretë iranianë.

“Irani? Ndoshta do të thonë se edhe flamingot ishin agjentë sekretë iranianë”, ironizoi Baghaei.

- Publicitet -

Më tej, ai e cilësoi qëndrimin e qeverisë shqiptare si një narrativë të përsëritur nga autoritetet që, sipas tij, kërkojnë të afrohen më shumë me Izraelin.

“Kjo është një linjë stereotipike nga një trup qeverisës, i cili kërkon të afrohet edhe më shumë me regjimin sionist”, tha zëdhënësi iranian.

Baghaei kritikoi gjithashtu akuzat e ngritura ndaj Iranit, duke argumentuar se ato synojnë të shmangin debatin e brendshëm politik.

“Që të bësh një akuzë të tillë ndaj Iranit do të thotë t’i bësh qefin regjimit sionist. Por populli shqiptar është me siguri shumë mirëkuptues dhe e di se etiketime të tilla bëhen thjesht për të evituar llogaridhënien para popullit të tyre sa i takon veprimeve që janë cilësuar në mënyrë të natyrshme kundër sovranitetit dhe dinjitetit të atij vendi”, u shpreh ai.

Reagimi vjen pasi Rama deklaroi gjatë Samitit BE-Ballkani Perëndimor në Tivat se pas një pjese të narrativave të shpërndara në rrjetet sociale për projektin në Zvërnec qëndrojnë aktorë të huaj, duke përmendur në mënyrë të drejtpërdrejtë regjimin iranian.

Sipas kryeministrit, Teherani është pjesë e përpjekjeve për të përhapur pretendimin se projekti në Zvërnec lidhet me një plan për vendosjen e palestinezëve nga Gaza në Shqipëri.

“Regjimi iranian, i përfshirë prej kohësh në sulme kibernetike kundër vendit tonë, është pjesë e përpjekjeve për të përhapur narrativën se projekti synon sjelljen e palestinezëve nga Gaza në Shqipëri”, deklaroi Rama.

Kryeministri i cilësoi këto pretendime si pjesë të një “lufte hibride” kundër Shqipërisë dhe tha se në rrjetet sociale po qarkullojnë video dhe materiale të manipuluara që nuk pasqyrojnë realitetin në vend./Albanian post

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • demo says:
    June 8, 2026 at 1:09 pm

    Thuaj cfare te duash Edi,rraketat e Iranit nuk mbrrijne ne Surrel.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • DOKUMENTAT: Tirana zien nga protestat, “Zvërneci” shitet për 306 mijë euro
  • Teherani ironizon Ramën: Mos janë edhe flamingot agjentë iranianë
  • Letër e hapur socialistëve shqiptarë: Zgjohuni!
  • Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  • Zgjedhjet në Kosovë, Marta Kos: Partitë të bashkohen për të ndërtuar stabilitet institucional

Komentet e Fundit

  1. 666 on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  2. Bureto on Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  3. Joyce on Kontakt i rrallë SHBA-Rusi, Ministrat e Mbrojtjes bisedë telefonike me njëri-tjetrin
  4. Anonymous on Emrat e deputetëve që iu hiqet paga, Peleshi ‘ndëshkon’ Xhafajn, Spiropalin, Berishën dhe Nokën
  5. demo on Teherani ironizon Ramën: Mos janë edhe flamingot agjentë iranianë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?