Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nis shkëmbimi më i madh i pengjeve të luftës mes Ukrainës dhe Rusisë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Nis shkëmbimi më i madh i pengjeve të luftës mes Ukrainës dhe Rusisë
AktualitetBote

Nis shkëmbimi më i madh i pengjeve të luftës mes Ukrainës dhe Rusisë

Published: June 9, 2025
Shpërndaje

Rusia dhe Ukraina kanë kryer sot një nga shkëmbimet më të mëdha të robërve të luftës që nga nisja e konfliktit në vitin 2022. Në këtë shkëmbim janë përfshirë të rinj nën moshën 25 vjeç si dhe persona të plagosur rëndë.

Të dyja palët e konfirmuan operacionin, që vjen si rezultat i bisedimeve të drejtpërdrejta të mbajtura në Stamboll më 2 qershor.

Gjatë atyre bisedimeve, u arrit një marrëveshje për shkëmbimin e të paktën 1.200 robërve nga secila palë, si dhe për riatdhesimin e mijëra trupave të ushtarëve të vrarë gjatë luftimeve. Ky konsiderohet si një nga të paktët hapa humanitarë për të cilët Moska dhe Kievi kanë gjetur gjuhë të përbashkët, ndërkohë që negociatat më të gjera për paqe mbeten të bllokuara.

- Publicitet -
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky konfirmoi nisjen e shkëmbimit, duke theksuar se procesi do të zhvillohet në disa faza gjatë ditëve në vijim.

“Sot ka nisur shkëmbimi i robërve të luftës. Procesi është i ndërlikuar dhe përfshin shumë detaje të ndjeshme. Po bëjmë gjithçka që secili prej tyre të kthehet në shtëpi”, deklaroi Zelensky përmes Telegramit.

Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi se shkëmbimi është realizuar me numër të barabartë ushtarësh nga të dyja palët, pa dhënë shifra të sakta. Po ashtu, u bë me dije se ushtarët rusë të kthyer ndodhen aktualisht në Bjellorusi, ku po marrin ndihmë mjekësore dhe psikologjike përpara se të transferohen për trajtim të mëtejshëm në Rusi.

Këshilltari i Kremlinit, Vladimir Medinsky, kishte deklaruar më herët se një listë prej 640 robërve të luftës rusë i është dorëzuar Ukrainës.

Shkëmbimi pritet të vazhdojë edhe në ditët në vijim, në një proces që shihet si shenjë e rrallë bashkëpunimi mes dy vendeve në konflikt.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rama në Korçë për takimin mbi reformën territoriale, i pranishëm edhe djali i tij Greg
  • Haga i dënoi me 81 vite burg, Kurti reagon pas vendimit për ish-krerët e UÇK-së
  • Ringrihet sërish Bordi i Transparencës
  • “Sot u dënuan çlirimtarët”, vajza e Jakup Krasniqit shpërthen pas vendimit në Hagë
  • Përgjimet dhe akuzat për tregti armësh, reagon kompania: Ron Yeffet nuk na përfaqëson, përgjimi ishte i paautorizuar

Komentet e Fundit

  1. Lala on VIDEO: Vendimet e Hagës, si reaguan ish-krerët e UÇK kur u komunikuan dënimet përkatëse
  2. demo on Përgjimet dhe akuzat për tregti armësh, reagon kompania: Ron Yeffet nuk na përfaqëson, përgjimi ishte i paautorizuar
  3. Gas Gas on Gjykata e Hagës shpall Hashim Thaçin fajtor e dënon me 25 vite burg. Dënohen edhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së
  4. muçua I tanes on Qeveria premton rritje pensionesh në prag të zgjedhjeve vendore
  5. nilo on Përgjimet dhe akuzat për tregti armësh, reagon kompania: Ron Yeffet nuk na përfaqëson, përgjimi ishte i paautorizuar

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?