Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Një gazetar në dy epoka: Asnjëherë s’kam menduar të largohem nga Fieri, këtu jam vetvetja
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Komunitet > Një gazetar në dy epoka: Asnjëherë s’kam menduar të largohem nga Fieri, këtu jam vetvetja
Komunitet

Një gazetar në dy epoka: Asnjëherë s’kam menduar të largohem nga Fieri, këtu jam vetvetja

Published: February 25, 2026
Shpërndaje

Nga Valbona Daci

Në Fier, mëngjesi i Kristaq Thanos fillon me një kafe të ngrohtë, përpara se telefoni të fillojë të bjerë. Lajmi nuk pret. As ai. Katër dekada mes bllokut të shënimeve, kamerës, redaksive që ndryshuan emra, sisteme që ndryshuan fytyrë. Kohët nuk ishin gjithmonë të lehta për t’u jetuar. Por një gjë nuk ndryshoi. Ai mbeti aty.

Kristaq Thano është nga ai brez gazetarësh që nuk e kanë parë profesionin si trampolinë, por si shërbim dhe detyrim moral ndaj qytetit. Oferta për të shkuar në Tiranë ka pasur. Mund të kishte zgjedhur një zyrë më të madhe, një jetë më komode. Por ai nuk u largua kurrë nga Fieri.

- Publicitet -

“Vetëm këtu jam vetvetja”, thotë.

Karriera e tij nisi në maj të vitit 1974, në gazetën “Drapër e Çekan”. Ishte një kohë tjetër, me rregulla të tjera, me kufij të tjerë për fjalën. Ai e jetoi gazetarinë në dy epoka, para dhe pas viteve ’90.

E përjetoi ndryshimin e sistemit, të lirisë së shprehjes, të mënyrës si prodhohet dhe transmetohet lajmi. Nga “Bashkimi” te “ATSH”, nga “Puna” te gazetat e tranzicionit si “Republika”, “Ballkan” e “Shekulli”. Nga shtypi i shkruar në ekranet e TVA, TV Koha, Planet, TV Klan, Ora News dhe sot në Report Tv.

Ndërroi redaksi, por jo karakter. Kristaqi është gazetar i shkollës së qetësisë. Nuk bërtet. Nuk nxiton të gjykojë. Në median e sotme zhurma shpesh mbizotëron mbi përmbajtjen. Ai ka mbetur i njëjti, i matur, qytetar, i përkushtuar.

“Të rri në shtëpi? Jo. Do të ishte e mërzitshme”, thotë me një buzëqeshje të butë.

Për të, gazetaria nuk është punë me orar. Është mënyrë jetese dhe nevo për të qenë aty ku ndodh diçka, qoftë edhe një histori e vogël njerëzore në një periferi të Fierit.

Është vlerësuar me medaljen “Naim Frashëri” klasi i dytë dhe me titullin “Nderi i Qytetit”. Por ata që e njohin e dinë se dekorata më e madhe e tij është besimi i njerëzve. Ajo ndjesi që kur e sheh në terren, e di se do trajtohesh me dinjitet.

Edhe sot, pas kaq vitesh, nuk mungon në trajnime. Vazhdon të mësojë. Vazhdon të përmirësohet. Vazhdon të besojë se gazetaria nuk mbaron kurrë së ndërtuari.

Prej katër vitesh mban edhe përgjegjësi institucionale si Kryetar i Shoqatës Europiane të Gazetarëve, Seksioni Tiranë – Dega Fier, dhe zv.president i Shoqatës së Gazetarëve Europianë – Albania.

Por mbi të gjitha, ai mbetet gazetari i qytetit të tij. Në një kohë kur shumëkush largohet, ai zgjodhi të qëndrojë. Për Kristaq Thanon, Fieri nuk është thjesht vend pune. Është shtëpi. Gazetaria, është mënyra e tij për ta dashur atë çdo ditë.

Gazetare e ABC

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kryemadhi dhe Meta kërkojnë Edi Ramën të dëshmojë në procesin ndaj tyre
  • Meta akuzë të fortë: Tom Doshi është takuar me Charles McGonigal në Vjenë, bashkë me Durim Bamin
  • TRAGJIKE: Merr flakë banesa në Shkodër, humb jetën nëna 24-vjeçare me dy fëmijët e mitur
  • Kurti prezanton raportin për viktimat e luftës: Janë dokumentuar 12.230 të vrarë mes tyre 1.047 fëmijë
  • Konstatoi shkelje disiplinore, ILD kërkon ulje me 40% të pagës për gjyqtaren

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on INTERVISTA: “Po më thua të mos u besoj syve të mi?” Rama pranon takimin në jaht, përplaset me gazetaren britanike: “Si mund të thosha Jo…”
  2. Durresi on TRAGJIKE: Merr flakë banesa në Shkodër, humb jetën nëna 24-vjeçare me dy fëmijët e mitur
  3. xxx on INTERVISTA: “Po më thua të mos u besoj syve të mi?” Rama pranon takimin në jaht, përplaset me gazetaren britanike: “Si mund të thosha Jo…”
  4. Gim on TRAGJIKE: Merr flakë banesa në Shkodër, humb jetën nëna 24-vjeçare me dy fëmijët e mitur
  5. Detari on TRAGJIKE: Merr flakë banesa në Shkodër, humb jetën nëna 24-vjeçare me dy fëmijët e mitur

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?