Nga Fatmir Minguli
Ajo ditë gushti u nis me një koincidencë, nga ato koincidenca që nuk janë më të tilla. Para se tre durrsakët të niseshin për në Lushnjen e Myzeqesë.Ata një kënd të një rruge perifetike të Durrësit panë emrin e Abdyl Ypit. Poli, më i shkathti e gjeti menjëherë dhe tha se ky ka qenë një nga organizatorët e Kongresit të Lushnjes.
Abdyl bej Ypi (Visanckë, 1878 – Durrës, 15 janar 1920) ka qenë figurë politike shqiptare dhe ndër organizatorët e Kongresit të Lushnjes. Njihet po ashtu si përkthyesi në gjuhën shqipe i dramës Besa të Sami Frashërit. Mori pjesë aktivisht në lëvizjen xhonturke dhe pas fitores së saj në korrik 1908 u bë kryetar i klubit shqiptar të Stambollit, në cilësinë e të cilit mori pjesë në Kongresin e Manastirit
Pas Luftës I Botërore Abdyl bej Ypi ishte kundërshtar i orientimit politik proitalian të qeverisë së Durrësit të formuar në dhjetor 1918, propagandoi rrëzimin e kësaj qeverie dhe organizimin e Kongresit të Lushnjës. Veproi aktivisht në këtë drejtim dhe prandaj në gusht 1919 u shkarkua nga posti i prefektit. Në prag të hapjes së Kongresit të Lushnjës, qeveritarët e Durrësit për të krijuar në vend një atmosferë frike e terrori, që të dështonte mbledhja e këtij kongresi, organizuan vrasjen e Abdyl bej Ypit me atentat.
Janë këto të dhëna nga interneti për këtë figurë të veçantë dhe martire.
Po të mos vritej, ai do ishte delegat durrsak në Kongresin e Lushnjes ku morën pjesë këta përfaqësues të popullit të Durrësit si prefketurë e Durrësit: Abdi bej Toptani, Irfan Ohri, Mytesim Këlliçi, Rexhep Jella, Shezivar Alltuni, Xhaferr Ypi.
Mjaftojnë këtë të dhëna të marra këto nga internet për të mësuar thelbin e shkruarjes së këtij shkrimi.
Një miku im, personazh i vjetër romanesh durrsake, Poliandër Mele më tha veçmas: – “Ne durrsakët i kemi një borxh të hershëm Kongresit të Lushnjes, një detyrim që rrjedh që nga shekulli i kaluar. Në përmbysje kongresesh, një profeci e parealizuar, qëkur u qëllua Abdyl Ypi. Dhe me ritmin historik të vendosjes në vend të asaj që ne insistojmë se trashëgimia kulturore na ka lënë si amanet, të tre durrsakët kryen ritualin homazh në nder të këtij detyrimi të kahershëm, që asnjë historian, shkrimtar, studiues apo edhe publicist nuk foli kurrë dhe as që e mori përsipër ta ngrinte si çështje kombëtare. “Ju rroftë ndërgjegja kombëtare” – më tha ai i nxehur, ndërkohë që u drejtua te flamuri dhe me njërën dorë në zemër dhe tjetrën duke e prekur atë tha që – “kësaj historie do t’i dalë patjetër dikush për zot.” Po po, do t’i dalë se s’ bën. Sepse sot ka ende personazhe apo shkrimtarë që dinë mirë të dallojnë se cilat janë ato elemente që bëjnë ndryshimet e mëdha. Rrofshin këta burra që ditën t’i bëjnë ballë presioneve dhe mbajtën ekuilibrin për të çuar kombin më tej. Këto të pathëna historike u zbuluan vetëm duke vajtur në vendin ku ngjarjet ndodhin dhe marrin kuptim. Lavdi i qoftë atyre për guximin!”
Tek përsëris keto përsiatje të Poliandrit, kujtoj se si një profesor i Universitit te Durrësit do të mbronte nje titull shkencor me temë “Kongresin e Durrësit”, por nuk dihet në se e bëri, edhe pse u furnizua me shumë literaturë të kohës në gjuhën italiane. E bëri apo nuk e bëri vallë!
Por mendja te shkon edhe te figura e Ahmet Zogut, i cili mbajti një qëndrim të fortë në përkrahje të këtij kongresi.
Ja disa pasazhe nga interneti:
“Menjëherë pas përfundimit të kongresit në Lushnjë, po atë pasdreke të 31 janarit, Ahmet Zogu që u zgjodh Ministër i Punëve të Brendshme, u dërgoi të gjitha prefekturave një qarkore nga qyteti i Lushnjes, me anë të së cilës i bënte të ditur popullit shqiptar arsyet për mbajtjen e Kongresit Kombëtar të Lushnjes dhe u shpjegonte atyre vendimet që mori ajo mbledhje historike, për shpëtimin e Shqipërisë nga rreziqet që e kërcënonin. Gjatë gjithë punimeve të kongresit, ra në sy temperamenti i ndezur i Ahmet Zogut, që i bëri të gjithë delegatët të fitonin një admirim ndaj tij dhe ta zgjidhnin me votim unanim në postin delikat të Ministrit të Brendshëm, ndonëse ai nuk i kishte mbushur akoma 25 vjeç.
Ndërhyrjet e huaja vazhdonin akoma: Italia mbante të pushtuar ushtarakisht Vlorën dhe qarkun e saj gjer në Tepelenë; jugosllavët mbanin Dibrën dhe nganjëherë patën zbritur deri në shkallët e Tiranës; grekët vazhdonin këngën e vjetër për Korçën dhe Gjirokastrën. Por tani kish të paktën një qendër shqiptare që mund të kanalizonte përpjekjet e kombit.. U duk edhe njëherë se shqiptarët e bënë fora.:
Ja pse dhe libri i shkrimtarit të shquar Shpendi Topollaj botuar ditët e fundit “ Shqiptarët dhe ndërkombëtaret” ka kaq shumë vlera në këto ditë që po kalojmë e ai duket sikur i ka analizuar me kujdesin e nje anatomisti ngjarjet e Kongresit te Lushnejs.
Kohë më parë gazeta Telegraf botoi shkrimin tim “Kongresi kundër Kongresit”.
Dhe ja tani mbas një vizite spontane në godinën muze të mbajtjes së Kongresit të Lushnjes lind ideja e këtij shkrimi për ato ditë të nxehta shtetformuese që u penguan dhe nuk u realizuan pengesat. Godina sot shkëlqen nga një dritë e bardhë aq sa habitesh me atë ndriçim gati hyjnor. Shumëkush do të mendonte apo do të mendojë se këto muze i takojnë historisë por “Por kush e harron historinë, është i detyruar ta përsësrisë atë.” Kjo thënie e Georg Santanës të ve në mendime. Të bësh një vizitë në këto ditë të nxehta gushti në një muze të tillë siç është ky i Kongresit të Lushnjes nuk do të thotë se ke bërë guidën turistike në Lushnjen e sotme krejt të rinovuar e me petkun e qytetit modern. Nuk është as dhe një esklamacion politik për ringjalljen e ndonjë bëme të së shkuarës.
Por gjithëka filloi nga tabela me emrin e Abdyl Ypit por dhe nga dëshira e zjarrtë e punonjësit të mardhënive sociale Martin Çallëku i cili na kishte ofruar disa herë këtë vizitë.
Një emër i harruar apo i anashkaluar është Abdyli Ypi! Dokumentet thonë se ai qe një nga aktivistët kryesore për mbajtjen e kongresit të Lushnjës. Dhe u vra pikërisht para 5 ditëve që do të mbahej ky kongres. Nëse kam shkruar artikullin para do kohëve “Kongresi kundër kongresit” mund edhe të shkruhej edhe “kongresi kundër Abdyl Ypit”, qoftë dhe në formë metaforike. Po duke përdorur “armën” e metaforës do thoja se:
“Nëse idetë e futurizmit të reklamuar para 100 vjetësh nuk gjetën jehonën kohore, ato të Kongresit të Lushnjes u përhapën me shpejtësi duke i rikthyer idetë e futurizmit nëpërmjet transformizmit të perceptimit të ideve edhe kur ato duken si fosile të një historie 100 vjeçare. 100 vjet përpara Marineti italian shpalli Manifestin futurist, krejt dhe 100 vjet përpara u zhvillua Kongresi famëmadh i Lushnjes. Edhe pse kjo rrymë futuriste nuk jetoi gjatë por u shkri fill mbas përfundimit të Luftës së Dytë botërore, rrënjët e saj jetojnë e ndoshta një pjesë e tyre ka gjallesë e mund të mbijë. Pak a shumë si muzetë e historisë, që janë aty të palëvizshëm por që njerëzit e fotove aty brenda bashkë me letrat dokumentare flasin e herë herë edhe bërtasin.”
Durrës 8 gusht 2023