Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Njohja e simptomave\Çfarë është talasemia dhe si duhet trajtuar?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Njohja e simptomave\Çfarë është talasemia dhe si duhet trajtuar?
AktualitetShendetesi

Njohja e simptomave\Çfarë është talasemia dhe si duhet trajtuar?

Published: May 9, 2023
Shpërndaje
Female doctor consulting young couple patients in fertility clinic about IVF or IUI. Doctor encourages and assures the young couple that everything will be fine. Concept of artificial insemination.

 

Përkujdesi dhe trajtimi për pacientët që vuajnë nga talasemia vijon të hasë vështirësi të shumta në vendin tonë. E shkak për këtë bëhet mungesa e gjakut. Dhurimet vullnetare janë ende në nivele të ulëta përballë nevojave të theksuara që këta pacientë kanë për transfuzione.

Duke vënë theksin tek nevoja jetike që këta pacientë kanë për transfuzione gjaku, dje në “Ditën Botërore të Talasemisë”, ekspertët e shëndetit publik apeluan për shtimin e dhurimeve vullnetare.

- Publicitet -

Talasemia është një sëmundje gjaku e trashëguar që shkaktohet nga një defekt në prodhimin e hemoglobinës, një pjesë e rëndësishme e qelizave të kuqe të gjakut. Kur nuk ka hemoglobinë të mjaftueshme, qelizat e kuqe të gjakut nuk funksionojnë siç duhet, jetojnë për periudha më të shkurtra kohore, kështu që ka më pak qeliza të kuqe të shëndetshme në gjak. Qelizat e kuqe të gjakut çojnë oksigjen në të gjitha qelizat e trupit, të cilin ato e përdorin për të funksionuar. Në personat me talasemi, qelizat e kuqe të gjakut nuk prodhohen në sasi dhe cilësi normale. Kur nuk ka sasi të mjaftueshme të qelizave të kuqe të gjakut, nuk ka edhe oksigjen të mjaftueshëm për të gjitha qelizat e tjera të trupit, kështu shfaqet anemia.

Kur flasim për tipat e ndryshme të talasemisë, zakonisht përdorim termat ‘alfa’, ‘beta’, ‘minore’, ‘intermediare’ apo ‘madhore’. Termat ‘alfa’ dhe ‘beta’ i referohen ‘vendit’ të dëmtuar të hemoglobinës, ndërkohë që fjalët ‘minore’, ‘intermediare’ apo ‘madhore’ i referohen shkallës se sa e rëndë është anemia nga talasemia.

Duke pasur një tipar talasemie, një person nuk mund të ketë asnjë simptomë, por mund t’ia kalojë atë tipar fëmijëve duke rritur rrezikun e tyre për të pasur talasemi. Një person, i cili ka talasemi minor nuk mund të ketë asnjë simptomë, ose mund të ketë vetëm anemi të lehtë, ndërsa një person me talasemi major mund të kenë simptoma të rënda dhe mund të ketë nevojë për transfuzione të rregullta gjaku. Në vijim të shkrimit gjenden të detajuara këshillat se si mund të zbulohet kjo sëmundje, si dhe trajtimet që duhet të ndiqen për të reduktuar pasojat e rënda që shkakton në shëndet.

 

Diagnostikimi i sëmundjes

Mjekët bëjnë me dije se personat që janë me forma të moderuara dhe të rënda të talasemisë zakonisht diagnostikohen që në fëmijëri, pasi ata kanë simptoma të anemisë së rëndë që në muajt e parë të jetës. Ndërsa ata që janë të prekur nga format më pak të rënda të talasemisë mund të diagnostikohen vetëm nëse kanë shenja të anemisë, ose nëse një mjek gjen anemi në një test rutinë të gjakut të bërë për një arsye tjetër. Duke qenë se talasemia është e trashëguar, disa njerëz e zbulojnë atë pasi ata kanë të afërm me talasemi.

Duke qenë se talasemia kalon nga prindërit tek fëmijët, është shumë e vështirë për ta parandaluar. Megjithatë, nëse ju, ose partneri juaj e di se anëtarët e familjes janë me talasemi, ose jetoni në vende ku talasemia është e zakonshme, ju mund të flisni me një këshillues gjenetik për të përcaktuar se çfarë rreziku do të keni për t’ia kaluar talaseminë fëmijëve tuaj.

 

Njohja e simptomave

Duke qenë se trupi juaj ka më pak qeliza të kuqe gjaku kur keni talasemi, shenja më e zakonshme që ju mund të keni është anemia. Sa më e rëndë të jetë talasemia, aq më pak hemoglobinë ka trupi, dhe aq më e rëndë mund të jetë anemia.

Kur ju keni anemi, mund të ndjeheni të lodhur apo të dobët. Ju gjithashtu mund të shfaqni edhe simptoma të tjera siç janë: marrje mendsh, vështirësi në frymëmarrje, rrahje të shpeshta të zemrës, dhimbje koke, ngërçe muskulore, si dhe vështirësi në përqendrim, etj.

Një nga problemet e tjera te personat me talasemi është zgjerimi në masë të madhe i palcës së kockave, duke i bërë ato më të holla dhe lehtësisht të thyeshme. Kjo vjen për arsye se palca e kockave përpiqet të prodhojë gjithnjë e më shumë qeliza të kuqe për të luftuar aneminë, pra duke punuar më tepër se normalisht.

Një tjetër organ që preket është shpretka, ku një prej funksioneve të saj është filtrimi i gjakut për të luftuar infeksionet. Kur ju keni talasemi, shpretka do të punojë shumë për të prodhuar më shumë qeliza gjaku, dhe për këtë shkak ajo nuk mund të përballojë punën për të filtruar gjakun dhe për të luftuar infeksionet. Për këtë arsye, njerëzit me talasemi janë me imunitet të dobët, që do të thotë se janë më të prekshëm nga infeksionet dhe ndonjëherë kanë nevojë për mbrojtje shtesë (si për shembull vaksina të gripit dhe vaksina të tjera).

 

Si mund të mbahet nën kontroll talasemia

Talasemia është një çrregullim që mund të mirëmenaxhohet me transfuzione gjaku dhe terapi. Lloji i trajtimit që merr një person me talasemi varet nga sa e rëndë është talasemia. Një mënyrë për të trajtuar aneminë është furnizimi i trupit me më shumë qeliza të kuqe të gjakut përmes transfuzionit të gjakut.

Transfuzioni i gjakut është i domosdoshëm për jetën e një talasemiku sepse: “Ju garanton organeve sasi të mjaftueshme oksigjeni, ndihmon palcën e kockave për të mos u sforcuar në prodhimin e rruazave të kuqe në mënyrë që kockat të rriten normalisht. Gjithashtu, parandalon, ose pengon zmadhimin e shpretkës dhe sforcimin e organeve të tjera”.

Njerëzit me talasemi major zakonisht kanë nevojë për transfuzione të rregullta gjaku, ata me talasemi të mesme mund të kenë nevojë për transfuzione gjaku atëherë kur kanë një infeksion, apo një sëmundje, ndërsa njerëzit me talasemi minor zakonisht nuk kanë nevojë për transfuzion gjaku. Shumë herë njerëzve me talasemi ju rekomandohet edhe vitaminë B, e njohur si: acid folik, për të ndihmuar trajtimin e anemisë. Trajtimi me acid folik bëhet zakonisht sëbashku edhe me terapi të tjera.

Ndihmë të madhe në menaxhimin e sëmundjes luan edhe kujdesi që tregojmë gjatë përditshmërisë sa i takon regjimit ushqimor.

Konsumi i ushqimeve me vlerat e duhura ushqyese është i rëndësishëm për të gjithë për një mënyrë jetese të shëndetshme, një dietë e pasur me fruta dhe perime, si dhe me yndyra të ulëta është ideale për të fituar ushqyesit thelbësor që iu nevojiten organeve tona.

Për njerëzit që jetojnë me talasemi, duke qenë se kanë tepricë hekuri në gjak, ushqimet e pasura në hekur duhet të kufizohen. Hekuri mund të gjendet në mish, peshk dhe disa perime (për shembull spinaq). Produkte të tjera, si drithëra dhe lëng portokalli, mund të përmbajnë hekur shtesë. Personat me talasemi duhet të diskutojnë me mjekun e tyre nëse ata duhet apo jo të kufizojnë sasinë e hekurit në dietën e tyre.

Edhe aktiviteti fizik është pjesë e një jetese të shëndetshme dhe ndihmon në arritjen e treguesve të mirë shëndetësor. Edhe pse disa njerëz me talasemi mund të kenë vështirësi të marrin pjesë në forma të fuqishme të aktivitetit fizik, ata mund të marrin pjesë në aktivitete të moderuara fizike duke përfshirë ecjen me biçikletë, vrapimin dhe ecjen në këmbë. Nëse një person me talasemi ka probleme me kyçet e këmbëve, ai mund të merret me aktivitete të tjera të moderuara përfshirë joga, not apo gjimnastikë uji. Nëse keni talasemi, ju duhet të diskutoni me mjekun tuaj për nivelin e ushtrimit që është më i mirë për ju.

 

 

p.k\dita 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Gjashtë dekada ëndrra dhe kujtime: Klasa e vitit 1966 bashkohet sërish, atje ku nisi gjithçka
  • Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  • FOTO: Dita 20 e protestës
  • Fati i Protestës
  • SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Ersekës dhe 11 zyrtarë: Kanë abuzuar me tenderat

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  2. K R on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. K R on Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?
  4. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  5. K R on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?