Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ndërrimi i qiejve, në fund të erës enveriane dhe një tregim nga jeta 9 vjet më pas
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Ndërrimi i qiejve, në fund të erës enveriane dhe një tregim nga jeta 9 vjet më pas
AnalizaKultureLajmi i fundit

Ndërrimi i qiejve, në fund të erës enveriane dhe një tregim nga jeta 9 vjet më pas

Published: February 8, 2026
Shpërndaje

Nga Pëllumb Kulla

Ndërrimi i qiejve, në fund të erës enveriane, më gjeti të angazhuar në mësimdhënie studentëve, në Universitetin e Arteve.. Le të themi, isha kthyer atje ku para një çerek shekulli qeshë diplomuar vetë. Isha larguar andej si student, dhe pasi, “pata ngrënë një thes më kripë” nëpër teatrot e rretheve,
nëpër trupat e varieteve, nëpër shfaqjet televizive, po vija tani në cilësinë e pedagogut.

Më pas, më ngarkuan edhe detyrën.e dekanit të fakultetit… Ishin përvoja të paprovuara, në kohë të vështira… Se ja,
dy vjet më vonë, më angazhuan në shërbimin diplomatik dhe.e pranova emërimin me kureshtje dhe kënaqësi.

- Publicitet -

U dërgova më parë në Bonn të Gjermanisë dhe pastaj në Nju Jork. Ksisoj u ndava nga studentët dhe kolegët, madje, pushova së shkruari për skenën e nuk munda të isha as i pranishëm në
teatrot e kryeqytetit, në dy premierat, me vepra skenike të dala nga pena ime….

Rastisi që të kthehesha përsëri në mjediset e Universitetit të Arteve, pas plot nëntë vjetësh. Rektor nuk ishte më ai që lashë. Një nga kolegët e mi të fakultetit të teatrit ishte emëruar në vend të tij. Shumë pedagogë ishin larguar dhe zëvëndësuar me të rinj. Më dukej sikur studentët e bënin jetën universitare me kohë më të gjatë
jashtë auditorëve. Në bibliotekën e njohur të katit të parë nuk shihje më atë gjallërinë e dikurshme dhe në lulishten në krah të djathtë të Universitetit, atë përballë kodrave që rrethonin liqenin, u ishin lëshuar lejë tre pronarëve të ndryshëm. Ata patën çelur sejcili nga një kafe-bar, që gumëzhinin nga studentët.

Vetë Rektorati administronte një sallë me dy kate të nëndheshëm restoranti, që për të mos u dukur aq klandestin, lokali mbante një emër arti në gjuhën angleze, House of Arts! Paçka se artet aty kundërmonin nga erët e gjellëve!

Po të doje të kërkoje ndonjërin nga studentët apo pedagogët, mund ta gjeje më kollaj po të jepje emrin e kafenesë se atë të fakultetit.

Veshjet e studentëve që mbushnin këta lokale reflektonin ndryshimin kohor. Pas kaqë daljesh e kthimesh nga jashtë shtetit veshjet e djemve ishin jo  më aq uniforme, kurse për studentkat mund të flisje më shumë për zhveshje se sa për veshje. Pothuajse të gjitha ato pinin cigare të shtrenjta dhe kërkonin burrërisht, alkol me emra të fismë perëndimorë.

Një vajzë të tillë gjeta në shoqërinë e miqve që më kishin lënë takimin në njërin prej lokaleve. Nardi nuk pat ndryshuar thuajse fare ndërsa Alda, e
shoqja, binte në sy që ishte shtatzënë me fëmijën e tyre të parë. Vajza në tryezën me ta, nuk kishte të bënte me çiftin e
miqve të mi. Ata vinin nga Kanadaja. Aty, thjesht, i gjetën të gjitha vendet e zëna dhe ajo vajzë e mirë, u kishte bërë vend
në tavolinën e saj.

Ishte një vajzë e pashme me syze dielli, që i kish hije dhe cigarja dhe gota e përgjysmuar e uiskit. Kishte veshur një
fund të gjatë, por bluza, në të kundërt, ishte tepër e shkurtër dhe në mes të barkut i shquhej kërthiza që konkuronte me tërë kërthizat e fakulteteve që vija re përqark. I dhashë edhe vajzës dorën dhe u ula pranë Aldës, nënës së ardhshme.

U zhytēm në temat e zakonshme të ardhjeve dhe kthimeve në kontinentin amerikan, ku qemë vendosur prej vitesh. Vajza na dëgjonte me vëmendje pa ndërhyrë, siç ia deshte edukata. I pinte cigaret njërën pas tjetrës dhe po vononte ta boshatiste gotën e pijes emërmadhe.

Ajo m’i patngulur sytë dhe më dëgjonte me vëmendje sa herë flisja. Në një heshtje të shkurtër ajo vendosi të më drejtonte pyetjen që dukej se kish kohë që nuk e linte rehat: “Më falni” tha, “si e kishit emrin ju? Nuk e dëgjova mirë kur më zgjatët dorën.”

Ia përsërita. Njohjen me çiftin e ardhur nga Kanadaja ajo e pat bërë më parë dhe u pat thënë se ajo ndiqte aty fakultetin
e teatrit. Ata u befasuan që vajza emrin tim po e dëgjonte tani për herë të parë dhe u habitën edhe më shumë, teksa
studentja vazhdoi të pyeste më tej, për të më njohur më mirë. “Mund t’ju pyes me çfarë merreni?”

Alda dhe Nardi, që të dy, u kthyen nga unë e nuk m’i hiqnin sytë nga goja duke pritur përgjigjen që do të nxirrja. Mua më kërceu menjëherë delli i daljes nga rreshti. “Po ja, me ndërtime merremi,” i thashë duke përdorur vetën e parë të shumësit, siç bëjnë monarkët e vendeve arabe.

Çiftit nuk po u ndahej gazi nga buzët. “Duhet të jeni mirë nga gjendja ekonomike,” hamendësoi vajza e bukur me kërthizën në mes të barkut “Thuhet që me ndërtime, sot bëhen lekët me thasë.”

“Me thasë jo, por nuk qahemi” ia tërhoqa pak frerët e fantazisë çupës. “Po ju këtu, ëh, në këtë Universitet?”

“Po,” tha ajo, “në fakultetin e teatrit, në vitin e fundit.”

U shpjegua më mirë habia që kishin patur miqtë e mi, kur studentes emri im nuk i thoshte asgjë, as si regjisor dhe as si
dramaturg. Si dekan i dikurshëm i fakultetit të saj, jo e joooo!… Krejt në të kundërtën, unë fillova të ndjeja një farë
kënaqësie me atë efektin zero, që prodhonte emri im në këto auditore, ku ne dikur jepnim provime për historinë e
dramaturgjisë kombëtare dhe botërore, ku kishim parë disa herë në skena dhe ekrane veprat aktoriale dhe regjisoriale të artistëve të hershëm, apo të pedagogëve tanë. Për më tepër në atë skenën tridhjetë metra më tej, ndër vite, studentët kishin marrë diploma në inskenimin e dy komedive të mia dhe
televizioni jepte në mënyrë të shpeshtë drama, komedi dhe komedijza, që nisnin me emrin tim.

“Teatër?!” luajta të habiturin unë. “Pse kemi ne këtu në Shqipëri universitet për teatro?”

“Fakultet”, më korigjoi vajza. “I thonë fa-kul-tet!”

“E pastaj, kur e mbaroni këtë fa-kul-te-tin… çfarë bëni?”

“Lozim nëpër skena. Marrim pjesë nëpër filma…”

Mua tani më kishte rrëmbyer teatri i vërtetë. Kjo u jeptegaz dy miqve të mi, por që të qeshnin hapur, ata frigoheshin
se do të na e prishnin magjinë. Thjesht po kënaqeshin me rolin që unë ia caktova vetes aty për aty

“Nuk e kam ditur, moj  vajzë… Që paskemi shkolla për këtë punë! Ah, sa qejf kam pasur të lozja teatër, dikur, kur isha fëmijë!”

“E përse nuk e ndoqët këtë rrugë?” më qortoi me ëmbëlsi dhe mirësjellje studentja.

“Po ja, moj, nuk e dija… Pastaj nuk janë pa faj edhe prindërit e mi. Ata më futën, si fillim, në një teknikum ndërtimi….”

“As fakultetin e ndërtimit nuk e ndoqët?!”

“Joooo, moj çupë! Çfarë fakulteti!”

“Dhe as që në vendin tonë kemi fakultet ndërtimi,” çapëloi sytë vajza, “as edhe këtë nuk e dinit?!”

“Atë e dija,” nuk i shtyva më tej padituritë e mia. “Për këtë të teatrit nuk kam patur asnjë thërrime dijeni!”

Ishte e natyrshme që në asnjërën nga kafenetë të mos gjendeshin librat e mi. Por duhet të kishin kaluar vite edhe pa
u shfletuar në bibliotekën e atjeshme, ku veç atyre të publikuarve, gjeje edhe përkthimet e mia studentore, të përdorura dikur në inskenimet e fundvitit nëpër provime. Ishin të shqipëruara komedi të Pirandelos, të Gogolit, si edhe fragmente nga veprat e Çehovit, Dostojevskit dhe Holbergut.

Nuk më njihnin!… O po mirë mua, por do të ishte kujë pastaj, që këta të rinjtë, të mos njihnin Jakovën, Xhemal Brojën, Levonjën, Pulahën, Fadil Krajën, Buxhelin… Deri aty yë kishte arritur tatëpjeta?!

E pra, çuditërisht, nuk isha as i dëshpëruar dhe as i zemëruar. Zemërimi i fshehur ndaj kolegëve që lashë në
dekanat, befas më dilte në formën e një ëndjeje. Ishte një kënaqësi allasoj, një kënaqësi mendjelehtësh, ndoshta më e
madhe, se sa ajo po të më thoshin se më njihte i tërë globi!

Nuk m’u nda ajo kënaqësia lodërtare as edhe të nesërmen, kur vajta përsëri të provoja të takoja rektorin. U enda më parë nëpër të tria kafenetë me shpresën se do hasja përsëri studentë që nuk më njihnin. Ishte një lloj peshkimi që ma ndillte befas, siç thashë, ai zhgënjimi, ai
degradim mësimor që ishte lejuar aty.

Rastisa në një vajzë tjetër. Studente për teatrin dhe ajo. Edhe kjo zonjushë në vitin e katërt të fakultetit…Do të kisha dashur të isha i panjohur edhe për të, por ajo, për inatin tim prej adoleshenti, nuk ma dha rastin të provoja edhe njëherë atë kënaqësinë e një dite më parë.

“Emri juaj?… Pa prit!” Dhe ajo nisi të mendohej.

“Hë, moj bijë, kujtohu!”

“Ju shkruani komedi… Më duket jeni komediograf!” përfundoi me triumf ajo. “E gjeta?”

“E gjete!”

“Prit, ta gjej edhe cilën komedi keni shkruar.”

“Do të më bëhej qejfi po të ma thonit.”

Ajo këtë radhë e lodhi kujtesën shumë më tepër. Përplasi me inat grushtin e njërës doçkë, me pëllëmbën e doçkës tjetër dhe më zbrazi triumfin e dytë: “Karnavalet e Korçës!” ulëriti.

“Pikërisht!” ia shpërbleva mundimin duke ulëritur edhe unë më shumë se ajo.

“E keni të mrekullueshme atë komedi!” shprehu ajo vlerësimin e saj.

“Më e mira, që kam shkruar deri më sot,” pranova unë dhe Spiro Çomorës të ndjerë, do t’i kisha falur njëzet nga vitet
e mij, vetëm që ta kisha të pranishëm atë ditë të hidhur në atë Universitet! Por nuk e kisha aty as mjeshtrin e paarritshëm,
Çomorën, dhe as rektorin që po kërkoja.

U ndava nga kjo vajza e dytë dhe u nisa për të gjetur rektorin. Kisha dështuar disi. Ia pranova vetes poshtërsinë që
përmbante dëshira ime e fshehtë, që ta cilësoja përfundimisht të nxirrosur punën mësimore mes këtyre kafeneve, auditoreve dhe vanitetit të atyre që i popullonin.

Nuk e zgjata më tej peshkimin dhe për herë të parë atë ditë vendosa të mendohesha thellë dhe të pranoja që kisha edhe unë cazë faj, që njerëzve nuk u mbetesha në mend!…

*****

Iu ktheva kërkimit të rektorit. E desha që të më huazonte skenën e madhe. Më pat lindur ideja të inskenoja, vetëm me studentët e fakultetit të teatrit, një shfaqje të komedisë time “Kërcuri”, të porsa mbaruar së shkruari. Pas përfundimit të karrierës së shkurtër diplomatike, kisha një mendje për t’iu
rikthyer teatrit.

Mikun që kërkoja e gjeta në restorantin House of Arts tek ato nënkatet e godinëst së bukur të Universitetit. Në vend të një bodrumi, m’u shfaq një mjedis i gjysmëndriçuar, që edhe pa drita të jepte mbresën e një salle të mbarështruar, ku të kënaqej syri nga bardhësia e mbulesave dhe xixëllimi i serviseve mbi to.

I pari i Universitetit ishte ulur ngjitur një banaku. Endej duke shkruar mbi një fletore që mbante hapur bri një gote uiski në akull.

“Heeeej!” ia bëri ai gjithë gëzim, sapo më njohu. “Çfarë duhet të përmbysim kur na vijnë miq nga Nju Jorku?!”

U përqafuam dhe pas një minute banakieri, pa marë porosi nga askush, më vuri përpara gotën e uiskit.

“Mirë se na urdhëruat, zoti Kulla!” më uroi ai.

Rektori shtyu mënjanë ashtu të hapur fletoren dhe që të dy u zhytëm për ca çaste në kujtimet e këndshme të
bashkëpunimit të dikurshëm, në fakultetin tonë. Folëm për kolegë që ndodheshin të larguar, dikush në pension e dikush jashtë shtetit, në hapësirat e Greqisë dhe të Italisë. Nuk
ndenjëm pa kujtuar disa episode që përmbanin aq shumë humor, sa na kumbisnin, pa u lënë radhë, ngjarjeve serioze, herë me suksese dhe herë me hidhërime gjithëlloj.

Por fillimisht me një përshkënditje kujtese, thuajse të ngjashme ndërprerjesh dhe me tekste gati të njëllojtë, biseda u bënte vend edhe punëve që duhet t’u jepte zgjidhje miku im.Një burrë me syze la kuzhinën dhe që nga dera iu drejtua eprorit:

“Zoti rektor, darka jonë Sonte ka një problem serioz…” i tha. Dhe, befas, vuri re praninë time. “Oh, zoti Kulla, më falni
se nuk ju pashë! Na keni munguar gjatë këtej. Si jeni?”

Më kërkoi me ngut falje për ndërprerjen e bisedës dhe iu kthye përsëri shefit, i cili po priste shqetësimin.

“Mishi që na kanë sjellë për sonte, mban erë. Duket i prishur…”

“Çfarë po më thua, more?!” u vreros rektori i Universitetit. “E tërë sasia e mishit?”

“E tëra! Kuzhinjeri nuk pranon ta gatuajë atë mish.”

Fytyra e atij që solli shqetësimin, më ishte e njohur. Ishte një asistent pedagog nga ata të fakultetit të muzikës, të cilin
dikur e shihja shpesh në shoqërinë e rektorit të dikurshëm. Dukej që këtë me udhëheqjen e kishte shoqëri të parapëlqyer.

“Ku ma gjeti ky hall, sot!” shfryu rektori. “Kthejani mbrapsh të gjithë sasinë! Dhe u thuaj atyre se do të ma paguajnë këtë që më bënë. Kam edhe sonte, ashtu si mbrëmë, plot njëqindepesëdhjetë klientë, me rezervime!”

“Ua them patjetër, po pastaj, si t’ia bëjmë?” pyeste pedagogu i muzikës.

“Gjeni mish diku tjetër! Maskarenjtë! Nuk më kishte ndodhur ndonjëherë kjo!”

Miku im iu kthye përsëri bisedës me mua, por dukej që atmosfera e parë na pat lënë shëndenë. Ai më foli për ca
lidhje miqësish me disa universitete të Europës, ku me siguri probleme, si ky i mishit të prishur atyre nuk u duhej të
përballnin!

Po edhe ky vijim bisede u ndërpre. Që jashtë erdhi duke u përpjekur të përshtatej me gjysmëndriçimin e sallës një pedagog tjetër. Ky ma dha dy herë dorën, ngaqë vetëm herën e dytë më kishte njohur.

“Kemi kohë pa u parë”, iu shfajësua bashkëbiseduesit tim. “Nuk mund ta imagjinoja që do gjeja këtu zotin Kulla.
Ministria, na pat emëruar këtu të dyve në të njëjtën shkresë, nëse ju kujtohet”, ma solli ndërmend mua.

Nuk më kujtohej aspak, por për mirësjellje, ia pohova. Më piku në mend një fakt dhe për pak desh ia plasa të qeshurit. O Zot! Këtu më njihnin të gjithë, me përjashtim të studentëve. Eh, atë njohje ëndërroja unë, po kuuu…!

“Mund t’ju ndërpres?” pyeti rektorin.

“Pa tjetër!” ia bëri ai me njëfarë arrogance. “Folë!”

“Ju kërkova në zyrën tuaj, më thanë që do të ishit në degën e kantos… Vajta atje…”

“Lere kanton! Ja ku më ke këtu, tani! Mos e zgjat!”

Tjetri e zgjati dhe dukej sikur do të nxirrte nga goja një gjëmë: “Xaxiqi!” tha prerë. “Nuk do kemi xaxiq!”

Rektori nuk po merrte frymë. “Si është puna e xaxiqit?”

“Nuk do të na sjellin sonte! E bëtë me vonesë kërkesën, më thanë. Bile më zgjati një regjistër me orën e shënuar. Kërkesat Universitetit të Arteve unë ia plotësoj me përparësi, salcërat, turshitë, xaxiqin… Artin e kam dobësi, m’u mburr
zotëria e tij!”

Kjo e xaxiqit u duk si një goditje e kobshme për rektorin e Universitetit. Atë natë ai do të kishte në restorant përmbi
njëqindepesëdhjetë klientë! Dhe, me të drejtë, nuk mund të më kushtonte mua asedhenjë sekondë më tepër.

Shënoi diçka në fletore duke murmuritur: “Edhe dje, edhe pardje, në të njëjtën orë ua patëm kërkuar xaxiqin batakçinjve! Sot na e quajnë vonesë! Ah, po nuk bëhet Shqipëria, ore, jooo!… Më fal se po të lë”, më tha mua. Pastaj m’u kthye me ngut para se të ikte.“Nuk të pyeta: kishe gjë për të më thënë?”

“Jo, or jo! Asgjë. Thjesht, për t’u çmallur,” ia ktheva.

“Ika,” më tha me rrëmbim. “Më duhet ta zgjidh vetë këtë lëmsh problematik.”

Dhe iku. M’u kujtua miku im i vjetër, rektori i parë. Edhe ai më linte nganjëherë top në vend! Dhe nisej me urgjencë për ndonjë hall, që i duhej ta zgjidhte në Ministrinë Arsimit. Ky, i këtyre ditëve, tani, nuk dihej ku shkonte për zgjidhje. Më erdhi zor ta pyesja. Po të ishte, se edhe për xaxiqin, ky i drejtohej Ministrisë së Arsimit!… Do të kishim shkuar shumë, shumë larg!

—

Botuar në DITA nga cikli i autorit: RIKTHIME ME VITE NË MES

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
27 Comments
  • chp says:
    February 8, 2026 at 9:57 pm

    Hera e pare qe nuk flet Pellumbi per diktatorin por per eren enveriane.
    ..P.Kulla do ishte nje nga korifenjte e shoqerise shqiptare nese nuk do ishte ne rrjeshtat e para te talljes Komandantit i cili me urdherin e tij personal e “qiti ne drite” aktorin e humorit deri ne majat e ILA
    -do ishte nje nga korifenjte e shoqerise shqiptare te mos pranonte emrimin e tij ne nje vend dipllomatik nen hyqmin e Sales edhe gjuha e huaj qe ishte kerkese kryesore u anash kalua
    -do ishte nje nga korifenjte e shoqerise shqiptare te mos pranonte heshtjen ne OKB per furnizimin me nafte te Milloshevicit qe gjithe OKB e dinte vetem pellumbi jo
    -do ishte nje nga korifenjte e shoqerise shqiptare nese nuk do aplikonte per azil ne Amerike sepse nuk vinte dot ne Shqiperi sepse do ta godiste Nano jo vetem me berxolla por dhe xaxiq.
    Per ndonje keqkuptim Pellumbin e respektoj shume
    por eshte faji i tij qe u rrjeshtua gabim ne eren e qelbur berishiane qe nuk do ti ndahet ne dekada

    Reply
    • ¿? says:
      February 9, 2026 at 1:49 pm

      Si gjithmone YÇi dhe vulat qe ve….Pordhaci Enverist….

      Reply
  • Dudumi says:
    February 8, 2026 at 10:56 pm

    Enveri ngriti akademine e arteve Te bukura, keta e kthyen ne qebaptore me xaxiki. Edhe e paska fajin Enveri qe po te llafosje me shume se cerek ore ne mengjezore ne kembe te conte ne aksion te djelave per riedukim😀

    Reply
  • Kristian Shahinas says:
    February 9, 2026 at 12:43 am

    O Pellumb!Emrin nuk ta dijne,por per te vjedhur te rruuujne.Ne ate zyre ku do te hyjne nuk ju duhet emri jot fare,as Shekspiri.

    Reply
  • Skypion says:
    February 9, 2026 at 6:13 am

    A doni me per Behlulin?!
    Ju kujtohet kjo batuta ne nje skec me autor kete zoterine?!
    Ad Hominem-i eshte i “deklasuar”, per ta thene keshtu, ne domenin e komunikimit ne pergjithesi; por, ka raste kur perdorimi i tij ka kuptim. Jemi pikerisht ne kete rast.
    Zoteria, autori i shkrimit, i perket kategorise famekeqe se oportunisteve te fillimviteve ’90. Ky soj njerezish, ashtu oportuniste sic jane, u bene me demokratiken, sapo ndodhi ndryshimi i madh i sistemit; muarren edhe poste te rendesishme madje; bash si ky zoteria; dhe ky ka patur jo pak shoke oportuniste; nje nder ta eshte edhe Muc Nanua, qe edhe ay u be ambasador( a konsull) i qeverise demokrate te kohes ne nje vend ballkanik.
    Por, me te nuhatur qe pushteti i ri demokrat nuk do te bente ato raprezalje, prej te cilave frikesoheshin te gjithe mbeshtetesit e regjimit te dikurshem, u kthyen ne shtratin e tyre te meparshem: tek socialistja! Si ky zoteria, autori i shkrimit….
    E qe atehere, keta jane nder bartesit me tipike te gjuhes ekstremiste ndaj demokratikes, dhe sidomos liderit te saj. Mos u habisni; keshtu ndodh me oportunistet; dhe ka nje shpjegim sociologjik dhe psikologjik kjo; oportunizmi, pervec perfitimeve dhe privilegjeve te rastit, ka edhe poshterimin si harac; jo se i poshterojne te tjeret, por se veteposhterohen, duke lepire ate qe kane peshtyre e vice versa.
    Per ata qe e kane kujtesen me probleme, ju themi qe zoteria i shkarrashkrimit me lart, ka qene nje nder perkrahesit me te zellshem te shembjes se Teatrit Kombetar, dhe e mbron edhe sot e kesaj dite, madje eshte krenar per te… krenar, ashtu sic vetem nje oportunist pa shtylle kurrizore di te jete.
    Do te mjaftonte vetem ky fakt, per ta imagjinuar ne nje fare shtylle turpi; kokelarte, natyrisht (sepse gjithe ky soj, keshtu jane: kokelarte edhe kur jane te zhytur koke kembe ne qenef); kokelarte dhe krenare duke mosperfillur mbeshtymat e njerezve te ndershem dhe te indinjuar!
    Dhe ashtu, surratmbuluar nga mbeshtymat, mundohen edhe te bejne humor….

    Reply
    • Aldrin says:
      February 9, 2026 at 2:12 pm

      E mos bej si shembulli i virtytit.
      Kujtesa jote duhet te jete pak me e gjere te permendesh shkaterrimin e Universitetit Bujqesor.
      E harrove si u turren turmat e vandaleve dhe shkaterruan gjithe Librarine dhe i hodhen gjithe arkivat ne ere?
      Teatri eshte pjese e pacavures se ndyre te Dhjerokracise qe gatuat Ju me Ramen.
      Ju, e kam fjalen per Berishen dhe llumin e burgaxhinjve e ballisteve qe moren hak ndaj Komunizmit
      Hipokrizia e Kulles eshte qe nuk pranon hapur se Sistemi I Enver Hoxhes ishte ai qe e beri artist..humori.
      Se per dekan e me the e te thashe, duket se u be nga Dhjerokracia
      Ishte po ai sistem qe beri Berishen doktor, nga bari dhe dhi qe ishte.
      Dhe zotrote, nga Hoxha e ke shkollen.. mos bej sikur zbrite nga qielli i miresive te PDse.. Qesharake

      Reply
  • Ethem Lalaj says:
    February 9, 2026 at 7:13 am

    NJË FALINDERIM I MADH PËR KRYESHKRIMTARIN,REGJIZORIN,POETIN,DRAMATURGUN..P.KULLA,të cilin e njehë i madh & i vogël në Shqipëri dhe jo vetëm,Përveç STUDENTVE TË KOHËS,BARKJASHTË ME DIPLLOMA PLAGJIATURË,FALLCO QË SOLLI RREGJIMI BERISHIAN.
    Me rezymen e bërë në DITA,Ai tregon DYFYTYRSINË E REGJIMIT QË ERDHI PASKOMUNIST ’90 KU,UT u kthye në QEBAPTORE,ku duhen shekuj për ti kthyer në KOHËN E HOXHËS..!
    FLM MIK,P.KULLA.

    Reply
  • Artan says:
    February 9, 2026 at 7:30 am

    Si thotë Skarypioni, “ndaj demokratikes, dhe sidomos liderit te saj”. Ose “pushteti i ri demokratik”, që është si dy pika me “pushteti i ri popullor”. Eh o Skarypion, të marrshin të keqen ata të “shokut Enver”. Adhurimi yt ndaj “pushtetit të ri” dhe “liderit te saj” është monumental. Dhe Skarypionin mund ta quash çfarë të duash, po vetëm oportunist jo. Kurrë nuk ka pushuar së thithuri koqet e “liderit të pushtetit të ri demokratik”, megjithëse ka zëra që thonë se më parë me po të njëjtin pasion thithte koqet e “udhëheqësit të pushtetit të ri popullor”.

    Reply
  • durrsaku says:
    February 9, 2026 at 8:08 am

    Artan , qenka kopja jote por ne kunderpeshe , dmth. ne kah te kundert !!!

    Reply
  • Artan says:
    February 9, 2026 at 8:28 am

    Ashtu thua durrsaku? Po ti kopja e kujt je, në kah të njëjtë? E Skarypionit jam i sigurt.

    Reply
  • Mimoza Lalaj says:
    February 9, 2026 at 9:23 am

    Nuk i ndryshoj asnjë pikë por do të më pëlqente i shkruar nga një koleg/e i/e tij.
    Madhështia e artit të tij është në zemrat e shqiptarëve kudo janë por që kanë artin për zemër.
    Nuk u falet brezit brezave të aktorëve, regjisorëve apo skenaristëve që nuk i kanë fokus studimi veprat e tij
    Respekte pafund për veprat e mrekullueshme të z.Pëllumb Kulla🙏🌟

    Reply
  • Kryeministri Blendi Gonxhja says:
    February 9, 2026 at 10:08 am

    Idiot total i shkreti zog. Ben sikur ngre ceshtje te medha por e ka gjithnje tek madheshtia e tij e munguar qitjen. Ky eshte problem i madh i te gjithe mediokerve si ky!

    Reply
  • demo says:
    February 9, 2026 at 10:17 am

    Si bashkpunetor i mbetur i revistes Hosteni sqaroj se skecin “Doni me per Behlulin’,vene ne skene nga regjisori Pellumb Kulla,e ka shkruar Qamil Buxheli.E falimenderoj regjisorin e afte,qe ca amatore te panjohur te ndermarrjeve te Fierit i shnderroi ne trupen,qe i dha gaz dhe humor SQIMATAR popullit fukara ne kohe te listave dhe tullonave.
    Jo ambasador te behej Pellumbi,por edhe minister,Berishen nuk e ndryshonte dot si ndryshoi Lipe Shtogun dhe Canen,qe i vodhen lopen.KURRIZOS VETEM VARRI JA DREJTON GUNGEN.

    Reply
  • Josifi says:
    February 9, 2026 at 11:10 am

    Komentuesit jo pa qëllim vërtetojnë me komente atë për të cilën z.Kulla shkruan.Mosmirënjohje nga të paaftët për vlerat e kulturës dhe artit shqiptarë.Jepi Çezarit atë që i takon!

    Reply
  • skela says:
    February 9, 2026 at 11:28 am

    Pëllumb Kulla ndoqi rrugën e shumicës së intelektualëve shqiptarë. U bë me partinë demokratike në fillimet e saj, Kundër partisë së mykur dhe diktatoriale siç ishte PPSH-ja. Por u zverdh kollaj edhe nga ajo parti, PD-ja, për shkak të drejtuesit të saj skizofren, keqbërës, ish-komunist i përbetuar. Si gjithë populi që u zhgënjye keqas nga e ashtuquajtura demokraci, që përfundoi në një shkërdhatokraci të ndyrë. Prandaj unë nuk i vë faj Kullës që braktisi PD-në e udhëhequr nga një i çmëndur që e dogji dhe e përvëloi vendin. Dhe që ka vrarë njerëz të pafajshëm veçse për të ruajtur karrigen e tij, të cilën ia kishte falur i ati nga Viçidoli. Njëlloj siç po bën edhe sot kur nuk shqitet që nuk shqitet nga kreu i PD-së që e ka zaptuar që nga viti 1991! 35 vjet!!! Kulla flet për zvetënimin e fakultetit të arteve. Po kështu ka rënë dhe është katandisur e gjithë Shqipëria sot. Gjithçka është shkatërruar dhe u rrënuar. Falê kuçedrës…

    Reply
  • Jimi says:
    February 9, 2026 at 11:51 am

    Shum e dhimbshme ! Je “Usta” i satires dhe sarkazmes. Te uroj shendet !

    Reply
  • Mallkimi i shqiperis myslymanizmi,vari i shqiptaris ortodoksizmi says:
    February 9, 2026 at 12:54 pm

    Ismail Kadare ishte nje shkrimtar i math, me permasa boterore, por nje njeri i vogel. Pellumb Kulla,publicist,regjizor,me permasa kombetare,nje njeri pa taban klasorofisnor(e njoh shume mire fisin kulla,Zogu ka ngrene dreken ne shtepia e tyre kur iku nga Shqiperia). Te dy jane derivate te njeriut te ri qe krijoi sistemi kriminalokomunist.

    Reply
  • Golemi Kavajes says:
    February 9, 2026 at 1:03 pm

    Ore njerez qe komentoni politikisht kete korife te artit. Jam i bindur qe nuk e keni lexuar fare kete shkrimin e tij, gjithe art e plot humor sa patsksa katin e pallatit nga e qeshura, humor i madh sarkastik qe ben Pullumb Kulla sot mbi moshen mbi 80 vjeç, sikur ishte 40! Ky eshte Pullumb Kulla i gjalle, qe e beri talenti i tij te pavdekshem! Ç’merreni me politike! Cili ishte ai qytetar i botes, i mbyllut per 45 vjet qe nuk do te pranonte, te provonte te shikonte si ishte New Yorku, kur duhej te perfaqsonte atje nje shtet? Ketu e njoha nga afer ate burre rreth 12 vjet me pare, kur perkthente per llogari te nje bisnesi, pas te cilit me ftoi per kafe, por une nuk e kishja mendjen tek kafja, por tek udhetimi i perbashket me tren nga Tirana ne Fier 30 vjet me pare kesaj kohe, kur rruga 3 oreshe mu duke 5 minuta! Ky eshte i paperseritshmi i artit te humorit Pullumb Kulla, te tjerat jane llafe ne banak me goten e uiskit perpara, me histori ndertimesh pallatesh…!

    Reply
  • Adnan Resuli says:
    February 9, 2026 at 1:19 pm

    Perjashtimi dhe injorimi i Elitave intelektuale ka ndodhur ne Shqiperi prej vitit 44 e deri me sot.Pushtimi i zyrave te shtetit nga njerez primitive ka qene fenomen ne vazhdimesi dhe qe e ka lene vendin ne veñd numuro .Aktualisht jemi para rezikut te madh perseri per tu bere vrime e zeze e Europes. Saliu po ben perpjekje gjigande per kete.Mbasi baltosi Shqiperine si narko shtet e me tej,tani ka fillu te shqetesohet per ngecjen e kthim te procesit te integrimit.Do shohim edhe me keq.
    Injoranca dhe primitizmi jane ne sulm total.Mjere vendi.

    Reply
  • Ilmi Mancaj says:
    February 9, 2026 at 1:47 pm

    Ore njerez qe komentoni politikisht kete korife te artit. Jam i bindur qe nuk e keni lexuar fare kete shkrimin e tij, gjithe art e plot humor sa patsksa katin e pallatit nga e qeshura, humor i madh sarkastik qe ben Pullumb Kulla sot mbi moshen mbi 80 vjeç, sikur ishte 40! Ky eshte Pullumb Kulla i gjalle, qe e beri talenti i tij te pavdekshem! Ç’merreni me politike! Cili ishte ai qytetar i botes, i mbyllut per 45 vjet qe nuk do te pranonte, te provonte te shikonte si ishte New Yorku, kur duhej te perfaqsonte atje nje shtet? Ketu e njoha nga afer ate burre rreth 12 vjet me pare, kur perkthente per llogari te nje bisnesi, pas te cilit me ftoi per kafe, por une nuk e kishja mendjen tek kafja, por tek udhetimi i perbashket me tren nga Tirana ne Fier 30 vjet me pare kesaj kohe, kur rruga 3 oreshe mu duke 5 minuta! Ky eshte i paperseritshmi i artit te humorit Pullumb Kulla, te tjerat jane llafe ne banak me goten e uiskit perpara, me histori ndertimesh pallatesh…!

    Reply
  • El Talisman says:
    February 9, 2026 at 2:17 pm

    Rektori i tregimit ne Restorant duhet te jete Kastriot Caushi..ai me syze ndihmesi e ka fjalen per Erald Bakallin rektori aktual

    Reply
  • Demotakercita says:
    February 9, 2026 at 5:05 pm

    Shkrimi jep nje pershkrim real se si e katandisem cdo gje ne Shqiperi.Z.Kulla na thote ate qe ka ndodhur gjate ketyre 35-viteve demotakercita.Aritjet e Shqiperise ne vitet e diktatures jane te pa perseriteshme,ne cdo fushe.Arsimi i larte ku ben pjese edhe Universiteti arteve(ILA-ja) nuk prodhon me art.Ato arritje u bene ne ate “rregjim” qe kishte mjaft kufizime por ishte puna e palodhur e njerezve kudo ku punonin.Njerezit punonin per ATDHEUN dhe ne krye ishte besimi se do konkuronim me me te miret.Jepni Cezarit ate qe i takon Cezarit dhe lereni nihilizmin.

    Reply
  • Na mbyten says:
    February 9, 2026 at 5:11 pm

    Ik ore idiot, budalla, se sic ke nickname je dhe vete,…. Dypikepyetje, si duhet te kesh personalitetin

    Reply
  • Futja kot says:
    February 9, 2026 at 5:18 pm

    Aldrin jam dakort me ty kete rradhe…. Dhe komenti i “chp” eshte me se i sakte..

    Reply
    • ¿? says:
      February 11, 2026 at 9:14 pm

      Hahaham qenka bere perseri bashke ky qe ia fut kot me ate qe nuk ha mut kot, pra kot më kot.

      Reply
  • Soza says:
    February 9, 2026 at 5:35 pm

    Flm z.Pëllumb.
    Fenomenet që trajton shkrimtari duhet të na bëjnë të mendojmë më shumë dhe të flasim më pak.
    Nuk janë në gjykim bindjet e tij politike. Ato trajtojini si të doni.
    Ai nuk shkruan për hallet e kampionatit kombtar të futbollit në Shqipëri. Shkrimi na kërkon të mendojmë për hallet e ekipit kombtar.
    Sot, sistemi arsimor po prodhon analfabet funksionalë. Ky është halli i tij i madh dhe i joni.
    Kush mund të shkruajë më bukur, ja sheshi ja mejdani. Jepni secili kontribut dhe boll me të shara.

    Reply
  • Socialpis i nershem says:
    February 9, 2026 at 8:41 pm

    “House of Art” kundërmonte nga afshi mbytës që lëshonin gjellët. Atmosfera ke bodrumet e ish ILA-së ishte aq e ndotur, sa pas ankesave të përsëritura rishtazi, palo rektori po mendonte ta kthente mbrapsht mishin e kalbur që binte era përç. Për këtë fajin nuk e kishte lopçari myzeqar, por agregati sorogat që furnizonte me energji “mejhonen tymi”. Agregati sapo ndizej, punonte nja dy orë, dhe fikej. I njëjti avaz çdo natë. Për mungesë nafte. Nafta që dikur çante bllokada, sot çante kufijtë. Ajo trafikohej për ditë me diell me kamionë me nga dy-tre sebratorë, në kundërshtim të plotë me sanksionet dhe embargon.

    Ku dinte z. Kulla se ç’kishte ndodhur në vitet e “pluhuralizmit”, e sidomos në 1997-ën? Refugjati pas 9 vitesh abstenim donte të kthehej e të vinte në skenë “Kërcunin”. E pas tij ndoshta dhe “Kërbaçin”. Atë të shokut Salih. Atë të atij që pak vite më parë i kishte falur shpirtin. Dhe hajde pyet po deshe se ça lidhje ka arti me politikën?

    Falë “njeriut të ri” që polli nën rogoz, rriti me aq mundim, dhe edukoi me aq pasion Partia e Punës (me kërcu), House of Art ishte shndëruar tashmë në “House of Paidhaqe”, kurse ILA-ja në Institutin e Ulët të Arteve.

    Kishte cazë lezet dhe ky lloj “arti”, pavarësisht se kundërmonte era xaxiqi.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • ARRSH hap procedurën, 6 mbikalime për këmbësorët do ndërtohen në autostradën Tiranë-Durrës
  • Alarm në Kremlin, Putini rrezikon humbjen historike në Kaukaz
  • Publikohet super-renditja e Botërorit 2026: Nga favoritët te skuadrat pa shpresa
  • Rama sjell shembullin e Bahamasit për zhvillimin e turizmit: Flamingot nuk janë problem, por privilegj
  • Me flamuj kuqezi dhe pankarta, shqiptarët protestojnë para selive të BE në Bruksel për Zvërnecin

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on “Shqipëria nuk shitet”, sot protesta e tetë në Tiranë: Rama të japë dorëheqjen
  2. Patrioti on Gjendet i pajetë në lumin Mat, ish-drejtuesi i Gardës së Republikës
  3. ¿? on Deklarata e akademikes greke trazon rrjetin: “Athina kur ishte me shumicë shqiptare”
  4. Ppp on Protestuesit në Zvërnec, Rama ironizon: Mos i bëni për të qarë flamingot duke ua zhvirgjëruar plazhin
  5. ¿? on Karakaçi njofton subvencionimin e shoqërive të transportit publik

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?