Prof. Asoc. Dr. Bernard Zotaj
Shtabet ushtarake pjesë e traditës
Më 4 gusht 1943 u krijua Shtabi i Zonës së Parë Operative (ZIO). U mbushën plot 79 vite që nga ajo ditë, por vlerat dhe kontributet e Komandës dhe Shtabit të ZIO janë pjesë e traditës, e kulturës dhe e historisë ushtarake të zonës dhe të popullit shqiptar. Shtabet ishin dhe janë institucione të njësive e formacioneve ushtarake ose të gjithë ushtrisë në strukturat e armatosura, që kanë kryer e kryejnë funksione organizuese, planëzuese e drejtuese. Në të gjitha kohët shtabi ka qenë dhe është një grup njerëzish profesionistë që ndihmojnë komandën e komandantin për të ekzekutuar urdhërat. Përvoja historike botërore është e pasur dhe na paraqitet shumëplanëshe me shtrirje të gjerë për shtabet në tërësi dhe ato të përgjithshme në veçanti. Popullit shqiptar i është dashur të krijojë organizmat ushtarake e të fitojë përvojë edhe në fushën e drejtimit e të komandimit që nga lashtësia e deri në fillimet e shekullit XX.
Historia ushtarake shqiptare nuk është pa tregues në këtë fushë. Elementë të shtabit janë shfaqur dukshëm, pa mohuar periudhat e mëparshme si dhe kohën e Skënderbeut. Në shek. XVI spikat figura e Gjergj Bastës, nip i bashkëluftëtarit të Skënderbeut, Andrea Basta. Si strateg dhe teoricien i shquar dha një kontribut të dukshëm në teorinë dhe praktikën e shtabit. Duke fituar përvojë të pasur luftarake në ushtritë e Spanjës e të Gjermanisë, Gjergj Basta i afrohet shumë figurës së shefit të shtabit, që e gjejmë në shtabit prusian e francez gjatë shek. XVIII-XIX. Në shek. XVIII e XIX në Pashallëkun e Shkodrës nën drejtimin e Bushatllinjve dhe të Janinës nën drejtimin e Ali Pashë Tepelenës udhëheqja e ushtrisë është realizuar nga kryepashai duke pasur Këshillin e Lartë Ushtarak si organ të tij. Më tej pasuan shtabet e kryengritjeve popullore të mesit të shek. XIX-të në Shqipërinë e Jugut. Në mbyllje të shek. XIX del me një hap më cilësor Lidhja Shqiptare e Prizrenit. Ajo udhëzoi organizimin e një sistemi ushtarak kombëtar të kohës, duke ngulur këmbë në krijimin e një force të armatosur me strukturë të rregullt. Me shpalljen e Pavarësisë më 28.11.1912 bëhet fakt historik, krijimit më 4 dhjetor 1912 i Ministrisë së Luftës, e cila tashmë njihet si dita zyrtare e krijimit të FA shqiptare. Më pas, në dokumentin e 13 prillit 1913 krijohet shtabi madhor. Ndërsa faktikisht më 4.05.1913 në Ministrisë e Luftës, krijohet shtabi madhor, tregues i zhvillimit të mendimit ushtarak shqiptar. Më tej, pavarësisht nga mënyra e shprehjes dhe të ushtrimit, dalin elementë të shtabit, si në Luftën e Vlorës, Qeverinë e Sulejman Delvinës, duke u pasuar nga periudha e mbretërisë së A. Zogut, ku zë vend pozicioni i kryetarit të shtabit madhor, si dhe pranimi i konsulencës së huaj.
Krijimi i shtabit të Zonës
Pushtimi fashist i Shqipërisë në Luftën e Dytë Botërore solli qëndresën e popullit shqiptar. Qëndresa spontane në viteve e para u pasua me rritje të veprimeve luftarake, me përmasave më të gjera e me mendim të qartë në udhëheqjen e forcës politike PKSH. Vend të rëndësishëm ka Konferenca e Pezës, ku në planin ushtarak zë vend mendimi për krijimin e shtabit madhor. Më pas, Këshilli i Përgjithshëm Antifashist NÇ në mbledhjen e Labinotit më 4 korrik 1943 mori vendimin për formimin e SHP të UNÇSH, si një qendër organizative, politike ushtarake e operative e të gjitha fuqive të armatosura antifashiste.
Më 4 gusht 1943, në Kuç të Labërisë u krijua Shtabi i Zonës së Parë Operative Vlorë-Gjirokastër-Mallakastër (ZIOp). Ky shtab nuk u krijua në një terren pa tradita dhe përvojë luftarake. Ai pati elementë të rinj në përshtatje me kushtet e rrethanat, me vizionin e drejtusve dhe atyre që vunë në funksionim këtë shtab. Faktori kryesor që diktonte krijimin e Shtabit të ZIOp në planin e brendshëm ishte zgjerimi dhe zhvillimi i vrullshëm i luftës së armatosur në të gjitha trevat dhe krahinat e saj. Drejtimi dhe udhëheqja e kësaj lufte kërkonte shtabe ushtarake, si organe të specializuar për organizimin e çetave e batalioneve, pra të ushtrisë së rregullt, përpunimin e taktikave, të metodave dhe të formave të kësaj lufte. Në planin ndërkombëtar, LANÇ-i u bë pjesë e Luftës Antifashiste Botërore dhe kërkonte bashkëpunim me aleatët. Një gjë e tillë realizohej me shtabe drejtues të nivelit të lartë në shkallë vendi dhe zone. SHP i UNÇSH ishte organi më i lartë i udhëheqjes politike dhe ushtarake të ushtrisë. Me krijimin e këtyre shtabeve lufta e popullit shqiptar kaloi në një etapë të re, atë të zhvillimit të kryengritjes së përgjithshme të armatosur. ZIOp ishte një tip formacioni me formë, përmasa dhe funksionim të veçantë, me karakteristika dalluese nga ato të formacioneve të mëparshme apo ato pasuese, si Br.S e Div.S etj. Si tip formacioni ajo mbeti e vetmja në llojin e vet në shkallë vendi dhe nuk u pasua nga të tjerë. Në pikëpamje ushtarake përbënte një formacion të shkallës operative me mundësi të mëdha luftarake, por edhe administrative dhe me rezerva të pashtershme njerëzore, morale e materiale në shërbim të luftës dhe të misionit të saj çlirimtar. ZIOp u shtri në qarqe Vlorë, Gjirokastrër si dhe në krahinën e Mallakastrës dhe pati disa karakteristika të veçanta si: kishte nja sipërfaqe mjaft të gjerë me afro 7000 km2 dhe disa rrethe të jugut të vendit si Saranda, Delvina, Gjirokastër, Përmet, Tepelenë, Vlorë dhe Mallakastër, me dalje në det dhe kufi me Greqinë; terren tepër të përshtatshëm për mbrojtje, për sulm dhe për prita, me një nyje rrugësh të rëndësishme komunikacioni për manovër, furnizim etj.; shtrihej në mjaft zona e krahina të çliruara, me tradita atdhetare e luftarake të shquara; popullsia në shumicën dërmuese ishte e lidhur me luftëtarët e lirisë dhe kishte traditë luftarake; zona ishte një burim i pashtershëm e i përhershëm për furnizimin e formacioneve partizane me luftëtarë, me ushqime e veshmbathje, duke krijuar kushte edhe për formimin e formacioneve më të mëdha të ushtrisë së rregullt, krahas plotësimit të nevojave të formacioneve të veta luftarake, partizane e vullnetare.
Funksioni luftarak dhe administrativ i shtabit
ZIOp, në vartësi nga koha dhe rrethanat, organizoi dhe kreu veprime luftarake fillimisht me forcat e veta partizane e vullnetare, deri në nëntor 1943 dhe, më pas, edhe në bashkëveprim me njësitë sulmuese të SHP, deri më tetor 1944, kur pushoi veprimtarinë. Në analizën e funksionimit të Komandës e Shtabit të ZIOp me gjithë shkallët hierakike të saj, si dhe të veprimtarisë së dendur, evidencohen qartazi dy shtylla mbi të cilat ajo është mbështetur dhe ka realizuar detyrat që shtronte Këshilli i Përgjithshëm ANÇ si dhe SHPUNÇSH, funksioni luftarak dhe administrativ. Në fuksionin e saj luftarak Zona ka qenë organizatore dhe pjesëmarrëse e drejtpërdrejt duke luajtur rol të rëndësishëm edhe në momentet më kyçe në veprimtarinë luftarake të vet UNÇSH. Komanda dhe Shtabi i ZIOp në funksionin e vet administrativ, ka kryer një kompleks detyrash, të cilat nuk i kishin në natyrën e tyre Br.S, Div.S të UNÇ-së. Ndër to bënin pjesë edhe ngritja, forcimi dhe mbrojtja e pushtetit të popullit në luftën që realizohej nëpërmjet Këshillave NÇ të fshatrave, krahinave, qyteteve e qarqeve; dhënia e ndihmës për familjet më me nevojë e veçanërisht të atyre partizane, të dëshmorëve etj.; sigurimi i të dhënave informative, përpunimi i tyre dhe marrja e masave për përballimin e operacioneve të vazhdueshme; organizimi e riorganizimi i vazhdueshëm i formacioneve partizane, të Zonës, të pushtetit ushtarak të prapavijave duke bërë furnizime me forca njerëzore e materiale; sigurimi i funksionimit të pushtetit të prapavijave në zonat e çliruara dhe vendosja në to e spitaleve, depove, punëtorive etj.; në vartësi nga mundësitë ringritja e funksionimin e sistemit arsimor veçanërisht atij fillor e 7 vjeçar dhe rindërtimi e mirëmbajtja e rrugëve, i linjave telefonike etj.
Zona paraqet një terren tepër të përshtatshëm për lëvizje dhe manovrime të formacioneve të lehta luftarake, sikurse ishin forcat partizane, për mbrojtje të manovruar, për prita dhe për t’u maskuar dhe si bazë nisjeje, për sulme të përgatitura mirë dhe me kujdes, për shkëputje kontakti luftarak, tërheqje të forcave etj. Formacionet luftarake të mësipërme ndërmorën edhe disa veprime luftarake të përmasave kryesisht të vogla e lokale, por ndonjëherë edhe të dimensioneve operative, tipike këto sidomos për forcat e Lëvizjes. Në këtë periudhë u përsos taktika e përdorur gjatë veprimeve luftarake si dhe u zgjeruan aksionet. Pritat dhe veprimet e befasishme në kushtet e inforitetit në efektiv e armatim gjetën përdorim të suksesshëm. Disa veprime morën karakter sulmues, nisi të shfaqet bashkëveprimi midis çetave e batalioneve, por edhe midis forcave të qarqeve fqinje.
Në qershor 1943, në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër filloi edhe procesi i krijimit të batalioneve partizane, gjë që shënoi edhe shkallën më të lartë të organizimit ushtarak deri në këtë periudhë. Në qarkun e Vlorë vepronin 2 bp me efektiv 400 luftëtarë dhe në qarkun e Gjirokastrës 2 bp me efektiv 600 luftëtarë. Vepronin dhe mjaft çeta partizane. Efektivi i forcave partizane arrinte në 2.000 luftëtarë. Por vepronin dhe 4.000 luftëtarë në batalionet territoriale në zona të lira, në njësitet guerile në qytete etj. Formacionet partizane që u krijuan në ZIOp gjatë vitit 1942, 6 çeta partizane; në vitin 1943 deri në formimin e Shtabit të ZIOp, 25 çeta partizane dhe pas formimit të shtabit dhe 7 çeta partizane; batalione partizane para formimit të shtabit ishin 4, pas formimit të shtabit 16.
Krijimi i ZIOp si një formacion i llojit të veçantë u kushtëzua nga zgjerimi e ashpërsimi i goditjeve mbi armikun në qytete e në krahina të gjera; organizimi i operacioneve në shkallë më të gjerë dhe bashkëveprimi midis forcave të çetave e batalioneve partizane; krijimi i formacioneve më të mëdha luftarake si Grup Partizan, më kompakt, me fuqi të madhe goditëse; domosdoshmëria e përsosjes së drejtimit të forcave partizane në kushtet e reja të zgjerimit të luftës në hapësirë, forma dhe objektiva.
Si veçori në funksionimin e Zonës ishte plenumi, si organi më i lartë kolegjal e vendimmarrës. Disa nga parimet mbi të cilat u mbështe puna dhe veprimtaria e vet shtabi të Zonës: drejtimi kolegjal ku dallojmë dy momente: shtabi mblidhej në momente të caktuara, qëndrimi gati në çdo kohë bashkë i pjesës operative të shtabit si dhe komanda. Shtabi kishte dy vendkomanda kryesore të alternuara: nga 4 gushti 1943 deri më 10 tetor 1943 qëndroi në Kuç, nga 10 tetori 1943 deri më 10 tetor 1944 në Sheper. Por ka pasur edhe vendkomanda të ndërmjetme për drejtimin e veprimeve luftarake në Kuç, Manastiri i Cepos, Brataj, Ramicë, Fratar, Krahas, Sheper, Lugjet e Qarrishtës, Nderan. Në organizimin e formacioneve të përhershme të Zonës spikati: Grupi partizan si formacioni më i madh i shkallës taktike që varej drejtpërdrejt dhe merrte detyra nga Shtabi i Zonës. Drejtimin e grupit e realizonte shtabi që përbëhej nga komandanti, komisari politik dhe zëvendësit e tyre, intendenti dhe përgjegjësi i rinisë. Në Zonë u organizuan 5 grupe partizane. Gr. 1P i Kurveleshit ose Rezervë, Gr. 2P i Vlorës, Gr. 3P i Mallakastrës, Gr. 4P i Konispolit ose i Çamërisë, Gr. 5P i Përmetit dhe i Tepelenës ose i Dishnicës. Gjithsejt 18 bp. Ndihmesa e dhënë në krijimin e formacioneve të UNÇ. Në Zonë u krijuan 7 Br.S (Br. V, VI, VIII, XII, XIV, XIX, XI S), si dhe u bënë plotësim me luftëtarë nga Zona i 4 Br.S (Br. II, III, VII dhe XVI S). Në Zonë më 28 maj 1944 u krijua dhe Divizioni i Parë Sulmues.
Nën drejtimin e Shtabit u krijuan shërbime të reja apo e zgjeruam ato ekzistuese si në seksionin e intendencës, ku u krijuan skuadra deri në togë speciale për furnizim, u ngritën depo dhe puntori si një risi e veçantë; seksioni i shëndetësisë, sjell grupet e mjekimit në front, qendra të rregullta të shërbimit mjeksor, ngritja masive e spitaleve partizane; shërbimi informativ mori shtrirje të gjerë me lidhje organizative përkatëse nga këshillat, komandat e vendit e deri në formacionet partizane; shërbimi i ndërlidhjes, më masivi me korier, por u vendos dhe u zgjeruan shfrytëzim të linjave telefonike, ruajtja e qendrave të rrjetit telefonik të vjetër; shërbimi xhenier u organizua dhe u zgjerua me personel të përgatitur për luftën me mina dhe gjyqi partizan funksionoi gjatë gjithë kohës.
Anëtarët e shtabit personalitete të spikatura
Shtabi i ZIOp të përbëhej nga 11 vetë. Në dokumentin e parë, drejtuar SHP, shkruhej: “Çfaqim bindjen dhe besimin e plotë ndaj Komandës tonë të Përgjithshme dhe premtojmë se do të jemi kurdoherë të gatshëm, të kujdesshëm, të vendosur për t’i plotësuar direktivat ndaj Luftës Nacionalçlirimtare; premtojmë se do të udhëheqim këtë popull revolucionar ushtarakisht dhe politikisht, në mënyrë që të kemi me të vërtetë një ushtri të fortë, të organizuar, të disiplinuar, e cila t’i japë grushte të rënda okupatorit dhe të jetë një garanci e popullit për çlirimin e tij. Përshëndetje shoqërore, anëtarët e Shtabit të ZIOp Vlorë-Gjirokastër: komandanti kapiten Islam Radovicka, zëvendëskomandant Hasan Pulo; komisari politik Bedri Spahiu, zëvendëskomisari “Besniku”, oficeri i planeve Jaho Gjoliku, ndihmësi Qazim Kondi, anëtarë: Baba Fejzo, Rexhep Plaku, Nuredin Aliu, Haris Velo e Faslli Jaho”. Në këto funksione u zgjodhën dhe u emëruan personalitete të spikatura e në moshë relativisht të pjekur.
Organizimi dhe struktura e Shtabit që u përcaktuan në fillim ishin të thjeshta dhe operative duke u lënë më shumë nismë reparteve, grupeve e njësive luftarake. Shtabi i ZIOp përbëhej nga dy struktuar komanda dhe shtabi. Në mbledhjen themeluse, shtabi i zonës me pjesëmarrjen edhe të komandës, përcaktoi qartë strukturën e vet që përfshinte: shtabin operativ, seksionin politik (agjitpopin), dhe shërbimet të intedencës, shëndetësisë, ndërlidhjes, shërbimeve dhe spitalin. Më tej me zgjerimin dhe forcimin e luftës u shtuan grupi xhenier, grupi për sigurimin e shtabit, shërbimi informativ dhe ai i lidhjes me terrenin. Komanda dhe shtabi i ZIOp, në të gjithë veprimtarinë e tij luftarake veproi si një organ kolegjal, duke gjetur rrugë dhe forma të reja në përsosjen e organizimit të tij. Ai ishte një shtab operativ dhe për çdo detyrë luftarake ka pasur ide operative në thelb të thjeshta, por që ishin një pasuri e tij.
Anëtarët e shtabit kishin prejardhje nga familje patriotike me emër dhe kontribute të veçanta për zonën dhe trevën e Labërisë, gjë që flet se ky shtab kishte edhe mbështetje popullore. Përmendim Hasan Pulo, Jaho Gjoliku, Baba Fejzo, Rexhep Plaku, Nuredin Aliu etj. Në shtabin e ZIOp evidentohet edhe profesionalizmi ushtarak. Komandanti i shtabit Kapiten Islam Radovicka, komisari politik toger Bedri Spahiu, ndihmësi oficeri i planeve Qazim Kondi dhe të tjerë që pasuan më pas anëtarë patën arsim ushtarak, e ndikuan fuqimisht në profesionalizmin e vetë shtabit. Shumë anëtarë të shtabit ishin arsimuar në shkolla ushtarake e universitete perëndimore si, Bedri Spahiu, Hasan Pulo, Rexhep Plaku, gjë që ndikoi në cilësinë dhe punën e shtabit. Pjesa më e madhe e anëtarëve të shtabit patën një përvojë të mirë luftarake. Bedri Spahiu ishte pjesëmarrës në kryengritjen e Fierit 1937; Hasan Pulo pjesëtar aktiv në Luftën e Vlorës më 1920; Jaho Gjoliku ishte komandant i çetës së Kuçi në Luftën e Vlorës më 1920; Qazim Kondi ishte luftëtar aktiv në lëvizjen kundër regjimit të Zogut më 1937; Rexhep Plaku, Nuredin Aliu e Hariz Velo pjesëmarrës në Luftën e Vlorës më 1920. Kjo përvojë u zgjeronte mundësinë për të ndihmuar në funksionimin e shtabit duke realizuar një lidhje midis shkollimit ushtarak dhe atij civil me përvojën luftarake.
Pjesa më e mirë e anëtarëve të shtabit kishin drejtuar çeta e batalione partizane, duke marrë pjesë në luftime dhe udhëhequr me shembullin personal si Islam Radovicka, Hysni Kapo, Jaho Gjoliku, Qazim Kondi, Hariz Velo, Faslli Jaho. Përbërja e shtabit të ZIOp flet për një përfaqësim të të gjithë trevave të zonës me përfaqësues, për një shpërndarje të rregullt gjeografike të origjinës së anëtarëve të shtabit. Kjo vërteton se shtabi pati marrë përsipër të organizonte dhe të drejtonte luftën në Zonë.
Shtabi bashkëpunoi me misionin aleat britanik, si dhe me repartet e Ushtrisë Greke duke kryer dhe disa veprime luftarake të përbashkëta.
Parime të shtabit vullnetarizmi, karakteri popullor i luftës dhe mëvetësia
Disa parime mbi të cilat u mbështe shtabi ishin vullnetarizmi, karakteri popullor i luftës dhe mëvetësia, si në përbërjen strukturore, por dhe në veprimtarinë e tij. Puna dhe jeta e shtabit u organizua mbi bazë rregullore, urdhëra e udhëzime. Në procesin e rritjes së UNÇL, Shtabin e ZIOp e ka karakterizuar përpjekja për të arritur rezultate në luftën politike dhe ushtarake. Rritja e grupeve partizane dhe të njësive sulmuese në Zonë u shoqërua edhe me punën e vetë komandës dhe shtabit për ngritjen dhe konsolidimit e armëve dhe shërbimeve të ndryshme. Shtabi i ZIOp u krijua në realitetin e Zonës dhe në të mirë të Shqipërisë në ato momente. Në punën e tij Shtabi shfrytëzoi trashëgiminë më të mirë ushtarake të zonës, atë shqiptare, si dhe përvojën europiane. Shtabin e ZIOp e ngritën dhe e konsoliduan bij të popullit, ish ushtarakë dhe intelektualë të cilët drejtuan luftën. Nën drejtimin e Shtabit të Zonës u krijua dhe u fut në veprim një ushtri e rregullt partizane, me mbështetje në popull dhe e bindur për misionin e marrë, mision të cilin e përmbushi me sukses duke e kurorëzuar çlirimin e Zonës. Në këtë këndvështrim 4 gushti i vitit 1943 me Shtabin e ZIOp, nuk është një datë e thjeshtë, por një akt serioz e kuptimplotë, një ditë e mbetur në histori dhe që në atë periudhë ka patur vlera të padiskutueshme. Kjo ngjarje është pjesë e historisë ushtarake dhe e traditës historike të popullit shqiptar.
Veteranët kanë të drejtën legjitime të krenohen më tepër se të tjerët, pasi kanë përjetuar ato ngjarje, duke u sakrifikuar e duke dhënë vlera për Zonën. Pasardhësit kanë për detyrë ta mbrojnë e ndërtojnë veprën e aktivitetin e tyre. Ndaj ne duhet gjithmonë të përulemi me respekt para kujtimit e veprës së partizanëve dhe të dëshmorëve të LANÇ-it.
HAHAHAh
Krenoheni akoma ju sllavo-komuniste shqipfoles qe iu bashkuat ushtrise jugosllave kunder Shqiperise?!
Parlamenti i Shqiperise ,ka bere kerkes per te hapur dosiet e bashkepuntoreve te sigurimit.Une do propozonja, te shpallen listat e ish komunisteve e socialistave,( te organizates kriminale PK-PP-PS),ne krah te secilit te vihet kombesia, 80% e ketyre listave dalin me kombesi jo shqiptare.Po u kujtoj thenien e Koco Tashkos me kombesi vllahe (Ne mbledhien e formimit te PK morem Enverin se asnjeri nga ne te tjeret nuk kish kombesi shqiptare) aq me keq organizatoret e drejtusit ishin dy sllave MUGOSHA e POPOVIC.
PALLAVRA!
Krenaria e luftetarve shqiptare, faqe e ndritur historike, luftoi heroikisht kunder pushtuesve dhe bashkepunetorve te tyre ballisto-zogiste. Fale tyre u permbys sistemi feudal dhe shqiptaret u vune ne rrugen e emancipimit. Kjo eshte e verteta! Cdo lehje tjeter eshte deform i historise.
Lufta nacional-çlirimtare shqiptare ishte pjesë e luftës antifashiste ndërkombëtre. Kush e deformon drejtimin e kësaj lufte është thjeshtë antishqiptar!
Jemi i vetmi kombne bote qe flet me urrejtje per ata qe luftuan….Popull idiot… Danimarka qe 5 fisheke shkrehu, qe luftuan te parfumosur dhe te krehur, e kujton me krenari luften kunder nazizmit… shqiptaret jane popull idiot dhe vulgar, popull qe e ka humbur busullendhe drejtimin. Me vjen turp qe flas te njejten gjuhe me ca plera qe mban ky vend, qe vetem nxjerrin helm nga goja. Juve o plehera jeni ata qe vrisni grate, qe keqtrajtoni femijet tuaj, qe sdini te mbani rradhat etj atj, se keni vetem mllef dhe urrejtje brenda vetes… SHqiptaret fytyrengrysur, halja e evropes dhe botes
Bedri Spahiun,Zogu e beri oficer ne shkollen e Plotesimit ushtarak bashke me Islam Radovicken,Spiro Moisiun,.C`donte Bedri Spahiu ne kryengritjen e Fierit,,apo futja kot.
Kryengritja e Fierit ishte veper e Bejlereve te Cakranit bashke me Vlorajt dhe Vrionet,qe ishin mesuar te ishin Zot ne Cifligjet e tyre dhe nuk duronin Disiplinen e shtetit.
Vepra me atdhetare e major Spiro Moisiut eshte DORA E RENDE ne qelite e Fierit kunder organizatoreve .
Komunizmin sllav e organizuan Vllahet dhe Shulet e Korces,Nashket e Shkodres dhe bedelat e Vlores qe shkuan si qeni ne vesht,se i asgjesoi te gjithe Enveri,Miladini me doren e Memetit dhe Husniut.
Familjet Patriote qe bene Luften e Vlores qendruan larg Levisjes komuniste serbo-sllave ,,Qazim Koculi,Osman Haxhiu,Hysni Lepenica,
Miladin Popoviç+ Dushan Mugosha
I ke shkrojtur sakte, siç jane.
Ku e ke thënien e Koço Tashkos, o gomar? Nxirr dokumentin ku përmendet.
Ka vajtur te gjeje tet’eme o Moisi Kari.
E leçita o i shkret