Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: VIDEO: Ka nisur hetim në SPAK për kullën pas së cilës përflitet se është Shkëlzeni?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > VIDEO: Ka nisur hetim në SPAK për kullën pas së cilës përflitet se është Shkëlzeni?
KronikeLajmi i fundit

VIDEO: Ka nisur hetim në SPAK për kullën pas së cilës përflitet se është Shkëlzeni?

Published: May 7, 2024
Shpërndaje

Gazetarja Klodiana Lala, thotë se Prokuroria e Posaçme, SPAK, ka nisur hetimin për kullën që njihet si “Mali i Tiranës”.

“Kam përgjigje zyrtare, ka një hetim për pastrim parash dhe shpërdorim detyre”, – tha kjo gazetare në një dalje televizive.

Po çfarë është kjo kullë e re me emrin Mali i Tiranës dhe kush do ta ndërtojë atë?

- Publicitet -

Kulla në fjalë parashikohet të ketë plot 205 metër lartësi, me 58 kate mbi tokë dhe 7 kate nën dhe.

Ky gjigant pritet të shërbejë për zyra, hoteleri dhe argëtim pranë Sheshit “Skënderbej”.

Projekti shkaktoi debate të forta publike në verën e vitit të kaluar.

Zyrtarisht do ndërtohet nga “Nova Construction 2012” e cila rezulton me pronar 91% të aksioneve Ilir Shtufin dhe 9 % Kujtim Shtufin.

Por dyshimet kanë qenë të forta se pas tyre fshihet Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili aktualisht është në arrest shtëpie për korrupsion dhe është shpallur person non grata familjarisht nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe.

Shkëlzen Berisha jeton aktualisht në një vilë që gjithashtu rezulton në emër të Ilir Shtufit.

Leja për këtë kullë përflitet se u negociua gjatë takimeve të përfolura së fundmi mes kryebashkiakut Veliaj dhe Shkëlzen Berishës.

Deklarata u bë nga moderatori Ylli Rakipi, të cilin e akuzojnë se foli në gjendje të dehur në ekran.

Ai tha se kishte parë në një tryezë, Shkëlzenin dhe kryebashkiakun, bashkë me një gazetar që njihet si gazetari i familjes Berisha dhe që drejton kanalin e tyre televiziv.

Deklarata u kundërshtua nga Shkëlzeni dhe gazetari.

Mbetet për tu parë nëse SPAK ka nisur vërtetë hetime mbi këtë projekt, dhe a do vazhdojë ai apo do bllokohet.

Disa kohë më parë edhe kryeministri Rama postoi një foto të Tiranës që u bë virale pasi në sfond ishte përfshirë pikërisht kulla Mali i Tiranës, e cila ende nuk është ngritur (video më poshtë):

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • Xen Bolja says:
    May 7, 2024 at 7:14 pm

    Kulla asht e jemja. Ma ka lan baba

    Reply
  • 3D says:
    May 7, 2024 at 8:01 pm

    Qeraxhi a si Berisha junior banon në atë vilë nëse po atëherë pagesa e qirasë do të jetë goxha maximale

    Reply
  • Prostituta Kombetare sali says:
    May 8, 2024 at 2:15 am

    Shkelzeni eshte nje nga malet me te larte ne trojet shqiptare!
    Kulla duhet te quhet, “ Mali Shkelzen”!
    I kam than shpesh Xenit, te beje mire me kete kulle!
    Uroj te me degjoje! Katin e fundit don ta mbaje per vete dhe Karminen!
    Katin poshte per Jamleshi, Gita dhe Desara!
    Nga nje kat per Çiljeta, motrat vokshi, tritan shehu, I Qimi i pekajve, stresi, sali lusha, rustem e çlirim gjata, fahri e klevis balliu, etj etj!
    Rrofte populli shqiptar, padyshim…

    Reply
  • Artani says:
    May 8, 2024 at 3:48 am

    Po mire qe ndertohet ,po te ndertohet sipas parametrave bashkekohor dhe pa uzurpusr pronat eshtetit dhe parqet publike.Per pastrim parash,gjithe vendet qe kane arrite shkalle te lartre zhvillimi ata metoda kan perdore. I bie ose rri ne vende ,shko perpara,se me ne fund aty do mbese ajo pasuri dhe ne fund gjithe jane perfitues.

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    May 8, 2024 at 8:45 am

    VO:
    -Po..a është zgjuar SPAK nga KOMA,prej frikës së përbindshit Tropojan Sb TMERR I KOMBIT..??
    -Ky objekt ka kohë që përflitet që po e ndërtojnë BERISHAJT..!?
    • Ndaj në kuvënd GAZI ZIU NIK KËRKON INTERPELANCË ME KM APO BALLUKUN..por për të mbrojtur RAI3 që shpifjet e Sb i botoi në Italisht..!
    -Zeni duhej arrestuar si SEKSER I GËRDECIT ME 27 TË VRARË(përfshi edhe Kosta Trebickën në Leskovik nga bodiguardi nr.1 i Sb-kryetari Bandës së armatosur në PD 1991 mbi 1500-2000-2500 malokar.
    -Ndaj,Sb deklaron..Me militantët e Laçit & të Mamurrasit e poshtroi qeverinë e PS për 7 MINUTA. !?
    -FLM DITA.

    Reply
  • Dreni says:
    May 8, 2024 at 10:12 am

    Mire bejne qe hetohet Xeni , po ai qe ja ka dhene lejen e ndertimit perse nuk duhet te hetohet ?!

    Reply
  • Drejtoret Kuqe-Molla te Rilindjes says:
    May 8, 2024 at 10:27 am

    Xeni i Saliut po nderton nje kulle Mal ne mes Tiranes me 58 kate mbi toke e 7 kate nen toke…me leje nga ky Pushtet Rama?
    Kjo eshte nje FAKE NEWS e hedhur ne mediat e paguar me para te Inceneratorteve nga lali-Rrena per te larguar ca vemendjen nga vjedhjet e tij e Drejtoreve te tij Hajdute.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 03 korrik 2026
  • Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  • Gjyqtarja e Kushtetueses: Arresti ndaj Erion Veliajt nuk është mbështetur në prova të mjaftueshme dhe konkrete
  • Dalin emrat e 12 oficerëve që mbetën të plagosur pas protestës para Kuvendit
  • Hapet zyrtarisht gara: 30 ditë kohë për të zgjedhur kryeprokurorin e ri

Komentet e Fundit

  1. K R on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  2. demo on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  3. Ela on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  4. Aldrin on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  5. Doktori on Zv.Presidenti i PE e quan qeverisjen e Ramës “diktaturë”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?