Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Njerka e pa abuzimin”, 14 vite burg për babanë që vrau përdhunuesin e të bijës, zbulime tronditëse në gjyq
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “Njerka e pa abuzimin”, 14 vite burg për babanë që vrau përdhunuesin e të bijës, zbulime tronditëse në gjyq
KronikeLajmi i fundit

“Njerka e pa abuzimin”, 14 vite burg për babanë që vrau përdhunuesin e të bijës, zbulime tronditëse në gjyq

Published: April 14, 2025
Shpërndaje

Pak ditë më parë gjykata e Larisës ka dhënë dënimin në shkallën e parë për Fatmir Tarellarin, i cili në janar të vitit të shkuar vrau kunatin e tij, 33-vjeçarin Erjon Pelivani.

Babai i tre fëmijëve është dënuar me 14 vite burg, ndërsa në sallën e gjyqit ka kërkuar falje për krimin e bërë, por ka thënë se ka qenë i tronditur kur ka zbuluar se e bija abuzohej prej 12 vitesh seksualisht prej tij.

Në një intervistë për emisionin Shqipëria Live në Top Channel ishte sot kushëriri i Fatmir Tarellarin, Astrit Tare, i cili ka qenë dhe prezent në sallën e gjyqit.

- Publicitet -

Ai ka deklaruar se Fatmiri është dënuar me 14 vite burg për aktin, ndërsa nga dëshmitë është zbuluar se partnerja e tij, ka parë skenë e përdhunimit 12 vite më parë nga vëllai i saj drejt thjeshtrës dhe nuk ka treguar.

I afërmi i autorit ka hedhur poshtë disa raportime të bëra në mediat greke kur thuhej se e mitura i ka falsifikuar mesazhet që i ka treguar të atit si kërcënime që i vinin prej 33-vjeçarit.

Ai tha se gjykata nuk ka deklaruar në asnjë moment që përdhunimi dhe abuzimi nuk ka ndodhur, ndërsa sa i përket mesazhit, bëhet fjalë vetëm për një të tillë që ka ndodhur 3 ditë para ngjarjes.

Sipas tij ai mesazh ka qenë i papërfillshëm dhe nuk është marrë parasysh nga organet e drejtësisë, dhe se vajza nuk ka bërë deklaratë të rremë në lidhje me përdhunimin që i ka ndodhur për 12 vite nga vëllai i njerkës së saj.

“Në datën 9 unë kam qenë në sallën e gjyqit në Larisa, dhe një ditë më pas gjyqi ka përfunduar dhe kushëriri im është dënuar me 14 vjet. Në asnjë mënyrë nuk është shprehur që vajza nuk është përdhunuar dhe nuk është keqtrajtuar nga ai kriminel.

Vajza është dhunuar, Fatmiri ka bërë gabim që ka vrarë, dhe ka marrë dënimin. Nëse vajza dhe Fatmiri do kishin gënjyer, do ishte dënuar me burg përjetë. Është dënuar në shkallën e parë me 14 vjet që kjo do të thotë se ka një gjykim tjetër në vijim.

Flitet vetëm për një mesazh jo për të gjitha, se dhunimi ka filluar 12 vjet përpara, dhe ai mesazh ka qenë tre ditë para se të kryhej vrasja, mënyra si është bërë dhe pse është bërë, është fare e thjeshtë që ndonjëherë ndodh dhe sindroma e Stokholmit. Por vajza nuk ka pasur afeksion me të, ka qenë vetëm një episod. Ky mesazh nuk është marrë parasysh nga askush.

Aty kanë dalë rrethana shumë drithëruese, që njerka e vajzës kur është bërë përdhunimi e ka parë dhe ka folur me Fatmirin dhe  me vajzën e saj dhe të vajzës së Fatmirit.

Ka kapur vëllanë e vet në atë ditë që e ka përdhunuar, 12 vite më parë dhe kjo është shumë e dhimbshme. Kanë dëshmuar shumë persona, nga dy orë i kanë marrë në pyetje deri sa të dal e vërteta dhe e vërteta ka dalë dhe Fatmiri është dënuar me 14 vite.

Ta thashë se çfarë është sindroma e Stokholmit, është një mesazh i izoluar dhe ai mesazh nuk është marrë parasysh para atyre fakteve tronditëse që kanë dalë.

Ai ka thënë që kam bërë gabim që kam bërë këtë vrasja, dhe në vendin tim këtu të ishte ai person që ka kryer dhunimin e vajzës time. Është kthyer nga prindërit e viktimës dhe ka kërkuar falje, se nuk ka vrarë një pulë.

Sepse dhe unë e kam pasur shumë të vështirë të shikoja në gjyq prindërit e viktimës që po ashtu i kam kushërinj, por ama t’i ndajmë ca gjëra.

Vajzën nuk duhet ta vrasim për herë të tjera, se është vrarë boll.

Gjendja e vajzës nuk është se është e qetë, është e ngarkuar. Po të nisim nga tragjedia, ngarkesa psikologjike që ka pasur Fatmiri në momentin e krimit ishte shumë e rënduar, sepse viktimën ai e ka trajtuar si vëlla, tradhtia ka ardhur nga brenda, aq më tepër që gruaja e tij e ka parë këtë dhe e kanë mbajtur të fshehtë.

Janë bërë shumë gjëra në këto 12 vite që ata nuk trajtuar.

Kur isha në Greqi pas ngjarjes, bisedova me Fatmirin dhe i thash që tani ka ardhur koha që ka ardhur një ndihmë financiare, dhe kanë qenë ato tre vajza qe nuk pranuan, dhe po të mos ishin ato të pastra dhe të mira, do t’i kishin pranuar.

Vajzat janë të treja bashkë, në gjendje të rënduar”, u shpreh ai./TCH

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rruga e ndërtuar 7 mijë vite më parë del në dritë nën ujërat e Adriatikut
  • Si u shndërrua Shqipëria në vendin me koston e lartë të jetesës në Ballkan brenda një dekade
  • VIDEO: Para me thasë nga Posta Shqiptare në Durrës, momenti kur ish-shefja e financës ‘zbraz’ arkën dhe largohet
  • Kundërshtoi pezullimin e afateve të paraburgimit, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Veliajt
  • Jennifer Lopez koncert në Tiranë? Gonxhja: E kemi refuzuar, kërkoi 2 milionë euro garanci për protestat

Komentet e Fundit

  1. sela on Jennifer Lopez koncert në Tiranë? Gonxhja: E kemi refuzuar, kërkoi 2 milionë euro garanci për protestat
  2. Ashashi on “Jemi të parët…” A është vërtet siç e paraqiti Kryeministri, raporti për mjedisin i amerikanëve?
  3. Anonymous on Çfarë do të ndodhë me protestën
  4. Deni ceni on Prokuroria nuk e gjeti, GJKKO do shqyrtojë kërkesën e Veliajt për identifikimin e “Nesti Angonit”
  5. xxx on Dy “zbulime” nga zv.ministri i Ekonomisë: Jetojmë më mirë se në komunizëm dhe pse ka rënë euro

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?