Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rendi global që zgjati 80 vjet, në prag të zëvendësimit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Rendi global që zgjati 80 vjet, në prag të zëvendësimit
Analizaopinion

Rendi global që zgjati 80 vjet, në prag të zëvendësimit

Published: January 5, 2026
Shpërndaje

Nga Richard N. Haass

Operacioni ushtarak i SHBA-së për arrestimin e Nicolás Maduro-s nënvizon këndvështrimin e Presidentit Donald Trump se Hemisfera Perëndimore është një rajon ku interesat amerikane kanë përparësi. Rusia dhe Kina do ta mirëpresin këtë si një shenjë se Trump ndan vizionin e tyre për një botë të ndarë në sfera influence.

Nicolás Maduro është tani ish-presidenti i Venezuelës, i burgosur në paraburgim amerikan. Rrëzimi i tij nga Forcat Speciale të SHBA-së, megjithatë, kuptohet më së miri si fundi i fillimit, dhe jo si fillimi i fundit.

- Publicitet -

Pa dyshim, pak njerëz në Venezuelë – ose kudo tjetër, do ta vajtojnë largimin e Maduros. Ai ishte një autokrat që vodhi zgjedhjet, shtypi popullin e tij, e çoi ekonominë e vendit drejt kolapsit, pavarësisht rezervave gjigante të naftës dhe u përfshi në trafik narkotikësh.

Por kjo nuk do të thotë se ky operacion ushtarak ishte i justifikuar apo i mençur. Në fakt, ai ishte me bazë juridike të dyshimtë. Ishte po ashtu me vlerë strategjike të diskutueshme: Maduro vështirë se përbënte një kërcënim të afërt për Shtetet e Bashkuara. Të mos ketë asnjë dyshim: ky ishte një operacion ushtarak i shmangshëm, jo i domosdoshëm.

Ka disa ngjashmëri sipërfaqësore midis këtij operacioni dhe atij të nisur nga Presidenti George H. W. Bush në vitin 1989 për të rrëzuar nga pushteti liderin panamez Manuel Noriega. Por kundër Noriegës kishte një bazë ligjore më të fortë, që përfshinte jo vetëm drogën, por edhe vrasjen e një ushtaraku amerikan. Po ashtu, kishte shqetësime legjitime për kërcënimin ndaj personelit ushtarak amerikan të stacionuar në Panama dhe për sigurinë e vetë Kanalit të Panamasë.

Zgjedhja për të goditur Venezuelën zbulon motivin e Presidentit Donald Trump. Prioriteti kryesor, siç sugjeroi Trump gjatë konferencës për shtyp pas operacionit, ishte qasja amerikane në rezervat e naftës së Venezuelës – më të mëdhatë në botë. Objektivat dytësore përfshinin përfundimin e përfshirjes së Venezuelës në tregtinë e drogës, ndihmën për ata që u larguan nga vendi që të kthehen në atdhe dhe shtrëngimin e presionit ndaj Kubës, e cila varet shumë nga nafta venezueliane e subvencionuar për të mbështetur ekonominë e saj të dobët dhe të sanksionuar.

Por do të ishte tejet e parakohshme të shpallej operacioni një sukses. Është një gjë të largosh një individ nga pushteti. Është diçka tjetër, thelbësisht e ndryshme dhe shumë më e vështirë, të çmontosh një regjim dhe ta zëvendësosh me diçka më të butë dhe të qëndrueshme. Sa i përket Venezuelës, vlen “rregulli i Pottery Barn”* i ish-Sekretarit të Shtetit Colin Powell: ne e thyem, tani na përket neve.

Trump ka deklaruar se SHBA-të do ta “drejtojnë Venezuelën”. Detajet janë të pakta dhe mbetet e paqartë nëse kjo do të kërkojë një ushtri pushtuese. Një gjë është e qartë, të paktën për momentin: administrata Trump preferon të punojë me mbetjet e regjimit ekzistues (duket se ka arritur një mirëkuptim me zëvendëspresidenten e Maduros, i cila tani kryeson qeverinë), në vend që të fuqizojë opozitën. Kjo përputhet me një politikë të motivuar nga perspektiva e përfitimit tregtar, e jo nga dëshira për të promovuar demokracinë dhe për të mbrojtur të drejtat e njeriut.

Mund të supozohen të gjitha problemet e mundshme, por kryesorja – shpërbërja e rendit, duhet pranuar hapur. Elementë pro-regjimit do të jenë aktivë, ndërsa opozita është gjithçka tjetër veçse e bashkuar dhe mund të kundërshtojë përjashtimin e saj. Këto të panjohura mund t’i imponojnë SHBA-së zgjedhje të vështira politike lidhur me atë që do të ishte e gatshme të bënte për të ndikuar zhvillimet, nëse situata do të dilte jashtë kontrollit.

Operacioni përmbledh thelbin e politikës së jashtme të Trumpit. Ai ishte thelbësisht unilateral. I kushtoi pak vëmendje ligjit ose opinionit ndërkombëtar. Theksoi Hemisferën Perëndimore më shumë sesa Europën, Indo-Paqësorin apo Lindjen e Mesme. Qëllimi ishte përfitimi tregtar – në këtë rast qasja në rezervat e naftës, dhe forcimi i sigurisë së brendshme, duke reflektuar shqetësime për drogën dhe emigracionin. Forca ushtarake u përdor, por në mënyra të kufizuara.

Pasoja më e madhe negative e operacionit në Venezuelë mund të jetë precedenti që ai krijon, duke pohuar të drejtën e fuqive të mëdha për të ndërhyrë në “oborret” e tyre kundër udhëheqësve që i konsiderojnë të paligjshëm ose kërcënues. Mund të imagjinohet vetëm Presidenti rus Vladimir Putin, i cili bën thirrje për “denazifikimin” e Ukrainës dhe largimin e Presidentit Volodymyr Zelensky, duke tundur kokën në shenjë miratimi. Operacioni ushtarak i Trumpit në Venezuelë e bën edhe më të largët sesa ishte tashmë një fund të negociuar të luftës Rusi-Ukrainë.

Një reagim i ngjashëm ka gjasa të vijë edhe nga Kina, e cila e sheh Tajvanin si një provincë të shkëputur dhe qeverinë e tij si të paligjshme. Kjo nuk do të thotë se Presidenti Xi Jinping do të veprojë papritur mbi ambiciet e tij për Tajvanin, por ngjarjet në Venezuelë mund t’i rrisin besimin se do të kishte sukses nëse do të pushtonte, rrethonte apo në ndonjë mënyrë tjetër do ta detyronte ishullin.

Operacioni për rrëzimin e Maduros e bën të qartë se Strategjia e Sigurisë Kombëtare e SHBA-së, e publikuar së fundmi, duhet marrë seriozisht dhe se administrata Trump e sheh Hemisferën Perëndimore si një rajon ku interesat amerikane kanë përparësi. Rusia dhe Kina do ta mirëpresin këtë si shenjë se Trump ndan vizionin e tyre për një botë të ndarë në sfera influence, ku qeveritë në Moskë dhe Pekin kanë epërsinë përkatësisht në Europë dhe në Indo-Paqësor. Një rend global që ka zgjatur për 80 vjet është në prag të zëvendësimit nga tre rende rajonale që ka gjasa të jenë gjithçka tjetër përveçse të rregullta – ose të lira.

—

Richard N. Haass, president i Këshillit mbi Marrëdhëniet e Huaja, ka shërbyer si drejtor i planifikimit të politikave për Departamentin e Shtetit (2001-2003) dhe ishte i dërguari special i presidentit George W. Bush në Irlandën Veriore dhe Koordinator për të Ardhmen në Afganistan. Libri i tij më i ri është Foreign Policy Begins at Home: The Case for Putting America’s House in Order. Titulli është i redaksisë.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • Skypion says:
    January 5, 2026 at 9:49 am

    Megjithese nje njeri i afert me republikanet, perkthyesit e ketij shkrimi ne shqip, kane gjetur ne te “agrumente” se pse aksioni i Trump ne Venezuele eshte kunder normave nderkobmetare etj etj.
    Po verej nje zell te madh te mediave te majte per te botuar shkrime te tilla; eshte rast i paprecendente. Qellimi eshte i qarte te mbajne me gajret publikun socialist, tashme i coroditur se mos nje gje e ngjashme mund t’i ndodhe edhe Rames; termi Ramaduro me te cilin pershkruhet Rama ne mediat amerikane, ato afer Trump sidomos, eshte ilustrimi i ketij paniku.
    Heshtja e Rames, kur ne raste te ngjashme ishte i pari qe reagonte, lexohet drejt nga mbeshtetesit e tij mediatike; prandaj edhe keto perkthime nga shtypi nderkombetar shoqeruar, natyrisht, me nje baterdi shkrimesh nga gazetaret vendas, mbeshtetes te regjimit.
    Duke vepruar keshtu, ato po zgjojne tek socialistet e thjeshte, ato sentimente qe ishin te fjetura deri me tani: adhurmin per kohen e diktatures dhe diktatorit Hoxha qe i bente “rrup-sup” Amerikes. Ky eshte edhe efekti me negativ i qasjes se mediave te majta ne Shqiperi ndaj kesaj ngjarjeje boterore.

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    January 5, 2026 at 10:11 am

    Ok:
    Amerika po hap vatra të REJA KONFLIKTI,pa mbyllur të parat:
    -Është e pa falshme qëndrimi Trump ndaj Ukrainës në luftë gati 5 vjet,ku po çuditet bota.
    -Po kështu,Konflikti SËRBI-KOSOVË është i hapur,kur A.Vuçiç aleti Putinit del gjithmon kundër SHBA,pasi qëëndron në dy karrige Pushteti.
    -Konflikti Izrael-Hamas me vdekje të pafajshëm reale e të përditëshme prej vitesh.
    -Qëllimi Trump është AMERIKA e para,por Kina, Kremlinin,etj i ka kundër,të cilat edhe Ato duan të bëhen superfuqi ekonomike dhe ushtatarake.Athere çdo bëhet me Shtetet e tjera të vogla..do presin COPTIMIN prej tyre.?
    Pas 4 vitesh të Trampit çdo të ndodhi në Amerikën,kur PD Amerikane doli kundër arrestimit të Maduros.?
    Nëse Amerika kërkon ndërtim DEMOKRACIE në Botë,Pse e lejon Non Gratën Amerikane në Shqipëri prej 35 vitesh DESTABILIZIM.?
    Më parë se të ndërhyjë Shteti Amerikan,duhet që të funksionoi DREJTËSIA NË ÇDO SHTET..dhe jo si në Shqipëri ku SPAK,GJKKO..i.drehtuar prej TYRE,po paraburgosin njërz pa prova dhe pa gjyqe me muaj e vite.!
    POPULL..PUNË E VIGJILENCË.!

    Reply
  • Gani USA says:
    January 5, 2026 at 10:22 am

    Po, operacioni e bën të qartë se Trump e sheh Hemisferën Perëndimore si zonë interesi jetik për SHBA-në. Kjo nuk është risi: nga Doktrina Monroe e këtej, çdo administratë amerikane – demokrate apo republikane – e ka ndarë botën në hapësira ndikimi, thjesht jo gjithmonë e ka thënë kaq troç.
    Por pjesa problematike është ideja se Rusia dhe Kina “do ta mirëpresin” këtë. Në realitet, ato nuk e shohin si përputhje vizionesh, por si konfirmim të një realiteti që tashmë e praktikojnë vetë. Pra jo marrëveshje morale, por pasqyrim cinik: secili sillet si perandori në oborrin e vet.
    Ndryshimi është ky:
    – Rusia dhe Kina e përdorin sferën e influencës për të legjitimuar autoritarizmin dhe aneksimin.
    – SHBA e përdor për ndërhyrje selektive, shpesh të diskutueshme, por ende të justifikuara me rend ndërkombëtar, jo me pushtim të përhershëm.
    Pra nuk kemi një “botë të ndarë në mënyrë të rregullt”, por një normalizim të forcës si gjuhë politike. Trump thjesht e thotë hapur atë që diplomacia liberale e mbulonte me fjalor më të butë.
    Në këtë kuptim, rreziku nuk është se Trump po i afrohet Rusisë e Kinës, por se po ua heq maskën të gjithëve: rendi liberal nuk po shembet nga idealet, por nga mungesa e tyre në praktikë.

    Reply
  • MH says:
    January 5, 2026 at 10:29 am

    Kapterr Ethe Lalaj si gjithmone traplliqet me te medha te tij i hedh ne 2 kopje, qe te binde kedo se eshte dopio Trap.
    Dhe si porosi te fundit ka Pune e Vigjelence te rrasura ne koke qe nga epoka e bashk-katunarit tij, Poliagjentit.

    Reply
  • Trapajane hesapi says:
    January 5, 2026 at 2:05 pm

    Me ngjalljen e Hitlerit Adol Trap, rendi boteror do te NDRYSHOJE. Nga “Gjermania mbi te GJITHA” Sot kemi thirrje “amerika mbi te GJITHA”. Heil Trap”

    Reply
  • i indinjuari says:
    January 6, 2026 at 6:38 pm

    Rendi global qe zgjati 80 vjet….ky rend ka qindra vjet qe me zevendesimin e feudalizmit me kapitalizem dhe me vone socializmi. Mos keputni broçkulla. Tani kapitalizmi eshte hedhur ne ofensive per tregje neper bote: peshku madh ha te vogelin dhe kete e ngjalli bashkepunimi Putinit me Trampin. Duke perfituar keta trashegimtare nga niveli i dy shteteve nga me te medha ne bote, nga teknollogjia e luftes, tani i kane syte ta ndajne boten ne tre pjese: dy te shkurtera dhe nje e gjate. Perveç Amerikes Latine Amerika synon ne Ballkan, dhe ne vende te tjera ku tregjet jane fitimprurese. Keshtu ndodhe kur populli me vote (!) demokratike u jep pushtet tregetareve qe mendjen e kane tek paraj miljardeshe dhe jo tek jeta e njerzeve. Dhe mire bejne se u shtua shume popullsia. Me covidin nuk ja arriten pakesimin e saj, tani vendosni ne krye te superfuqive idioter antinjerezor qe s’pyesin per jeten e tjetrit dhe e keni te sigurte vdekjen. Kaq kisha

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut
  • Rama për amendamentin e PE-së: Nuk ka lidhje me Zvërnecin por me Nartë-Vjosën
  • METAMORFOZA – Pëllumb Gjoka dënohet 6 vjet burg për sigurim të kushteve për vrasje. Ish-zyrtari i Policisë dënohet me 5 vjet
  • Balla sfidon Marjana Koçekun: Ta provojë nëse e merr dot mandatin pa “grushtin dhe trëndafilin”

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. Po on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. nje shqiptar on Iu hoq non grata? Berisha nuk ftohet në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së në Tiranë
  4. Ilir Troplini on Leksione morali me Aruba në sfond
  5. Katiu on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?