Nga Adrian Thano
Pas tri dekadash tranzicion, Shqipëria vijon të jetë peng i një historie pronësie të paqartë dhe të pandrequr. Mijëra çështje janë ende në gjykata, shumë prej tyre përplasjen e kanë te dokumentet kontradiktore dhe vendimet e dyshimta të institucioneve.
Në këtë terren, drejtësia nuk shihet si zgjidhje, por si front lufte, ku palët hyjnë të bindura se duhet të fitojnë me çdo kusht, madje edhe përmes plumbit.
Ekzekutimi i gjyqtarit Astrit Kalaja pas dhënies së një vendimi në sallën e gjyqit është së pari pasqyrë dramatike e dështimit shtetëror në menaxhimin e çështjeve të pronës në Shqipëri. Në qendër të kësaj tragjedie nuk është akti ekstrem i një personi, por një sistem që ka prodhuar padrejtësi për vite me radhë, duke nisur nga zyrat e hipotekave dhe vetë drejtësia që sot është viktimë.
Agjencitë e Kadastrës, në vend që të jenë zgjidhëse të konfliktit, janë shpesh gjeneratorë të tij. Legalizime me favoritë, regjistrime të dyfishta, vendime të manipuluara dhe në shumë raste pronarë që shfaqen 30 vjet pas tranzicionit me dokumente të dala nga zyrat e shtetit. Kjo nuk është e rastësishme, por produkt i një korrupsioni të strukturuar. Përgjimet e fundit të publikuara nga një dosje e SPAK për pronat në Durrës tregojnë qartë ku kanë arritur punët.
Sistemi gjyqësor, megjithëse ka kaluar një reformë të gjerë në letër, vijon të vuajë nga mungesa e besimit publik. Sidomos në çështjet e pronësisë, vendimet gjyqësore perceptohen shpesh si të diktuara nga paraja, presioni politik apo interesat e fuqishme të oligarkisë së ndërtimit. Gjyqtarët nuk shihen më si garantues të ligjit, por si arbitra që “duhen blerë” për të marrë ose mohuar të drejtën.
Në këtë klimë mosbesimi të thellë, sulmet publik ndaj tyre nga pozita të larta shtetërore e ushqejnë degradimin. Vetë Kryeministri, ka zgjedhur kohët e fundit të përdorë foltoren publike për të goditur gjyqtarë që kanë dhënë vendime që bien ndesh me interesat apo planet e tij. Në një shoqëri të tensionuar, fjalët e liderëve kanë peshë dhe ndikim, sidomos kur lënë të kuptohet se dhuna është e justifikuar nëse vendimi nuk të pëlqen.
Kur bëhet fjalë për kryeministrin, edhe në rastet kur ai mund të ketë arsye apo informacion për të kritikuar vendime të caktuara gjyqësore, roli i kërkon maturi, përmbajtje dhe respekt institucional. Nuk është analist në një studio televizive, por një nga garantët e rendit kushtetues dhe duhet të mbajë gjallë besimin te shteti, jo ta minojë atë.
Në sistem mund të ketë horra ose dardhaxhinj, por detyra e një udhëheqësi nuk është të ulërasë më fort se turma. Është të tregojë se shteti ka rrugë ligjore për t’u vetëkorrigjuar. Nëse ato rrugë nuk funksionojnë, është dështim i sistemit që ai vetë drejton.
Së fundmi duhet thënë se nuk është hera e parë që një gjyqtar në Shqipëri humb jetën për një çështje pronësie. Rasti i gjyqtarit Skerdilajd Ikonomi në Vlorë, mbetet ende i pazbardhur. Edhe asokohe pati reagime të forta nga të gjitha anët, presidentë, kryeministra, ministra drejtësie, por asgjë nuk ndryshoi. As drejtësia nuk u vu në vend, as rrënjët e problemit nuk u prekën.
Nëse rasti Ikonomi do të ishte kthyer në një pikë kthese, për shkak të staturës së viktimës dhe rrethanave shumë specifike pronësi-drejtësi (ai ishte njëherazi palë, gjykatës dhe viktimë) ndoshta sot gjyqtari Astrit Kalaja do të ishte ende mes të gjallëve.
Ndaj kjo vrasje nuk është çështje bravash të sigurta apo detektorësh metalikë.
Është çështje dështimi për të zgjidhur plagën e pronave që kullon gjak. Përkohshmëria e reagimeve pas çdo tragjedie, mungesa e seriozitetit për zgjidhje të thella dhe të qëndrueshme, nuk mbetet kurrë pa faturë. E kemi paguar më parë dhe, tragjikisht, po e ripaguajmë sërish – me jetë njerëzish. Dhe nuk ka ende arsye të besojmë se kjo faturë do jetë e fundit.

Mesim per te tjeret
Cfare ironie! Problemi i madh i pronave ne Shqiperi e ka zanafillen ne kohen e diktatures komuniste, qe adhurohet kaq shume ketu. Keshtu, monstra komuniste, edhe pasi ka 35 qe ka ngordhur, po vret me toksicitetin e larte qe emeton edhe sot e kesaj dite dhe nuk dihet edhe per sa. E ketu shkruhen shkrime panegjerike per enverin, mehmetin, kadriun… jo po ai i tha ashtu, jo po ai ja priti keshtu… jo po jo po!
Autori i shkrimit permend rastin e gjyqtarit nga Vlora. Une shtroj pyetjen: si ka mundesi qe ketu, ne kete fshatin tone te vogel, qe dihet gjithcka, qe edhe per vrasjen me ordinere del nje dite se kush e beri, te mos dihet vrasesi i Ikonomit?! Eshte e cuditshme apo jo?! Po keshtu, edhe rasti i vrasjes se deputetit socialist Xhindi. Si ka mundesi, qe socialistet qe ankoheshin atebote ndaj qeverise Berisha qe nuk po gjente vrasesin, kane 12 vite qe heshtin si mutera?! Kam pershtypjen se vrasesit dihen, por arsyet mund te jene diskretituese ose turperuese, sa me mire eshte gjykuar qe te mos shkohet me tutje; te mbyllet me kaq, qe edhe dy te ndjeret te kujtohen si njerez te mire dhe qytetare korrekte.
Nje e keqe luftohet duke kuptuar dhe pranuar shkakun e origjines se saj, qe ne kete rast eshte regjimi komunist. Ata qe nuk e bejne kete, jane thjeshte hipokrite. Jane me shume se kaq, kur edhe per kete ia vene fajin Saliut…!
E dini ju qe edhe per ceshtjen e pronave, ia vene fajin Sali Berishes?! Eh fare e keqe.
Zoti Thano faleminderit për një tjetër sintezë të qartë të shoqërisë shqiptare.
Pronat janë problem i madh në Shqipëri për disa arsye thelbësore:
1. Historia e shpronësimeve dhe konfiskimeve
Regjimi komunist (1945–1990) shpronësoi totalisht pronat private dhe nuk la asnjë formë trashëgimie ligjore. Pas rënies së sistemit, u rikthye prona private, por pa një plan të qartë dhe të drejtë për kompensim apo kthim.
2. Mungesa e dokumentacionit të besueshëm
Në shumë raste mungojnë dokumentet origjinale të pronësisë ose ato janë falsifikuar. Kjo ka prodhuar mijëra raste gjyqësore, konflikte civile dhe penale.
3. Ligje të paqarta dhe të ndryshuara shpesh
Ligjet për pronat janë ndryshuar shumë herë, shpesh në mënyrë të paqartë dhe në interes të grupeve të caktuara. Kjo ka sjellë pasiguri dhe konfuzion ligjor.
4. Korrupsioni në kadastra dhe drejtësi
Shumë vendime për pronësinë janë blerë ose ndikuar nga korrupsioni, sidomos në Hipotekë dhe gjykata. Kjo ka thelluar padrejtësinë dhe pasigurinë për qytetarët.
5. Përplasja midis të drejtës së ish-pronarëve dhe interesave të banorëve aktualë
Në shumë prona që kërkohen për kthim, kanë ndërtuar ose jetojnë tashmë familje të tjera prej dekadash, duke e bërë zgjidhjen akoma më të ndërlikuar.
Rama po vazhdoi nejti 24 ore n TV kshu do perfundoj me thon her per gjykatsa her per media kaet sipas humorit me kë të jetë, po s ka demokraci me vetëm nji gjel maj plehut.
Ajo quhet ndryshe
Tragjedia tjetër është vetëm çështje kohe.
Në përgjithësi: shkrimi dhe paraqitja janë në nivel shumë të lartë dhe për nga fuqia goditëse është një nga faqet e para më të forta të “DITA”-s në vitet e fundit.
Kjo qe thuhet ne kete shkrim, se gjyqtari Kalaja ( ndonese i korruptuar si 90% e gjithe gjyqtareve dhe prokuroreve ) eshte viktime edhe e padrejtesive te administrates shteterore ( qendrore dhe lokale ) eshte e vertete. Kush ka pasur te beje me kete administrate shteterore, sidomos me Kadastren, e ka te qarte si drita e diellit, se eshte nje administrate e korruptuar dhe kriminale, ne qender dhe neper rrethe. Edhe Drejtoresha e Sotme e Kadastres ( Goxhobelli ) eshte nje person zyrtar pa asnje vlere dhe e padinjiteteshme, dhe rrjedhimisht, e padenje per vendin qe mban. Edhe pse qytetaret i ankohen per padrejtesite qe bejne zyrat e saj vendore, ajo mban heshtje dhe nuk zgjidh asnje problem. Pra, ose eshte teresisht e paafte si rusite, ose eshte e korruptuar, si 90% e administrates shteterore te ” Skenderbeut ” te sotem.
Koha nuk eshte Arsye Ligjore. Jo 30 vjet por te kalojne edhe 300 vjet.Toka do te kthehet tek Pronari me Tapi te Zogut.
Falsifikimet,mbivendosjet,shitje blerjet,vendimet gjyqesore te korruptuara nuk jane Arsye Ligjore.
Tapia e Zogut i hedh ne Ere te gjitha keto dhe Toka do ti kthehet Pronarit me Tapi te Zogut.
Ligji 7501 i rrumpalle malokut,Legalizimet ne TOKE TE XANUN,KULLAT E RROKAQIELLAT nuk jane Arsye Ligjore.Merre Kullen me vete coje ne pisket te malokes nga ke dale.Une dua Truallin me Tapi te Zogut,qe e ruaj te shenjte ne Sepete.
NUK ESHTE CESHTJE PRONESIE ZOTI THANO, ESHTE CESHTJE MENDESIE!
sepse:
30 vjecari Shkambi eshte KILLERI “Avni Rustemi” i Rilindur i Edi Rames dhe gjykatesi Kalaja eshte TRADHETARI “Esad Pasha” i Pashiqit,
CFARE DO TE MBJELLESH, ATE DO TE KORRESH
hape ARKIVEN e gazetes DITA dhe lexo shkrimet e turpit dhe rezilit te fanatikeve te Enverit si i kendojne lavdi KILLERIT Avni Rustemi qe vrau ne Paris Esad Pashen, “…me vullnetin e nje populli te tere sepse ishte fodull dhe mendjemadh…” Esad Pasha ishte me shume se nje gjykates apeli, ishte Kryeministri legjitim i kohes qe kishte shkuar ne Paris te mbronte Vatanin nga copetimi.
prandaj:
Mbetet vetem te shikojme qe Edi Rama ta beje KILLERIN 30 vjecar Shkambi deputet si Fan Noli, njashtu sic KA bere shume KILLERA te tjere
Duhet te jesh koqe maloku te mbyllesh jeten ne burg per ceshtje trualli. 30 vjec njeriu do jete pjekur qe te kuptoje te pakten kaq gje. Cmimin e lekures! Dhe ne fakt nuk eshte ceshtje dedektoresh qe kapen apo Jo sinjalin metalik. Eshte ceshtje intelekti, organizimit dhe informacioni. Sherbimi informativ kur ka sherr nje njeri problematik me 30 familje duhet ta ndiqte ceshtjen. Por sic shkrova me siper, njeriu duhet te vere ne kandar copen e prones me burgimin e perjetshem. Duhet qe njeriut mos ti dale frika nga ndeshkimi I ligjit. Nuk kishte frike askush personalisht nga enver hoxha, por nga ligji. Po te vrisje te ikte koka. S’kishe as avokat qe te gjente gogla juridike per te zbutur denimin. Persa I perket pronave, ato per ate pune jane, per sherr. Vdes babai dhe turren femija ti marrin pjesen vellai – vellait. Ndodh edhe ne Amerike. Pa lere me tutje. Eshte ky “demo” ne forum, sic edhe nastradini qe duan vulen e Zogut apo qitapin e xhonturqve per ti thene prone rripit te tokes. Doni nje rast publik, qe eshte akoma ceshtje gjyqesore? Po ja, ajo e kullave te dhendrrit te brrishes. Ky thote qe kishte nje rrip sa perdorin dy pallate per koshat e plehrave. Pastaj u mblodh me 300 kusherinj dhe, ta themi shqeto, e rregulloi nga vjehrri qe mjedisin per sport e ktheu ne fushe ndertimi dhe beri CA miliona. Me shume gjasa italianet e blene truallin ku bene aerodromin. Kur humben, trualli qe posedonin u shtetezua. Dmth, demo & nastradin, s’ka me histori me tapi Zogu apo qitape xhonturke. Atje ku u aplikua ligji 7501 s’ke cfare kerkon tapi te Zogut. S’ka, edhe rrush edhe dardhe ne te njejten arke. Por sistemi pluralist I ka keto kusure. Qe te fitosh zgjedhjet do premtosh njehere ndarje toke me 7501, pastaj edhe me tapi Zogu, pastaj me qitape xhonturke, pastaj me te treja bashke dhe s’ka gjykates ta ndaje kete lesh arapi. Kur thone qe ne periudhen zogiste kishte shtet eshte si te thuash qe ne kohen e Enverit kishim diskoteke. Analfabetizmi absolut dhe njeriu s’dinte te hidhte nje firme. I merrej toka hallexhiut dhe Ai as e kuptonte si ishte ligji. Vete Zogu, qen bir qeni, I biri I pashait me toka qe ia dha sulltani nga xhepi otoman, nga kryeminister u shpall mbret ; ka me per ligjet e ketij qe bir qeni? Fund e krye I korruptuar si person, si shtet e mbreteri e tipit mesjetar. Ne fund, kur Musolini I kerkoi kredite qe Zogu I beri rrush e kumbulla I tha, hajde merre Shqiperine sikur ta kishte dyqan per ta shitur. Por berishes I bene pune premtimet me qitap e kthim pronash, me the e te thashe. Erdhi prape ne pushtet. Une cuditem ; kerkova nje certifikate lindjeje te nenes time dhe asgje nuk qe e sakte. Duhej certifikata e familjes se saj, rremuje hesapi. Shkon atje, Jane vajtur ketu, rani I ka qendra, po I gjen tek periferia… Sorollatje pafund dhengaterrime datash, vendesh, emrash. Ore, po flas per gjera elementare, per persona, pa lere per prona. Edhe specialiste hipotekash zvicerane te marresh, qe jane precize kundrejt dokumentit, me ate rremuje qe eshte lene trashegim s’ka shans ta rregullojne. Ne tre here qe kane sistemuar gjerat ne gjendjen civile me kane ngaterruar mbiemrin, emrat e prinderve dhe vendlindjen. Femijet e mi te lindur pas vitit 2000, corbe hesapi, ngaterruar emra, vendlindje, nje djale ma bene femer. Vitet e fundit s’merremi me me perteritje dokumentash e pasaportash, perdorim ato te huajat se jane me te sakte. E deshet anarkine z. Nastradin? Epo, ta hani gezuar!
Dumi, ti dukesh se je komentues i ri ne kete forum, se dukesh qe e ke mare me shume vrrull e ke shkruar pa fund. Une nuk kam ndermend te merrem me te gjitha c’ke shkruar, por po te them qe me bere te qesh ca kur e krahasove “shtetin” e Enver Bythos me diskoteke. Une per shtetin e Zogut nuk di c’te them, se nuk e kam jetuar dhe me ato qe jane shkruar e thene eshte e zorshme te ndash te verteten nga propaganda, qofte ajo denigruese, qofte ajo glorifikuese. Sa per ate te Enver Bythos, qe e kam jetuar vete, mund te te them qe jo “diskoteke” qe nuk ishte, po as shtet nuk ishte, por ishte nje derro burgu, me drejtor lavdiplotin Enver.
>
Sa per dijeni, anarkia e sotme eshte pasoje e drejtperdrejte e burgut te Enverit. Enveri e la mutin prapa sa nje mal, dhe ne ia veme fajin e eres se kakes qe ka mbetur atyre qe njefarsoj u munduan te pastronin mutin, vertet me shurre, po ate kishin se ujin e kishte thare Enveri me poitiken e tij largpamese te mbeshtetjes ne forcat e veta.
Ardian Thano eshte rrotulluar e ka radhitur ca shkaqe si p.sh. Agjensite e Kadastres apo Sistemi gjygjesor per ta ngulur penen aty ku eshte dhe thelbi : Kryeministri me ca shprehje rruge nga foltoret publike denigron e sulmon ashper gjygjtare te vecante me emer e mbiemer per vendime qe kane dhene kunder oreksit tij.
Po kur e ben kete gje Kryeministri (e qe paturpesisht mediat e pushtetit keto sulme denigruese ja quajne “kritika per gjygjtaret”) atehere c’pritet tjeter nga nje koke-Shkemb atje ne salle te gjygjit vecse ta vrase ate gjygjtar?
Por ajo qe i mungon analizes se Ardian Thanos eshte se menjehere sot duhet jepet Doreheqja e Ministrit Brendeshem si pergjegjesi politike direkte e faktit qe dikush futet me arme ne salle te gjygjit kur pergjegjesia penale i mbetet oficereve te Ministrise varur prej tij.
Ligji i pare I kushtetutes te nje Shteti demokratik eshte:
PRONA ESHTE E SHENJTE.
Ky ligj eshte neperkembur dhe tjetersuar nga te gjithe pushtetet tona 100 vjecare.
Por keto 35 vjet ky ligj u perdhos perfundimisht . Kjo lloj politike qe u server nga pinjollet e diktatures u zbatua me perpikmeri nga bijte e eterve kriminele te shtetit te djeshem dhe langojte e tyre vetem per te bere pushtetin e tyre kriminal te perjetshem duke zbatuar menyren me makabre te politikes se tyre ne popull, teorine PERCA E SUNDO.
Gangsterizmi dhe fytyra e shtetit tone kriminal dhe i korruptuar doli me ne pah ne varjen makabre te shqiptarit ne mes te rruges ne Bruksel, nderkohe qe kryeministri jone drogaxhi po jepte shfaqje me Makronin dhe presidentin e Azelbaxhanit, kunder presidentit te SHBA-se.
Pyetja eshte se KU E GJEN FORCEN DHE MBESHTETJEN KY NJERI QE TE BEJE SHFAQJE TE TILLA.
Paraja e paligjeshme i ka zene syte dhe i ka hy vehtja ne qejv . Besoj tani do ta gjej belane.
E ke gabim Thano. Roli i kryeministrit është që të sundojë me dorë të fortë. Ligji është ligj dhe duhet zbatuar nga të gjithë. Sidomos nga gjykatësit që “gëzojnë” një nam shumë të keq në popull. Shqipëria vuan pikërisht se nuk ka shtet të fortë. Prandaj Rama duhet ta ngrejë zërin edhe më fort. Për të tjerat që shkruan, je në rregull.
Je i ceket o njeri
Në afatshkurter fitojnë emocionet
Por në afatgjatë nuk fiton shteti
Po nuk e kupton dot as ti as rama këtë
Nuk ka te bej me emrat kjo. Autoriteti shtetit na duhet me shume.se fjalet e bukura te rames
Babai im ndjese paste, kaloi dhe vuajti 30 vite komisioneve te pronave e gjykatave, nuk i gezoi dot kurre, deri sa ndroi jete duhet te kishte bere nja 50 vrasje.
Te kthehet, mos kthehet, kompesohet, nuk rregjistrohet, pastaj shtetezime prape.
Maskaralleqet e nje sistemi te korruptuar pronash nisur nga PD, qe pronaret i quajti ish-pronare.
Prona nuk u morr, gjyqarit ju morr jeta, autori 30 vjecar do ngelet gjithe jeten burgjeve.
Gjjthcka eshte pasoje e korrupsionit me pronat qe dhe vete diktatori i kishte ruajtur si turqit perpara 100 viteve. Erdhen disa ustallare filluan falsifikimet, vjedhjet dhe ja ku jemi.
Sot nuk eshte viktime vetem nje gjyqtar, por gjithe shteti dhe shumica e shqiptareve qe vleresojne pronen dhe nuk e vjedhin ate.
Ata qe punuan per ato prona vuajten burgjet, ata qe i trasheguan shumica u rropaten gjykatave dhe dikush sja u pa vleren kurre. I morri Zoti perpara se te merrnin pronen.
Ne rastin e sotem nje tjeter prone u la me gjakun e krimit te 35 viteve me pronat e shqiptareve.
Prona eshte me Shpirtin.
Zoti Kryeminister !Ashtu si Ti e zgjidhe ceshtjen e Drejte te burgosurve dhe perndjekurve politike,duke ju dhene shperblimin e plote te burgosurve te gjalle dhe Familjet me keste,se po digjnin veten si Giordano Bruno neper rruge.
Per kete shumica e popullit te vuajtur ne Diktaturen e Enver Hoxhes te ka votuar dhe vazhdon te votoi.
Bisha Lugut Zi qe mori pushtetin prej ketyre te burgosurvei verdallisi me luge te zbrazet,,i denigroi,ju grabiti pronat,i kacafyti midis tyre,qe vetem intriga e Malokut cinik di ta beje.
Ashtu si zgjidhe ceshtjen e Burgosurve politike,zgjidh edhe problemin e pronareve,qe te mbeti trashegim nga Maloku i Zi i Lugut te Zi,Sali Berisha. Kompensime pronash te xanuna ose te grabitura me ligjin 7501,pronaret me Tapi te Zogut nuk kane marre.
Trojet ne Qytet,me Ligjin e Berishes kompensohen me vleren e tokes ne Lugun e Zi ne vitin 1993,.Jo mor malok,jo.Se nuk e marr Une at Harac dhe Ti kollovar ne kryeqytet,me gjithe dhendrin kollovar muhaxhir na Mostarska grada,te marresh 28 mije meter katror te Klubit partizani!!!!!!!!!!!!!
zoti kryeminister Edi Rama! Ky monster morracak shpellash,qe erdhi ne asfalt me valixhe druri e beri Shqiperine katrahure me pronat.Mendo nje zgjidhje perfundimtare te problemit te Pronave qe te mbeti ne kurriz nga shpirtdhimi Vicidolit.
Vete Edi Rama deklaroi se DIELLZA do te “LINDE” nje femije:
dhe ja:
DIELLZA U MBARS DHE POLLI AVNI RUSTEMIN E EDI RAMES ME SPERMEN E AVNI RUSTEMIT TE FAN NOLIT
Ndjese per fjalen “POLLI” por diellza nuk eshte qenie frymore, por robot dhe per jofrymoret perdoret “POLLI”. Shqyptaret vertiten e cuditen si “kali ne leme”, ne te gjitha emisionet TV serioze dhe karagjoze te Shqypnise dje dhe sot gazetaret mjekergjate dhe me BOLE te medha tundin koken dhe qajne dhe vajtojne:
QYSH KESHTU? KJO NUK KA BERE VAKI NE ASNJE VEND TE BOTES TE EKZEKUTOHET GJYKATESI NE SALLEN E GJYQIT. KUSH E KA FAJIN?
Bosat e medias televizive Ylli Rakipi, Cim Peka, Blendi Fevziu, Arjan Cani etj., Damat famoze te debatit televiziv: Grida Duma, Erla Mehilli, Sonila Meço etj., por edhe Flavio Bukuroshi i sabahut dhe Agroni Hokatari i darkes, megjithe lukunine e gazetarise nga pas ishin ulur te pikelluar ne studiot e tyre TV dhe diskutuan gjere e gjate temen:
QYSH KESHTU? KJO NUK KA BERE VAKI NE ASNJE VEND TE BOTES TE EKZEKUTOHET GJYKATESI NE SALLEN E GJYQIT. KUSH E KA FAJIN?
Diskutimet fillojne nga pronat, tapite, mbivendosjet dhe kadastra dhe mbarojne tek brava dhe dedektori metalik, Adrian Thano i DITES thote se fajin nuk e kane metaliket, por e ka Edi Rama qe ka terrorizuar dhe antemuar gjykatesit publikisht njashtu si Donald Trumpin nga CNN, Ylli Rakipi tek “Te paekspozuarit” thote qe fajin e ka Saliu me ligjin 7501 te vitit 1991, Andi Bushati kundershton dhe deklaron se fajin e ka Yuri Kim qe urdheroi kete Reforme te Deshtuar ne Drejtesi, debati behet akoma me i veshtire, tonet ngrihen kur duhet t’i jepet pergjigje pyetjes:
KUSH E KA FAJIN DHE KU ESHTE ZANAFILLA E SE KEQES?
Megjithate te gjithe bien dakord per nje gje te vetme: “Ekzekutimi i gjykatesit ne sallen e gjyqit dhe jashte saj eshte i pajustifikueshem totalisht!” O Zot! Por te gjithe keta Bosa dhe Dama te medias televizive kombetare ne pikellimin e tyre te thelle per vrasjen e “Esad Pashes” se Drejtesise se Reformuar dhe i te ekzekutuar nga “Avni Rustemi” Junjori i Rilindjes Enveriste ne kerrthize te Tiranes, pikerisht ne sallen e Gjykates se tij te Apelit, mesa duket harrojne se cdo dite kalojne me makina prane sheshit “Avni Rustemi, shkelin me makinat e tyre ne rrugen “Avni Rustemi”, i cojne femijet e tyre ne shkollen “Avni Rustemi, femijet me te vegjel e kalojne javen ne cerdhen “Avni Rustemi”, kujt nuk i pelqejne kushtet te “Avni Rustemi shkon dhe gjen alternativen tek “Lym Keta”, Myslym Peza” apo tek dhenderi i tij “Kajo Karafili” pse jo tek emisari i Titos, killeri komunist Voisllav Kushiq, alias “Vojo Kushi” i Enverit dhe HEROI i Shqypnise Komuniste dhe asnjehere ASKUSH nga keta Bosa dhe Dama te medias sone kombetare nuk eshte kujtuar te pyesi veten ose historine:
CFARE KANE BERE NDRYSHE NGA EKZEKUTUESI I GJYKATESIT KETA KILLERA DHE VRASTARE QE TE NDEROHEN KAQE SHUME PER VITE ME RADHE NE SHQYPNI?
Te gjithe kane ekzekutuar njerez me nje fjali: “Ne emer te popullit je i denuar me vdekje!” Fan Noli e beri deputet libohovitin psikopat, killer komunist te paguar qe deklaroi para Gjykates franceze: “…E qellova dhe e vrava kryeministrin e vendit tim sepse ishte fodull dhe mendjemadh me vullnetin e nje populli te tere…” Keshtu shkruhet ne analet e Gjykates franceze, qe urdheroi ekstradimin e psikopatit ne Shqypni per “…t’u mjekuar…”, por Fan Noli e priti si HERO dhe e beri deputet ku edhe psikopati mbajti disa minuta heshtje per vdekjen e mentorit te tij killer dhe vrastar, Vladimir Ilic Lenin.
EDI RAMA PO KESHTU NUK THOTE ASGJE PER BABANE E TIJ KILLER DHE VRASTAR, VECSE JUSTIFIKON VAZHDIMISHT KRIMET E TIJ MONSTRUOZE QE KA KRYER GJATE DIKTATURES ENVERISTE, MADJE EDHE PER KRIMIN E VARJES NE LITAR TE HAVZI NELES QE U VARROS POSHTE NJE SHTYELLE ELEKTRIKE ME KOKE TE PRERE NE VITIN 1988, NJE VIT PERPARA SE TE BINTE MURI I BERLINIT.
atehere:
Perse qajne dhe vajtojne Bosat dhe Damat e gazetarise dhe medias televizive shqyptare?
Dëgjo demo , po të tregoh një sekret , të dëgjuar nga njerëz të brendshëm të qeverisë . Kryeministri , që në legjislaturën e parë viti 2015 , ngarkoi një komision specialistësh , juristë , agronomë , teknikë e njohës të terrenit , topografë etj në lidhje me një përmbysje të plotë të ligjit 7501 dhe kthimit të menjëhershëm të pronave pronarëve të ligjshëm . Të gjithë e njohim Edi Ramën dhe dëshirën e tij për t’u dukur e për lavdi . Ai e pati seriozisht këtë nismë . Po ç’ndodhi ? Relacioni i këtij grupi pune që krijoi kryeministri , të përbërë nga mbi 200 anëtarësh, mbas 7 muajsh pune studimi në teren e në teori , votuan me shumicë , një relacion pra , që zbehu piksynimin për famë të Ramës , sepse simbas studiuesve, ishte e pa mundur anullimi i ligjit 7501 , sepse tashmë ishte tepër vonë dhe pasojat e një veprimi të tillë , ishin të pa parashikueshme , në lidhje me rendin , pakënaqësitë dhe kërcënimit të shtetit . Një anullim i ligjit famëkeq mund të aplikohej vetëm në disa zona të pa rëndësishme të vëndit , pasi në pjesën tjetër të Shqipërisë , pronat ishin të tjetërsuara nga ata që I morrën me ligjin në bazë të frymëve ( shitur , ndërtime pa lejë , serra diellore etj) . Prandaj o demo , kur nuk e bëri dot Rama anulimin e atij ligji komunist , që nuk shquhet për njeri frikacak , mos prit t’a bëjë ndokush tjetër . Ka vetëm një shpresë të vockël , meqënëse Rama , këtë mund t’a ketë legjislaturën e fundit , pa ndonjë frikë për humbje zgjedhjesh , mbase mund t’i thotë truri të përballojë ndonjë revolucion të mundshëm dhe të hedhë në kosh të plehrave ligjin 7501 . Rama është njeri I surprizave .
Cna hap barkun me “sekretet” e tua.
Ceshtja e prones paska qene mision sekret i kurvave te Ramutit.
Ik mor plere dhiare, shko hap ndonje varr grek e merr tapi ne tokat e Delvines dhe et Himares si ai deputeti i ndyre i PiSave, ja harrova emrin, dhe kurva Xhacka qe u be Investitore Strategjike
Pronat eshte i pari qe po i vjedh Rama me kurvat patronazhiste, ti na tregon peralla me 200 petrita
Cope kellire e neveritshme
Eshte puna e Litarit qe la jashte Ramiz Qeni.
Ne presidencen e tij nisen dhurime ne forme shitjesh te pronave publike e më pas 7501.
Sqaro publikun se per kete eshte media. Ka një zanafillë dhe emër e keqja kolektive me pronat.
Sot janë të “korrat” e asaj që u mboll para 35 vjetësh.
Nuk e mbaj mend te kete filluar me Ramiz Aline, po me Fatos Nanon po, ai i dhuroi pronat publike te drejtoret dhe sekretaret e partive. Kulmi!
Drejtoret u bene pronare te uzinave e fabrikave shteterore shqiptare.
Shofere u bene pronare te ndermarjeve te transoporitit.
Nuk kane fund cmendurite qe ndodhen ne Shqiperi pas 90es, ku u organizua vjedhje me sugjerim te shtetit.
Po kush foli me ty , more qelbësirë e qen bir qeni aldrmut ? Kush të dhjeu ty , unë kur shikoj nickun tënd më vjen për të vjellë , zagar i fëlliqur . Unë të hap vare greke ? Unë e kam zyrën në Romë një kat të tërë ,. Hajde të të punësoj si pastrues dyshemeje dhe tavolinash , zorranik e rrugaç i shëmtuar .
Po qe per sekretet e tua une i dhjes Ato prona,nuk i dua fare!
Po ç’pate o demo , ç’të bëra ?
Artikullit i mungon koka. Situata e pështjelluar me pronat u krijua me qëllim e vullnet të plotë. Jo më kot Shqipëria është e vetmja nga vendet e Lindjes që e bëri lëmsh çështjen e pronave. Kjo bëri që prona jo vetëm të mos shkonte tek i zoti por pasuroi njerëzit e dhunshëm, të fortit e të pushtetshmit sepse pushteti veproi duke abdikuar nga roli i shtetbërjes. E njëjta gjë ndodhi me të persekutuari ku shumë prej tyre që kishin vuajtur realisht vazhduan të vuanin ndërkohë që abuzues, mashtrues e kriminelë përfituan.
PËRGËZIME AUTORIT!
NË NJË ANALIZË TË SHKURTËR, THOTË THELBIN E ÇËSHTJES GANGRENË TË SHQIPTARËVE, E CILA KUSHEDI SE KUR, DO NDALOJË SË RRJEDHURI GJAK.
70% TË PRONAVE SHQIPTARE, MADJE EDHE TË TOKAVE NË VITIN 1946, I KISHIN 7% E FAMILJEVE SHQIPTARE.
MË SAKTË, I KISHIN BEJLERËT DHE AGALLARËT, TË CILËT DIHET SE SI I KISHIN PËRFITUAR NGA PORTA E LARTË, NË SHKËMBIM TË SHËRBIMEVE QË KISHIN KRYER NDAJ SAJ..
U KOLEKTIVIZUA GJITHÇKA, POR AI “DIKTATORI I POSHTËR NUK DOGJI ASNJË TAPI, AS ATO TË TURQISË..
KËSHTU QË HORRAT E 35 VITEVE” DEMOKRACI “, I GJETËN TË RUAJTURA MIRË NË ARKIVAT E SHTETIT SHQIPTAR QË PATËM.
MIRËPO KËTA, EDHE KAPITALIZMIN E NDËRTUAN ALLA SHQIPTARÇE!
… NË KËSI RASTESH, THUHET:-QOFTË I FUNDIT!
POR… NUK DUKET SE DO JETË I FUNDMI..
Pergezime z. Thano per analizen e principte!
Me shpirt te paster, deshiroje te them dy mendime te shkurtra:
1. Sistemi tejet i korruptuar i drejtesise shqiptare eshte produkt i strategjise se qellimshme, (te pashpallur), per te rrenuar kete vend e shoqeri dhe per ti grabitur e shfrytezuar kete popull. Nuk eshte rastesi ose paaftesi, por e qellimshme, sikurse shume e shume sfera e fenomene te tjera ne kete vend e kete shoqeri. Mund te themi se asgje ne kete vend e ne kete shoqeri nuk jane brenda morales dhe njerzores. Jetojme ne nje sitstem politiko-shoqeror te pa moral e pa logjike humane dhe natyrisht nuk sundon e mira, por e liga. Pra, fajin e ka sistemi, i ashtuquajtur demokratik, qe ne fakt eshte neofashist.
2. Mos tua kerkojme fajin qeveritareve tane te ketyre 35 vjeteve, qe padyshim jane aktoret kryesor ne kete kaos moral e shoqeror dhe problematikat e pafundme. Mos presim gje nga politikanet dhe qeveritaret tane te na sjellin siguri, mireqenie dhe lumturi. Se realisht, ata jane cakenj dhe ate dine e duan te bejne.
Fajtor kryesor jemi ne, qeyetaret e ketij vendi qe na mungojne shume element ne kulturen tone politike e qytetare dhe nuk kemi filozofine e te jetuarit me pune, respekt per njeri-tjetri dhe solidaritet. Nuk jemi ne gjendje te jemi ne sovrani, dhe pushtetaret te jene shebetoret tane dhe jo padronet tane. Prandaj e keqja do vazhdoje me tej, dhe pasojat i jetojme te gjithe ne.
Problemi eshte: a do luftojme bashke ne, si qytetare, qe te krijojme nje shoqeri dhe shtet me moral e logjike humane?
Perdryshe keshtu do shkojne gjerat: rrokopuje!
Kete artikull Thano e ke shkruar me te meta. Permend vetem Edi Ramen! Çfare pergjegjesie ka Rama per ligjin e pronave 7501, qe e ka bere monstra komuniste SB? Thua qe Rama kritikon gjyqtaret per interesa te tij! Eshte komplet gabim dhe me dashakeqesi. Nese do ti biesh Rames ka probleme te tjera qeverisja ku mund te navigosh. Drejtesia e plepave lindi e vdekur. Drejtesia e “re” po ashtu. Per shkakun e vrasjes se gjyqtarit Kalaja eshte lemeri te mendosh qe per 30 vjet 26 gjyqtare dhe 10 prokurore jane marre me te dhe rezultati – maskarallekun e tyre e pagoi gjyqtari me i mire! Kjo eshte “drejtesia” jone. U be vetingu, dolen gjyqtare, prokurore me teprica te theksuara pasurie! Çfare masah u morren per kete korrupsion te zbuluar? Asnje, por merren me nje arke peshku dhurate! Turp te kene.