Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nis skanimi i individëve me makina luksoze
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Nis skanimi i individëve me makina luksoze
AktualitetKronike

Nis skanimi i individëve me makina luksoze

Published: January 16, 2024
Shpërndaje

Qeveria do të vijojë luftën ndaj informalitetit edhe përgjatë vitit 2024, duke vënë në shënjestër disa nga segmentet më problematike.

Referuar programit të reformave ekonomike 2024-2026, një nga synimet kryesore, është hetimi i pasurisë së pajustifikuar. Trajtimi i individëve të pasur nuk është lënë jashtë vëmendjes nga Administrata Tatimore, ku krahas hartimit të planit të përputhshmërisë për vitin 2023, kanë nisur edhe analizat dhe kontrollet me informacione të bazuara në risk në bashkëpunim me palët e treta.

DPT po ndërmerr një projekt pilot me Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor të Shqipërisë për të krahasuar individët që zotërojnë makina luksoze me deklarimin e tyre të të ardhurave personale, (DIVA) si fazë e parë e këtij projekti dhe në të ardhmen për të zgjeruar shkëmbimin e informacionit lidhur me asetet e tjera të tatimpaguesit. Sipas dokumentit, do të konsiderohen edhe individët subjekt sanksionesh në përputhje me marrëveshjet që vendi ynë ka me organizatat ndërkombëtare.

- Publicitet -

Qëllim tjetër është zvogëlimi i hendekut të përmbushjes në lidhje me TVSH-në. Komiteti i Riskut është krijuar për zbatimin e kësaj mase me efikasitet duke ekzaminuar në baza mujore fenomene të caktuara të rrezikut dhe duke identifikuar tatimpaguesit më të rrezikshëm përmes ndërthurjes së informacioneve dhe analizave të ndryshme. Fokusi i administratës tatimore do të mbetet te të ardhurat nga TVSH-ja, duke i dhënë prioritet sektorëve kyç si turizmi, si dhe rritja e regjistrimit për TVSH-në.

Nga ana tjetër vëmendje e shtuar do ti jepet reduktimit të punës së padeklaruar, nëndeklarimit dhe uljes së pagesave me para në dorë në ekonomi. Sipas dokumentit, administrata tatimore ka patur në fokus të saj informalitetin në tregun e punës përmes katër formave: mosregjistrimi i punonjësve, mosdeklarimi i saktë i pagave, mosdeklarimi i saktë i kohës së punës, mosdeklarimi i saktë i kategorisë së punësimit dhe profesionit.

Reduktimi i evazionit tatimor është një tjetër fokus i administratës tatimore.  Referuar dokumentit, strukturat e terrenit janë  angazhuar për verifikimin dhe identifikimin e tatimpaguesve në zbatim të Planeve Operacionale që miratohen nga Komiteti Operacional dhe Komiteti i Riskut në DPT. Objektivi kryesor i punës së tyre është parandalimi, ndërgjegjësimi, evidentimi dhe luftimi i paligjshmërisë në fushën e tatimeve dhe marrja e masave administrative përkatëse ndaj shkeljeve tatimore.

Për vitin 2022, janë marrë 917 masa administrative për tatimpaguesit me shkelje të legjislacionit tatimor. Vlera e shkeljeve të konstatuara llogaritet 466 000 mijë euro. Sa i përket hetimit tatimor do të fokusohet në subjektet e  përpunimit aktiv që përpiqen të shmangin pagesën e kontributeve shoqërore dhe subjektet që përdorin skema mashtrimi TVSH-je.

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Strasburgu merr vendim për Belerin: Arrestimi i ligjshëm, mbajtja e zgjatur në paraburgim, e pajustifikuar
  • Asambleja e PS, Veliaj kërkesë Sekretarit të partisë dhe SPAK-ut për të marrë pjesë
  • Aksidentohen prej mjegullës rreth 50 makina në Bullgari, 10 viktima dhe 27 të plagosur
  • A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  • SPAK kërkon psikolog për hetuesit e BKH-së, 15 mln lekë për kasaforta dhe grirëse dokumentesh

Komentet e Fundit

  1. demo on Padija është fara e të keqes: Por a mjafton të njohësh të mirën për të mos bërë keq?
  2. Rozafa on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  3. ¿? on HISTORI: Kush ishte fajtori dhe cila është e vërteta e Masakrës së Gërhotit?
  4. Xhon on ​Dëshmitë tronditëse në GJKKO për dosjen “Partizani” / Qirjazi dhe Malaj: Oketa na kërkoi firmën me ngulm! Mediu: S’mbaj mend
  5. Gjergj on Serbia hap sirtarët e drejtësisë për Vuçiçin, hetime për korrupsion, dhunë dhe manipulim votash

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?