Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nuk jam ai që jam
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Nuk jam ai që jam
KryesoreLajmi i funditopinion

Nuk jam ai që jam

Published: November 12, 2025
Shpërndaje

Nga Pano Hallko

Identiteti i munguar i “identitetit gjinor”. “Njeriu elefant”, si identitet gjinor – absurdi logjik i gjinive të shumëfishta

Tregohet gojarisht ndër shekuj një rrëfenjë nga brezi në brez. Rrëfenjë e shkurtër, ndoshta më e shkurtra, sa i takon mesazhit që përcjell.

- Publicitet -

“Një ditë me kohë të keqe (si këto ditët e fundit), shejtani me të birin ishin mbyllur brenda, mbasi nuk mund të punonin jashtë. Atje ku ngroheshin pranë oxhakut, dikur i thotë ati të birit: -Djalo, kthehu një çikë”!..

…Në buzë të dimrit, kur shqiptarët jetojnë me shtrëngime serioze ekonomike; kur inflacioni real është dyshifror, e jo sa thotë “i vetmi institucion në këtë vend”; kur 95% e popullit shikon me sy të lirë se ku shkojnë mundi dhe djersa e tyre; në ditët kur skandale të rënda dhe të pista vërshojnë si lumë qelbi, në faqet e gazetave dhe ekranet televizive; në kohën kur superfuqitë vringëllijnë armët bërthamore, e jo thjesht avionë, pushkë dhe topa, u gjend një tertip për ta tërhequr shoqërinë në një debat shterpë e të kotë, në ligjin mbi “barazinë gjinore”…

Ndërmerret kjo iniciativë ligjore, në një vend ku 35% e atij parlamenti janë femra, kur qeveria nga 17 ministra 9 i ka femra, por një përqindje edhe më e madhe e funksioneve të larta shtetërore në rangje të ndryshme, janë po femra. Dhe në pamje të parë, edhe po ta lexosh me kujdes ligjin që u votua, duket sikur nuk ka asgjë të keqe brenda tij. Sepse ligji është “në rregull me traditën njerëzore”, sepse ai njeh “vetëm” dy gjini.

NUK JAM, AI QË JAM…

Ligji në parim u hap udhë individëve që ata jenë ata “çka ndjehen”, e jo ata që janë qysh në lindjen e tyre.

Po për ata njerëz që ndihen si elefantë, çfarë identiteti gjinor mund të thuhet se kanë?

Kjo është pika logjike, ku shumë njerëz shohin se debati i identiteteve gjinore mund të shkojë në absurditet logjik, dhe pyetja e mëposhtme përdoret shpesh si test filozofik: nëse identiteti bazohet vetëm te çështja “si ndihem”, atëherë ku vendoset kufiri? A ka kufi? A nevojitet kufi?

Në debate publike, individë të ndryshëm kanë përdorur shpesh analogjitë logjike. Me këto struktura logjike i janë përgjigjur edhe deklarimit publik që është bërë herë-herë: “ndihem grua”. Këto analogji logjike kanë sfiduar konceptin se identiteti ndërtohet vetëm mbi ndjenja subjektive. Në disa diskutime publike është shtruar pyetja: “Nëse dikush pretendon se është ndryshe nga realiteti biologjik thjesht nga ndjenja, kush është kufiri? A mund të identifikohem si 7 metra i gjatë, si 6-vjeçar, apo si një person i një race tjetër?”

Ekzistojnë edhe debate ku janë përdorur analogji të ngjashme, si: “Nëse identiteti bazohet vetëm tek ajo që ndjej, pse nuk mund të identifikohem si 65 vjeç kur jam 21? Apo si aziatik? Apo si kafshë?”

Pra, le të prekim pak rrëshqitjet logjike të konceptit të identitetit, kur hiqen kufijtë objektivë.

Pyetja që shtrohet për “njeriun elefant” prek thelbin e kontradiktës së madhe të teorisë moderne të gjinisë: nëse identiteti gjinor mbështetet vetëm te një ndjenjë e brendshme subjektive, atëherë pse nuk pranohet çdo lloj identifikimi tjetër që po ashtu bazohet te ndjenja? Pse një individ që pretendon se “ndjehet femër” konsiderohet se ka një identitet autentik, ndërsa një person që thotë se “ndjehet elefant” trajtohet si absurd, patologjik ose me çrregullime? Kjo pyetje, për aq sa duket komike në sipërfaqe, godet në zemër të konfliktit, i cili krijohet midis biologjisë objektive dhe subjektivizmit ekstrem postmodern.

PSE JO, ELEFANT?

Me fjalë të tjera mund të themi: nëse ndjenja subjektive mjafton për të përmbysur identitetin biologjik, atëherë ku vendoset kufiri logjik dhe shkencor? Nëse deklarimi i pranuar, “unë jam ajo që ndjej se jam”, është aksioma e re e identitetit, cili argument racional e ndalon dikë që të deklarojë se është kafshë, fëmijë, robot, një specie tjetër, apo një qenie mitologjike? Në çastin që biologjia nuk është më kriter, atëherë çdo identitet i imagjinuar, bëhet teorikisht i vlefshëm.

Nga këndvështrimi filozofik racionalist dhe antropologjik, identiteti gjinor ka kuptim vetëm sepse lidhet me një realitet njerëzor të përbashkët dhe të kuptueshëm: ekzistencën e dy gjinive të dallueshme të specieve të gjalla. Përderisa çdo kulturë, që nga lashtësia deri sot, ka njohur konceptin mashkull–femër si kategori që rrjedhin nga struktura biologjike riprodhuese, atëherë çdo devijim nga ky realitet duhet të ketë një arsyetim të jashtëzakonshëm që të kërkojë njohjen e tij. Kur dikush pretendon se ndjen që i përket gjinisë tjetër, argumenti modern thotë se ndjenja e brendshme është aq e fortë saqë duhet t’i njihet status social dhe juridik. Mirëpo, nëse kjo ndjenjë merr vlerë më të lartë se realiteti biologjik, atëherë, për koherencë logjike, duhet t’i njësohet vlerë edhe ndjenjës së atij që pretendon se është elefant. Por shoqëria nuk e pranon këtë të dytën, e pikërisht ky është çasti, ku teoria bie në kontradiktë me veten.

Psikologjia bën dallim midis “parehatisë gjinore” (“gender dysphoria’’) dhe çrregullimeve të perceptimit specifik (ku individi identifikohet si kafshë). Dallimi nuk është biologjik, por thjesht konvencional: shoqëria dhe institucionet kanë zgjedhur që t’i njohin status njërit, por tjetrit jo. Psikologjia pranon se “parehatia gjinore” është një gjendje e dhimbshme psikologjike, ku individi nuk përputhet me trupin e vet, ndërsa vetëidentifikimi me një kafshë konsiderohet si çrregullim i perceptimit, ose fenomen kulturor ekstrem. Megjithatë, ky dallim nuk është logjik, por social: është rezultat i politikave kulturore dhe ideologjike të shekullit XXI. Nëse kriteri është “vuajtja psikike”, atëherë edhe individi që ndjehet elefant mund të deklarojë se vuan psikologjikisht, sepse bota nuk e njeh atë si të tillë: si “njeri-elefant”.

Mirëpo, shoqëria vendos që, në këtë rast, nuk duhet ndryshuar realiteti objektiv për të përshtatur perceptimin subjektiv (pra, nuk ka njeri elefant, sepse nuk e lejon biologjia), ndërsa te rasti i identitetit gjinor pretendohet e kundërta (biologjia mund të jetë e ndryshueshme). Këtu lind dyfytyrësia konceptore.

Për ta thënë më shkoqur: argumenti modern “trupi duhet t’i përshtatet identitetit” është i pranueshëm vetëm nëse identiteti ka një bazë antropologjike brenda specieve njerëzore. Po të ishte konsistente, teoria duhet të pranonte transformimin e trupit njerëzor drejt cilitdo identiteti të pretenduar, përfshirë elefantin. Por kjo do ta nxirrte menjëherë në sipërfaqe absurditetin dhe do të rrëzonte themelin e saj. Prandaj sistemi zgjedh të shpikë një kufi arbitrar, të cilin nuk e shpjegon dot me logjikë, por vetëm me normë: “Këtë e pranojmë, këtë nuk e pranojmë”.

Në terma akademikë, kjo është një formë e relativizmit selektiv: përdoret relativizmi kur nevojitet për të relativizuar biologjinë e gjinisë, por braktiset relativizmi kur rrezikon të hapë derën për identitete të tjera, jo të dëshiruara. Pra, akti themelor nuk është shkencor, por ideologjik. Biologjia si shkencë nuk njeh gjini jashtë dy modeleve riprodhuese mashkull-femër, dhe psikologjia nuk mund të ndërtojë teori mbi identitetin duke mohuar trupin dhe pastaj të ndalojë të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë në fusha të tjera.

Nëse dikush thotë: “Ndjehem elefant”, shoqëria e sheh këtë si shkelje të kufirit racional midis njeriut dhe kafshës, – dhe me të drejtë. Por argumenti ynë është se të njëjtin kriter racional duhet ta zbatojmë edhe për gjininë: ndjenja subjektive nuk mund të përmbysë natyrën biologjike; mashkulli dhe femra nuk mund të shkëmbejnë vendet sa herë që t`u teket, si për hareme shtazarake, ashtu edhe për përfitime ekonomike. Dhe nga pikëpamja e logjikës së pastër, e cila kërkon konsistencë dhe parim universal, ky argument është i fortë: ose identiteti themelohet mbi realitetin objektiv biologjik, ose gjithçka lejohet, e nuk ekziston më kufiri racional.

Pikërisht këtu qëndron edhe pikëpyetja logjike që sollëm si fillim: nëse mohon biologjinë si themel të identitetit, duhet të jesh konsekuent dhe të pranosh, edhe “identitetin elefant”. Nëse e refuzon këtë të fundit për shkak se nuk bazohet në realitet, atëherë e njëjta logjikë të kërkon të refuzosh edhe idenë se ndjenja subjektive mund të ndryshojë gjininë biologjike.

Ky është testi bazë i koherencës: nëse ndjenja nuk mund të të bëjë elefant, atëherë pse duhet të të bëjë gjini tjetër? Në të dy rastet, biologjia mbetet e pandryshuar. Nëse një shoqëri do të mbështetet te realiteti dhe logjika, ajo duhet të ruajë kriteret e së vërtetës objektive. Përndryshe, ajo lëviz drejt një bote ku identiteti është thjesht element sjelljeje dhe imagjinar, e ku çdo kufi midis realitetit dhe fantazisë, zhduket…

E nëse kjo ndodh, nuk ka pse të habitemi nga shtimi i njerëzve elefantë, njerëzve- merimanga; njerëzve-mace; njerëzve-qen; apo njerëzve-insekte, që pësojnë ndonjë metamorfozë Kafkiane.

Por në realitetin e ri, pa kufij objektivë mes realitetit dhe imagjinares, nuk duhet të habitemi as nëse dikush që është 30 vjeç të ndihet 65 dhe me këtë identitet të ri, të pretendojë pensionin.

Vërtet, si do të përcaktohet mosha e pensionit për dikë me identitet gjinor të ndryshuar: biologjikisht, apo psikologjikisht? Le të propozojmë dhe një normë shoqërore ku mosha e individit të jetë e drejtë deklarimi, se sa ndihesh. Fundi i fundit, a nuk është relative koha?

Shkruesi i këtyre radhëve dhe shumica dërrmuese e shqiptarëve, nuk kemi asgjë dhe me askënd, se çfarë i pëlqen atij/saj të jetë, e se ku dëshiron t`i vendosë organet e veta gjenitale, e as se sa herë do dëshirojë t`i ndërrojë ato.

Askush nuk i pengon të “nxjerrin sytë”, e të ngopen demokraci!  Çështje personale e tyre, që askujt nuk i hyn në punë.

Ashtu siç ish komunistët shqiptarë u ndanë dhe krijuan 50 parti, ashtu siç edhe ish të përndjekurit dhe ish të burgosurit janë shpërndarë në dhjetëra parti, ashtu edhe LGPT-të kanë nisur të përçahen.

Edhe në “gjirin e ngrohtë” të tyre, u krijua fraksioni i parë: Transgjinorët, apo hermafroditët. Por meqenëse këta të fundit i ndërrojnë allatet mëngjes-darkë, atyre u duhen dy pasaporta. Që, vartësisht veglës që kanë vendosur, edhe të identifikohen.

…Duket se të vërtetën troç nw kwtw vend, para kamerave e tha një njeri transgjinor, Luan-a Myftari, kur iu drejtua komisionerit të të drejtave të njeriut Robert Gajda në panel.

Citoj: -“ Ti e ke fajin, se të kam ardhur dhe nuk më mbrojte nga diskriminimi”!

Dhe vazhdoi më tej, si një patriot/e, i/e vërtetë: -“I bëj thirrje SHISH-it të zbulojë faktin se fondet për lëvizjen LGPT, vijnë nga Serbia”!..

Por parlamenti i Tiranës mori përsipër një të drejtë që nuk i takonte, të drejtën që askush nuk ia ka dhënë.

Sepse gjinia e njeriut nuk mund të caktohet apo të ndryshohet me VKM, as me “ligj” kundër ligjeve të shkencës së biologjisë dhe gjenetikës, e as me dekret presidencial.

Gjinia nuk mund të ndryshohet me aq lehtësi, sikur të vendoste se cilit “partner strategjik”, do i jepte një tender të majmë publik, apo një Bazë Ushtarake Detare…

—-

©️Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
15 Comments
  • SPAK says:
    November 12, 2025 at 2:26 am

    Nuk jam ky qe jam thote Saliu dhe sekti i tij! Eshte e tmerrshme qe Avokatet Caca, Kthupi dhe i madhi i benzit te 21 Janarit “prokurori Karanxha” qeshnin me fjalet e Meces! Vertet, ne Shqiperi jetojne njerez te tille qe qeshin me vdekjen me vrasjet! SI mund te jete karanxha prokuror! Po Ina Rama alias Silvia Conti? Poshtersia e Kombit tone s’ka fund!

    Reply
  • Dudumi says:
    November 12, 2025 at 8:06 am

    Io ipse idem. Une s’jam ky qe jam dhe vetja ime s’eshte mua. S’ke ci ben, jane ligje qe I do Evropa. Evropa pranon edhe emigracion, por kur nuk I shkon mire, sidomos per scoop elektoral I sjell nga ne te rrine mbyllur ne kazerma.

    Reply
  • edi says:
    November 12, 2025 at 8:24 am

    O SPAK-u ,po ai Rama yt ku ben pjese ? Sipas mendimit tim Rama eshte njeriu me i lumtur me vrasjen e atyre katerve sepse mbi gjakun e tyre dhe me ngjalat e presidentit ” me te mire” arriti te fitoje pushtetin dhe si perfundim familjareve te te vrareve u jep si shperblim nga nja karafil qe e paguan Rama ndersa Metes hekurat e burgut ! Meta ne fakt nuk eshte shume i kenaqur por familjaret e viktimave po sepse Rama i demshperbleu me leke dhei jep karafila ç’do vit !

    Reply
  • ISMAIL says:
    November 12, 2025 at 10:08 am

    PËRGËZIME GAZETËS DITA, QË ËSHTË NJË TRIBUNË E VËRTETË E MENDIMIT TË PAVARUR OBJEKTIV, E NJË EKRAN I VËRTETË I FJALËS SË LIRË!
    THANO, KA MERITËN E PADISKUTUESHME DHE PËR KËTË, MERITON MIRËNJOHJE PUBLIKE.
    AUTORIN E SHKRIMIT, NUK E NJOH PERSONALISHT.
    POR KAM VITE QË E KEXOJ, DHE I KEMI TË PAKTË GAZETARË TË TILLË.
    PANO HALLKO, NUK ËSHTË MERCENAR I PAGUAR NGA INCENERATORËVE DHE I KANALEVE TË PISTA TELEVIZIVE.
    URIMET MË TË MIRA PËR AUTORIN!

    Reply
  • Fshatari says:
    November 12, 2025 at 10:13 am

    Ne qofte se do te ndiheshe si Napoleoni do te te kishin mbyllur tek psikiatria

    Reply
  • Science says:
    November 12, 2025 at 10:29 am

    Arsyetim manipulies I njeanshem I maskuar me teorie shkencore te biologjise dhe psikologjise. Si eshte e mundur te pranohet ky shkrim ne nje gazete te respektueshme?! Nje shkrim si hartim shkolle?! Ku eshte gazetaria e pavarur, njoftuese, pa axhenda politiko-fetare?

    Reply
  • Mollosi says:
    November 12, 2025 at 11:18 am

    Pergezime autorit per kete shkrim objektiv.

    Reply
  • Skypion says:
    November 12, 2025 at 1:09 pm

    Reagimet popullore ndaj ketij ligji kane qene, ne shumice derrmuese, madje pothuaj absolute, kunder. Kjo, pavaresisht bindjeve politike, demokrat a socialist.
    E them kete, per te dale tek marredhenia qe ka Partia Socialiste me elektoratin dhe mbeshtetesit e saj. Kjo parti, sidomos nen drejtimin e Rames, ka marre pafund vendime, per te cilat socialistet e thjeshte, po te ishin pyetur perpara, do te ishin absolutisht kunder.
    Ketu nuk dua te nxjerr ne drite te mire socialistet; perkundrazi; ata jane te vetedijshem per kete marrdhenie perverse mes tyre dhe “udheheqjes”. Cfaredo qe te beje Udheheqja, ata do ta votojne ate; edhe nese Udheheqja u pret dritat, u heq ujet dhe buken e gojes, prape do ta votojne ate. E kane bere gjysherit dhe baballaret, tani e bejne ata me femijet e tyre.

    Reply
  • pJp says:
    November 12, 2025 at 1:14 pm

    Ky shkrim do u hape syte edhe injoranteve ose perkrahesve te atyre qe shtremberojne ligjet e natyres me ligjet antinatyre.(e cila eshte e destinuar jo vetem do deshtoje po do zhihet* me keq)

    Reply
  • K R says:
    November 12, 2025 at 1:34 pm

    Shkrim brilant po bota e sotme po iken per lesh. E ka humbur busullen
    Ka ardh momenti ta rinis nga zeroja

    Reply
  • Standard says:
    November 12, 2025 at 4:37 pm

    Pano, Miku im, godet në shenj si zakonisht!

    Disa njerzve që ju “ha” kurrizi dhe fund shpina*, nuk pyesin as armë bërthamore as për tunele të hapura e as për të.pahapur!

    Aty u rri mëndja 24/7, tek të ndjerit elefant!!

    Reply
  • Tironsi says:
    November 12, 2025 at 6:07 pm

    Artikull shume i sakte.
    I pelqyeshem dhe i argumentuar bindshem.
    E mbeshtes gjithe argumentimin!

    Reply
  • Aulon says:
    November 14, 2025 at 8:23 am

    Pergezime Pano Hallkos, ne te paktet intelektuale te ketij vendi qe vazhdon ende ta thote te verteten, as me shume, as me pak.

    Bravo Thanos dhe gazetes Dita.

    Reply
  • Keta jemi ky eshte niveli says:
    November 15, 2025 at 9:05 am

    Shume bukur dhe sakte…..

    Reply
  • Agim Buzi says:
    November 15, 2025 at 10:54 am

    I dashur dhe i nderuar z.Pano Hallko. E ke zberthyer aq hollë dhe mirë këtë dreq teme, sa edhe ata që e votuan ligjin, nuk janë më shumë se tre -katër vetë që e kuptojnë. M’ato kohë në darka ose dasma, ishte një që e mbanin për të qeshur ose bërë qyfyre. Niveli i ligjberesve tanë është ne nivelin e shakaxhinjve. Respekte.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kush është zyrtari i lartë shqiptar që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Rama për amendamentin e PE-së: Nuk ka lidhje me Zvërnecin por me Nartë-Vjosën
  • “Metamorfoza”, GJKKO dënon me 6 vite burg biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe me 5 vite ish-shefin e Policisë
  • Balla sfidon Marjana Koçekun: Ta provojë nëse e merr dot mandatin pa “grushtin dhe trëndafilin”
  • Akuzohet se përdori postin për veprimtari politike, kryebashkiakja e Roskovecit shkon në GJKKO

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. Po on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. nje shqiptar on Iu hoq non grata? Berisha nuk ftohet në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së në Tiranë
  4. Ilir Troplini on Leksione morali me Aruba në sfond
  5. Katiu on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?