Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nuk votuan Berishën, (ri)zgjodhën Ramën kryeministër
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > opinion > Nuk votuan Berishën, (ri)zgjodhën Ramën kryeministër
opinion

Nuk votuan Berishën, (ri)zgjodhën Ramën kryeministër

Published: May 25, 2026
Shpërndaje

Nga Skënder Minxhozi

Shumë herë është nënvizuar këto vite sesi krerët e opozitës demokrate, sipas radhës, kohës dhe rrethanave, kanë kontribuar më shumë për dëmtuar partinë e tyre, sesa për të menduar dhe besuar tek rikthimi në pushtet. Është thënë e rithënë se ata kanë vulosur me sjelljet e tyre fatin jo vetëm të opozitës, por edhe të maxhorancës së radhës. Roli i Bashës e pas tij i Berishës, kanë qenë prej 13 vitesh hipoteka elektorale e politike e kryeministrit Edi Rama, i cili ka siguruar përmes kaosit, gafave, agresivitetit kaps dhe pafuqisë së opozitës për të bindur njerëzit – një pushtet të qetë, të madh dhe hijerëndë.

Data 23 maj në Partinë Demokratike është vetëm shembulli i fundit i këtij harakiri të përsëritur që PD kryen me të shkuarën historike, reputacionin dhe mbi të gjitha ardhmërinë e saj. Qethja drastike e garës për kryetar nga të gjitha kandidaturat, prurjet dhe projektet alternative nga ai i kryetarit Berisha, shënon jo vetëm një gjë të shëmtuar për t’u parë në vitin 2026. Ajo është njëherësh edhe simptoma madhore e sëmundjes endemike të partisë më të madhe të opozitës, nga e cila nuk po arrin të shpëtojë dot. Kapja e partisë në planin privat e personal nga Sali Berisha është kryeçeshjta në majën e listës së emergjencave të partisë. E megjithatë partia konsideon të domosdoshme gjithçka, përveç kryeçeshtjes që përcakton në masë dërrmuese fatin e saj politik, votat dhe pushtetin e nesërm. Merret me degët e bën sikur nuk sheh trungjet!

- Publicitet -

PD ndodhet prej vitesh në një dilemë egzistenciale mes nostalgjisë dhe realizmit. Është një problem me të cilin partitë politike përballen kudo në botën e qytetëruar. Është një sfidë dhe një dilemë që ka prekur të gjithë korifenjtë e politikës perëndimore në 100 vitet e fundit e më herët akoma. Në fakt është dilema e përjetshme e politikanit, liderit dhe drejtuesit, se kur duhet t’i japë fund karrierës së tij që të mos dëmtojë veten dhe grupimin që drejton.

Sali Berisha a ka të bërë të qartë se nuk e ka asfare këtë dilemë. Ai ndjehet mirë me një parti të zhurmshme por të vogël. Ndjehet mirë me qenien kryetar i një pjese e jo një lider politik kombëtar, pasi e ka të qartë se nuk ka më kohë dhe fuqi për t’u rifutur në zyrën e kryeministrit. Atë e ngop të qenit në zyrën e kreut të opozitës, të qenit publik dhe në vitrinën e madhe të politikës, paçka se drejton një turmë gjithnjë e më të vogël dhe më të çorganizuar e të demoralizuar. Ka bërë pakt me veten se duhet të pranojë çfarë i jep kjo fazë e jetës së tij politike e biologjike.

Në anën tjetër të litarit ndodhet vetë PD. E cila këtë aparat logjik të Berishës thellësisht meskin e personal duket se e konsideron fatalisht si të vlefshëm edhe për veten e saj. Me fjalë të tjera, edhe vetë PD zyrtare duket se është dakord që të mos vijë kurrë në pushtet, por të mjaftohet me mitingje “mortore” me gjithnjë e më pak pjesëmarrje, të ndezë fishekzjarre në parlament dhe të mbajë përditë konferenca shtypi. PD duket se po pranon që folklorin steril ta këmbejë me ambicjet e vjetra për synuar pushtetin. Lojë me porta të vogla në palestër lagjeje, jo futboll stadiumi me prozhektorë e tifozë nëpër shkallë.

Nuk ka gabim më të madh se kur një parti politike njehësohet me fatin e kryetarit të saj. Sepse çdo karrierë personale mbaron dhe se kurba e një lideri drejt fundit është gjithnjë në zbritje, jo në ngjitje. Të mos menduarit për “ditën tjetër” është mëkati fatal që PD e dëshmoi edhe në këto votime (pasi nuk blen fjala zgjedhje) për karrigen e Sali Berishës. Një procesion të bindurish parakaluan para kutive për votuar në rastin më të mirë nostalgjinë e tyre, e në rastin më të keq mandatin e deputetit apo postin e vogël të drejtuesit partiak. Më 23 maj nuk u votua kryetari i Partisë Demokratike, u votua rizgjatja e mandatit të kryeministrit Edi Rama!

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • demo says:
    May 25, 2026 at 9:52 pm

    Nuk behet kafsha njerri.
    Qofte Berishe,qofte Sali
    Qofte plak,qofte I ri,
    Eshte kafshe nga Lugu Zi.

    O burra rrugaceri
    trimat e kafshes Sali
    Se Noc Rrokun perseri
    Do ta merrni ne kuti.

    Ulurini Lukuni,
    Se ju vodhen perseri.
    O turma barbari
    Ju dhjefsha mu ne Parti

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Arbitri i finales së Botërorit u arrestua 6 vite më parë me prostituta dhe kokainë
  • Një tjetër gazetar shqiptar ndahet nga jeta
  • “Kush ka frikë vdes çdo ditë”! Një përkujtim me shumë peshë në historinë e Drejtësisë dhe një leksion i madh për ne
  • Pak orë, nga finalja e Botërorit, kë nxjerrin sondazhet fituese
  • Fundi i ‘turizmi patriotik’?

Komentet e Fundit

  1. K R on “Kush ka frikë vdes çdo ditë”! Një përkujtim me shumë peshë në historinë e Drejtësisë dhe një leksion i madh për ne
  2. hila on “Kush ka frikë vdes çdo ditë”! Një përkujtim me shumë peshë në historinë e Drejtësisë dhe një leksion i madh për ne
  3. Take on Paratë e pensioneve dhe ndihmës sociale përfunduan në ruletë: Ish-drejtoreshës së Postës i zbulohen 675 hyrje në kazino
  4. Xoni on “Ekzistojnë tri qendra të fshehta molotovi në Tiranë, Berisha kriminel që përdor fëmijë për të plagosur policë”
  5. ¿? on Paratë e pensioneve dhe ndihmës sociale përfunduan në ruletë: Ish-drejtoreshës së Postës i zbulohen 675 hyrje në kazino

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?