Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zbulohet rrjeti i huaj që furnizonte me armë rusët, çeçenët dhe Wagner në Ukrainë, mes tyre një shqiptar
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Zbulohet rrjeti i huaj që furnizonte me armë rusët, çeçenët dhe Wagner në Ukrainë, mes tyre një shqiptar
AktualitetKronike

Zbulohet rrjeti i huaj që furnizonte me armë rusët, çeçenët dhe Wagner në Ukrainë, mes tyre një shqiptar

Published: October 18, 2023
Shpërndaje

Një shtetas shqiptar është mes të arrestuarve si pjesë e një rrjeti të trafikut që furnizonte me armë forcat ushtarake ruse në Ukrainë. Rrjeti drejtohej nga një grek, shtetas i Gjeorgjisë, dhe përbëhej nga shtetas bullgarë, rusë, bjellorusë dhe një shqiptar.

Sipas autoriteteve, ata operonin në Bullgari nga ku furnizonin ilegalisht me armë forcat ruse, ato çeçene, madje edhe “Wagnerat” që luftonin në Ukrainë.

Autoritetet bullgare thonë se kanë arritur të arrestojnë 11 nga 12 persona që ishin pjesë e këtij rrjeti.

- Publicitet -

“Pronari i kompanisë është një shtetas grek, lindur në Gjeorgji, llogaritari është nga Kazakistani, një rus me katër ose pesë pasaporta është menaxher dhe një rus i dytë ka organizuar logjistikën. Rusi i tretë ka një leje qëndrimi të përhershme në Hungari. Në grup ka një bjellorus dhe një shqiptar”, tha kreu i Agjencisë Shtetërore Bullgare për Sigurinë Kombëtare, SANS, Plamen Tonçev.

5 nga 12 të arrestuarit e akuzuar zyrtarisht janë Romanos Vetridis, një shtetas rus që ishte vendosur në Moskë dhe Kavalla përpara Plovdivit, korrierët që mundësuan skemën Vasiliy Ulyanov dhe Evgeniy Ulyanov, Dmitriy Dimitrius i lindur në Bjellorusi dhe shqiptari Yani Yeshili.

Firma në Plovdiv është themeluar në vitin 2019 dhe quhet Aflon. Ajo drejtohej nga Vetridis dhe biznesmeni grek Takis Trikidis, i cili deri tani nuk është arrestuar nga autoritetet bullgare. Trikidis ka qenë i akuzuar në vitin 2013 si anëtar i asaj që mediat greke e quajtën “banda e kallashnikovit”. Kjo bandë, në vitet 2011-2012 kreu krime të ndryshme në Greqinë veriore, si grabitje bankash, shpërthime në bankomate, sulme ndaj policëve, trafik armësh dhe droge dhe shantazh. Trikidis u dënua me nëntë vjet burg, por apeli e la të lirë.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Mosmarrëveshja e vjetër në Egje po hyn në një fazë të re tensioni
  • Kush është kandidati për president i Kosovës, Bekim Sejdiu?
  • LVV dhe LDK pajtohen që Bekim Sejdiu të jetë kandidat për president
  • Dyshohet se Balluku fshehu vilën në Dhërmi në emër të tij, Igli Tare paraqitet në SPAK
  • Ishte shoqëruar në komisariat për vjedhje, ndërron jetë 32-vjeçari në Vlorë

Komentet e Fundit

  1. Dashi on Emër i ri për një premtim të vjetër
  2. ANA on Emër i ri për një premtim të vjetër
  3. Detari on Protestë në Paris në mbrojtje të aktivistit shqiptar antifashist që rrezikon burgun në Gjermani
  4. demo on Shqipëria i ndalon hyrjen cisternës së lidhur me “flotën hije” ruse
  5. Arbeni on Emër i ri për një premtim të vjetër

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?