Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Një delegacion i Akademisë së Shkencave, vizitë në Sofje, priten nga kryeministri
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Një delegacion i Akademisë së Shkencave, vizitë në Sofje, priten nga kryeministri
AktualitetKulture

Një delegacion i Akademisë së Shkencave, vizitë në Sofje, priten nga kryeministri

Published: October 31, 2023
Shpërndaje

Gjatë vizitës zyrtare treditore në Sofje të delegacionit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Kryetari i kësaj akademie, akad. Skënder Gjinushi, u prit në një takim me Kryeministrin e Republikës së Bullgarisë, akademik Nikolai Denkov-in.

Përfitimet e thellimit të bashkëpunimit mes Bullgarisë dhe Shqipërisë në fushën e shkencës ishin në fokus të takimit të Kryeministrit akademik Nikolai Denkov me kryetarin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, akademik Shkënder Gjinushin.

Në takim mori pjesë edhe kryetari i Akademisë së Shkencave të Bullgarisë (BAS), akademik Julian Revalski. Me rastin e këtij takimi, kryeministri akad. Denkov përshëndeti marrëveshjen për bashkëpunim shkencor ndërmjet dy akademive të nënshkruar më 30 tetor 2023, në Akademinë e Shkencave të Bullgarisë.

- Publicitet -

Dokumenti parashikon pjesëmarrjen e studiuesve në projekte kërkimore të përbashkëta, seminare, simpoziume, tryeza të rrumbullakëta, mbledhje, konferenca ndërkombëtare e aktivitete të tjera shkencore dy-e-shumëpalëshe të përbashkëta, shkëmbim kërkuesish, shkëmbimin e informacionit lidhur me veprimtaritë e kërkimit në zbatim e sipër, zbatimin e metodave të reja të kërkimit, mbajtjen e leksioneve, krijimin e kontakteve të reja shkencore për zhvillimin e projekteve të përbashkëta, pjesëmarrjen në aktivitete shkencore, etj.

Sipas Kryeministrit akad. Nikolay Denkov, Ballkani ka potencialin të bëhet një rajon lider në fushën e shkencës dhe teknologjisë. Për këtë, institucionet duhet të kenë një rol proaktiv dhe vendet e Ballkanit duhet të bashkëpunojnë, duke zbatuar praktikat më të mira botërore.

Është e rëndësishme të zhvillohen kërkime shkencore të balancuara themelore dhe të aplikuara në lidhje me inovacionin dhe biznesin.

Pjesëmarrësit në takim ishin në një mendje se më shumë të rinj duhet të përfshihen në institucionet shkencore, duke përfshirë edhe ata të vendeve të tjera.

n.s. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Mosmarrëveshja e vjetër në Egje po hyn në një fazë të re tensioni
  • Kush është kandidati për president i Kosovës, Bekim Sejdiu?
  • LVV dhe LDK pajtohen që Bekim Sejdiu të jetë kandidat për president
  • Dyshohet se Balluku fshehu vilën në Dhërmi në emër të tij, Igli Tare paraqitet në SPAK
  • Ishte shoqëruar në komisariat për vjedhje, ndërron jetë 32-vjeçari në Vlorë

Komentet e Fundit

  1. Dashi on Emër i ri për një premtim të vjetër
  2. ANA on Emër i ri për një premtim të vjetër
  3. Detari on Protestë në Paris në mbrojtje të aktivistit shqiptar antifashist që rrezikon burgun në Gjermani
  4. demo on Shqipëria i ndalon hyrjen cisternës së lidhur me “flotën hije” ruse
  5. Arbeni on Emër i ri për një premtim të vjetër

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?