Nga Gjon Bruci
Botuar në DITA
Kështu m’u përgjigj mjekja e lagjes, kur kërkova recetën e zakonshme të ilaçeve. Dy ditë më pas, e njëjta përgjigje tek sporteli i “One Albania”, kur shkova për të paguar faturën mujore të telefonit celular. Në këtë herën e dytë, unë qesha dhe ironizova me frazën: “Që sistemi nuk punon, këtë e dimë . . . “! Sportelistja nuk arriti ta përtypte ironinë time për sistemin, dhe unë dola duke tërhequr derën.
Prej 33 viteve po aplikojmë sistemin kapitalist, që për të mos na trembur ne fillestarëve të tij, e emërtojnë “sistemi i ekonomisë së lirë të tregut”, e madje akoma më ëmbël, “sistemi i demokracisë pluraliste”. Këto dy emërtimet e fundit, që janë asete të sistemit, dhe jo vetë sistemi, nuk i kemi hasur asnjë ditë. Madje edhe emërtimin ”kapitalist”, e gjejmë të materializuar në jetën tonë, si një hibrid midis kapitalizmit dhe nazifashizmit, duke anuar çdo ditë nga ky i fundit.
Sistemi është një kompleks “asetesh”, politike, ideologjike, administrative, ekonomike e sociale, por më të dukshmet janë organet legjislative, ekzekutive e gjyqësore, që përbëjnë kollonën fizike të tij. Për fatin tonë të zi, të tria këto kollona kryesore të ndërtesës së sistemit, që vetëquhen tri pushtete të (pa)varura ngë njëri-tjetri, kanë degraduar. Merita e kësaj “arritje” u takon politikanëve dhe pushtetarëve që kanë drejtuar qysh nga viti 1990 e gjer më sot.
Një mik më kundërshtoi, duke më thënë se “një gjë e shkatërruar, nuk ka sesi të degradojë apo degjenerohet”! Në përgjigje unë i tregova një shembull të vogël: Kur prishim shtëpinë, mbeten themelet e saj për shumëkohë, si dëshmi e vendit ku ishte ngritur shtëpia. Por nëse shkulim edhe themelet e saj, atëherë, shumë shpejt zhduken edhe shenjat më të vogla të vendndodhjes së shtëpisë.
Berisha gjatë mbretërimit të parë të tij si president, dhe dy mandateve të mëvonshme si kryeministër, e shembi “kalanë shqiptare” gjer në themelet e saj. Pasardhësi i tij, Rama, në dhjetë vjetëshin që po drejton, pothuajse gjysmën e themeleve të kësaj kalaje e ka rrafshuar, ose e ka shitur apo nxjerrë në pazar. Për më tepër, dy pushtetet kryesore të shtetit, Legjislativin dhe Ekzekutivin, i ka kthyer në “asete” personale, siç pati vepruar Zogolli në vitet tridhjetë.
Pushteti i tretë, gjyqësori, është nën reformë, për të mos folur për median, “pushtetin e katërt”, të cilin në shumicë e ka “strehuar” në portofolin e buxheteve të dukshme e të padukshme politike.
Sigurisht, të gjitha këto janë arritur me ndihmën e Berishës, i cili, sot del në ballkonin e shtëpisë, dhe si një sorrë e rrjepur, hakërrin për të mbrojtur “asetet” e përbashkëta, të cilat së bashku me Ramën, i patën unifikuar në vitin 2008, me “kushtetutën” e tyre private.
Falë kësaj veprimtarie antishtetërore e antikombëtare, organet e shtetit, përfshi ato të violencës, jo vetëm janë kapur nga krimi e korrupsioni, por janë kthyer në strehë zyrtare të këtyre të fundit. A nuk kanë rezultuar në përbërje të bandave të krimit e të korrupsionit dhjetra punonjës të shtetit e të policisë, gjer tek nivele drejtorësh, deputetësh, kryetarë të bashkive, ministra, e gjer zëvendëskryeministra, një pjesë e të cilëve gjenden në burg, ndërsa mjaft prej tyre të “azilosur” në vendet nga ku u eksportua “demokracia”?
Dhe kur organet e pushtetit e të violencës kapen nga krimi, i gjithë sistemi pushon së punuari për qytetarët, madje bëhet “kandidat” për të kaluar në finale të krimit, që është fashistizimi i jetës dhe veprimtarisë së vendit.
Drejtori i Lartë i Zhvillimit Global në Institutin McCain për Lidership Ndërkombëtar në Universitetin Shtetëror të Arizonës, zoti Fron Nahzi, në një shkrim me titullin: “Arrestimi i Berishës është i mirëpritur, por e gjithë kultura politike e Shqipërisë duhet të ndryshojë”, botuar në DITA më 6 janar 2024, midis të tjerave thotë:
“Vetëm duke çrrënjosur sistemin shtetëror të kapur të Shqipërisë, qeveritë e ardhshme mund të kenë një shans për të krijuar institucione që funksionojnë në interesin më të mirë të publikut!”
Kush mund të çrrënjosë sistemin shtetëror nga korrupsioni e krimi i organizuar? I vetmi organ, ku shpresa e qytetarëve ende nuk është shuar, është SPAK-u dhe organet e tij gjyqësore.
Vërtet SPAK-ku ka nisur punë, madje prej dy – tri vitesh me kapacitet të plotë, por rezultatet me ato që priten janë tepër minimale. SPAK-u, po zvarritet me proçedura burokratike, duke imituar ecjen e breshkës, ndërsa krimi e korrupsioni, tashmë ortak me shtetin, vrapon me galop, e madje me revan. Ndaj dhe Berisha, tallet më këtë organ, duke e quajtur jo SPAK, por SKAP.
Dhe ka të drejtë! Sepse po të ishte vërtetë SPAK, Berishën nuk e linte në banesën e tij të ngrohtë, me mikrofon e gishta përpjetë, por e “rehatonte” në qelitë e 313-tës, me pjatën prej alumini të gjellës së burgut.
SPAK po punon por me ecjen prej breshke, falë dosjeve të shumta të krimit të organizuar, atij do t’i duhen jo më pak se 50 vjet për t’i dalë drejtësisë në anë, çka do të kërkonte edhe dy breza të rinj prokurorësh e gjyqtarësh kësisoj. Por, edhe po të mundësohej kjo gjë, nuk do të kemi të pandehurit e mëdhenj, të cilët, normalisht, do të kenë kaluar në botën tjetër, të parajsës, apo të ferrit.
Po, a ka ndonjë mënyrë më të shpejtë në kohë? Sigurisht që ka, dhe këtë e di fort mirë SPAK-u dhe çdo organ tjetër gjyqësor. Piramida e krimit dhe korrupsionit shtetëror është bërë më e madhe se piramida e Keopsit. Me mënyrat burokratike, apo seleksionuese, që po praktikohen, ajo kërkon dhjetra vite të shembet. Ama, nëse kësaj piramide i heqim “çatinë”, ajo bie shumë shpejt.
Po kush është çatia në këtë rast? Tre personazhe gjenden në dosjen e 21 janarit 2011, dosje e cila vetëm me filmimet që disponohen nga televizionet dhe deklaratat publike te Berishës, mund të zbërthehet, pa përdorur asnjë lloj ekspertize kriminalistike. Janë Berisha, Meta e Rama. Dënimi i kësaj “trioje”, do t’i jepte krahë edhe gjykatësit më të thjeshtë, në zbërthimin dhe ekzekutimin e dosjeve të tjera që kanë mbushur raftet. Për dy e shumta tri vite, piramida në fjalë do të shembej si piramidë prej rëre.
Por kjo zgjidhje adekuate nuk mund të praktikohet. Kjo për shumë arsye. Asnjë prokuror apo gjykatës, i speciales apo i zakonshëm, nuk mund ta marrë në sy këtë sakrificë, që mund t’i kushtojë fatin e “Falkones”, qoftë edhe sikur milionat e rrogës t’ia bënin miliarda.
Nga ana tjetër dënimi njëherësh i kreut të politikës dhe të shtetit, do ta shëmbte këtë të fundit, çka nuk është në planet aktuale të ndërkombëtarëve. Vërtet ata e krijuan dhe e mbajnë në jetë SPAK-un, por veprimtaria e tij është planifikuar të ecë me “komandë” dhe me kujdes, sipas parimit: “Mishi të piqet, dhe helli të mos digjet”!
Rënia e mënjëhershme e Piramidës së Krimit dhe e Korrupsionit, do të bënte shumëzhurmë, çka do të nxirrte në shesh edhe gjynahet e ndërkombëtarëve, të cilët, jo vetëm kanë qenë në dijeni, por në mjaft raste edhe bashkëpunëtorë të “ndërtimit” të saj. Këtë e themi sepse, asnjë politikan apo pushtetar shqiptar, aq më tepër Kryeministër apo President, nuk do të guxonte që, në mes të ditës, e në mes të Europës, të ngjyente “garuzhdën” kaq thellë në llumin e krimit e të korrupsionit, pa lidhjet e dy apo trefishta me ndërkombëtarët.
Dhe ajo që është më e rëndësishmja, zhurma e shembjes së menjëhershme të “piramidës” 33 vjeçare të korrupsionit e krimit shtetëror shqiptar, do të nxirrte më bythë jashtë gjithë propagandën për demokracinë e sistemit borgjez, që na kanë “dhuruar” miqtë. Dhe kjo, nuk mund të pranohet, sepse do të na trazonte “stabilitetin”! Dhe për euro-atllantikët, “stabiliteti” prevalon mbi “demokracinë”.
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016
Nje bravo e madhe qe me ne fund duket se keni hequr dore nga sherbimi pa kushte qe i bete Rames dhe Veliajt duke mbushur faqet me shkrimet roze te disa analisteve tuaj,qe nuk prekin nervin e halleve te shqiptareve!
Gjon Brucin e keshilloj qe te mos beje lufte me mullinjte e rres si Don Kishoti,por ne se mendon ndryshe ,le te jape mendime konkrete se si duhet vepruar qe popullit shqiptar t’i jepet mundesia per nje jete me te mire!
Se ai nuk e ngjall dot socializmin e Enver Hoxhes,por duhet te ngjalle rebelimin e qytetareve duke u hapur syte se klasa politike aktuale kurre nuk ka qeverisur,por ka sunduar egersisht me keq se pushtuesit
duke fshehur deshtimet pas nje propagande te pa precedent ne bote qe edhe Gebelsi nazist do ia kishte zili!
Zoti Bruçi analiza juaj eshte realiste dhe prek çeshtjet e “nxehta” dhe problemet jetike qe po perjeton ne keto vite shoqeria dhe shteti shqipetar. Eshte i drejte konkluzioni juaj llogjik se Shqiperine e kane sjelle ne kete derexhe politikanet qe kane qeverisur (dhe po qeverisin) ne keto 30 vitet e fundit por te ndihmuar (apo me dijenine) edhe nga “udherrefysit” apo tutoret e tyre te qeverive dhe institucioneve perendimore.
Megjithate nuk eshte i drejte konkluzioni juaj se vetem SPAK, per te cilin shqipetaret mendojne se monitorohet nga aleatet perendimore, do ta kryeje “dekorrupsionin” apo pastrimin e shtetit shqipetar.
Eshte nje mendim i gabuar qe ka patur rrenje ne mentalitetin shqipetar, qysh para pamvaresise, se vetem te huajte mund te na bejne shtet dhe te na qeverisin. Ky ka qene edhe nje nga shkaqet (vec perçarjes dhe fuqise se dobet ekonomike) qe Shqiperia ishte kombi i fundit ne Ballkan qe shpalli pamvarsine nga Perandoria Osmane.
Nese masat e gjera (populli) pajtohen dhe i miratojne veprimet korruptive, vjedhjen e ekonomise shteterore (qe eshte ekonomi e cdo shqipetari), dajakun qe marin nga pushtetaret dhe votojne prape per ta; atehere ai shtet (dhe ky vend) ashtu ka per te mbetur edhe 100 vjet te tjera. Ketej nga Jugu egziston nje shprehje popullore qe e ilustron pranimin e kesaj situate nga populli: “Selanik e tatepjete ashtu ka qene e ashtu do jete”!
“I zoti e nxjer gomarin nga balta” thote po ky popull. “Nuk mban me uje pilafi”, duhet qe njerezit te demaskojne kudo politikanet dhe pushtetaret e korruptuar (me agresivitet e me te drejte): ne rruge , ne zyre ne lagje ne fshat, perpara shtepive te tyre luksoze, e ne mediat (sado te varura); ti bejne ata te ndihen te turperuar e jo te shesin mend si “dere e madhe” me parate e vjedhura. Dhe me e rendesishmja, po ky popull, ne qe vetem flasim ne kafenera, te mos themi nuk votoj per asnjerin por te veme ne votime e te votojme kunder atyre politikaneve te lidhur me krimin dhe korrupsionin.
Te pakten historia keshtu na tregon qe edhe ato demokracite perendimore keshtu kane bere prokopi, me perpjekje, me vote, me demostrata, me greva etj; asgje nuk bie vete nga qielli.
Ne fakt Sistemi Ka punuar e po punon fiks sic e Ka ne program te punoje. S’ka per te gjithe bakllava, se qysh do dallohen horrat nga qorrat. Biles, finalja e sistemit eshte kur peshkaqenet me te mbaruar peshku i versulen njeri-tjetrit. Nje popull qe pret se drejtesine do e beje Amerika eshte i destinuar te pertype ne rrjete silazhin si pulat e kombinatit me detyren jetike te nxjerre nga pas vezen e perditshme per tu ushqyer Sistemi. Diten qe s’ben me veze s’i duhesh me Sistemit dhe i behesh barre. Ashtu me bezdi do te hedhe ne koshin e pensionit qesharak me shprese qe te vdesesh perpara se te marresh lemoshen e pare mujore. Perndryshe do mbetesh me ecejake tek ambulanza e Lagjes, i kapur nga prangat e nevojes se ilaceve me rimbursim. Se aq e le pensionin. Sa 10 pako ilac per syrin, zemren apo reumatizmen. Ky eshte pasoja e Sistemit; nga ekonomia vitale ne apati kronike, ku duhet te kenaqesh se shteti te mban me qerane e parave te tua.
As njehere se paskam kuptuar qe edhe deputetet qenkan pjese e qeverise ! Nuk e kam kuptuar (perveçse ne kohen e Enverit) qe parti -qeveri qenkan nje ! Un mendoja qe ne demokraci pushtetet jane te ndare nga partia ! Un mendoja qe shtypi “i pavarur” duhet te jete gjithnje ne opozite me qeverine dhe pushtetin! Sa injorant paskam qene.
O komentues dhe Shqiptare te uruar! Jeni ne shek e feudalizmit mesjetar! Jemi Akoma primitive nga trute! Nuk mundet vetem Saliu apo dhe Rama te bejne kete qe ju thoni! Eshte nje popull i tere me mentalitet vjedhesi! Por sigurisht te krahasosh Edin me Saliun eshte nje marri e madhe , nje prapambetje shekullore sic jane Muli me zoterisjte e tjere te PD. Si u be Muli i djathte? Po cuni i Fahriut, si u be edhe ky bashke me faron te djathte? Urime per 2024 ishalla thone myslimanet na vine mendte! Po Saliu si na u gdhi i djathte me urdher te Ramiit dhe UDB diten e ujit te bekuar,Ephiphanise!
Z.Bruci nuk jam i sigurte por me origjine duhet te jeni verior dhe si pjesa dermuese e verioreve jeni mbrojtes apo justifikues i krimeve te Salehut dhe per kete eshte ngjallur nje lloj racizmi ndaj tropojaneve apo verioreve ku shumica jo vetem nuk distancohet nga demet kolosale qe i ka bere Shqiperise Salehu i Viçidolit por mundohet t’i jutifikoje ato.E shpreh kete mendim sepse nuk mund te barazohet Salehu me duart me gjak me Ramen sado i korruptuar apo lig qofte,nuk mund te krahasohet ai qe shkaterroi çdo pasuri te ketij populli (privatizimet e padrejta,gazeten “koha jone,rrahjen e gazetareve,firmat piramidale,Gerdecin,ngjarjet e ’97 ku per pak sa nuk beri lufte civile ,apo 21 janarin)pra barazimi eshte nje forme per te mbrojtur armikun e shqiptareve Don Salehun apo kermen Saleh qe leh çdo dite nga dritarja dhe nuk eshte çudi qe ju teni prezent çdo dite nen dritaret e tij.
Obobo!ketij korcari qe u be korcar pas dyndjes se fiseve nga malet ashtu si dyndjet e malsise ne Tirane jep mend .Sali Berisha dhe Edi Rama jane ne te njejten grup mafioz per te shkateruar familjen tende ore dudum korcar per interesat e tyre pasurore.Ne je musliman shko ne xhami,ne je I krishter shko ne kishe qe zoti,qe eshte nje ,te te ndricoje mendjen per te zbuluar realitetin dhe te mos behesh sahan lepires.
Kombi shqiptar ka krijuar disa sfida interesante ne ekzistencen e tij.Kombi me perballjen me te ashper nder kombet europiane me Osmanet mbas 5 shekujsh rezultoi kombi me teper i islamizuar pas renies se perandorise, kombi me regjimin komunist me te eger rezulton kombi me proamerikan ne kontinent, kombi qe nje person antikomunist radikal me shume sukses prej afro 2 dekadash e ka udheheqes te se majtes, nje person nga me radikalet si komunist e ka liderin e se djathtes antikomuniste prej me shume se 3 dekadash.Vetem idiotet mund te jene kunder te vertetave te mesiprme.Mendoj se nese gjejme si kane ndodhur faktet e mesiperme do gjejme rrugen e drejte te zhvillimit.
A se harrova nga kombet e para te krishtera jemi komb me shumice islame.Tung te gjitheve.
Presidenti nje kukull ne duart e Edi Rames.Flet brockulla qe te tregoje qe edhe une egzistoj. Ha e pi se ta beri perendia kesmet dhe dil here pas here qe te marim vesh qe kemi republike dhe jo monizem .
Ky Presidenti Begaj as per kryeplak fshati nuk bo !
Ka qene ushtarak i larte si Ethem Lalaj, por te pakten Ethemi komentet i ben vete, kurse Presidentit fjalimet ja bejne te tjeret !
Ti je president I Shqiperise dhe fole se ku je ti me forcen e presidentit lidhur me mireqenien e shqiptareve,te business te vendit te vet ,dhe mjaft shite pordhe te regullosh ukraine a boten mbare.Keto jane mbeturina te monizmit Enverist.Mania per te te ndertuar piramidat e Egjyptit qe te tregoje fuqine e shtetit,pa le te kemi gomonet,dhe boset boterore te droges.Per se presidenti yne I nderuar nuk mburet me keta shqiptare?Jane pa shkollen e akademikut Skender Gjinushit dhe livrojne qindra milion dollare droge mbare botes.
Ne vertet nuk e kuptoni
Se komandon Amerika
Rrihni uje ne havan
E ju rrofte politika
Shprehja e ketij artikulli ne fund ku thuhet se (citoj)..
. për euro-atllantikët, “stabiliteti” qendron mbi “demokracinë”.( fund citimi)
eshte e sakte dhe do ta quaja aksioma politike NR-1 te diteve tona.
.
Shume here kur te ashtuquajturit miqte tane euroatllantike jane dukur sikur kane ngjeshur JATAGANIN kunder Usaliut te tyre ,i kam denoncuar qe ne fillim per Pune te Piste (dirty job)..
>
Marrim ekspertizat (pordhefsionale) te FBI per 21 janarin 2011 qe erdhen fix ne 1 vjetorin e masakres e quajta PERVERSITET te atyre “drejtoreve zemermire” qe merren me Shqiperine ne katet e poshtme te WDC & BREKESELLIT…sepse nuk kishte nevoje per ekspertiza dhe mjaftonte persekutimi i Presidentit Topi..i kryeprokurores ..i Kryeshikasit qe Amerika duhej te dorzonte bulldogun e saj qe gjoja hodhi kamunizmin e vdekur ne 1991-1992 si kanibale me ca elezbibere dhe matherfuckere.
>
Dhe Spak-u i menaxhuar nga Jurikimja Bidenit ishte dhe eshte nje RADIOLOJE E PISTE sepse ..mbi te gjitha Krimet & Vjedhjet e kryera ne Shqiperi per 33 vjet qendron MASAKRA E 21 JANARIT 2011 ku Berisha eshte URDHERUESI I VRASJEVE (SERIAL KILLER) por jo fajtor….fajtore jane sipas rradhes Arvizi-Basha-Meta-Rama e deri te Kimja Bidenit me Spak-un e saj..Pse ?
>
Plus dhjetra nen-krimeve te tij per 21 JANARIN si ndrrimi tytave-prishja e kamerave-akuza per vrasje nga mbrapa…etj qendron me e pabesueshmja…Ne 6 mars 2018 per here te pare PUBLIKISHT te studio e Sokol Palles deklaron se UNE kam urdheruar vrasjet ne zbatim (gjasme) te ligjit biles do vrisja dhe Edi Ramen me doren time nese garda me snajpere nuk do zbatonte ligjin..sepse une zbatoj Kanunin e Leke Dukagjinit..
>
Nese Amerika ime ,e xha Bidos dhe Barba Trampit qe ben ligjin 100% ne Shqiperi e cila eshte REPUBLICKE AMBASADORIALE ( e pjerdhur) do kishin vetem 1% ndershmeri ne punet e Shqiperise Usaliu i tyre duhej qe ne darken e 6 marsit 2018 nje detashment “”SEAL Team Six”duhej te arrestonin ne flagrance Serial Killerin e Viqidolit.
>
Zoti Gjon,me sa duket ju jeni komunist dhe nuk ju paragjykoj per kete…Personalisht nuk jam dhe nuk kam qene kurre as komunist as antikomunist por i pa-angazhuar qe i percmoj te dy krahet..Por nese deri ne 21 janar 2024 Spak-u i menazhuar dhe komanduar nga euro-atllantiket me levat e tyre nuk i ve prangat ne menyre “ceremoniale” kam te drejte se Hipokrizia e euro-atllantikeve dhe Tradhetia e Ramortjes me PS-istat e tij po vrasin dinjtetin e atij kombi para syve tane..
Gjon Brucko, te pakten kete risi “…nuk punon sistemi…” duhet ta njohesh si ekskluzivitet i ketyre viteve te Rilindjes !
Me artikuj të ndryshëm gazeta dita jep një kontribut në evoluimin e mentalitetit të shoqërisë sonë. Ju uroj suksese në punën tuaj!
Durrsakja mendoka ne teorine e evolucionit.
Po ku evoluon derri dhe dosa moj shoqe ??
😂🤣