Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nis sot Panairi i Librit në Tiranë, 95 ekspozues në edicionin e 26-të
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Nis sot Panairi i Librit në Tiranë, 95 ekspozues në edicionin e 26-të
AktualitetKulture

Nis sot Panairi i Librit në Tiranë, 95 ekspozues në edicionin e 26-të

Published: November 15, 2023
Shpërndaje

Panairi i Librit nis sot në Tiranë dhe do të shoqërohet me një sërë aktivitetesh.

“Libri na bashkon të gjithëve”, kjo është motoja e edicionit të 26-të të Panairit të Librit, që nis këtë të mërkurë në Pallatin e Kongreseve. Këtë vit në panair do të jetë pjesëmarrja e 95 ekspozuesve, shtëpi botuese, institucione të arsimit të lartë dhe të tjera që punojnë me librin.

Një ditë më parë kryetari i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë Petrit Ymeri u shpreh se panairi është aktiviteti më i madh kulturor në vend, jo vetëm libror. Sipas tij kosto e panairit kap shifrën e 200 mln lekëve të vjetra.

- Publicitet -

“Ky është Panairi i 26-të, është aktiviteti më i madh kulturor në Shqipëri, jo vetëm libror. Kostoja e këtij panairi për këtë vit është 200 milionë lekë. Ne stimulojmë që gjatë këtyre ditëve të ketë ulje të paktën në 20 për qind”, shprehet Ymeri.

Një ditë para nisjes së panairit, Petrit Ymeri kreu i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë që është edhe organizatorja e ngjarjes më të madhe vjetore të librit në vendin tonë tha gjatë një konference se do të ketë dhe të ftuar specialë.

“Do të kemi shumë shkrimtarë nga Shqipëria, Kosova, por do të kemi edhe të huaj. Nga këta të fundit më i shquari është Lilian Thuram, futbollist i jashtëzakonshëm, por ai këtë radhë vjen në kostumin e shkrimtarit. Pastaj vlen të përmendet Ilide Carmignani, një personalitet i letërsisë, jo vetëm italian, por edhe evropian”, u shpreh Ymeri. Këtë vit në panair marrin pjesë shtëpi botuese nga Shqipëria, Kosova, etj.

Nesër në ditën e dytë të panairit, Shoqata e Botuesve organizon një seminar rreth problemeve të përkthimit të letërsisë për fëmijë dhe adoleshentë në shqip. Në këtë seminar është e ftuar edhe një përkthyese italiane, konsulente editoriale e Sallonit të Librit në Torino, përkthyese e Bolanos dhe Markezit dhe organizatore e seminareve me këtë temë, Ilide Carmignani.

Panairi do të shoqërohet me një sërë aktivitetesh promovuese, ndërsa në 19 nëntor do të ndahen edhe çmimet e përvitshme nga juria.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Mushkonjat e Strasburgut, flamingot e Zvërnecit dhe fabula e Ezopit
  • Protesta si Ftesë dhe Festë
  • Çfarë përfaqëson 10 qershori për Kosovën
  • Shqipëria e bukur e sheshit
  • Turistë të huaj i bashkohen protestës: Përvojë transformuese

Komentet e Fundit

  1. nastradini on Shqipëria e bukur e sheshit
  2. Emigranti on Shqipëria e bukur e sheshit
  3. Vëzhgimi on Shqipëria e bukur e sheshit
  4. Sazan Svernica on Shqipëria e bukur e sheshit
  5. Skypion on Shqipëria e bukur e sheshit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?