Nga Skënder Minxhozi
Trump duket se po tërhiqet edhe një herë. E ka bërë këtë shumë shpesh, aq sa i kane vënë nofkën “TACO” e cila mund të perifrazohet në “Trump gjithnjë frikësohet dhe tërhiqet”. Kriza me Iranin po njeh pas gati një muaji e gjysëm luftimesh, shkatërrimi dhe krize globale, një kthesë nga ato që vetëm Presidenti i SHBA mund të marrë.
Brenda 24 orësh ai ka njoftuar se do ta zhdukë nga faqja e dheut civilizimin 3000 vjeçar iranian, për të kaluar më pas, vetëm pak orë më vonë, në pranimin në parim të një plani dhjetëpikësh të palës iraniane, i cili në fakt do të përbënte një disfatë tejet të hidhur për SHBA dhe Izraelin nëse do të miratohej qoftë edhe pjesërisht.
Sipas planit në fjalë Irani mban kontroll mbi ngushticën e Hormuzit, imponon reduktim të pranisë ushtarake amerikane në Gjirin Persik, përfiton daljen nga bllokada dhjetravjeçare e Perëndimit dhe merr garanci për një pjesë të madhe të aleatëve të vet në Lindjen e Mesme.
Nëse diçka e tillë do të ndodhte, në vend të rënies së regjimit të ajetollahëve, do të kishim një afirmim të Iranit si fuqi e rëndësishme rajonale dhe si një faktor me peshë në punët e botës.
Qysh në krye të herës sulmi ndaj Iranit nuk duhej të kishte ndodhur dhe këtë na e provoi, ndër të tjera, vetë presidenti amerikan me fjalët e tij. U shokuam sesi Irani mund të sulmonte shtetet e Gjirit dhe sesi mbylli Hormuzin, deklaroi Trump para dy javësh, duke i bërë të habiten të gjithë ata që besojnë se kreu i Shtëpisë së Bardhë duhet t’i ketë të qarta të gjitha opsionet e një lufte, para se të shtypë butonin e raketave.
Pas pesë javësh sulmi mbi Iranin, Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nuk mundën të provokojnë ndryshimin e regjimit, nuk morën dot në posedim 440 kilogramët e uraniumit të pasuruar në masën 60% në impiantet iraniane dhe nuk arritën dot të nxjerrin në rrugë miliona qytetarë të thjeshtë për të rrëzuar qeverinë në Teheran.
Për më tepër, me këtë sulm Trump dhe Netanjahu morën goditje serioze në asetet dhe interesat e tyre në rajon, shkaktuan kapitullimin de facto të monarkive të Gjirit Persik dhe krijuan problemin e vërtetë të kësaj lufte i cili rezonoi në gjithë botën: mbylljen e ngushticës së Hormuzit prej nga kalon 20% e energjisë dhe plehrave kimike të botës.
Një operacion ushtarak i planifikuar keq duket se po hedh edhe më tepër benzinë në zjarrin që digjet prej kohësh, në lidhje me rolin dhe peshën reale të SHBA në skenën botërore. Rivali i madh, shkaktari real në distancë i kësaj krize, Kina, duket se edhe kësaj radhe doli e përfituar nga ky konflikt.
Anijet kineze nuk penguan në asnjë rast për të kaluar nëpër ngushticën e Hormuzit, megjithëse ashtu si në Venezuelë, një ndër qëllimet bazë të sulmit amerikan-izraelit ishte prerja e rrugëve kryesore të furnizimit me energji të Pekinit.
Nga ana tjetër fraktura mes Uashingtonit dhe evropianëve, e nisur me Groenlandën, duket se u zgjerua më tej, duke përfshirë NATO-n të cilën Trump e quajti “tigër prej letre”. I përmbledh më së miri raportet brenda kampit perëndimor komenti i fundit i kryeministrit spanjoll Sanchez, i cili pas armëpushimit tha se nuk duartroket ata që i vënë flakën botës, e pastaj shfaqen me një kovë ujë!
Donald Trump po ridimensionon në mënyrë të pakthyeshme marrëdhëniet globale, duke prishur aleanca historike e duke kryer veprime impulsive që kanë prodhuar kaos dhe pasiguri në skenën botërore. Itharët e vet e paraqesin këtë sjellje kaotike si një gjetje unikale, por rezultatet flasin për tëkundërtën. Kjo politikë e paparashikueshme dhe tejet e paqëndrueshme po e ekspozon Amerikën si një partner të pabesueshëm në të gjitha qendrat e mëdha diplomatike të planetit, përfshirë organizmat ndërkombëtare me të cilat administrata Trump tallet nga mëngjesi në darkë.
Ajo po krijon rënien e kuotave të Trump brenda SHBA, pasi inflacioni dhe tensionet sociale të brendshme e kanë polarizuar rrezikshëm Amerikën aktuale.
Në pesë javë lufte Trump u betua se e kishte rrafshuar regjimin iranian, se kishte vrarë skalionin e parë, të dytë dhe të tretë të udhëheqjes vendase, se kishte zhdukur flotën detare, atë ajrore dhe infrastrukturat civile kudo në vend. Megjithatë pas pesë javësh ai e sheh veten të ulet në negociata me ata që quheshin të fshirë nga faqja e dheut.
Një imazh jo dinjitoz për kreun e botës, i cili u tërhoq në mënyrën më naive në luftë nga një “client-state” (shtet klient) me më pak se dhjetë milion banorë – Izraeli! Duke e konsoliduar me këtë rast traditën e fitoreve alla-Trump, siç ndodhi në Venezuelë apo më parë me krizën e Groenlandës apo përplasjen për tarifat me trecerekun e vendeve të botës.
Shko deri në zgrip e pastaj kthehu duke marrë mbi vete përqeshjen e miqve dhe të armiqve!

JAVA

Trump nje klloun qe ca peshtyn ne mengjes e lepin ne drek dhe e vjell në darkë
Kurrë s kam per ta kuptuar si ka qen e mundur qe ky palaco u votua nga amerikanet
Kujto se Trump pasoi ne detyre si president nje shurraq deshtak qe therriste senatoret e gjalle me emra senatoresh te vdekur e qe rrezohej ne c’do pale shkalle qe i dilnin para e mbase e kupton.
Tramp qe ne garë me Kamala Harris qe nuk ngatërronte shkallet. Mbetet për tu zbuluar se me çfarë metode arriti të dalë fitues dhe cilët perskna/grupe /sherbime patën interes ta sjellin në pushtet. Me shume gjasa nuk që fituesi i vërtetë
SHBA kishte rrugë të tjera (diplomacia, presioni ekonomik), por zgjodhi forcën ushtarake si mjet parandalues.
Edhe pse forca ushtarake mund të shkatërrojë infrastrukturën, ajo rrallëherë sjell një regjim të ri e të qëndrueshëm pa një kosto kolosale.
Ngre pyetjen se pse një president që premtoi t’u jepte fund “luftërave të pafundme” po përfshihet në një konflikt të ri me pasoja të paparashikueshme globale
Kamala Harris ishte nje cope mishi me dy sy qe vetem shquhej per “sallaten e fjalëve” dhe ishte në atë post për ngjyrën e lëkurës. Jo për t’i qarë hallin Amerikës, se jemi ku thërret qameti për vete, po sidoqoftë kandidatët për presidentë që ka pasur në këta vjet tregojnë se në ç’derexhe është katandisur.
Siç sugjeron edhe titulli i artikullit, paqartësia vjen nga mospërputhja mes retorikës “America First” që synon tërheqjen nga bota dhe aksioneve ushtarake aktive.
Kete si e shpjegojnë fansat e Donaldit?
Mendoj qe problemi mbetet gjithnje i njejti; nenvlehtesimi i kundershtarit dhe kalkulimet teorike. Realiteti merr shpesh drejtim te papritur;
Amerika do ta sulmojë prapë Iranin. Pa u mbushur dy javë. Ajo nuk ia doli dot që të ndryshojë regjimin atje se i kishte bërë gabim llogaritë. Por do vazhdojë shkatërrimin e Iranit. Se kjo është kërkesë e Natanyahut dhe lobit çifut në Amerikë. Dhe kjo është më e rëndësishmja.
Izraeli sa nje Gogel.
por ka burra me Gjongel.
Trumpi nje burre Abrash
Me kerrbac e me kulac.
Sigurisht Irani e fitoi luften.
Regjimi nuk u permbys,por do jetoje 500 metro nen dhe,Atje ku nuk e kap big boy.
Të thuash që Izraeli është sa një gogël, është guxim i madh! Është ajo gogla që, po e gëlltite gabim, të mbetet në fyt e të vë përpara “Iron Dome”. Po ai “Gjongli” i burrave aty, mesa duket, punon me bateri teknologjike, se po nuk pate mikroçipin në xhep, mbetesh me “goglen” në dorë.
Te paska budallepsur budallai o demo
, ai ndoshta e zgjidh këtë punë me biznes: Do u shesë ajër të kondicionuar me kosto të lartë atyre që rrinë nën tokë
Një ditë të rreh me tarifa e të kërcënon me butonin bërthamor , ditën tjetër të thotë “je shoku im i ngushtë, bëjmë një hotel bashkë.
Burr shteti jo shaka
Gjate ketyre dy-tre viteve te fundit, Izraeli ka vrare ne Gaza mbi 70 mije palestineze (shifra me modeste e raportuar), po aq, ose me shume nga sa u vrane ne Hiroshima nga “Little Boy” me 6 gusht 1945, dhe rreth dy here me shume nga sa u vrane ne Nagasaki nga “Fat Man” tre dite me vone. Netanyahu, me armet e amerikaneve, ka vrare ne keta dy vjet e ca ne Gaza pothuajse po aq palestineze sa edhe dy bombat atomike ne Japoni 81 vite me pare. Just think of that!
Demo trapisti paska ber një “analiz gjopolitike” me bazë rapsodike! Duket sikur ke bër nji bashkim mes raporteve të inteligjencës dhe vargjeve të Lahutës së Malcisë, por me pak arom “pazari”
Ska asgje per te mos kuptuar-synimi i Trapit Jo per te rrezuar regjimin dhe vendosur demokracine ,por per te vene ne dore naften e Iranit,.
Iranit per keto 4-5 javë ju shkaterruan pothuajse te gjitha anijet luftarake, avionet, radaret dhe infrastruktura ushtarake.
Eshte e qarte qe Amerika edhe me kaq ja arriti qellimit.
Perpara se te shkruani dicka, ne se jeni te “pavarur” ne gjykim, duhet te informoheni.
Objektivat me te cilat nisi lufta ishin tre:
1- Te shkatrroheshin instalimet iraniane, ku akoma vazhdonte pasuirimi i Uraniumit
2- Irani te mos financoje me Youthi dhe Hezbullah
3- Te provoje sa i forte eshte rregjimi dhe te perkrahe cdo opozite te brendshme per ta rrezuar ate.
Secili prej ketyre objektivave (qofte dhe vetem nje prej tyre) i realizuar do te perfundonte pjesmarrjen e USA ne kete lufte.
I pari – pothuajse eshte arritur. Jane shkatrruar gjithe instalacionet ku pasurohej Uraniumi
I dyti – eshte ne diskutim (negociata)
I treti – mud te quhet i realizuar pjeserisht ( u vrane shume prej drejtuesve te larte te rregjimit)
Kushti qe Trampi i kishte vendosur Izraelit: Jo ushtar amerikan ne token iraniane.
Nuk e shikoj , ku humbi Trampi ketu …
Humbi se i ra kredibiliteti- njelloj si Ruset ne Ukraine, treguan kufizime te medha ne aftesi per te bere lufte. I tregoi botes kufijte e fuqise se tij. Sigurisht plani ishte te derrmonte Iranin – por ata jetuan. Dhe kjo do tu jape shembull te keq tere terroristeve te botes qe po te beni pak rezistence, amerikanet nuk te bejne dot gje pervec se vrasin ca mijera njerez (per te cileve terroristet nuk e vene ujin ne zjarr).
Humbi sepse u prish me aleatet. I quajti frikacake, pastaj u kerkoi ndihme (perse kerkoi ndihmen e tyre, sepse po fitonte?) dhe tani nuk ja varin me as ata. Me monarkite e Gjirit Persik ishte shok – tani po i le celesin e Ngushtices se Hormuzit ajatollaheve, dhe ua futi tere ish-shokeve qe e mbanin me nafte e para.
Humbi sepse u duk fare qart qe ai nuk eshte ne gjendje te planifikoje e ta coje trurin matane “tarifave”. Gjen ndonje kale te ngordhur, i bie me bomba, e i ve tarifa. Disa tremben dhe ikin me bisht nder shale, por kur del ndonje gjysmak si Koreja apo Irani qe i bejne rezistence, aty ai mbetet me goje hapur se nuk di me cfare te beje.
Humbi sepse u tha te veteve: nuk futem ne luftra qe nuk me takojne dhe cmimi i karburantit do te jete i ulet. Harxhoi $2 miliarde ne dite kot (dhjete here me shume sesa ushqimi e ndihma federal per te ushqyer kalamajte e varfer neper shkolla) dhe cmimi i benzines e naftes eshte dyfishuar e i la njerezit me duar ne koke se nuk dine si do ta mbyllin muajin.
Irani pas ketij armepushimi nuk do jete me ai Iran qe ka qene, financues i organizatave terroriste e islamike, e kjo eshte nje fitore e Trump.
Do shohim pas armepushimit se sa do jete Irani i involvuar pas Hasbullahut e sa do arrije te rindertoje impiantet e shkaterruara te pasurimit Uraniumit.
Dhe kryesorja, sa do arrije te mposhte levizjet anti-Regjim qe pas armepushimit do ti kete mbi kurriz.
Formacioni mullaheve te portaleve shqiptare e mundi Ameriken,e shpartalloi Izraelin.
Strateget e xhamive Dritan Goxhaj,Olsi Jazexhi,Kreshnik Osmani,etj zbuluan armen sekrete te Iranit.Trumpi u zbyth nga Hormuzi,.Izraeli vitin tjeter nuk egziston.
Qellimi qe keta dy sulmuan Iranin e gjith kjo ishte planifikuar ne mes Izraelit dhe Amerikes per qellim te dobesohet Irani dhe nuk mundet ta pengoj Izraelin te zgjerohet kjo u organizua nga Hebrejnte ne Amerike keta llobojne per Izraelin dhe kan fuqi ne kongres,ne Senat dhe tek presidenti ,pse nuk e ndalon as OKB ,ja Izraelin ku qe nga viti 1948 vetem bombardon vendet fqinje,vrasin femij ,torturojn,masakrojn,okupojn teritore e hodhen poshte rezolluten e Oslos te vitit 1967 dhe deri me sot asnji shtet qe respekton te drejtat e njeriut nuk u cua qe ti nderpret maredheniet diplomatike me Izraelin pse jo?Pse te gjith e benen veten shum te mvarur nga Amerikanet dhe tani as guxojn te thone dicka nga frika qe nuk ekziston,Bravo Iranit qe jua tregoj dashurin e atdheut.
Na cate derrasat e hapi e mbylli
Po beheni kete Hormuzin synet si me panamane ose suezin. Apo doni rremuj si puna e ujkut qe do mjegull, dhe mbushni xhepat se per xhambasllek te ka dale nami
Po te lexosh me kujdes kete artikull shkruesi e ka mbushur me “la te kuptohet” , “nenkuptohet”, “la pershtypjen” dhe kjo jo pa qellim Artikulli eshte propagante e sajuar si analize politike dhe per te ruajtur nderin e tij dhe te gazetes autori nuk thote se cfare kishte/ka Trump ne mendje qe asnje nuk e di por fakton me hamendje (la te kuptohet, nenkuptohet la pershtypjen) per te dale tek propaganda qe do te transmetoj
Pra nuk ja vlen te lexohet nga ata qe duan te dine te verteten por thjesht kenaq epshet e disave Dhe Drita e mer e perkthen me google dhe n e service si lajm