Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nisma e MAS: Status i veçantë dhe buxhet i dedikuar për shkollat artistike
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Nisma e MAS: Status i veçantë dhe buxhet i dedikuar për shkollat artistike
AktualitetShoqëri

Nisma e MAS: Status i veçantë dhe buxhet i dedikuar për shkollat artistike

Published: November 21, 2023
Shpërndaje

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, ka vijuar turin e dëgjesave për arsimin e lartë, me pedagogë në Universitetin e Arteve. Gjatë këtij takimi, Ministrja Manastirliu ka bërë me dije politikën e re që do të ndërmarrë Ministria e Arsimit dhe Sportit, në drejtim të shkollave artistike, për t’u dhënë status të veçantë, me buxhet të dedikuar, për një formim sa më të mirë të talenteve, që më pas do të ndjekin Universitetin e Arteve.

“Kemi vendosur që, edhe në kuadër të ligjit për arsimin parauniversitar, të kemi statuse të veçanta të shkollave artistike. Ky status i veçantë do shoqërohet edhe me buxhete specifike, në mënyrë që të kenë mundësi të furnizohen me bazë materiale në mënyrë të vazhdueshmë, të investojmë në këto shkolla sa i përket mjeteve të punës që duhen, qoftë për drejtimin muzikor, artin pamor, artit skenik, për t’i përgatitur nxënësit që të kualifikohen dhe të vijnë në arsimin e lartë”, theksoi Ministrja Manastirliu.

Gjatë takimit me pedagogë të fakulteteve të Universitetit të Arteve, pedagogët kanë kërkuar mbështetje për gradat dhe titujt shkencorë.

- Publicitet -

“Në vlerësimin tonë, ju jeni një ndër universitetet me potencialin më të madh dhe jeni një universitet unik, ndaj ne jemi duke punuar që t’ju mbështesim edhe për gradat dhe titujt shkencor, mbi bazën e asaj që ju keni propozuar. Për marrjen e titujve dhe gradave shkencore, ne jemi duke punuar në një akt specifik, i cili është për të gjithë arsimin e lartë, sa i përket gradave dhe titujve që ju do të merrni, bazuar mbi specifikat tuaja, mbi punimet dhe mbi krijimtarinë e artistëve”,-u shpreh Ministrja Manastirliu.

Pedagogët e Universitetit të Arteve diskutuan gjithashtu për përmirësimin e kurrikulës në shkollat me drejtim artistik dhe edukimin në vazhdim të mësuesve të këtyre shkollave, pranë Universitetit të Arteve. Pedagogët e arteve, së bashku me Ministren e Arsimit dhe Sportit, ndanë idetë dhe sugjerimet për nxitjen e kërkimit shkencor dhe fondin e dedikuar për shkëmbimet dhe ndërkombëtarizimin, vendosjen në profesione të rregulluara të diplomave të arteve dhe përmirësimin e kurrikulës në drejtim të artit dhe muzikës në arsimin parauniversitar.

 

p.k\dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Pjesëmarrje masive këtë të shtunë: Flakadanë dhe det flamujsh para Kryeministrisë, diaspora ‘ndez’ protestën në Ditën 105
  • Megjithë protestat dhe kërkesat e BE, qeveria jep sërish 90 mijë metra katrorë me 1 euro për ‘investim strategjik’ në Lalëz
  • “Mos guxo ta prekësh me dorë, o kriminel”: Tensione në takimin e Edi Ramës në Vlorë, policia shoqëron katër persona
  • A është vërtetë e mundur që Trump të japë 5 mijë dollarë për çdo amerikan të rritur?
  • Nafta kap rekorde të reja, arrin në 229 lekë për litër!

Komentet e Fundit

  1. K R on Protesta kundër Muzeut Hebraik, Rama: Nuk po shkatërrojmë muzeun “Labëria”, çeta e Lesko pijanikut…
  2. K R on Protesta kundër Muzeut Hebraik, Rama: Nuk po shkatërrojmë muzeun “Labëria”, çeta e Lesko pijanikut…
  3. Sadiku on Protesta kundër Muzeut Hebraik, Rama: Nuk po shkatërrojmë muzeun “Labëria”, çeta e Lesko pijanikut…
  4. Detari on Protesta kundër Muzeut Hebraik, Rama: Nuk po shkatërrojmë muzeun “Labëria”, çeta e Lesko pijanikut…
  5. Vlora 97 on “Mos guxo ta prekësh me dorë, o kriminel”: Tensione në takimin e Edi Ramës në Vlorë, policia shoqëron katër persona

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?