Nga Migena Aleksi
Shumë km larg Tiranës, në një stadium modest, Shqipëria hyri për t’u bërë protagoniste dhe jo spektatore. Dhe ia doli. Më pëlqen ta shoh këtë moment si produkt të sakrificës dhe dëshirës për të përfaqësuar kombin
Çdo fitore e përfaqësueses së Shqipërisë merr formën e një feste të vërtetë, por ajo kundër Andorras, përfaqëson më shumë sesa tri pikë: është një ndezje shprese për të krijuar histori.
Me golin vendimtar të Kristjan Asllani në minutën e 67‑të në Encamp, skuadra e drejtuar nga Sylvinho jo vetëm që mori mbrëmë fitoren 0‑1, por siguroi play‑off për Kampionatin Botëror.
Shumë nga tifozët e shikonin larg play‑off‑in si ëndërr. Por tani është i sigurtë. Ka domethënie që fitorja erdhi saktësisht tani, në një cikël ku çdo pikë merr rëndësi të madhe. Skuadra nuk frikësohet më të përballet dhe të na surprizojë.
Tani vjen pjesa tjetër. Kjo nuk është vetëm rruga për në Botëror, por një provë identiteti. Fitorja nuk duhet vetëm për të ndjerë krenari. Në futboll si në jetë, ecuria më e sigurtë nuk është arritja, por ruajtja e standardit që ajo krijon.
Kjo skuadër ka një mundësi unike për të ndryshuar rrjedhën e historisë së futbollit shqiptar. Për këtë, një mirënjohje e veçantë shkon për trajnerin që ka insistuar në mentalitet fituesi: “Nëse e beson, mund ta bësh”!
Është mësim i vyer për ne që jemi mësuar si popull të shohim minimalen si mundësi.
—-
©️Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Shume e drejte
Po s’do mend edhe kete play off me minimalen e arritem. SHyqyr qe i bene nje gol Andorres, kesaj fuqie te futbollit boteror.
>
Ka shume menyra se si kuptohet minimalja oj zonje/zonjushe. Nuk eshte gjithmone e keqe.
S’jam dakort me ty Migena.Vetem kurajo e guximi i emigrimit masiv tregon se shqiptaret perpìqen per maksimalen.Edhe arritja dy here ne European dhe tani ne play off kete tregon.