Në tre dekadat e fundit, Shqipëria ka parë me qindra protesta përballë zyrës së Kryeministrisë – godina që simbolizon pushtetin e vrazhdë në Shqipëri. Por asnjëra prej tyre nuk ngjason me lëvizjen maratonë të muajit të fundit, të pagëzuar si “Revolucioni i Flamingove”, ku arti dhe kreativiteti është thellësisht i ngulitur në protestë për të sfiduar estabilishmentin politik të tranzicionit shqiptar.
Kjo formë e re rezistence, e ndërthurur me frymën paqësore të saj ka sfiduar traditën e protestave politike të pas viteve ’90. Sipas aktivistëve dhe protestuesve të angazhuar, “Revolucioni i Flamingove” po ndërton gradualisht një kulturë të re të të protestuarit në vend.
“Kur më parë keni parë keni parë që një protestë të ketë sektorin e saj të fëmijëve, që prindërit të protestojnë lirshëm? Me shumë mundësi është unike në nivel global,” thotë Migen Qiraxhi, aktivist nga organizata “Qëndresa Qytetare”.
Sipas Qiraxhi, “Revolucioni i Flamingove” ka treguar se protesta mund të jetë goditësë, pa qenë e dhunshme, mund të jetë politike pa qenë partiake, dhe mund të jetë solide pa pasur drejtues.
“Qytetarët po vetëdijësohen se mënyrat e reja të shprehjes nëpërmjet simbolikave, artit, ironisë, performancës mund ta rrisin një protestë për të sjellë jo vetëm ndryshime politike, por edhe sociale,” shtoi ai.
Disa prej protestuesve kanë përshtatur gjithashtu këngë të njohura shqiptare apo të huaja, për të përçuar sa më shpejt mesazhin.
Vasil Kasneci është njëri prej tyre, i cili gjatë marshimeve nëpër Tiranë, i ofroi protestuesve një përshtatje të këndës “Nënë moj do marrë një udhë” të grupit Ali Pashë Tepelena.
Kasneci i tha BIRN se e kishte përzemër këtë këngë, për shkak se ka qenë emigrant dhe se i sheh rrallë prindërit e tij pensionistë që jetojnë në fshat.
“Momenti i frymëzimit ishte kur po më merrte mamaja me ‘video call’, ndërkohë që isha në marshim për protestën,” tregon Kasneci. “Aty më erdhi frymëzimi për përshtatjen e tekstit, në radhë të parë për të lajmëruar mamanë që ‘jemi duke rrëzuar qeverinë’ e në rradhë të dytë që mos të ketë merak se është protestë paqësore dhe jam plot me shokë e shoqe në këtë protestë”.
“Një ndryshim radikal”

Koloreto Cukali, skenarist dhe ekspert i komunikimit, thotë se kultura e të protestuarit në këtë protestë tregon një ndryshim radikal nga ajo që vendi është mësuar të shohë që prej fillimit të viteve ’90.
Deri pak muaj më parë, sipas Cukalit, protestat orientonin një mllef te brendshëm edhe në mënyrë të dhundshme.
“Kjo që po shohim këto ditë është një ndryshim radikal,” tha Cukali.
“Elementi paqësor është një element me të cilin nuk i kemi bërë llogaritë, sepse Shqipëria e salloneve televizive dhe politike ka qenë në mënyrë të vazhdueshme një Shqipëri agresive dhe asgjësuese, përmes dhunës, agresivitetit, nevojës për ta zhdukur kundërshtarin,” theksoi ai.
Protestat maratonë, sipas Cukalit kanë nxjerrë në sipërfaqe një Shqipëri tjetër, që është Europiane, që artikulon jo nëpërmjet molotovit dhe djegieve, por një shtresë të gjerë njerëzish që nuk e kanë dhunën të brendësuar.
“Kjo Shqipëria tjetër më në fund vendosi të ngrihej dhe të tregojë prezencën e vet, ky është një ndryshim i madh modest i asaj që po ndodh,” shtoi ai.
“Po shohim njerëz që nuk i kemi parë ndonjëherë, që nuk duan të bërtasin dhe nuk duan të djegin, por që duke kënduar duan të kërkojnë gjënë e tyre dhe të tregojnë prezencën e tyre,” shtoi më tej ai.
Edhe Luçiana Kokaj, aktiviste nga zona e Baks-Rrjollit mendon se lëvizja 38 ditore ka ofruar një kulturë komplet të ndryshme të të protestuarit.
“Fakti që është një protestë paqësore dhe që njerëzit u mblodhën pa thirrje politike dhe po vazhdojnë të rezistojnë, është mesazhi më i mirë se si një vend mund të ngrihet dhe mund të sensibilizohet për të drejtat e veta,” tha Kokaj.
Sipas saj, kjo është pikërisht mënyra e duhur se si qytetarët duhet të ngrenë zërin e tyre.
“Nuk mund të përgjigjemi një herë në katër vjet duke dhënë vota sipas bindjeve politike apo interesave personale,” shtoi ajo.
Roli i gjeneratës Z

Ndërsa protesta ka mbledhur bashkë njerëz me ideologji dhe backgrounde të ndryshme, ajo që spikat më shumë është kreativiteti i të rinjve, të cilët nuk janë të lidhur me partitë majtas apo djathtas.
Sipas Kasnecit, inteligjenca e turmës ka arritur të gjenerojë thirrje jo partiake që janë lehtësisht të memorizueshme për publikun dhe që nuk janë të gjeneruara prej liderave partiakë.
“Para nisjes së Revolucionit të Flamingove, protestat masive kishin frymë që përcjell nga lart-poshtë, ndërsa tashmë inteligjenca e turmës ka prodhuar shumë thirrje, ku një pjesë e tyre është aprovuar demokratikisht kur qytetarët e përsërisin,” tha ai.
Më të veçantat sipas tij, janë thirrjet e ndryshme që përsëriten në stadium, të përshtatura me karakterin e protestës, por edhe pankartat e protestuesve që po përdorin kulturën POP shqiptare për të shprehur revoltën dhe kërkesat e tyre.
Edhe Koloreto Cukali vuri në dukje se pjesëmarrja e gjeneratës Z, e cila formën e artikulimit ideologjik dhe politik e shpreh përmes memeve, ka ndikuar në një kulturë të re të të protestuarit.
“Një gjeneratë e rritur në kushte digjitale, që ushqehet vazhdimisht përmes memes dhe informacionin e merr përmes tyre, si rrjedhojë edhe i artikulon nevojat e veta përmes memesh,” tha ai.
Cukali evidentoi se ajo ç’ka e bën akoma më të veçantë këtë protestë është prania e shtresës së mesme dhe personave me një karrierë të konsoliduar. Sipas tij, në radhët e protestuesve vihen re shumë të rinj, gra dhe vajza, persona me karrierë të konsoliduar, të cilët ai i quajti “njerëz të qytetit dhe të zyrave”.
“Kjo tregon se problemet e mëdha të vendit nuk janë vetëm varfëria apo papunësia, por që sistemi nuk është funksional as për ata njerëz që kanë një ‘punë të mirë,” tha Cukali ndërsa shtoi: “sistemi as atyre nuk po u jep asgjë, përveçse frustrimit”.
BIRN

Vazhdoni fryjini nje tollumbaceje qe eshte shfryre vete. Jo se nuk ka halle Shqiperija por ata qe pretendojne dicka te re kane zhgenjyer mbeshtesit e vertete. Duke kerkuar secili nga nje llokem proteste i lodhen te vertetit protestues. Vera eshte e gjate, zjarren po shkrumbojne Europen por tek protesta ngadale po bie hiri i zjarrit qe nuk diten ta kanalizojne.
Protesta edhe mund të shuhet, por ajo do lërë një vragë të pashlyeshme në shpirtin e shqiptarëve. Shqiptarët mësuan të dalin në protestë për qëllime madhore, jo se i thërret një i çmëndur nga Viçidoli që mezi pret të kthehet për herë të tretë në pushtet! Kjo protestë është më e madhërishmja pas atyre të studentëve në vitin 1990. Por kësaj rradhe nuk është më Ramiz Alia që të hapte rrugë, por një doç doçi me 4 fe!
“U mbars mali e polli nje mi”- kjo ishte protesta;
mjaft me teorira koti, me sofizma qe as vete nuk i besoni
shkoni punoni tani, mjaft u verdalliset rrugeve
Vaj medet kur shpreh mendim për protestën dhe nona e qenit. Ka vend ky forum dhe për sahanlëpirës. Shpejt sufllaqen se tu ftof.
Shtresa e mesme, ajo me e ndeshkuara nen kete qeverisje mizerje Rama. Prej kesaj shtrese jane shumica derrmuese e te ikurve per Azil. Eshte kjo shtresa qe kudo gjereron zhvillim por ne Shqiperi eshte shtresa qe eshte pakesuar duke shtuar shtresen tjeter, ate te varfer.
Ja kete ka bere ky pushtet Rama – ka polarizuar ne ekstrem shoqerine : nga nje ane nje grusht oligarke palaco qe i ka milkuar me statusin “Investitor strategjik” e ne anen tjeter shtresa e varfer aq e madhe ne kurriz te shtreses mesme ose te varferuar ose te emigruar.
Dhe une vazhdoj te them ja shkerdhefte nonen kina dhe india patronazhistave deri ne 7 breza. Te rroje partia e bythes…
Jetoj jashte prej 35 vjetesh,shkova per here te pare ne proteste,jo te protestoj por gjate gjithe kesaj kohe kam qene i dyzuar mes qeverise dhe protestueve. Gjate bisedes pyes nje vajze te re se pse kishte dale ne proteste,ajo fare e qete me tregon se kishte toka te trasheguara familjare nga gjyshi e sterhjyshi per cudi nuk mi kthen nneri edhe pse kemi ite qe kemi bere kerkesat prane zyrave perkateseeshte cudi thote ajo si disa persona marrin tokat e te tjereve me nje te rene te lapsit e ne si familje kemi disa vite e nuk marrim tokat tona,ja tha per kete padrejtesi dal e protestoj,i dyti nje djal edhe me ate te njejten bisede,ai the se ka nje vile tre kate qe kerkon ta legalizoje dhe se nderimi eshte bere qe ne 94 ne toke te blere ne shtet,vjen patronazhisti e thote ma jep mua te bej pallat ei rregulloj une letrat,athere si ka mundesi un si person nuk bej dot gje edhe pse ndertimi eshte bere ne token time e ai tjetri zari partise i rregullon keto pune kaq kollaj,per kete protestoj thot ai djale,nuk mund te gjykoj nese jane te verteta keto histori po jane te treguara athe ne mes te protestes,tani kam filluar te besoj se ka vend per proteste,histori te tlla sot ka cdo familje e thjeshte Shqiptare qe nuk ka ne familje nje zar partie ose patronazhist.
O labi kjo qe thote kjo dhe ky mund te jene te verteteta, Legalizimet nuk jane bere vetem ne ato vende ku ka probleme urbanistike, por edhe ryshfeti ben efekt. Por me kryesorja aty ne proteste dalin Pd iste qe presin te zene ndonje pune drejtor e larte se punetore te thjeshte se bejne dot. Plus ka dhe tipa qe sbejne asgje ne kete bote, te deshtuar dhe te mbaruar, . Ka dhe ca inatqare te pushtetit. Ka edhe idealiste po qe keta jane shume pak, per keta me vjen keq se duhet tadine qe ky eshte kapitalizmi, ligjin e ben paraja.
Pse nuk ka nje Fryme, protesta?
Pse ajo nuk ka nje lider ose grup liderash?
Pse nuk ka nje platforme qeverisese politike, ekonomike, social-kulturore…?
Pse ajo nuk ka aleate te hapur, brenda dhe jashte shtetit tone?
A eshte Shqiperia hallka me e dobet e BE nderkohe qe ajo eshte shteti me i vogel europian?
Etj., etj.,
A jemi ne, me Protesten, ne kushtet e nje Labortaori te angazhuar per eksperimentimin e nje sistemi ek-politik qeverises te pritshem edhe ne europen qendrore dhe lindore?
A keni ju ne rradhet tuaja te tille njerez qe e njohin me themel historine fatkeqe te Memedheut, qe e kane jetuar teorikisht dhe praktikisht te shkuaren 45 vjecare te PPSH dhe qe kane nxjerre paanesisht mesime realisht te vlefshme per stadin ne te cilin ndodhet vendi yne dhe bota?
A do ti sheroje Protesta plaget qe u shkaktuan PD dhe PS 700.000 pensionisteve dhe familjeve te tyre ne keto 36 vite te gjata, dhe diskriminuese?
Etj., etj.
E fundit dhe me e rendesishmja. A duan Protestuesit qe te nderrojne Padronin e brendshem dhe ate te jashtem? A ua keni shpeguar atyre se ndrimi i Padroneve nuk sjell mireqenie per te gjithe…por zhgenjim sikurse keto 36 vite qe shkuan per lesh…Pse nuk betoheni Ju, Me Jeten Tuaj, perpara Popullit dhe Kushtetutes? Apo “Kap cfare te kapesh”? Gjithesesi: nje gisht mbaheni te koka, dhe me nje tjeter gisht mbyllni prapanicen. Sepse mund ta sillni punen / te vije puna qe vendi tone te katandiset ne kufijte e principates se Esad Pash Toptanit(v.1913) dhe te … Protesten.
Katnar koklakër ishe, e koklakër ke mbetur a të krypsha trutë. Që ke mbetur pa fshat s’ta kanë fajin protestuesit. Pyetjeve boshe që parashtron jepja përgjigjen vetë, se fundja protestuesit e kanë shprehur e po e shprehin qartë, se përse kanë afro dy muaj që dalin çdo mbrëmje para kryeministrisë. Pakënaqësitë po i shprehin qoftë me fjalime pesë minutëshe të organizatorëve e pjesëmarrësve, qoftë me thirrje e brohoritje, e qoftë me pankarta. Duhet të jesh komplet toç sa mos ta kuptosh, se çfarë interesi i bashkon, dhe çfarë halli i detyron mijëra shqiptarë, të shpenzojnë kohë, forca dhe energji në bulevard. Nëse do të mësosh se cilët janë organizatorët, duhet të jesh të paktën pjesëmarrës aktiv në protesta dhe jo të rrish si trumcak qëpara ekranit. Ec ere, kref bishtin.
Katnar koklakër ishe, e koklakër ke mbetur a të krypsha trutë. Që ke mbetur pa fshat s’ta kanë fajin protestuesit. Pyetjeve boshe që parashtron jepja përgjigjen vetë, se fundja protestuesit e kanë shprehur e po e shprehin qartë, se përse kanë afro dy muaj që dalin çdo mbrëmje para kryeministrisë. Pakënaqësitë po i shprehin qoftë me fjalime pesë minutëshe të organizatorëve e pjesëmarrësve, qoftë me thirrje e brohoritje, e qoftë me pankarta. Duhet të jesh komplet toç sa mos ta kuptosh, se çfarë interesi i bashkon, dhe çfarë halli i detyron mijëra shqiptarë, të shpenzojnë kohë, forca dhe energji në bulevard. Nëse do të mësosh se cilët janë organizatorët, duhet të jesh të paktën pjesëmarrës aktiv në protesta dhe jo të rrish si trumcak para ekranit. Ec ere, kref bishtin.
Pergjigjiet e tua zoti Laskarist Mesjetar nuk perputhen aspak me pyetjet e mia, te cilat ti nuk i kupton dot ngase je, nga sa Ti shkruan, nje produkt i Analfabetizmit Funksional qe shikon enderra me kolltuqe minstrore dhe jevgjitka qe te perkedhelin fundbarkun…mjere ti dhe mjere ne per te “adhurueshmen” Shqiperi Te Re…