Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Një ëndërr e bërë realitet”, Rama: Piramida do të hyjë në Guinness dhe do të mbajë miliona njerëz mbi shpinë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “Një ëndërr e bërë realitet”, Rama: Piramida do të hyjë në Guinness dhe do të mbajë miliona njerëz mbi shpinë
Aktualitet

“Një ëndërr e bërë realitet”, Rama: Piramida do të hyjë në Guinness dhe do të mbajë miliona njerëz mbi shpinë

Published: May 11, 2023
Shpërndaje

Kryeministri Rama mori pjesë mbrëmjen e së enjtes në përurimin e godinës së re të Piramidës, ku u shpreh në fjalën e tij ndër të tjera se kjo godinë e rikonstruktuar do të hyjë në librin Guinness. Sipas tij, përveç aktiviteteve në brendësi të saj, Piramida do të mbajë miliona e miliona njerëz edhe mbi shpinë.

“Gjëja më fantastike e këtij projekti janë shkallët që e bëjnë ngjitjen shumë të lehtë, nuk është ajo e përpjeta që simbolizon pamundësinë për të arritur në majë. Nga ajo guaska e Piramidës që u krijua për kultin e një njeriu të vetëm, tani është ‘shpina’ që mban mbi kurriz gjithë këta njerëz sot. ‘Shpina’ e kësaj Piramide do hyjë në Guinness sepse do të mbajë miliona, miliona njerëz në jetën e vet.

Nuk besoj se do ketë godinë tjetër në botë, e cila funksionon si të gjitha godinat me aktivitete brenda vetes, por që shpina e saj do mbajë nuk e di sa miliona e miliona njerëz. Kështu që ta gëzojnë qytetarët e Tiranës, shqiptarët që jetojnë këtu, në Kosovë dhe kudo tjetër. Qendra do jetë përtej kufijve tanë, do kemi vend edhe për të tjerë. Është qendra më e madhe rajonale për sa i përket fuqisë së ka dhe do kthehet në qendrën më të madhe rajonale për s ai përket aktivitetit të vet”, tha Rama.

- Publicitet -

Më tej, kryeministri Rama deklaroi se Piramida e rindërtuar ka qenë një nga ëndrrat e mia më intensive që sot bëhet realitet.

“Pak nga pak erdhëm tek ideja që kjo duhet të ishte një hapësirë për të gjithë. Ka qenë një bisedë me Vini Mass, që ishte dhe embrioni i gjithë këtij zhvillimi të madh, ku tha që kjo duket si një “turrë drush, si një vatër që ka zjarrin brenda dhe duhet ta bëjmë të tillë që të ketë zjarrin brenda”. Dhe faktikisht sot jemi këtu, një bashkëpunim intensiv dhe shumë produktiv, flet puna vetë, me bashkinë edhe me Fondin Amerikan të Zhvillimit, që na ka sjellë në këtë projekt shumë vizionar.

Sfida tjetër është popullimi me të gjithë aktivitetet që kanë të bëjnë me start-up, që kanë të bëjnë me botën digjitale që kanë të bëjnë me fëmijët, që kanë të bëjnë me të rinjtë me zhvillimin. Por patjetër kjo duhet të jetë një hapësirë dhe për moshën e 3-të. Jam i sigurt që Lali Eri me grupin e tij do ta menaxhojnë më së miri këtë fazë të dytë. Ne patjetër këtu jemi në mbështetje, e kemi thënë atë, s’ka nevojë ta përsërisim, që Lali Erin e kemi me këmishë. Faleminderit shumë edhe Fondit. Faleminderit shumë edhe të gjithë atyre që morën pjesë me realizimin”, tha Rama.

m.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • ​Ballisti i Frashërit dhe ballisti i kotecit
  • Gjykata e Lartë e Brazilit rrëzon kërkesën për lirimin e Ervin Matës
  • Pushteti që ndihet i kërcënuar, krijon armiq. Kur gjithçka tjetër dështon, kriminalizohet kritika
  • “Prit, të shoh lajmet”, detajet nga çastet e negociatave për dorëzimin e Nertil Buzit
  • Irani dhe SHBA ndërpresin luftimet, çmimet e naftës shënojnë rënien më të madhe që nga prilli

Komentet e Fundit

  1. IMER BAZE on VIDEO: ‘Më shumë policë se protestues’: Aktivistët paqësorë shoqërohen dhunshëm
  2. Parku Rinia on Kuvendi miraton borxhin prej 302 milionë USD me SHBA, teksti mbahet sekret
  3. Vl on Ekonomia e Ballkanit, Shqipëria kampione në ndërtim, Serbia në teknologji informacioni
  4. Qytetar i zakonshem on Rama: Nuk jap dorëheqje, le të vijnë poshtë penxheres sime deri në 2029
  5. Parku Rinia on 302 milionë dollarë borxh për të ‘shpëtuar’ Samitin: Prapaskenat pse u votua me ngut huaja me SHBA

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?