Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Një në tre shtëpi e pabanuar; kush është qyteti turistik ku 51% e banesave janë bosh
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Një në tre shtëpi e pabanuar; kush është qyteti turistik ku 51% e banesave janë bosh
KronikeLajmi i fundit

Një në tre shtëpi e pabanuar; kush është qyteti turistik ku 51% e banesave janë bosh

Published: November 2, 2024
Shpërndaje

Rreth 33% e apartamenteve në vendin tonë janë të pabanuara. Në nivel qarku, numri më i lartë i banesave bosh rezulton në Vlorë, ndërsa numri më i ulët në Tiranë.

Në të gjithë vendin, numërohen 1 milion e 82 mijë banesa, por vetëm 726 mijë prej tyre janë të banuara. Pra, 33% e tyre, ose rreth 1 në 3 banesa, janë të pabanuara në këtë periudhë.

Numri më i madh i banesave bosh ndodhet në Vlorë. Në këtë qark, në tetor të vitit 2023, kur zhvillohej CENSI, 51% e dyerve nuk u hapën nga askush, edhe pse anketuesit shkuan deri në 3 herë në ditë dhe në orare të ndryshme të javës. Mbi mesataren kombëtare, përqindje të larta të banesave të pabanuara kanë edhe Durrësi, Gjirokastra dhe Lezha, të cilat qëndrojnë ndërmjet 35% dhe 43%.

- Publicitet -

Qarqet e tjera kanë përqindje më të ulëta, ku veçohet Tirana, e cila ka numrin më të madh të njësive të banimit dhe përqindjen më të ulët të banesave bosh.

Sipas strukturës, përqindja më e lartë e banesave të pabanuara rezulton në pallate, me rreth 40%.

Stoku i banesave bosh është krijuar si rezultat i emigracionit, i cili që nga viti 2011 ka ulur popullsinë me rreth 400 mijë banorë. Pasi janë larguar, shumë prej tyre kanë zgjedhur t’i mbajnë banesat e tyre të kyçura, në vend që t’i japin me qira për përfitime financiare.

Ky realitet bie ndesh me ofertën në rritje në tregun e ndërtimit dhe pasurive të paluajtshme, ku kërkesa për blerje vazhdon të mbetet e lartë.

n.s. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
9 Comments
  • demo says:
    November 2, 2024 at 7:01 am

    Bossat ndertojne shtepi pushimi per Vere,e per Dimer,Vvijne ne sezon turistik. Ne gjithe boten pasaniket kane shtepi pune ne qytet,kane edhe vila pushimi e defrimi ne fshat,ne periferi,ne bregdet etj.Vete i kane ndertuar.Cfareee?Do jua merrnii?
    Paska Sali Berisha,Ilir Meta,Flamur Noka Vila dhe apartamente ne Lalez dhe ne Jale,por nuk ka Edi Rama,!!!!!!.Nuk ka Autoriteti portual,Aviacioni Civil,Costa Crociera Ballukjaaaa? Ne Miami Beach,ne Californi do ju gjinden!

    Reply
  • edi says:
    November 2, 2024 at 7:17 am

    I shkreti ti demo qe ky Berisha i mallkuar te ka bere me fiksime sa ste ze as gjumi i nates se te shfaqet ne enderr ! Prandaj ti demo duhet ta shterngosh fort e te bindesh gjithe farefisin te votojne Ramen (te keqen me te vogel ) se ndoshta vjen ( qe mos ardhte kurre dhe u shfaroste me gjith Ramen ) Berisha prap sepse ai e kupton se kush je ti .

    Reply
  • I GJITHËDITURI says:
    November 2, 2024 at 7:46 am

    DEMUA DETEKTIV PRAVAT DUHET TË JETË KY KA KOOPERIM ME ATA TË USA

    Reply
  • demo says:
    November 2, 2024 at 8:20 am

    Edi,keta te PD jane edhe budallenj!Dalin me ftyren e Sali Berishes,qe tremben edhe qent e kazanave kur uluriin!
    I eger ishte Hitleri,,por dolli me Ftyren babaxhane te Hindenburgut(plaku ndershem Dogsboru),sa futi ne dore pushtetin.
    Stalini,,bishe ishte,kriminel ishte,por doli me ftyren e Leninit,sa futi ne dore sekretariatin.
    Enveri,Urjahip ishte,bir kurve qe te hante prapa kraheve,por doli me ftyren e Spiro Moisiut,sa shtiu ne dore Ushtrine partizane.
    po dilet me Ftyren e Sali Berishes?Po pse une do ti mesoj keta? Ja,merrni Prec Zogajn bejeni President te Partise.
    I pakompromentuar ne pushtet.Themelues,Disident i te gjitha qeverive,I urte,Paqesor,Liberal,Perendimor,Evropian,Amerikan,.
    Te merrni Votat per pushtetin,,.pastaaajza,,e dini vete ju! Sa kohe do degjohet ulurima Saliut ne mal, Edi Rama sa te kete Jete do mbreteroje.

    Reply
  • Filoeuropiani says:
    November 2, 2024 at 8:45 am

    “Stoku i banesave bosh eshte krijuar nga emigracioni”.
    Hajde konkluzion hajde!

    Reply
  • Luli says:
    November 3, 2024 at 8:07 am

    Demo: 50% e shtepijave private sherbejne per pushimet verore apo prandverore jane te popullesis qe mashtrojne kete komb se “nuk kan buke e nuk mbushin barkun me buke” e njajta histori edhe ne Tirane.Shtepi banimi private ka kudo ne Europe mesatarisht 66-67% te familjeve,ne shqiperi shtepiat private te banimit jane shume me te larta se kudo ne Europe.Kam pershtypjen e plote se GENI i genjeshtres e mashtrimit ne ADN baze te kombit ton eshte demtuar rende.Duhet profiilaksi relevante per sherimin e saj

    Reply
  • Urrejtesi profesionist says:
    November 3, 2024 at 8:29 am

    Gati 100% e emigranteve qe njoh kane shtepi ne Shqiperi, disa here edhe dy apo tre te tilla qe i japin me qira…..nuk shoh asgje te keqe. Brezi yne ,qe dolem ne vitet 90-te , quhet brezi “i djegur” , ne kuptimin qe ne punuam per te mbajtur prinderit tane , veten tone dhe femijet tane, tre breza …..dhe te vish te na kerkosh llogari pse kemi punuar kaq shume me duket jo e pa drejte , me duket qesharake…dhe te fillosh te kriminalizosh kete fenomen me duket absurd dhe pa vend . Imagjinoj qe nje pjese ,jo shumica mendoj, jane me para te pista , si ne gjithe boten (per kete pjese egziston policia). Jemi rreth 1 milion e gjysem emigrante ne gjithe boten, kryesisht ne Europe…beni vete llogarine

    Reply
  • Detari says:
    November 3, 2024 at 8:50 am

    shume thjesht taksa te larte per banesa te dyta qe te detyrohen ti shesin ose te ulin mujorshin.

    Reply
  • Detari says:
    November 3, 2024 at 8:52 am

    @Urrejtesi profesionist, ska gje te keqe por duhen te taksohen me shume shtepite e dyta dhe akoma me larte per te tretat etj me rradhe qe te bieri cmimi per m katror dhe qeraja.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Çfarë dihet për Bruce Lee
  • Dordolecët e Propagandës
  • Gabimi fatal i Dritanit
  • Sa është pasuria e deklaruar nga kryeministri Rama për 2025
  • Protesta, Brukseli dhe BE!

Komentet e Fundit

  1. K R on Rama i publikoi foton nga protesta, ministri Lamallari shpall “Non Grata” shtetasen nga Kosova
  2. K R on Rama sfidoi protestuesit me flamingot në Facebook, ‘Neomalësorja’ e ironizon me kullën në Tiranë
  3. Phoenix on A ka bërë Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  4. Dajti on Bota e trilluar, përballë realitetit njerëzor: Një skicë e antropologjisë së dinjitetit
  5. 3D on ​“‘Ma vrave babën për së dyti!” / Reagimi i ashpër i vajzës së dëshmorit të UÇK-së pas deklaratës së Taulant Ballës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?