Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Mbi 20 milionë euro janë paguar për mbrojtje”, Kurti debaton me deputetin për Gjykatën Speciale
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > “Mbi 20 milionë euro janë paguar për mbrojtje”, Kurti debaton me deputetin për Gjykatën Speciale
Kosovë

“Mbi 20 milionë euro janë paguar për mbrojtje”, Kurti debaton me deputetin për Gjykatën Speciale

Published: November 4, 2023
Shpërndaje

Sipas ligjit për Gjykatën Speciale, miratuar nga Kuvendi i Kosovës në vitin 2015, parashihet që të gjithë të akuzuarve iu paguhen shpenzimet që i dalin gjatë përballjes me këtë gjykatë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është ankuar për shumën që deri tani Kosova ka paguar në mbrojtje të të akuzuarve, ku aktualisht gjendet edhe kupola e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Këtë, Kurti e bëri në seancën e së premtes, ku po raportonte për zhvillimet e fundit në dialogun me Serbinë, posaçërisht pas pranimit të draftit evropian për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, gjatë një debati me deputetin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Bekim Haxhiu.

- Publicitet -

Kryeministri e pyeti deputetin Haxhiu se “a e din se sa po i kushton Kosovës kjo Gjykatë Speciale?”, duke iu referuar shpenzimeve financiare, teksa tha se edhe vetë ka qenë në procese gjyqësore, por nuk ka marrë para nga shteti për t’i mbuluar shpenzimet, ashtu siç iu mbulohen të akuzuarve nga Specialja tani, ndonëse rastet nuk janë të njëjta.

“Unë kam qenë me dhjetëra herë në procese gjyqësore, kurrë asnjë cent s’ia kam marrë shtetit të Kosovës, kurrë asnjë cent”, tha Kurti.

“Mbi 20 milionë euro tashmë janë paguar për mbrojtje, edhe unë kam pasur nevojë për mbrojtje, por kurrë asnjë cent s’e kam marrë”, shtoi.

Deputeti i PDK-së e akuzoi Kurtin se kundërshtimin për Specialen nuk e ka sinqertë, dhe se ai ka dashur që ajo të krijohet nga OKB-ja, “që krejt rrenat e shpifjet edhe të njerëzve tuaj, të Serbisë dhe të Rusisë të konfirmoheshin në gjykatën ndërkombëtare të OKB-së, nga gjykatës rusë e argjentinas – ky ka qenë qëllimi”.

Kryeministri i tha se ky ka qenë një “karrem që ju e keni kafshuar gabimisht, edhe tash ne po i paguajmë pasojat”.

“Nuk është e vërtetë ajo që deputeti Haxhiu tha se ka pasur që ta bëjë OKB-ja, “sepse s’bëhet pa Këshillin e Sigurimit, aty i ki Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretërinë e Bashkuara, aty i ki shumë shtete që janë mike, dhe jo vetëm armike, e ki edhe Francën”, theksoi Kurti.

Nga ana tjetër Haxhiu e akuzoi Kurtin, se kundërshtimet që i kishte bërë atëkohë për Gjykatën Speciale nuk kishin qenë “parimore”, ndërsa shtoi se e kanë votuar këtë gjykatë, në të cilën tha se tani “po sakrifikohen njerëz”, sepse, siç pohoi ai, “është mbrojtur interesi i Kosovës, mos të dëmtohej Kosova dhe historia e lavdishme e luftës së UÇK-së”.

Ai shtoi se “ju keni deponuar raporte” në këtë gjykatë, madje përmendi një rast, ku theksoi se “50 mijë euro e ka paguar deputeti juaj një raport anti-UÇK”, pa i përmendur emrin deputetit në fjalë.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Gjashtë dekada ëndrra dhe kujtime: Klasa e vitit 1966 bashkohet sërish, atje ku nisi gjithçka
  • Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  • FOTO: Dita 20 e protestës
  • Fati i Protestës
  • SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Ersekës dhe 11 zyrtarë: Kanë abuzuar me tenderat

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  2. K R on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. K R on Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?
  4. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  5. K R on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?