Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nis puna për rindërtimin e Spitalit të Kardiokirurgjisë në QSUT, shërbimet që do të mbulojë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Nis puna për rindërtimin e Spitalit të Kardiokirurgjisë në QSUT, shërbimet që do të mbulojë
AktualitetShendetesi

Nis puna për rindërtimin e Spitalit të Kardiokirurgjisë në QSUT, shërbimet që do të mbulojë

Published: September 1, 2023
Shpërndaje

 

Hapen punimet për rindërtimin e Spitalit të Kardiokirurgjisë dhe Kirurgjisë vazale, që do të jetë një model i spitaleve kardiokirurgjikale në rajon, me standardet më të mira, duke çuar drejt finalizimit investimet e mëdha për modernizimin e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza.

Investimi në spitalin e ri do të përfshijë: Shërbimin e kirurgjisë vaskulare; Shërbimin e kardiokirurgjisë;  Bllokun operator që do të ketë  3 salla për kardiokirurgjinë dhe 1 sallë dedikuar kirurgjisë vazale; Shërbimin e terapisë intensive, që do të jetë i integruar në shërbimin e kardio-kirurgjisë, duke lejuar një menaxhim më fleksibël të zonave të trajtimit të pacientëve para dhe pas operacionit. Gjithashtu janë parashikuar edhe pajisje të reja mjekësore për këtë spital, punimet e të cilit pritet të përfundojnë në dhjetor të vitit 2024.

- Publicitet -

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastriliu ka inspektuar sot nisjen e punimeve, ku vuri në dukje se ky investim do të jetë një shembull në të gjithë rajonin.

“Ky nuk është thjeshtë një rehabilitim, është rindërtim, me funksione të reja, është tërësisht një arkitekturë e re nga pikëpamja e funksionalitetit dhe shërbimeve që do të ofrohen. Spitali i ri i Kardiokirurgjisë do të jetë një shembull në të gjithë rajonin. Janë rreth 4000 metër katrorë në dispozicion. Po shkojmë drejt finalizimit të modernizimit të QSUT-së sa i përket infrastrukturës dhe ecim përpara tani me inovacionin dhe inteligjencën artificiale”, bëri me dije ministrja Manastirliu.

Sipas saj, spitali i ri do të jetë gati brenda vitit të ardhshëm.

“Ne jemi duke marrë masa edhe për blerjen e të gjithë pajisjeve, pra që nga sallat, deri tek mobilimi spitalor dhe gjithë elementet që kanë të bëjnë me fillimin e punës dhe funksionalitetin e spitalit, megjithatë kemi kohë të mjaftueshme për të parashikuar përpos të gjithë pajisjeve, por edhe avancimin në teknologji, në funksion me ngritjen e një standardi në një nivel të ri të kardiokirurgjisë dhe kirurgjisë vazale. Do të jemi drejt fundit të vitit 2024 me një spital të kompletuar dhe jam e bindur se kjo do ridimensionojë punën për më shumë shërbime ndaj qytetarëve dhe cilësia të jetë e një standardi të lartë”, tha Manastirliu. Ky investim është një financim i qeverisë shqiptare me vlerë 4.3 mln euro, në kuadër të modernizimit të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

 


 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rama: Në 2027 nisin përgatitjet për traktatin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE
  • Rama kërkon votimin për përjashtimin e Spiropalit nga PS, çfarë tha për Veliajn
  • “Dorëheqja ime iluzion”, protestat e studentëve, Rama: Dhuna policore, një legjende urbane
  • PJESA II: Albert Camus dhe Maria Casarès – Një dashuri e shkruar mes rreshtave
  • Ngërçi me pagat e gjyqtarëve, SPAK merr në pyetje zyrtarin e Ministrisë së Financave

Komentet e Fundit

  1. Dursakja prej shekujsh. on VIDEO: 12 vetë dhe 8 orë për t’i numëruar, hetuesit i gjejnë 19.5 milionë dollarë cash të fshehura ministrit të Viktor Orban
  2. Dursakja prej shekujsh on VIDEO: 12 vetë dhe 8 orë për t’i numëruar, hetuesit i gjejnë 19.5 milionë dollarë cash të fshehura ministrit të Viktor Orban
  3. Replikuesi on Pasqyra e Dublinit
  4. Fermer on VIDEO: 12 vetë dhe 8 orë për t’i numëruar, hetuesit i gjejnë 19.5 milionë dollarë cash të fshehura ministrit të Viktor Orban
  5. labi on Veliaj u dërgon anëtarëve të PS fjalimin që do të mbante në Asamble: Partia është më e madhe se Kryetari i saj

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?