Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Një plan gati perfekt”! Gazetari i televizionit shqiptar, viktimë e vjedhjes së identitetit!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “Një plan gati perfekt”! Gazetari i televizionit shqiptar, viktimë e vjedhjes së identitetit!
AktualitetKronike

“Një plan gati perfekt”! Gazetari i televizionit shqiptar, viktimë e vjedhjes së identitetit!

Published: October 5, 2023
Shpërndaje

Gazetari i A2CNN, Armand Bajrami, ka publikuar të enjten në faqen e tij në Facebook një thirrje në lidhje me adresën elektronike të rreme që vijon të qarkullojë prej disa javësh me emrin e tij dhe me të dhënat e tij personale.

Kjo adresë e cila përmban emrin dhe mbiemrin e plotë të gazetarit shqiptar dërgon kërkesa informacioni drejtuar institucioneve juridike në emër të tij.

“Prej disa javësh një person i paautorizuar ka hapur një adresë false elektronike me emrin dhe mbiemrin tim nga nje domain në të cilin nuk kam llogari, [email protected].

Ai po e përdor këtë për të dërguar kërkesa për informacion pranë institucioneve të ndryshme të drejtësisë.

Në mailet ku pretendon të jetë Armand Bajrami,  gazetar në A2CNN, bashkangjit një fotokopje të ID-së sime, që nuk e di si e ka siguruar, numrin tim të telefonit si edhe adresën zyrtare të televizionit #A2CNN ku unë punoj.

 

Një plan gati perfekt me qëllime të paqarta.

 

Pasi u njoha me këto episode, me shqetësim kam nxituar të bëj kallëzim penal pranë Prokurorisë së Tiranës dhe asaj të Elbasanit, territore në të cilat kanë mbërritur emailet.

 

Kopjen e kartës sime të identitetit e kam lënë vetëm ne institucione publike apo private, ku (ne parim dhe sipas ligjit) duhet të më mbrohen të dhënat personale.

 

Shqetësimi është serioz, pasi ky person përmes adresës së falsifikuar, mund të komunikojë me persona apo institucione të tjerë, nën emrin tim, apo të televizionit A2CNN, duke me vendosur në situata të paqena, ndoshta edhe penale.

 

Teksa besoj që autoritetet ku kam adresuar shqetësimin do ta bëjnë punën e tyre, i lutem kujtdo që më ndjek këtu, të mos marrë në konsideratë mesazhe që mund të vijnë nga adresa [email protected], edhe pse shoqërohet me kartën time të identitetit”, shkruan Bajrami në Facebook.

a.c./dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  • Takimet në ishullin e famshëm kanë hedhur dritë mbi një nga dyshimet më të forta të hetimit
  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare
  • Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. Po on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. nje shqiptar on Iu hoq non grata? Berisha nuk ftohet në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së në Tiranë
  4. Ilir Troplini on Leksione morali me Aruba në sfond
  5. Katiu on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?