Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Një urim i vogël për Nënën e madhe të Bedri Islamit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Një urim i vogël për Nënën e madhe të Bedri Islamit
AktualitetKulture

Një urim i vogël për Nënën e madhe të Bedri Islamit

Published: November 28, 2023
Shpërndaje

Ngs Xhevdet Shehu

Kolegu ynë i nderuar, gazetari dhe shkrimtari Bedri Islami, sot më 28 Nëntor, ka një gëzim të veçantë: Nëna e tij e shtrenjtë, Drita Islami, feston 95-vjetorin e lindjes. A nuk është kjo një ngjarje e shënuar për familjen e mirënjohur dhe të madhe shkodrane?

Drita Islami është pa asnjë dyshim një heroinë, portretin e së cilës e ka gdhendur si askush i biri i saj, Bedriu, në poezi e prozën e tij të begatë. Ai mund ta bwnte atw portret realist dhe askush tjetwr. Ajo është edhe personazhe në romanet e tij me emrin real. Sepse ajo është motra e Heroit të Popullit Naim Gjylbegu, ndërkohë që është edhe bashkëshortja dinjitoze e Zenel Islamit, atij Zenelit që Migjeni i ka ngritur një monument të pavdekshëm, i ndarë nga jeta në mënyrë të dyshimtë mbi 60 vjet më parë.

- Publicitet -

Dritës i ra barra e rëndë të ruante dinjitetin, sa të Gjylbegëve, aq dhe të Zenel Islamit. Jeta  e Islamëve pas ndarjes nga jeta të Zenelit ka patur shumë të përpjeta dhe peripecia, por është përballuar në mënyrë shembullore nga pjesëtarët e kësaj familjeje. Bedri Islami është një shembull i shkëlqyer i të jetuarit me dinjitet, me vullnet dhe krijimtari atdhetare.

Kur më ka thënë Bedriu para ca kohësh se nëna e tij, Drita, edhe në këtë moshë lexon pambarimisht, të paktën dy orë në ditë, jam mrekulluar. Ato që kisha lexuar nga Bedriu për Nënën e tij më bindën se ishin një portretizim real për një grua që qëndroi heroikisht para sfidave të jetës dhe i fitoi ato.

Prandaj dhe Moikom Zeqo i puthi duart nënës Bedriut gjatë një promovimi librash të kolegut tonë në Shkodër.

Jetë sa më të gjatë dhe me shëndet Drita Islamit në këtë ditëlindje të saj! Le të bashkohet ky urim bashkë me ato të qindra të tjerëve që urojnë sot Bedriun dhe Nënën e tij të Madhe!

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Dalin emrat e 12 oficerëve që mbetën të plagosur pas protestës para Kuvendit
  • Hapet zyrtarisht gara: 30 ditë kohë për të zgjedhur kryeprokurorin e ri
  • Protesta, Lisistrata dhe parfumi i demokracisë
  • Policia shpërndan protestuesit te Kuvendi me ujë e spraj lotsjellës, deputetët largohen
  • VIDEO: Tensionet para Kuvendit, momenti kur protestuesit shkatërrojnë makinën e Policisë

Komentet e Fundit

  1. Populli on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  2. Parku Rinia on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  3. Halit sula on Çfarë është botimi “The Albanian Files”
  4. kasem gahinji on Shteti i Rrumit
  5. KTH S on Policia shpërndan protestuesit te Kuvendi me ujë e spraj lotsjellës, deputetët largohen

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?