Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Historia nuk jep “waiver”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kendi i Kryeredaktorit > Historia nuk jep “waiver”
Kendi i KryeredaktoritKryesore

Historia nuk jep “waiver”

Published: June 13, 2026
Shpërndaje

Nga Adrian Thano

Njoftimi për zbutjen e sanksioneve Non Grata përmes mekanizmit të “waiver” flet më shumë për metamorfozën e Uashingtonit se për Sali Berishën.

Për dekada me radhë, Shtetet e Bashkuara funksionuan si garantuesi global i rendit perëndimor. Uashingtoni investoi miliarda në aleanca, në siguri kolektive, në projekte strategjike.

- Publicitet -

Këto jo gjithmonë prodhonin fitim të drejtpërdrejtë financiar. Logjika ishte tjetër. Fuqia ushqehej jo nga fitimi i menjëhershëm, por nga ndikimi afatgjatë, prestigji dhe autoriteti moral.

Donald Trump e përmbysi këtë paradigmë. Politika e tij e jashtme është bilanc kontabël. Mbrojtja kushton. Mbështetja kushton. Edhe “miqësia” kushton. Aleatët duhet të paguajnë.

Kjo qasje i ka ndryshuar tashmë edhe mekanizmat e vendimmarrjes në Uashington. Linjat tradicionale ideologjike të Departamentit të Shtetit janë zbehur. Në vend të tyre janë forcuar lobistët, firmat e influencës, makineritë e shtrenjta të marrëdhënieve publike.

Kjo botë shihet nga administrata Trump më shumë si treg. Gjithnjë e më pak si kauzë apo si mision. Ky pragmatizëm i ftohtë po gërryen me shpejtësi atë kapital të jashtëzakonshëm besimi që Uashingtoni ndërtoi me aq mund në dekada.

Edhe vendimi për Sali Berishën ilustron në nivel lokal këtë frymë të re të një Amerike që po ndryshon. Vendimi ndaj tij ka rëndësi jo për peshën periferike të personazhit por për të kuptuar që edhe morali politik po fiton çmim tregu. Kështu nuk mbetet më asgjë e shenjtë dhe asgjë e pacenueshme.

Ky mesazh po jepet.

Është leksion i fortë për vende si Shqipëria, ku deklaratat e Uashingtonit dhe të ambasadës amerikane janë trajtuar si shkrime të shenjta.

Sidoqoftë, këtu mbaron historia amerikane dhe fillon historia shqiptare.

Problemi i vërtetë i Sali Berishës nuk ka qenë kurrë Amerika. Llogarinë e tij më të rëndë ai e ka me historinë e këtij vendi, jo me Departamentin e Shtetit.

Këtu është shpallur “Non Grata” shumë kohë përpara se ta shpallte Uashingtoni dhe kujtesa e një populli nuk ka procedurë apelimi.

Vula e izolimit të tij real është vulë gjaku mbi plagë që kanë mbetur të hapura. Gërdeci, 21 Janari e shumë të tjera janë kujtesa e përditshme e tranzicionit tonë të gjatë dhe traumatik, ku pushteti dhe mungesa e ndëshkimit kanë ecur krah për krah.

Ky realitet ka prodhuar një kastë politike që ka jetuar mbi besimin e tradhtuar të qytetarëve. Kjo kastë e ka kthyer varfërimin e shpresës në mjetin më efikas të sundimit.

Por teatri i tyre i llogoreve false sot ka marrë fund. Rrugët janë mbushur me revoltë dhe qëndresë. Slogani ‘Rama në burg, Berisha në burg’ është kthyer në refrenin e kësaj revolte. Ky slogan është diagnozë politike. Është bindja se problemi i Shqipërisë nuk kufizohet më, te një qeveri apo te një parti, por te e gjithë klika që ka dominuar jetën tonë publike për më shumë se tri dekada.

Kjo është arsyeja pse entuziazmi për një “waiver” amerikan tingëllon kaq i shkëputur nga realiteti shqiptar. Uashingtoni mund t’i rishkruajë doktrinat, mund edhe t’i relativizojë  vendimet e veta.

Por historia nuk jep “waiver”.

 LEXO EDHE: Shqipëria e bukur e sheshit

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
31 Comments
  • Zani Burimi says:
    June 12, 2026 at 9:17 am

    Keshtu ecet po te zgjedhesh nje president afarist si D. Trump qe nuk njeh diplomaci te larget, por vetem fitimet e veta.

    Reply
  • Gent says:
    June 12, 2026 at 10:24 am

    Pse Antony Blinken që na e bëri Ramën burrë shteti të shquar e që lum ne që kemi fat që e kemi, i merrte vendimet me diplomaci, e jo me porosi nga Soros, kështu?

    Reply
    • Buda says:
      June 14, 2026 at 4:59 pm

      Zoti Thano e ka thene ne menyre mjeshterisht te persosur:”Tregtari Donald Trump blihet e shitet per para, por jo populli shqiptar qe i ka provuar ne kurriz tradhetite, vjedhjet, vrasjet, djegiet e shkaterimet e Perbindeshit te Vicidolit, dhenderrit te armikes se betuar te tij, Serbise Shoviniste!

      Reply
  • Berati says:
    June 12, 2026 at 10:52 am

    Pra zoti Thano po na thote kur Amerika u josh nga leket ne parkimet per Mc Gonigal,nga nderhyrja e Aleksit te Xhorxhit tek Blinkeni i familjes ,Amerika ishte zonje. Ama tani qe Amerika e korrigjoi eshte kurve. Ne fakt lufta e Thanos eshte se Partia e tij e zemres nuk ia hodhi nje kocke ndaj ben parimorin ama Ai perpara rrezikut mishin ja ha por kocken ja mblon Partise se tij. Djale me parime ske çi thua.

    Reply
    • ADRIAN THANO says:
      June 12, 2026 at 1:32 pm

      Dmth nëse dikush analizon, patjetër e bën se “nuk i paskan dhënë gjë”.

      Ky lloj fjalori miku im tregon më shumë për botëkuptimin tuaj që e shkruani, sesa për mua që “analizohem” nga ju.

      Të gjejmë patologjikisht një interes personal është skema më e thjeshtë për të refuzuar të menduarit.
      ​
      Por le të qëndrojmë tek logjika dhe, mbi të gjitha, tek faktet, për aq sa ia vlen komenti.

      Po të ishe lexues i Ditës nuk do ta shkruaje këtë që ke shkruar sepse ne nuk jemi sjellë në këtë mënyrë. Hape arkivën, ndoshta kupton, nëse vërtetë do të kuptosh.
      ​
      Sa i përket “partisë së zemrës” dhe “kockave”, po kujtoj një detaj të vogël historik që memoria e lexuesve të mi të rregullt e ka të regjistruar:
      Unë dhe gazeta “Shekulli” kemi qenë të parët e shpallur një lloj “non grata” nga Amb Amerikane menjëherë pas 21 Janarit. ​

      Në atë kohë, kur pushteti i Sali Berishës vriste njerëz në bulevard dhe izolonte me presione çdo zë kritik, ne ishim në rreshtin e parë të përballjes. Çmimin e qëndrimeve e kam paguar me kohë dhe me fatura shumë të shtrenjta.

      Ndaj, leksionet për “mish e për kocka” për mua janë sa qesharake, aq edhe të tepërta.

      Kur njeriu mësohet të mendojë vetëm brenda rrethit të ngushtë të përfitimit, ku çdo fjalë, çdo qëndrim dhe çdo parim ka një çmim ose pret një shpërblim, e ka të pamundur të konceptojë që dikush mund të analizojë thjesht mbi fakte.

      Më mjafton luksi i të thënit të gjërave siç janë, pa pasur nevojë të kërkoj leje, viza, apo shpërblime nga askush.

      Tregu i medias është i madh miku im. Fatmirësisht ka hapësirë për të gjithë. Që të jesh plotësisht i qetë me veten, të sugjeroj të lexosh aty ku mendimet dhe bindjet të përputhen me të tuat pa mundim. Nuk ka asnjë arsye ta prishësh rehatinë tënde shpirtërore me ne “kockaxhinjtë”.
      ​
      Uroj një ditë sa më të mbarë në vijim!

      Adrian Thano

      Reply
      • Berati says:
        June 12, 2026 at 2:46 pm

        Ma che onore! Duke consideruar qe jemi pesha krejt te ndryshme. Ti nje intelektual i afirmuar dhe une nje punetor rrugeve te Italise. Gjithsesi te kam lexuar,me teper se çmund te mendosh ,do te thote qe je i lexueshem. Zoti (nese preferon) Thano,nuk eshte turp te jesh i majte. Respekt te sinqerte. Sikurse une nuk kam turp te jem i djathte konservator. Mund te urresh edhe Berishen( non piace neanche a me) por nuk mundesh per ndershmeri intelektuale te perdoresh metra te ndryshem sipas interesit. Per ndershmeri intelektuale jo tjeter. Respekte.

        Reply
        • ITALIA says:
          June 13, 2026 at 3:26 am

          Per Beratin budalla ! Se pari, statusi non grata i Sali Berishes nuk ka kurrfare lidhjeje me lobime apo McGonigal. Te jesh i keqinformuar eshte fatkeqesi por te jesh shtremberues i te vertetes eshte ligesi. Problemi i McGonigall lidhej me Lulezim Bashen per fillimin e nje hetimi ne USA lidhur me financimet ruse ( qe fatkeqesisht, rezultoi i vertete ) ndersa statusin Berishes ( dhe te tjereve si ai ) ia kane dhene bazuar ne nje informacion dhe dosje shume te trashe te filluar qysh nga vitet ’90. Ngado qe ta marresh, administrata amerikane eshte veteposhteruar, pasi, nese statusi i meparshem non grata qenka dhene nepermjet lobimeve dhe ” padrejtesisht ” kjo tregon se qeveria e perandorise qenka e korruptuar. Nese statusi i meparshem ishte dhene me drejtesi dhe tani u lehtesua kundrejt shpenzimeve marramendese ( vetem te deklaruara jane 6 milion dollare ) atehere perseri del qe administrata amerikane qenka e koruptuar dhe pa parime. Por, per mendjet e kthjelleta mjafton te kujtojme qe administrata aktuale e perandorise eshte ajo qe ” amnistoi ” edhe Dodicin e serbeve te Bosnjes dhe e vetmja administrate shteterore ne bote qe priti e percolli dy here me gezim e pompozitet kriminelin e luftes benjamin netanjahu, duke sfiduar edhe drejtesine nderkombetare qe kishte elshuar urdherarrest. berisha, si ia vune, si ia hoqen, ai mbetet thjesht nje kriminel dhe bandit par excellence. Cilido budalla i kesaj bote ehste i lire t’i shkoje mbrapa atij, Rames apo cilitdo gangster politik.

          Reply
        • Konservë? says:
          June 13, 2026 at 1:20 pm

          I djathtë konservator? O po qy ere. Po mos re Miti, mos. Edhe myzeqar, edhe politikan, kjo sikur s’shkon. Ishe mirë kur prashisje trangujt, ç’tu desh që ja hype gomones? H

          Reply
  • Tek sheshi çdo ditë says:
    June 12, 2026 at 12:04 pm

    z. Thano na thotë shumë të vërteta për të cilat unë e vlerësoj shumë.

    Reply
    • Sa hijeshi ka tufa... says:
      June 13, 2026 at 1:43 pm

      Po hë pra mo, vlerësimi yt ishte domosdoshëm, mezi po e prisnim…

      Reply
  • Liria says:
    June 12, 2026 at 12:05 pm

    Lajm i fundit: Trump thotë se SHBA-të do të pushtojnë territorin iranian dhe do të ‘marrin kontrollin e plotë të tregjeve të tyre të naftës dhe gazit’

    Reply
  • Shkodrani says:
    June 12, 2026 at 12:13 pm

    Sa me fat eshte ky Berisha mor burre! Pagoi mire e mire e po shkon prape ne Amerike. Po sikur te shkoje dhe te mos kthehet me, a nuk do te ishte edhe me me fat? Per te, per ne, por edhe per SPAKUN (se po ia cajne shume bycen per ta arrestuar Berishen), por jo per Ramen!!! Rama duhet te gjeje nje Berishe tjeter, sepse simbioza nuk mund te funksionoje e vetme, duhen te pakten dy, si tangoja!!! Mos ndoshta Amerika po ia rremben Berishen Rames? Hej Zot, sa popull i veshtire jemi!

    Reply
    • Hysni Lekaj says:
      June 12, 2026 at 2:55 pm

      KRYEREDAKTOR!
      Ne Tragjedi e 35 Vjet te nje vendi e POPULLI pa’ Zot e shtet ku mbizoterojne PLUS Pese Anarkite e Nolit:
      Ekonomike,POLITIKE,Sociale,Frate dhe Morale SHTO dhe ate te INDETITETIT (SHPERBERJES) levizja :Revolta per Mbijetese eshte jo vetem historike por shpresedhenese !
      Ju falderoj si shQIptar te perditeshme ‘Dita’ dhe ju si drejtues qe nga te paktit ,per te mos Thene te vetmit,qe po vleresoni DREJT kete levizje qe RINGJAL SHPRESE,por Duke e propoganduar stimuluar,inkurajuar,analizuar e ‘ndihmuar’ ATE permes ‘Politikave Editorialiste’ po orjentoni POPULLIN shQIptar drejt ‘Yllit polar’ ne rilindjen e shtetit te se drejtes,e rikthimin e SOVRANITETIT ish POPULLIT SHQIPTAR!

      Reply
      • L.H. says:
        June 14, 2026 at 10:32 am

        Si je me rregullat e futbollit ti Hyse? I njeh me mire se kushtetuten dhe ligjin mbi te drejtat e njeriut, apk he dhe ti “popull” si gjithe te tjeret?

        Reply
  • edi 🤮🤮 rama 🤮🤮 HAMZAI TRADHÈTAR ZGJEBARAK says:
    June 12, 2026 at 2:12 pm

    Hamzai të japi DORËHEQJEN sa NUK është vonë dhe të shkoj në FERR pastaj bashkë me Sali KRIMINELIN e PDsë

    Reply
  • Vlora Vlora says:
    June 12, 2026 at 2:12 pm

    Kjo tregon dhe njehere qe Non Grata e Berishes ishte nje menu e PiSet e gatuar nga Rama per ti mbyllur rrugen procesit ligjor te ndeshkimit te Krimeve te Berishes.
    Me kete, Rama dhe Shteti i tij, nuk u mor fare me krimet e Berishes, as me TRadhetine Kombetare te shitjes se Detit, por e la individ juridik te Lire dhe hoqi qafe dhe barren e pergjegjesise ndaj popullit shqiptar qe e votoi Ramen per te ndeshkuar Berishen. Vota e popullit per PSne ishte ndeshkimi i Berishes.
    Pike.
    Nuk ishte derdellitja em non grata
    Ligji shqitpar ishte Ai qe kishte vlere perballe veprave penale te renda te krimineleve te popullit shqiptar kunder Shtetit dhe Popullit, jo non grata
    Ajo ishte karamele e Rames per Berishen
    Ftese per bashkepunim ne vjedhje dhe ne shitjen e Shqiperise
    Cka ndodhi vertet
    Tani Berisha eshte dakort me shitjen e Sazanit, njelloj si Rama.
    Ne te njejten Llogore kunder Shqiperise dhe popullit shqiptar.
    Berisha ne burg, Rama ne burg

    Reply
  • Haka Tekizoti says:
    June 12, 2026 at 3:33 pm

    Shumë bukur. Shkrim me logjikë. Por, siç humb shpresat te Amerika falë fakteve ke leje t’i humbësh edhe tek protesta e turlisë ku për një punë që mund ta bëjë një njeri e bëjnë dy: njëri i bie gozhdës tjetri i bie patkoit. Rrëmoni të gjeni qenin e ngordhur në kopshtin e lulëzuar nga kushedi kush të protestës. Këtu jemi e do shohim.

    Reply
  • Ana says:
    June 12, 2026 at 4:23 pm

    Jo,historia nuk njeh ‘waiver’ dhe nuk pranon interpretime sipas deshires ose interesave te secilit.Heret a vone,i nenshtrohet te vertetes dhe ne kete rast,eshte aq e qarte sa drita e diellit sepse la pas viktima dhe jeten e nje populli,qe i njejti njeri e provokon akoma,te rrenuar .Prandaj,eshte detyrimi dhe e drejta jone te kerkojme drejtesi pavaresisht politikave te castit.

    Reply
  • Moment Serioz says:
    June 12, 2026 at 6:01 pm

    Shume sakte z. Thano
    Amerika ka ndryshuar tashme, nuk eshte Amerika qe njohim 30 vitet e fundit… .
    Eshte e frikshme sepse situaten ne Ballkan ajo e ka mbajtur…por besoj sdo e mbaje gjate keshtu si po shkojne punet…
    Dhe tek ky gadishulli jone ka kokshtrember me shumice…

    Reply
  • Dajti says:
    June 12, 2026 at 7:34 pm

    Artikull shume i mire dhe sqarues. Diçka ka ndryshuar ne sjelljen e shtetit amerikan. Per lobizmin dhe lobistet e pamorslshem dihet qe punojne vetem per dollare. Kjo eshte nje pjese nga nje liber per zgjedhjet e vitit 2016, ku flitet edhe per lobistin e Berishes, perkthyer nga google translate: “E shkruar në mënyrë brilante në një artikull të vitit 1992 në revistën Spy, firma e Paul Manafort dhe Roger Stone, gjatë viteve, zuri një vend të shenjtë në domenin e errët dhe amoral të lobimit në Uashington. “Emërtoni një despot të korruptuar, dhe Black, Manafort do të përmendë llogarinë: Ferdinand Marcos, 900,000 dollarë në vit; diktatura somaleze tani e rrëzuar, 450,000 dollarë; qeveria bahamiane e lidhur me drogën, 800,000 dollarë,”
    Shumë shpejt, ata u përhapën globalisht dhe u mburrën me një krenari pothuajse perverse duke përfaqësuar tiranët më brutalë në planet – përfshirë Sadam Huseinin e Irakut, Nikolae Çausheskun e Rumanisë, diktatorin zairean Mobutu Sese Seko dhe regjimet që skllavëronin fëmijë dhe vrisnin priftërinj.
    Por jane vetem lobiste. Kurse leshimi qe po i bejne SB eshte nga DASH. Nuk duhet te ndodhte ky perjashtim!
    Nuk e kuptoj se si këto përjashtime i shërbejnë një “interesi të rëndësishëm kombëtar”të Shteteve të Bashkuara si thuhet!
    Ky SB eshte nje kale i ngordhur qe as dreqit nuk i hyn ne pune.
    Tjeter, nje keshille per Thanon: Mark Twain ka thene: “Never argue with stupid people, they will drag you down to their level and then beat you with experience”.

    Reply
  • PANO HALLKO says:
    June 12, 2026 at 8:54 pm

    PËRGËZIME GAZETARI YNË I SHQUAR, ADRIAN THANO!
    Amerika, i ka me qejf hesapet.
    Nuk di, në emër të cilës llogari, Donald Lu-ja e quajti dikur “burrë shteti”. Dikur… në janar të vitit 2011…
    Kur hipi për herë të parë Trampi në kolltukun presidencial, është botuar një analizë e imja me titull “Mesazhe nga zgjedhjet amerikane”…
    Teza kryesore e atij shkrimi, ishte : -Shteti, nuk është biznes!
    Shumë gjëra, për fat të keq, u vërtetuan dhe po vërtetohen.
    Që janë dërguar para në arkën e shtetit amerikan për të hequr non gratën, kjo nuk kërkon vërtetim. Unë nuk di se sa janë paguar, e s`mund ta di.
    Por një gjë e di mirë. Që kurrsesi nuk pagoi Berisha për të hequr non gratën, aq sa ka paguar edvini për ta ndëshkuar me non grata Berishën.
    Ashtu siç e mësuam të gjithë faktin, se motivacioni ishte i njëjtë; si para pesë vitesh kur u ndëshkua, ashtu edhe këto ditë kur iu hoq dënimi:
    -‘Për interesat kombëtare të Amerikës”!!!
    Këta të dy, janë fatkeqësia e këtij vendi.
    Edhe njëherë, Përgëzime!

    Reply
    • info analitike says:
      June 13, 2026 at 10:53 am

      Pështirësinë e këtij teatrit me non grata e mishëron më së miri Jorida,Tabaku si një nga lobueset më të zellshme për t’ia dhënë non gratën Saliut. Sot si pa të keq kishte marrë rolin triumfonte të heqjes së kësaj damke. Personalisht mendoj se non grata ishte thjesht fryt i makinacioneve politike e jo i parimeve. Përndryshe non grata duhej të kishin marrë me kohë bashkë me Berishën dhe trimat e tij dhe,Rama e Meta me trimat e tyre. Sa për 21 janarin Rama është bashkëfajtor në krim dhe këtë tashmë e dini mirë. Madje ai i përdori dhe i vrau për herë të dytë me sorrolatjet në Strasburg.

      Reply
  • demo says:
    June 12, 2026 at 10:51 pm

    Duvaxhijte e Berishes ne Parlament ju ngrefoseshin sot duvaxhijve te Rames ne Parlament,,.
    Jo,or jo! Duhet ti ngrefoseni popullit qe ka dale ne shesh!
    Ne jemi te humburit nga NON GRATAT.

    Reply
  • BARSALETA says:
    June 13, 2026 at 12:29 am

    Në selinë e PD-së ishte shpallur festë kombëtare. Fishekzjarre, daulle e valle. Flamujt valëviteshin, kamerat ishin rreshtuar dhe drejtuesit e partisë hynin njëri pas tjetrit për t’i bërë qoka liderit historik, Berishës.

    — Urime doktor! Ra NonGrata!
    — Fitore epokale! Doktor, historia ju dha të drejtë!
    — U vërtetua ajo që keni thënë prej vitesh!

    Berisha: E dija që e vërteta vonon, por nuk harron.

    Në një cep të sallës, një djalë i ri militant po lexonte faqen e Departamentit të Shtetit. Afrohet me kujdes dhe i thotë: Doktor, kam një pyetje: Më falni… po DASH-i ende ju konsideron të shpallur NonGrata për korrupsion madhor dhe minim të demokracisë. Thjesht flitet për mundësi vize në raste të caktuara, jo për heqje të statusit. Akuzat mbeten. Statusi mbetet.

    (Në sallë ra heshtja.)

    Një nënkryetar u hodh menjëherë: Nxirreni jashtë këtë armik!

    Militanti: Po unë vetëm lexova dokumentin.

    Veterani i partisë: Pikërisht! Kjo është shkelje e rëndë e vijës së partisë! Nuk ka rëndësi çfarë deklarojnë ata në dokumente. Ka rëndësi çfarë deklarojmë ne për deklaratat e tyre.

    (Salla shpërtheu në duartrokitje.)

    Stafi: Doktor, gazetarët po pyesin se ku është dokumenti që provon heqjen e NonGratës.

    Berisha: Thuaju të mos merren me dokumente.

    Një tjetër zyrtar pyeti: Po çfarë fituam konkretisht?

    Veterani: Propagandën.

    Zyrtari: Po statusi? Ai mbetet. Po akuzat? Edhe ato mbeten. Atëherë ku është fitorja?

    Berisha: Shiko, në politikë, nuk ka rëndësi çfarë ka ndodhur. Ka rëndësi sa herë e përsërit në televizor.

    (Salla shpërtheu në duartrokitje: Rroftë rënia e NonGratës!)

    Një tjetër u bë nënkryetar sepse deklaroi: Në fakt, SHBA-ja në kohën e Blinkenit ka qenë NonGrata për doktorin, jo doktori për SHBA-në!

    Dikush nga salla: Po NonGrata nuk ka rënë. Po popullit, si do t’ia mbushim mendjen?

    Stafi: Jashtë edhe ky!

    (Dhe kështu, deri në fund të mbrëmjes, nga selia u përjashtuan të gjithë ata që lexonin dokumente, ndërsa mbetën vetëm ata që duartrokisnin. )

    Reply
  • nastradini says:
    June 13, 2026 at 6:08 am

    Mengadale o Zoti Thano se cdo prind do qe te perkrahe sa mundet femijet dhe pjellat e tij. Shko se cfare cudirash bejne prinderit per femijet, sidomos ata me BOLE ne Shqypni, cfare te thuash per miliardierin Donald Trump qe do te shtyje perpara tyryfycken e tij Ivanka dhe dhenderin biznesmen i deshtuar me baba kriminel te denuar, Kushner? Mengadale o zoti Thano se Presidenti i zgjedhur jo nga shqyptaret e Enverit, por nga amerikanet, qe vrane hindianet dhe zaptuan Ameriken, Presidenti aktual i SHBA Donald Trump nuk eshte “Fatkqesie dhe Kereenimi per Boten”, sic e shpalli Edi Ramanga CNN, sepse perpara tij krimineli Bush Junjori i pagoi Sali Gerdecit dhe Kompanise mafioze Saliu&Son shumen $300 meleone dollaro fringo te reja nga Buxheti i Pentagonit per te mbledhur fisheket e ndryshkur kineze si zahire per ushtrine amerikane ne Afganistan, por lakmia per pasurimin kriminal te Bush Junjorit vazhdoi me mbledhjen e barutit te predhave te Enverit, qe plasi BUMJEN ne Gerdec, duke groposur te gjalle 26 femije dhe prinder dhe ishte po ky Bush Junjori qe dergoi ne Tirane, ne terrin e nates sekretaren e shtetit Condoleezza Rice per te pergenjeshtruar lajmin se SHBA dhe ambasadori Withers ishin implikuar direkt ne vrasjen publike ne Gerdec, e inkurajuar nga Presodenti REZIL Bamir Topi qe ja kishte futur me gjume ai dhe SHIK i tij dhe qe deklaroi qe nuk e dionte se ku bie Gerdeci ne harten e Botes duke i lene familjaret e viktimave pa asnje deshperblim nga SHBA.

    Reply
  • nastradini says:
    June 13, 2026 at 6:09 am

    Mengadale o zoti Thano se cdo prind do qe te perkrahe sa mundet femijet dhe pjellat e tij. Shko se cfare cudirash bejne prinderit per femijet, sidomos ata me BOLE ne Shqypni, cfare te thuash per miliardierin Donald Trump qe do te shtyje perpara tyryfycken e tij Ivanka dhe dhenderin biznesmen i deshtuar me baba kriminel te denuar, Kushner? Mengadale o zoti Thano se Presidenti i zgjedhur jo nga shqyptaret e Enverit, por nga amerikanet, qe vrane hindianet dhe zaptuan Ameriken, Presidenti aktual i SHBA Donald Trump nuk eshte “Fatkqesie dhe Kercenimi per Boten”, sic e shpalli Edi Ramanga CNN, sepse perpara tij krimineli Bush Junjori i pagoi Sali Gerdecit dhe Kompanise mafioze Saliu&Son shumen $300 meleone dollaro fringo te reja nga Buxheti i Pentagonit per te mbledhur fisheket e ndryshkur kineze si zahire per ushtrine amerikane ne Afganistan, por lakmia per pasurimin kriminal te Bush Junjorit vazhdoi me mbledhjen e barutit te predhave te Enverit, qe plasi BUMJEN ne Gerdec, duke groposur te gjalle 26 femije dhe prinder dhe ishte po ky Bush Junjori qe dergoi ne Tirane, ne terrin e nates sekretaren e shtetit Condoleezza Rice per te pergenjeshtruar lajmin se SHBA dhe ambasadori Withers ishin implikuar direkt ne vrasjen publike ne Gerdec, e inkurajuar nga Presodenti REZIL Bamir Topi qe ja kishte futur me gjume ai dhe SHIK i tij dhe qe deklaroi qe nuk e dionte se ku bie Gerdeci ne harten e Botes duke i lene familjaret e viktimave pa asnje deshperblim nga SHBA.

    Reply
  • nastradini says:
    June 13, 2026 at 6:09 am

    Mengadale o zoti Thano se cdo prind do qe te perkrahe sa mundet femijet dhe pjellat e tij. Shko se cfare cudirash bejne prinderit per femijet, sidomos ata me BOLE ne Shqypni, cfare te thuash per miliardierin Donald Trump qe do te shtyje perpara tyryfycken e tij Ivanka dhe dhenderin biznesmen i deshtuar me baba kriminel te denuar, Kushner? Mengadale o zoti Thano se Presidenti i zgjedhur jo nga shqyptaret e Enverit, por nga amerikanet, qe vrane hindianet dhe zaptuan Ameriken, Presidenti aktual i SHBA Donald Trump nuk eshte “Fatkqesia dhe Kercenimi per Boten”, sic e shpalli Edi Ramanga CNN, sepse perpara tij krimineli Bush Junjori i pagoi Sali Gerdecit dhe Kompanise mafioze Saliu&Son shumen $300 meleone dollaro fringo te reja nga Buxheti i Pentagonit per te mbledhur fisheket e ndryshkur kineze si zahire per ushtrine amerikane ne Afganistan, por lakmia per pasurimin kriminal te Bush Junjorit vazhdoi me mbledhjen e barutit te predhave te Enverit, qe plasi BUMJEN ne Gerdec, duke groposur te gjalle 26 femije dhe prinder dhe ishte po ky Bush Junjori qe dergoi ne Tirane, ne terrin e nates sekretaren e shtetit Condoleezza Rice per te pergenjeshtruar lajmin se SHBA dhe ambasadori Withers ishin implikuar direkt ne vrasjen publike ne Gerdec, e inkurajuar nga Presodenti REZIL Bamir Topi qe ja kishte futur me gjume ai dhe SHIK i tij dhe qe deklaroi qe nuk e dionte se ku bie Gerdeci ne harten e Botes duke i lene familjaret e viktimave pa asnje deshperblim nga SHBA.

    Reply
    • Replikuesi says:
      June 13, 2026 at 11:38 am

      U plak edhe nastradini ca nga ca, po shkon në pi.. të sëmës, 3-4 herë po i klikon komentet .

      Reply
  • BARSALETA says:
    June 13, 2026 at 10:53 am

    RËNDËSIA DHE VLERA E PROPAGANDËS

    Studenti: Profesor, çfarë është propaganda? Pse politikanët e përdorin propagandën edhe në demokraci?

    Profesori: Marrim një shembull. Thuhet se Berishës iu hoq NonGrata. Në fakt, thjesht i kanë dhënë të drejtën për një vizë për raste të vaçanta. Në këtë rast, propaganda është të thuash nëpër media sikur ia hoqën NonGratën dhe doktori nuk konsiderohet më nga SHBA si minues demokracie dhe si i përfshirë në korrupsion madhor. Propaganda është imazh i rremë që përdoret për të fshehur realitetin, për të mbajtur pushtetin, në qeveri ose në parti, në këtë rast në PD.

    Studenti: Sa vlerë ka propaganda? Pastaj, thuhet se SHBA ia ka dhënë këtë të drejtë vize për interes kombëtar.

    Profesori: Marrim një shembull.Sipas njoftimeve të administratës së Presidentit Donald Trump, çmimi i propozuar fillimisht për Gold Card ishte 5 milionë dollarë. Programi u paraqit si zëvendësim i sistemit EB-5, i cili kërkonte investim në biznes (1 milion$ ) dhe krijimin e 10 vendeve të punës. Përfitimet e përmendura për mbajtësit e Gold Card përfshijnë: Të drejtën për të jetuar në SHBA në mënyrë afatgjatë. Të drejtën për të punuar dhe investuar në SHBA. Privilegje të ngjashme me Green Card. Një rrugë drejt shtetësisë amerikane pas plotësimit të kushteve ligjore. Ndryshimi kryesor nga EB-5 është se Gold Card nuk u prezantua si një investim që duhet të krijojë 10 vende pune; në vend të kësaj fokusi ishte te pagesa shumë më e lartë (5 milionë dollarë). Berisha (PD) me lobimin që bëri në SHBA thuhet se ka paguar 6milion$, pra sa EB-5 dhe GOLD Card sëbashku. Si mos të jenë 6milion$ interes kombëtar i SHBA? Në fund të fundit ata po i japin thjesht një vizë. Dhe paratë në SHBA janë interes kombëtar. Ata edhe zotin e kanë vënë te dollari, sepse besojnë te fuqia dhe pushteti i parasë.

    Reply
  • chp says:
    June 13, 2026 at 4:15 pm

    Ne fakt Usali Serbiberi & grekoBeleri ka 35 vite qe e ka “Waiver-in” e Amerikes ne xhep.Por me kete Vizen mjeksore me thene te drejten dhe pro-amerikani me i madh ne Shqiperi do ta quante Lesht e Marikes sepse ky eshte nje poshtrim me keq se nje pushtim..Le te njohim lexuesit me
    një artikull nga më të miret qe nga 1990 e deri me sot ai eshte me titull

    “”””””Intelektualët dhe ambasadori i vogël i një vendi të madh”””
    Nga dr. Ilir Yzeiri 25 janar 2011
    –
    Sqarojme se kryeredaktor te Shekulli ka qene Thano i cili mori nje karton te KUQ nga ambasdori Arvizu ku ky i fundit “nderpreu” marredheniet dipllomatike me Thanon..Ishte trimeri atehere te sfidoje nje ambasador amerikan qe pothuajse drejtoheshin nga lobet (lexo loqet) e Biberishes ne WDC
    (SEKUENCA)
    …..Ambasadori Arvizu ishte i ftuar në një emision televiziv dhe paraqiti edhe njëherë performancën e tij si një ambasador i vogël, (jo për nga shtati, por për nga statura), i një vendi të madh.

    Ambasadori i vogël i vendit të madh përmendi me cinizëm se edhe në Amerikë Garda ka vrarë në vitet ’70. Po është e vërtetë dhe shqiptarët e dinë se në Amerikë është vrarë edhe presidenti Kenedi, edhe Martin Luter Kingu, por askush në Amerikë nuk ka qenë në krah të vrasësve dhe askush në Amerikë nuk ka menduar qoftë edhe një ditë të vetme që të përkrahë vrasësit dhe të dënojë viktimat siç bëni ju, zoti Ambasador. Nga ana tjetër, nuk është e gjetur përpjekja që bëni ju për t’u treguar se jeni një njeri i dashur me popullin. Këtyre në shqip ne u themi “kinezërira”.
    .

    Reply
    • 👺 në burg, 🥶 në burg! says:
      June 14, 2026 at 10:37 am

      Shikoni kush flet per kinezerira mor aman. Bert çumçakizi, sivllau siames i ver llapes aka edver hoxha.

      Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rama premtoi “tërheqje të ligjit” por sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  • I miri Ali iku ashtu siç jetoi
  • Raport tronditës i grupit të PE që inspektoi Zvërnecin: Janë dëmtuar rëndë dunat dhe ligatinat, është bllokuar lidhja mes detit dhe lagunës
  • “Debat pa kuptim pas 30 vjetësh”, ish-shefi i Shtabit, Bislim Zyrapi shuan debatet: Dritan Goxhaj ka qenë pjesë aktive e UÇK
  • Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Erion Veliajt, çështja kthehet për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë

Komentet e Fundit

  1. K R on Rama premtoi “tërheqje të ligjit” por sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  2. Vlora 97 on Rama premtoi “tërheqje të ligjit” por sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  3. nastradini on “Debat pa kuptim pas 30 vjetësh”, ish-shefi i Shtabit, Bislim Zyrapi shuan debatet: Dritan Goxhaj ka qenë pjesë aktive e UÇK
  4. Marinari on “Debat pa kuptim pas 30 vjetësh”, ish-shefi i Shtabit, Bislim Zyrapi shuan debatet: Dritan Goxhaj ka qenë pjesë aktive e UÇK
  5. K R on “Debat pa kuptim pas 30 vjetësh”, ish-shefi i Shtabit, Bislim Zyrapi shuan debatet: Dritan Goxhaj ka qenë pjesë aktive e UÇK

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?