Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Një rrugë në Tiranë merr emrin e Dritan Mezinit, Veliaj: I përkiste një skuadre ku njerëzit flisnin mirë për njëri-tjetrin!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Një rrugë në Tiranë merr emrin e Dritan Mezinit, Veliaj: I përkiste një skuadre ku njerëzit flisnin mirë për njëri-tjetrin!
Aktualitet

Një rrugë në Tiranë merr emrin e Dritan Mezinit, Veliaj: I përkiste një skuadre ku njerëzit flisnin mirë për njëri-tjetrin!

Published: May 25, 2024
Shpërndaje

Një rrugë në Tiranë, në hyrjen veriore të Liqenit Artificial, do të mbajë emrin e sipërmarrësit Dritan Mezini, i cili u nda nga jeta pak kohe me pare. Gjatë fjalës së tij, Veliaj tha se Mezini i përkiste një skuadre ku njerëzit flisnin mirë për njëri-tjetrin.

“Më vjen mirë që kjo rrugë është në botën e Tanit, në atë botë që krijoi skuadër, që njerëzit flisnin mirë për njëri-tjetrin, që thoshin jam krenar për ty, bravo të qoftë. Unë besoj se kjo është patjetër një ditë kujtimi, por nuk është një ditë për të qarë, është një ditë për të festuar jetën e Tanit. Sot do të kem gjithmonë kënaqësi, sa herë që të shëtis me tim bir në kete rruge të kem një përgjigje shumë të mirë kush është xhaxhi Tani, që e donte shumë Tiranën, që i dha pafund dashuri”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku u ndal edhe te projektet që Mezini la pas vetes, duke theksuar se ai do t’i frymëzojë të gjithë. Veliaj tha se fëmijët e Mezinit do të rriten me mungesën e figurës atërore, por do të mësohen të jenë të fortë për të marrë vetë vendimet e tyre.

- Publicitet -

“Nuk e di sa do vazhdojë “Dua punë”, nuk e di sa do vazhdojnë shoqatat, nuk e di sa do vazhdojnë shumë prej projekteve, por e di që dashuria e Tanit do vazhdojë, do jetë një dozë që do na frymëzojë të gjithëve. Shpresoj që përveç një dite ku festojmë jetën e Tanit, të jetë një ditë reflektimi për secilin prej nesh. A po jetojmë jetë të denja, që një ditë kur të mos jemi më, të kujtohemi siç kujtohet Tani, me kaq shumë dashuri? Unë jam rritur vet pa babin dhe di të them që keqardhja është për atë që ikën, por edhe për ju, pavarësisht se jeta do jetë më sfiduese, do bëheni më të mirë se ca të tjerë që do ua bëjë babai gati. Do bëheni më të fortë se ca të tjerë që forcohen shumë më vonë në jetë. Do bëheni më të mençur për të marrë vendime të shpejta, të drejta kur disa të tjerë duhet të pyesin babin për të marrë vendime”, u shpreh ai.

Dritan Mezini, sipërmarrës në fushën e teknologjisë së informacionit, ndërroi jetë më mënyrë të beftë, pas një ataku kardiak në moshën 52-vjeçare, në janar të këtij viti. Këshilli Bashkiak i Tiranës vendosi në mënyrë unanime të përjetësojë emrin e tij në një rrugë që ai e bënte çdo ditë, teksa dilte për vrap te kodrat e Liqenit Artificial.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kasaforta gjigante për miliarderë po ndërtohen në Alpet e Zvicrës
  • Pas më shumë se 80 vitesh, gjenden në Danub trupat e dy ushtarëve dhe një motor i Luftës
  • Tre të dënuar do të ekzekutohen në të njëjtën ditë në SHBA
  • Projekti futuristik i Parisit për t’u transformuar në një qytet që iu mbijeton temperaturave 50 gradë
  • I vetmuar dhe i shkëputur nga jeta sociale, gjendet i vdekur në banesën e tij futbollisti i njohur i viteve ’80

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on I vetmuar dhe i shkëputur nga jeta sociale, gjendet i vdekur në banesën e tij futbollisti i njohur i viteve ’80
  2. K R on Tha se Serbia e humbi Kosovën, Rama reagon ndaj kritikave nga Prishtina: Ushtri trollësh nacionalistë turbo-folk
  3. K R on Jo më mure ndarës, as në Ballkan dhe as në Tiranë!
  4. demo on Gazeta gjermane ngre pyetjen: A do e dorëzojë SHBA, Artur Shehun?
  5. Dursakja on Jo më mure ndarës, as në Ballkan dhe as në Tiranë!

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?