Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pensionistët, kemi peshën më të ulët, por në 20 vite regjistruam rritjen më të madhe
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Pensionistët, kemi peshën më të ulët, por në 20 vite regjistruam rritjen më të madhe
EkonomiLajmi i fundit

Pensionistët, kemi peshën më të ulët, por në 20 vite regjistruam rritjen më të madhe

Published: May 17, 2024
Shpërndaje

Treguesit demografikë po ndryshojnë nga viti në vit dhe tendenca duket se është në favor të moshave të vjetra sipas të dhënave zyrtare. Të dhënat flasin për rënie të numrit të lindjeve dhe plakje të popullsisë së vendit, duke prodhuar kështu më shumë pensionistë, ndërkohë që në tremujorin e parë të këtj viti shtesa natyrore është kthyer negative.

Janë regjistruar 481 vdekje më shumë se sa lindje, ndërkohë në tremujorin e parë 2024 të gjitha qarqet e vendit kanë shënuar ulje të numrit të lindjeve, në krahasim me tremujorin e parë 2023. “Scan Intel” ka analizuar popullsinë sipas grupmoshave përgjatë viteve për të parë se si ka ndryshuar struktura e popullsisë në vend dhe mes shteteve të tjera të Europës.

Në vitin 2023, grupmosha 60 vjeç e lart zinte 23.5% të popullsisë gjithsej, nga 12% që zinte në vitin 2003. Shifrat tregojnë se harkun kohor të 20 viteve pesha që zë popullsia mbi 60 vjeç ka ardhur vazhdimisht në rritje.

- Publicitet -

Por si paraqitet ky tregues krahasuar me vendet e Europës? Pavarësisht tendencës, duket se Shqipëria po e vuan më pak plakjen e popullsisë se vendet e tjera. Pesha e popullsisë së grupmoshës mbi 60 vjeç në Bashkimin Europian vlerësohet në 28%.

Nëse analizojmë treguesin sipas shteteve shohim se Italia dhe Portugalia kanë peshën më të lartë të pensionistëve, me 31.1% dhe 30.9%. Bullgaria, Kroacia dhe Greqia po ashtu renditen mes vendeve të para. Në nivel rajoni, peshën më të lartë të pensionistëve e ka Serbia me 29.2% dhe më pas ndjek Maqedonia e Veriut me 24.4%.

Ndërkohë, Mali i Zi renditet poshtë Shqipërisë. Luksemburgu, Irlanda dhe Islanda kanë normën më të ulët të popullsisë mbi 60 vjeç. Por, pavarësisht se kemi peshën më të ulët, të dhënat tregojnë se renditemi në vend të parë me rritjen më të lartë të peshës së pesnionistëve kundrejt totalit të popullsisë. Në 20 vite pesha ndryshoi me 11.5 pikë përqindje.

Tendencë në rritje ka shfaqur edhe grupmosha mbi 80 vjeç. Po të shohim peshën e popullsisë mbi 80 vjeç, të dhënat tregojnë se në vitin 2003 pesha për këtë grupmoshë ishte 1.3% ndaj popullsisë gjithsej, ndërkohë në vitin 2023 ky tregues rezulton në 3.3%.

Krahasuar me vendet e tjera, Shqipëria renditet e pesta nga fundit, ndërkohë Italia dhe Gjermania kryesojnë sa i përket kësaj fashe moshore me një përqindje ndaj totalit në 7.6% dhe 7.2%.

SCAN

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Nje pensionist says:
    May 17, 2024 at 8:10 am

    Neqoftese pensionistet krijojne e votojne nje parti qe mbron interesat e tyre ata marrin pushtetin. Disa nga interesat e pensionisteve jane: rritja e pensionit ne nivelin e jeteses dhe jo te mbijeteses dhe urise siç eshte sot, kujdesi per jeten e tyre sociale, sherbimi shendetesor falas dhe i shpejt. Mjerisht pensionistet jane akoma te ideologjizuar dhe votojne partite sipas bindjeve te tyre politike.

    Reply
  • Humoristi says:
    May 17, 2024 at 9:48 am

    U rrit pesha jone e pensionsteveNa iken femijetenekend botes,kur marrin vesh se prinderit e tyre. me mbi 40 vite pune me siguracione,paguhet sa nuk eshte ne gjendje te paguaj drita e uje.6 muaj deputet i listave te mesnates, me diploma falce ,nga universitet merr pansion sa nje aritst i popollit

    Reply
  • demo says:
    May 17, 2024 at 10:13 am

    Pensionistet kane edhe perqindjen me te larte te votuesve,,brezi ri rri neper lokale dhe as nuk shkojne te votojne.
    Prandaj kush Parti ka pensionistet me vete,Ajo fiton.
    Sali Berisha,Rri aty ne dritare dhe mos zbrit,deri sa te nxjerrin me tabut,.Sa te jete gjalle ky brez qe te pa ty si i terhoqe per hundesh studentet me Hajdar hajdarin dhe izet Haxhine,Si i trembe intelektualet me rrovolet e rrugaceve tropojane,,Ti nuk fiton. 700 mije pensioniste maskarain Edi Rama do votojme,,Ty Sali Berisha me tabut nga dritarja te zbresin..Mos llap kot,vrroma pertoma,se byleten ta kemi prere qe ne 92,,Ty!Hiku puna jote.

    Reply
  • Humoristi says:
    May 17, 2024 at 11:26 am

    Nuk ma do mendja qe nje pensionist i ndershem del te vitoje per mener keto politikane hajdute,qe na ndane nga femijet tane!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kroacia i thotë lamtumirë Botërorit dhe Modriçit
  • Veliaj hyn në Administrative me romanin ‘Zoti President’ në dorë
  • Amendamenti i kongresmenit amerikan: SHBA të hetojë lidhjet e qeverisë shqiptare me drogën
  • Rama sulmon sërish protestuesit: Janë mbledhur të gjithë dështakët dhe zemërakët
  • Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë

Komentet e Fundit

  1. Jim on Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë
  2. Abc on Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë
  3. BE on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  4. Cameria on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  5. Dashi on Zv.Presidenti i PE e quan qeverisjen e Ramës “diktaturë”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?