Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Për protestën dhe kryeministrin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Për protestën dhe kryeministrin
Lajmi i fundit

Për protestën dhe kryeministrin

Published: June 4, 2026
Shpërndaje

Nga Fatos Tarifa

Kryeministri

E dëgjova sërish dje. Dhe përsëri, në një mënyrë refraktare e tepër arrogante, i cilësoi protestuesit si “të çartur” dhe “të kurdisur”, si “peng të një proteste pa arsye reale” dhe “vegla qorre kundër Shqipërisë”!!!

- Publicitet -

Në fakt, është kryeministri ai që është verbuar dhe s’është në gjendje të shohë e të kuptojë se çfarë po ndodh dhe përse protestojnë kundër tij qytetarët shqiptarë. Kjo verbëri politike e ka bërë atë të shurdhët ndaj kërkesave të tyre.

Një qeveri, ose një kryeministër (pasi qeverisja te ne është personalizuar në figurën e tij) që nuk sheh e nuk dëgjon është, në fakt, i izoluar nga populli. Ai bëhet autoritarist, drejton në mënyra e me mjete që nuk janë demokratike, pa u konsultuar dhe pa dialog, duke marrë vendime që mund të mos pëlqehen nga qytetarët.

Me këtë ai dëshmon se është dogmatik, jo mendjehapur, pasi mbetet peng i bindjeve të veta, edhe kur këto janë në kundërshtim të hapur me pëlqimet e qytetarëve.

Autoritarizmi dhe dogmatizmi e bëjnë kryeministrin refraktar ndaj kritikave dhe sugjerimeve dhe arrogant në sjelljen e tij me qytetarët. Të deklarosh, siç bëri dje kryeministri Rama, se “asgjë nuk më lëviz nga istikami”, për t’u thënë protestuesve paqësorë se nuk do të heqë dorë nga pushteti pasi përfaqëson vullnetin e qytetarëve që e kanë votuar, është një alibi për të justifikuar kokëfortësinë e pushtetit, për të shmangur dialogun me shoqërinë civile dhe për të nënvlerësuar legjitimitetin e protestës si shprehje e pakënaqësisë qytetare.

Si një sociolog i politikës, i kam kushtuar shumë vite studimit të problemit të legjitimitetit dhe mund t’i them kryeministrit të vendit tim se legjitimiteti i një qeverie apo i një kryetari qeverie nuk përcaktohet nga shumica e votave që merr.

Vullneti i shumicës së popullit, i shprehur përmes zgjedhjeve periodike, të lira e të drejta, është, pa dyshim, baza e autoritetit dhe e legjitimitetit të çdo qeverie.

Por, edhe kur legjitimiteti arrihet demokratikisht përmes zgjedhjeve të lira, ai nuk është një atribut i përhershëm, i dhënë një herë e përgjithmonë. Zgjedhjet e lira janë një ngjarje e një dite të vetme, një premisë e domosdoshme për legjitimitetin e çdo qeverie, por vetë legjitimiteti nënkupton një mandat të kushtëzuar, një kontratë që duhet të ripërtërihet vazhdimisht përmes dialogut me qytetarët, respektimit të institucioneve dhe përgjegjësisë ndaj shoqërisë civile.

Legjitimiteti formal, i fituar përmes zgjedhjeve, nuk është i mjaftueshëm për të garantuar vazhdimësinë e pushtetit dhe aq më pak për të legjitimuar arrogancën e tij. Një qeveri mund ta rrezikojë e ta humbasë atë legjitimitet pas zgjedhjeve, nëse politikat e saj nuk janë në përputhje me interesin publik.

Me qëndrimet e tij autoritariste, dogmatike dhe arrogante, kryeministri aktual rrezikon ta dobësoja e ta humbasë—nëse ende nuk e ka humbur—legjitimitetin e qeverisë së tij dhe të partisë më të madhe në vend, e cila, për shkak të kryetarit të saj, rrezikon qëndrimin e mëtejshëm në pushtet apo fitoren në zgjedhjet e ardhshme.
Dua të përsëris me këtë rast atë çfarë kam thënë edhe më parë: Shqiptarët që kanë votuar për Partinë Socialiste nga viti 2013 e këtej nuk kanë votuar Edi Ramën, por Partinë Socialiste. Rama nuk është Partia Socialiste dhe kjo parti nuk është individi Edi Rama në cilësinë e kryetarit të saj.

Të njëjtët shqiptarë do të kishin votuar për Partinë Socialiste edhe nëse në krye të saj do të ishte një tjetër drejtues, cilido socialist i ndershëm me aftësi të spikatura drejtuese. Rama ka krijuar mitin e kryetarit të pazëvendësueshëm të PS-së, pasi ka penguar apo “hequr qafe” çdo rival të mundshëm, duke kultivuar një atmosferë frike, nënshtrimi e ndëshkimi në atë parti. Në këtë pikë, ai pak dallon nga Enver Hoxha dhe Sali Berisha.

Jam kureshtar të di se si do i vlerësonte gjuhën gjestikulare dhe tonin e zërit të kryeministrit, në prononcimet e tij të fundit kundër protestuesve, një ekspert i komunikimit joverbal, ose një psikolog i sjelljes, që merret me interpretimin e gjesteve, mimikës, qëndrimit dhe intonacionit për të kuptuar emocionet dhe gjendjen mendore të individit. Objekt i një hulumtimi të tillë nga shumë psikologë amerikanë është bërë sot Presidenti Trump.

Te kryeministri ynë kam vënë re gjithnjë e më shumë atë dukuri që njihet si “bravado”, mendjemadhësinë apo një fasadë force, guximi ose dominimi për të fshehur pasigurinë që ndjen.

Në psikanalizë, ky fenomen njihet si koncepti i “mbikompensimit adlerian” (overcompensation), ajo gjendje kur dikush përpiqet të kompensojë ndjenjën e pasigurisë me një superioritet ose dominim të tepruar.

Në këtë kuptim, retorika e fortë e kryeministrit nuk është shenjë e vërtetë force, por një gjuhë përmes së cilës si përpiqet të fshehë pasigurinë e tij politike, duke e bërë pushtetin të duket më i brishtë sa më shumë ai përpiqet të shfaqet i pathyeshëm. Sa më shumë e ngre zërin, aq më shumë i ngjan një fëmije që këndon me zë të lartë në errësirë, jo për të treguar guxim, por për të mposhtur frikën e vet nga errësira.

Prej kohësh e kam kritikuar kryeministrin Rama si arrogant. Ne librin tim “Për të mirën publike: Shqetësimet e një intelektuali publik ndaj një qeverie socialiste” (2023), në një letër të hapur për të kam shkruar se, në politikë, prudenca është një bast më i mirë sesa arroganca.

Protestat e ditëve të fundit tregojnë se instinkti demokratik është zhvilluar në ndërgjegje civile dhe është shndërruar në një mobilizim paqësor që tashmë janë në gjendje ta mbrojnë shoqërinë shqiptare nga shteti dhe nga arroganca e pushtetit.

Në këtë kuptim, protesta nuk është thjesht një akt kundërshtimi, por një shprehje e maturimit demokratik të shoqërisë shqiptare, një formë e re e kontratës sociale mes një qeverie të zgjedhur dhe qytetarëve, ku këta të fundit marrin përsipër bashkërisht të mbrohen kundër abuzimit institucional.

Sa më shumë kryeministri tenton të imponojë forcën e vet, aq më shumë ndërgjegjja civile e qytetarëve shfaqet si kundërpeshë, duke e rikthyer balancën mes pushtetit dhe shoqërisë.

Protesta dhe protestuesit

Për qytetarët protestues kam këto fjalë: Ju nuk jeni të çartur, as të kurdisur, as peng të një proteste pa arsye reale dhe as vegla qorre kundër Shqipërisë, siç ju quan dhe ju fyen kryeministri. Ju jeni njerëz të ndershëm e patriotë, që e doni Shqipërinë dhe e vini interesin kombëtar dhe të mirën publike mbi partitë dhe dasitë politike që kanë krijuar dhe përpiqen të ruajnë ato.

Ju jeni njerëz syhapur e mendjehapur, që askush nuk mund t’ju tërheqë prej hundësh.

Ju jeni gra e burra, të rinj e të reja, punëtorë e fermerë, studentë e nëpunës, mësues e pedagogë—qytetarë të këtij vendi, si të gjithë ne.

Drama e kësaj që po ndodh është se kryeministri nuk ju sheh për ata që jeni realisht, por ju imagjinon për ata që nuk jeni. Pushteti dhe arroganca ia kanë errësuar vështrimin dhe ia kanë trazuar arsyen.

Ju nuk jeni viktima të ndonjë fushate dezinformimi, as të presionit apo sulmeve nga armiq të jashtëm dhe nga konkurrenca rajonale, siç përpiqet t’ju cilësojë kryeministri. Nuk jeni viktima të ndonjë “lufte hibride”—një realitet që ekziston, por që, në këtë rast, kryeministri e përmend vetëm për të fshehur dështimin e tij dhe për të justifikuar arrogancën e tij.

Veç duhet të dini: Tubimi në Bulevardin e Madh të Tiranës dhe në sheshet e qyteteve nuk është triumf. Radhët e qytetarëve që protestojnë janë shtuar sepse në këtë protestë popullore e paqësore gjithnjë e më shumë qytetarë shohin të shprehura interesat e tyre.
Kjo është një kohë kur shoqëria shqiptare po zgjohet. Frika është vrarë dhe qytetaria po bëhet një tipar i shoqërisë sonë.

Pjesëmarrja masive e të rinjve në këto protesta dëshmon se, më në fund, të rinjtë po shkunden nga apatia politike dhe po ndërgjegjësohen e marrin pjesë si qytetarë aktivë në jetën e vendit.

Veç bëni kujdes! Këto protestat kanë mundësinë të arrijnë rezultate të ndjeshme dhe të forcojnë demokracinë, por bartin edhe rrezikun që, nëse ndryshojnë natyrën civile e paqësore dhe nëse humbasin objektivin që synojnë të arrijnë, mund të degjenerojnë në anarki.

Prandaj:

(1) Ruajuni nga elementët provokatorë që mund të penetrojnë lehtësisht në radhët tuaja;

(2) Mos lejoni mes jush përfaqësues të partive politike;

(3) Nxirrni jashtë elementët e dhunshëm, sepse veprimet e tyre do ta delegjitimonin përpjekjen tuaj të ndershme.

(4) Bëni kujdes me sloganet që hidhni dhe pllakatat që mbani në duar; ato duhet të shprehin frymën emancipuese të protestës dhe jo të provokojnë sentimente që i dëmtojnë objektivat e saj (thirrja apo fjala “Vdekje” nuk kanë vend në një shoqëri demokratike dhe s’duhet të dëgjohet në protestën tuaj.

(5) Mos e ktheni protestën në një thes ku futet çdo gjë. Feja apo çështjet gjinore nuk janë pjesë e saj. Kauzat e mëdha janë të tjera: korrupsioni, mungesa e transparencës, pabarazia ekonomike, shenjtëria e pronës, dinjiteti i munguar, mbrojtja e mjedisit. Edhe nëse kryeministri e quan veprimin tuaj një “protestë pa arsye reale”, kjo është arsyeja e mosarsyes së arsyes së munguar të tij nën peshën e pushtetit dhe arrogancës.

(6) Ruajeni frymën paqësore. Armët e protestës duhet të jenë lulet në duar, flamuri kombëtar, thirrjet për transparencë e drejtësi, fjalët e të rinjve për Shqipërinë që duan. Këto janë simbolet e kulturës demokratike që po krijojmë.

(7) Ruajuni nga individët, organizatat apo partitë që duan ta shfrytëzojnë protestën për interesat e tyre. Mos lejoni që t’ju vjedhin përpjekjen legjitime ose t’ju përçajnë. Pikërisht sepse kjo është e lehtë të ndodhë, bashkimi, zgjerimi dhe koherenca e radhëve tuaja bëhen edhe më të domosdoshme.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Për protestën dhe kryeministrin
  • ​FOTO: Ndotja e qëllimshme e turpshme e protestës së emigrantëve, duke i veshur asaj petkun e tradhtisë kombëtare
  • Gazeta gjermane, shkrim për Sazanin, Zvërnecin dhe protestat: “Miliarderët synojnë edhe strehimet nëntokësore të Enverit”
  • Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja, sa do shiten nafta dhe benzina
  • E fshehu në emër të Igli Tares, SPAK sekuestron një nga vilat e Ballukut në Dhërmi

Komentet e Fundit

  1. Phoenix on ​FOTO: Ndotja e qëllimshme e turpshme e protestës së emigrantëve, duke i veshur asaj petkun e tradhtisë kombëtare
  2. Antisarkazma on Dosja “Balluku”, Igli Tare merret i pandehur nga SPAK
  3. Meme on ​FOTO: Ndotja e qëllimshme e turpshme e protestës së emigrantëve, duke i veshur asaj petkun e tradhtisë kombëtare
  4. Zdromsi on ​FOTO: Ndotja e qëllimshme e turpshme e protestës së emigrantëve, duke i veshur asaj petkun e tradhtisë kombëtare
  5. TRENI on Tymnaja e “patriotëve”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?