Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Nuk presim që ta shohin Serbinë si…”, deklaratat e Kurtit për SHBA-në ndezin polemika
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > “Nuk presim që ta shohin Serbinë si…”, deklaratat e Kurtit për SHBA-në ndezin polemika
KosovëLajmi i fundit

“Nuk presim që ta shohin Serbinë si…”, deklaratat e Kurtit për SHBA-në ndezin polemika

Published: April 1, 2024
Shpërndaje

Deklaratat e Albin Kurtit për raportin e Kosovës, SHBA dhe Serbisë kanë ngjallur kundërreagime të forta në Prishtinë, Kryeministri ka thënë se nuk pret që Shtetet e Bashkuara të Amerikës ta shohin Serbinë siç ai e sheh, mirëpo ka shtuar se as ata nuk duhet të presin që ai Beogradin ta shohë me sytë e tyre.

Këto komente, Kurti i ka bërë në një intervistë për “Public Square”, që moderohet nga ish-Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, derisa po fliste për marrëdhëniet me SHBA-të.

“Një gjë ua kam bërë të qartë të gjithëve: As nuk pres që ShBA-të ta shohin Beogradin zyrtar me sytë e Albin Kurtit, por as ata nuk duhet të presin që unë ta shoh Beogradin zyrtar me sytë e Departamentit Amerikan të Shtetit”, tha Kurti.

- Publicitet -

“Unë kam qenë rob lufte, i burgosur politik, unë njoh dhjetëra njerëz të cilët janë vrarë në lufte dhe i kam njohur gjallë dhe e di historinë mbi mesataren e serbëve dhe të shqipatrëve për raportet e kombit shqiptar në përgjithësi, me Serbinë si shtet në veçanti”, shtoi ai.

Kurti theksoi se Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë ndërsa Amerika ka qenë dëshmitare e ketyre krimeve..

“SHBA-të janë dëshmitarë, nuk janë viktimë. Ne jemi viktima. Viktima dhe dëshmitari nuk janë e njëjta gjë”.

Prandaj, ai beson se Serbinë “e njeh më mirë”, dhe ndaj saj nuk mund ta ketë të njëjtin qëndrim e as ndjeshmëri, si Departamenti i shtetit.

“Kjo do të thotë që duhet të bashkëbisedojmë, marrëdhënia jonë duhet të jetë e aleatëve, miqve dhe partnerëve. Mirëpo, kjo nuk do të thotë jemi identikë”.

Kurti shtoi se ambiciet e tij për kombin shqiptar janë më të mëdha se të Uashingtonit.

“Ambiciet e mia për Kosovën dhe për kombin shqiptar janë më të mëdha se të Uashingtonit dhe të Brukselit”, theksoi ai, dhe vazhdoi “besoj që kjo është normale. Paramendoni sikur të ishte ndryshe”.

Por këto deklarata të Kurtit kanë ngritur në këmbë kundërshtarët e tij ‘pro amerikanë”.

I pari që reagoi ishte Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), i cili, kur ishte vetë në krye të qeverisë u përplas fort me SHBA-në për taksën 100%. Përmes një postimi në Facebook, tha se Albin Kurti flet në emër të vetin e jo të Kosovës.

“Ai ka kohë që nuk e përfaqëson qëndrimin e këtij populli. Duhet të jesh shumë smirëzi të thuash ‘mos të presë Amerika që unë ta shoh Serbinë me sytë e saj’, shkroi Haradinaj.

Sytë e Amerikës, theksoi ish-kryeministri, “kanë qenë pilotët e saj që e kanë shpëtuar një popull nga zhdukja, o i mjerë!”, duke iu referuar ndërhyrjes së NATO-s, e cila e kishte bombarduar Serbinë në vitin 1999, për shkak të spastrimit etnik që po e bënte në Kosovë, dhe përkrahësja më e madhe për bombardimet kishte qenë ShBA-ja.

Reagim pati edhe na Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Vlora Çitaku.

Përmes një postimi në Facebook, ajo është treguar e ashpër me kryeministrin Kurti, duke i thënë atij “nihilist” e “cinik”, dhe se i njëjti do të mbetet pa asnjë rezultat.

“Po, Albin, Amerika nuk e sheh Serbinë me sytë e tu. E kuptueshme kjo”, shkroi fillimisht ajo, duke shtuar se “po me sytë e tu nuk e sheh as Kosovën”

Se në sytë e tu, i tha Çitaku Kurtit, “Kosova është shkatërru qe dy dekada”, e ndërsa, sipas saj, “në sytë e Amerikës, Kosova është çliru, pavarësu, zhvillu, ndërtu”.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
15 Comments
  • Ppsh says:
    April 1, 2024 at 11:16 am

    Fakti qe politiqenet shqiptar nuk kuptojne eshte se interesat midis shteteve ndryshojne me rrethanat dhe kohen kurse keta duan ta paraqesin aleancen tone me ameriken sikur te jete nje lidhje fisnore
    Gabim eshte qe te besh politike duke matur raportet me ameriken pa dhene asnje shpjegim popullit tend
    Albini ka te drejte ne ate qe thote
    Ndersa atyre qe e kritikojne u them qe serbia ishte krah amerikes ne dy luftrat boterore cfar ndodhi qe serbia u bombardua ishte vertet vetem gjenocidi ndaj shqiptareve apo ishte serbia ne krahun e kundert te amerikes?
    Edhe kurdet kane qene aleate te amerikes ne shum luftra por jan shitur po aq here sepse turqia eshte aleat i amerikes
    Pra nqs serbia behet aleate e amerikes a duhet te kaloj kjo me pare ne pelqimin e shqiptareve ashtu si ajo e kurdeve ne pelqimin e turqise?

    Reply
    • pilo Lala says:
      April 1, 2024 at 2:37 pm

      Problemin shikoje ne interes te Shqiptareve, jo te Serbise dhe Amerikes.
      Sot Shqiperia ndryshoi ne saje te Amerikes, qe ndryshoi sistemin e Drejtesise.
      Po te vazhdonin prokuroret e Saliut, sot Argita do ishte bere Presidente, do trashegonte fronin.
      Amerika ka interesa, prandaj po nderton Baza Ushtarake, po investon, nuk mund ti veri shqelmin parave te saj ne Shqiperi.
      Kuptohet, po doli nje kokkatror si Albini ne Shqiperi, Amerika edhe mund te ndryshoj kursin, por per kete nuk e ka fajin Amerika, e ka populli qe nuk pranon te zgjedh nje njeri pro Amerikes, por gjen nje fodull qe premton gjera absurde, nderkoh qe nuk ka asnje investim ne kosove, i kane nderprer projektet deri sa te iki Albini ne fund te vitit.
      Nqse nuk iken, Amerika mund ta leshoje, sepse e kupton qe ka humbur mbeshtetjen e popullit Kosoves, perderisa ata mund te zgjedhin nje antiamerikan.
      Eshte ideollogji e thjeshte, ju nuk me doni me mua, une nuk ju dua me juve.
      Mos u cudisni nqse Amerikanet mbasi te abandojne Kosoven, te lidhen me Serbine.

      Reply
  • Piro says:
    April 1, 2024 at 12:13 pm

    Po te kishte pasur ne keta 30 vjet edhe Shqiperia politikane atdhetare si Albin Kurti, qe jane gati te sakrifikojne karrieren e tyre politike per hir te Atdheut, sot nuk do te kishim as Janullatosin dhe ndikimin grek ne kishen tone, as varreza greke ne trojet tona, as ligjin antishqiptar 7501, as korrupsionin galopant te qeveritareve tane, qe i ka zene frymen zhvillimit ekonomik te vendit, as mareveshjet e fshehta per falur Greqise nje pjese tonen te Detit Jon dhe Shqiperia do te jepte mbeshtetjen politike me te fuqishme per Kosoven ne kete periudhe kritike te historise sone kombetare
    Per fatin tone te keq, kjo nuk ndodhi dhe pasojat do te ndjehen per nje kohe te gjate.

    Reply
  • demo says:
    April 1, 2024 at 1:19 pm

    Kurti do Atdheun me shume se Pasurine.
    Kurti nuk eshte HAJDUT.
    Kurti do Atdheun me shume se BE,me shume se Ameriken.
    Kurti ja perplas Deren e shtepise kokes Bajlozeve te huaj,o te stamposur,qe e mesojne te shesi Atdheun.
    Kurti ja ka vene kufirin tek thana tradhetarit dhe hajdutit me damke,Edi Rama.
    Europa SOT e Ftoi Kurtin te behet Atdheu Kosova Martyre,ANETARE E KESHILLIT TE EVROPES.
    edvinit i kane thene qe ti e meriton te jesh vend anetar i BE,por duhet te plotesosh edhe ca kushte te vogla fare:
    E para-Mos i hiq Brekushet dhe Atletet se dukesh shume i lezecem.
    E dyta-Kur bere kamp refugjatesh per Afrikanet e Italise,do besh edhe per Afrikanet e Gjermanise,Frances,Suedise,Spanjes,Hollandes.
    E treta-Kur dergove Ujin e Syrit te kalter ne Itali,duhet te dergosh edhe Vjosen ne Spanje,se po vuan nga thatesira.
    E Katerta-Meqe ishullin e Sazanit dhe gadishullin e Zvernecit po ja jep cifuteve te Amerikes,Durresin Harabise Saudite,duhet qe Ksamilin,Saranden,Himaren,Lezhen,Velipojen t`ja japesh CIFUTEVE TE EVROPES,.
    E PESTA-Kur pikturove aq bukur Zajednicat e Serbise,,na pikturo edhe Zajednicat e Greqise,se i ke
    Zanat
    E fundit- Shko tek kjoska djathtas Kryeministrise,perballe Galerise Kombetare,,bli nje brisk RUBIE dhe shko t`ja rruash trapin Albin Kurtit ne Kosove.Nuk do ta perplasi deren kokes,sepse:
    Berberi qe rruan Mbrene
    Rruan dhe Albin bene.

    Reply
    • pilo Lala says:
      April 1, 2024 at 2:42 pm

      Kosova eshte Palestina e Europes.
      Ne Kosove nuk behet asnje investim, vetem 16 Km rruge qe ka 3 vjet qe ka filluar, shkon Albini cdo jave per te na genjyer, te tregoje investime.
      Cdo gje eshte e pezulluar, nuk ka projekte, financime. Europa po ndan 6 Miljar Euro, Shqiperia do marri 850 Miljon, Kosova asnje cent.
      E shikoni ju cfare behet ne Shqiperi? Qindra kilometra rruge ne vit, aeroporte, tynele, parqe fotovoltaike, porte detare.
      Albini p oe ngop Kosoven me lugen bosh, dhe urrejtjen ndaj aleateve dhe Shqiperise.

      Reply
  • Fjale me vend says:
    April 1, 2024 at 1:24 pm

    ja kush llafos tamam…demo, buka e vjeter. jo keta kallamidhet.

    Reply
  • Mollosi says:
    April 1, 2024 at 1:56 pm

    Populli e ka nje shprehje te mire kur thot se politika eshte “terhiq e mos keput.”
    Albini, fatkeqesisht po e ben te kunderten, po terheq aq shume sa do ta kepus perin.
    Cfare do te beje ai kur te keputet peri? A thua do te luftoj i vetem? Dyshoj qe do te mund te rezistoje as per 2-3 dite.
    Kosova do te ja sheh sherrin ketij sharlatani qe politiken mundohet ta beje me inate.

    Reply
    • Prroji Thate says:
      April 1, 2024 at 2:47 pm

      Albini i mund vetem Serbet, nuk ka nevoj per Ameriken.
      Po e pa keq, i fut nje xhiro tek gruaja ne Suedi, Kosova cfare fati te kete pastaj.
      Si mund te besoni tek nje njeri qe nuk sjell as familjen te jetoje ne vendin qe ai drejton?
      Ne te njetat kushte eshte edhe Luli, koken ketu, familjen ne Hollande, cfare e lidh familjen e tij me Shqiperine, pervec se kerkojne te vjedhin ti investojne ne Hollande?

      Reply
  • Fjale me vend says:
    April 1, 2024 at 2:11 pm

    Po jo mo une e dua Kosoven, po me teper se Kosoven dua Orikumin. Madje edhe me teper se Shqiperine e madhe bashke me Plaven e Gucine e Demos une dua Novoselen,

    Reply
  • Fjale me vend says:
    April 1, 2024 at 2:12 pm

    Une me teper dua Sali Berishen se sa Azem Jasharin.

    Reply
  • Cajupi says:
    April 1, 2024 at 4:32 pm

    Ja c’kemi fituar ne me politiken “Peqe-Lepe” te politqenve hajdute me cizme si i themi ne nga Gjrokastra brenda nje kohe kaq te gjate 30-vjecare:
    1. Mbetem jashte Evropes se Bashkuar dhe sot jemi me larg saj se sa ishim ne vitin 1991.
    2. Niveli i jeteses – me i ulti ne Evrope.
    3. Dinjiteti dhe krenaria kombetare ka rene en fund te kembeve.
    4. Po furnizojme Evropen me krahun e lire shqiptar te punes
    5. Zhdukem gjithe industrine qe kishim.
    6. Shkaterruam bujqesine.
    7. Nuk kemi me ushtri dhe futem ne xhepat e qeveritere armatimin kolosal, duke perfshire luthanije 207 aeroplane reaktive, raketa me reze veprimi deri 300 km (C’na duhet ushtria kur kemi NATO-n, por harrojme se Turqia ia more pjesen veriore te Qipros Greqise edhe pse te dyja jane anetare te NATO-s prej mbi 70 vjetesh dhe nuk mendojne nje here : cdo te bejme Po te shperbehet ndonjehere NATO-ja).
    8. Pergjysmuam numrin e shqiptareve nga 4 milione ne rreth 2 milione brenda vetem 30 vjetesh. Po ne 50 vjet?
    9. Fituam edhe Janullatosin, aleatin me te madh strategjik, mikun me te mire te populit shqiptar e per hir te miqesise me Greqine (qe thote se eshte ne gjendje lufte me ne) po i falim “ndene dore” edhe nje pjese te ujrave tona territoriale.
    10. Ngritem ne lartesi te papare nivelin e mesimdhenies ne shkollat e nesme e sidomos ne Universitetet e famshme private, ku vine edhe italianet te blejne diploma shqiptare, kaq te vlefshme jane ne Evrope, etj., etj.
    11. Ngritem ne nivele te papara edhe moralin e shoqerise sone dhe jemi bere edhe shembelii me i mire ne Evrope ne kete drejtim.
    Kishte te drejte ai Sali Berisha, Skenderbeu i epokes sone, kur tha nje se na ka zili edhe Gjermania.
    Por burri me i zgjuar ketu eshtete ai Pilo Lala qe DUHET te shkruaj edhe nje roman per sukseset fenomenale te vendit tone brenda vetem nje brezi njerezor.
    Po ku dime ne shqiptaret te vleresojme udheheqjen e ketyre 30-vjeteve qe na i ka zili tere Evropa, jo vetem per sukseset ne fushen ekonomike-shoqerore e kulturore, por sidomos per vizionin dhe largpamesine qe ka treguar me dixhitalizimin e jetes dhe punes ketu ne Shqiperi.
    Per pak harrova edhe per susksest fantastike ne teknologjine e hapesires me dergimin e sateliteve te pare shqiptare ne hapesire.

    Reply
  • mali says:
    April 1, 2024 at 5:18 pm

    Pilo lala, investimet behen me para.Kush guxon te investoje duke pasur dinarin serb neperkembe?
    Prandaj z.Pilo ka rradhe gjeja.Sa per investime ke me bollek ne Kosove.Firmat serbe jane pa numer ,po ashtu edhe firma kosovare ke ne serbi pa numer.
    Mbrojtja teritoriale e Kosoves eshte primare duke ia vene kufirin tek thana serbit.
    Ti Pilo je nje agjent serb qe te dhembin syte qe Kosova eshte duke mare formen e nje shteti te vertete dhe me personalitet.
    Nuk ka gje ,tradhetare vendi ka pjelle gjithmone,nuk je I pari se ke Mollos qe ndjek.

    Reply
  • Mollosi says:
    April 1, 2024 at 8:05 pm

    Mali!
    Dinari serb ishte nepër këmbe (prezent) prej clirimit te Kosoves, por investimet nuk u ndalen. U ndertuan autostrada qindra kilometershe. U ndertua autostrada “Ibrahim Rugova” dhe autostrada “Arber Xhaferi”. Te mos flasim per rruget magjistrale.
    Prej kohes kur qeverisjen e mori Albini, nuk u be asnje investim kapital. A mundesh te na tregosh, te lutem, cilat jane ato firma te panumerta serbe qe investojne ne Kosove dhe ato firma kosovare qe investojne ne Serbi.

    Reply
  • mali says:
    April 1, 2024 at 8:40 pm

    Mollosi ,une shqip kam shkruar,megjithate do te mundohem me shqip.
    Ne nje vend qe nuk ka stabilitet monedhe ,asnje nuk guxon te investoje,bile edhe vendas,pra kemi nje stanjacion. Dihet qe keto jane kalimtare.
    Serbet kane investuar ne Kosove dhe kane kapitalin e tyre .Ndryshim I monedhes I ve edhe kapitalet vendase ne nje risk te barabarte.
    Ata e dine kete por nuk kane leverdi te c’vendosin kapitalin.
    Keshtu ndodh edhe nga ana serbe ne Beograd.
    Keto z.Mollos bejne pjese ne ekonomine politike.Kosovaret jane me te mencur se ne .

    Reply
  • LEON says:
    April 2, 2024 at 2:05 pm

    Jemi te lumturuar me Artikullin e gazetes me te madhe britanike Telegraf,qe Rama na e serviri sot pa la syte.
    Britaniet e kane mendjen tek Turizmoi Maldivit albanez.Aty u rri mendja sa te vije marsi,.Yxhym ne Rinas per plazh,.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Rama: Kush më quan tradhtar është pa din e iman
  • Detaje nga dita e nëntë e protestës, mijëra qytetarë në shesh, përplasje me të rinjtë e PD; Reuters jep live protestën
  • Rama i përgjigjet Iranit: Ju nuk mund ta falni Shqipërinë për atë që bëmë
  • Kush është ambasadorja re e BE-së që pritet të emërohet në Tiranë

Komentet e Fundit

  1. Bujar Kanapari on Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën
  2. Bujar Kanapari on Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën
  3. 1 on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?
  4. capi on Protestat për Zvërnecin, reagon delegacioni i BE: Mbro natyrën, sa je në kohë!
  5. capi on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?