Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nuk paguan detyrimet tatimore, Prokuroria Fier dërgon në gjyq shoqërinë e ndërtimit dhe administratorin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Nuk paguan detyrimet tatimore, Prokuroria Fier dërgon në gjyq shoqërinë e ndërtimit dhe administratorin
AktualitetKronike

Nuk paguan detyrimet tatimore, Prokuroria Fier dërgon në gjyq shoqërinë e ndërtimit dhe administratorin

Published: December 6, 2024
Shpërndaje

Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq një shoqëri ndërtimi dhe administratorin e saj, Ardian Kumanakun, pasi nuk kanë paguar detyrimet tatimore me vlerë 9 milionë lekë.

Në njoftimin e prokurorisë thuhet se Kumanaku jo vetëm që nuk ka marrë masat e duhuara për shlyerjen e detyrimeve, po ka tërhequr para cash nga llogaria bankare e shoqërisë menjëherë sapo shumat derdheshin në llogari. Ai akuzohet për kryerjen e veprës penale “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

Njoftimi i plotë:

- Publicitet -

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, ka përfunduar hetimet dhe dërgoi në gjyq shoqërinë ‘E….’ shpk dhe administratorin e saj, shtetasin A.K., për veprën penale ‘Mospagimi i taksave dhe tatimeve’, parashikuar nga neni 181 i Kodit Penal.

Nga hetimet në kuadër të procedimit penal nr.176 datë 14.02.2020, u provua se shoqëria “E….” Sh.p.k., ushtron veprimtarinë e saj tregtare me objekt të veprimtarisë ndër të tjera “Projektimi dhe zbatime të ndërtimit të banesave shumekatëshe, veprave rrugore dhe infrastukturore, ndertime civile e industriale, etj”. Gjatë ushtrimit të veprimtarisë ndaj shoqërisë kanë lindur detyrime tatimore të cilat nuk janë paguar me një vlerë totale prej 8,884,799 lekësh.

Hetimet provuan se megjithëse ndaj këtij subjekti ishte evidentuar një detyrim tatimor, ishin marrë masat administrative në funksion të mbledhjes së detyrimit, nga ana e administratorit të shoqërisë nuk u shlye. Nga ana e prokurorisë u dokumentua fakti se, subjekti ka qënë në kushtet e aftësisë paguese pasi, në llogarinë e subjektit janë transferuar, derdhur, terhequr cash, shuma të konsiderueshme monetare, gjatë kohës që detyrimi ka ekzistuar. Po kështu, u dokumentua fakti se gjatë kësaj periudhe, administratori i shoqërisë, jo vetëm që nuk ka marrë masat e duhuara për shlyerjen e detyrimeve, por, se nga ana e tij janë kryer veprime aktive duke tërhequr cash nga llogaria bankare e shoqërisë vlera monetare, menjëherë sapo shumat derdheshin në llogari.

Në përfundim të hetimeve mbështetur në ligjin nr.9754, datë 14.6.2007, “Për përgjegjësinë penale të personave juridik”, si dhe nenit 181 të Kodit Penal, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, ka dërguar për gjykim procedimin penal nr.176 vitit 2020, në ngarkim të pandehurve shoqëria “E…” Sh.p.k., dhe administratorin e saj shtetasin A.K. me akuzën për kryerjen e veprës penale “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” parashikuar nga neni 181 i Kodit Penal.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për vijimin e hetimeve të grupveprat që lidhen me taksat dhe tatimet dhe përmbushjen e detyrimeve ligjore që subjektet kanë ndaj shtetit.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Dyshohet si pjesë e “flotës hije” ruse, Kapiteneria e Durrësit ndalon hyrjen e tankerit që transportonte naftë
  • Renea dhe Policia aksion në Korçë, kërkohet i dënuari me 18 vite burg për vrasje
  • Rama mbledh sot deputetët dhe të deleguarit e Tiranës
  • Tetë muajt e arratisë së Ergys Agasit, nën mbrojtjen e krimit dhe të policisë
  • Horoskopi 29 Gusht 2026, çfarë parashikojnë yjet për ditën e sotme

Komentet e Fundit

  1. Vl on Si dhe pse ndikon referendumi në Islandë rrugën e Shqipërisë dhe Malit të Zi drejt BE-së
  2. konfidencialisht on Diplomacia e “tortës” dhe jahteve: Si po e blejnë vendet e Ballkanit dashurinë e Trumpit
  3. Kur gjoba e Becchettit i faturohet Buxhetit te Shtetit on Pezullohen përkohësisht fluturimet në hapësirën ajrore të vendit
  4. demo on Si dhe pse ndikon referendumi në Islandë rrugën e Shqipërisë dhe Malit të Zi drejt BE-së
  5. 1thundrak on Për arsye sigurie, Rama zhvendos takimin me ministrat dhe drejtuesit politikë, ja ku do mbahet

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?