Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nuk votuan ndihmën ekonomike, Veliaj për këshilltarët e Berishës dhe Metës: Hidhen pupthi sa herë jua kërkon çifti i partisë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Nuk votuan ndihmën ekonomike, Veliaj për këshilltarët e Berishës dhe Metës: Hidhen pupthi sa herë jua kërkon çifti i partisë
Politike

Nuk votuan ndihmën ekonomike, Veliaj për këshilltarët e Berishës dhe Metës: Hidhen pupthi sa herë jua kërkon çifti i partisë

Published: February 13, 2024
Shpërndaje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka komentuar qëndrimin e  këshilltarëve të PD së Sali Berishës, Lulzim Bashës dhe Arlind Qorrit, të cilët kanë tentuar që të prishin mbledhjet e Këshillit Bashkiak. Në një intervistë për News 24, kryebashkiaku Veliaj deklaroi se kjo qartazi është një axhendë e PD dhe e PL, por që dëmton interesat e qytetarëve. “Qartazi këtu ka një ndarje të roleve. Në parlamentin e Shqipërisë do jetë PD ajo që do degradojë dhe do sillet në mënyrë vulgare, do jenë funksionarët e PD që do lyejnë me miell punonjësit e gardës. Ndërkohë kanë ndarë rolet dhe në Bashkinë e Tiranës sportin e rrugaçërisë dhe të vulgaritetit duhet ta luajë partia tjetër. Këtu ka një ndarje të qartë të roleve. Kur ti e kë axhendën e ditës ndihmën ekonomike, pagesën e personave që marrin bonus për shtëpitë e tërmetit, kur ti ke ndarjen e shtëpive të tërmetit, kur ti ke pagesën e njerëzve që mund të kenë pas zjarre, siç ishte pallati te njësia 7 që presin pagesën për të riblerë mobiliet dhe për të rregulluar shtëpinë. Dhe kur ti do të kalosh kampusin e Kolegjit të Europës. Asnjë prej këtyre çështjeve nuk është e PS”, deklaroi Veliaj.

Kreu i Bashkisë nënvizoi se këto veprime të këshilltarëve të opozitës janë fyese.  Veliaj shprehu bindjen se ata që tentojnë të bllokojnë ndihmën ekonomike apo rindërtimin e shtëpive, do të ndëshkohen nga qytetarët në zgjedhjet e ardhshme. “Sa fiken kamerat e kthen në një gallatë meqë kryetari i partisë të ka thënë të bësh këto lloj çudirash. Kjo është fyese, për mua, për ty dhe për ata që i kanë votuar këta njerëz. Ata vërtetë mund t’i kenë votuar shumë pak njerëz. Unë e mbaj mend kur kjo partia që ju thoni kishte një emër tjetër. Pasi mbylli numrin e niptit, hapi një numër nipti tjetër tamam si ata dyqanet që kanë borxhe me këtë fjalën e re, Parti e Lirisë. I kam parë edhe kur kanë qenë edhe 13 veta dhe 8 veta, dhe 6 veta dhe tani 3 veta. Në këtë sens e kuptoj që sa më pak të bëhen, aq më të dhunshëm bëhen. Por nuk i ndihmon se erdhën zgjedhjet e tjera. Se erdhën zgjedhjet e tjera. Dhe njerëzit do thonë: Ku ishe ti? Që nuk votoje ndihmën ekonomike, që nuk votoje asistencën sociale, që nuk voton shtëpitë e tërmetit, ndihmën që jepet pas një zjarri që ka rënë. Je aty që sa herë të thotë çifti i partisë, të hidhesh pupthi dhe të shkulësh kavot”, deklaroi Veliaj.

Kryebashkiaku Veliaj deklaroi se kjo sjellje nuk e ndihmon Tiranën. “Në një moment kur Tirana është kryeqyteti Europian i Rinisë, i Sportit, i Kulturës, sot drejtojmë gjithë bashkitë e Ballkanit, dhe t’i bën një sjellje dy-thundrake të Mesjetës, ti sillesh si një neandertal që sapo ke zbritur në civilizim dhe nuk kupton çfarë janë kabllot, çfarë janë mikrofonat dhe fillon shkul dhe fillon shkul gjithë dynjanë aty. Kjo është e padenjë. Tirana këtë e ka si një lemzë të vogël. Për ata kjo lemzë do jetë mbytëse. Se do vijnë zgjedhjet e tjera dhe njerëzit do thonë ku ishit ju”, deklaroi ai.

- Publicitet -
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Një klithmë e heshtur për mënyrën si Shqipëria sillet me thesaret e saj të gjalla
  • Liria e zgjedhjes dhe dhimbja e largimit
  • Albin Kurti: Mund të importojmë gaz amerikan nga Shqipëria
  • SPAK kërkon rrëzimin e 23 kërkesave të Ilir Beqajt për dosjen “Sterilizimi”
  • SHBA kufizon vizat për studentët dhe gazetarët, hyjnë në fuqi rregullat e reja

Komentet e Fundit

  1. demo on VIDEO: Polifonia shqiptare në filmin “The Odyssey”, sqarimi i kompozitorit shqiptar
  2. 666 on Deklarata e ministres serbe, Prishtina kërkoi reagim më të fortë nga Tirana, Rama: Jemi shtet serioz, nuk merremi me histerira
  3. SK on Familja e Martinit kundër Ramës: Po përdor emrin e djalit tonë për politikë, institucionet dështuan
  4. Parku Rinia on Shqipëria nis zyrtarisht përgatitjet ligjore për adoptimin e monedhës EURO
  5. Sarkazma on Deklarata e ministres serbe, Prishtina kërkoi reagim më të fortë nga Tirana, Rama: Jemi shtet serioz, nuk merremi me histerira

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?