Nvidia u ka thënë partnerëve të saj të prodhimit të ndalojnë dërgesat e serverëve që përmbajnë mikroçipat e saj në Malajzi, Singapor, Tajlandë dhe Indonezi, sipas një raporti në Financial Times.
Ky veprim vjen pasi kufizimet e reja të SHBA-së u zbatuan javën e kaluar, të cilat kërkojnë licenca eksporti për dërgesën e mikroçipave të përparuar në disa vende të Azisë Juglindore.
Kufizimet janë pjesë e përpjekjeve të Uashingtonit për të mbyllur kanalet përmes të cilave besohet se kompanitë kineze fitojnë akses në mikroçipa të përparuara të inteligjencës artificiale.
Sipas Financial Times, prodhues partnerë si Dell dhe Supermicro, të cilët integrojnë mikroçipat e Nvidia-s në servera, i kanë informuar blerësit në të katër vendet se Nvidia nuk do të lejojë që porositë e tyre të dërgohen.
Mbetet e paqartë nëse pezullimi do të jetë i përkohshëm, ndërsa Nvidia dhe partnerët e saj po shqyrtojnë kërkesat e pajtueshmërisë me kontrollet e reja të eksportit të SHBA-së, raportoi gazeta, duke cituar tre burime të njohura me çështjen.
Departamenti Amerikan i Tregtisë publikoi rregulloren e re disa ditë pasi CEO i Nvidia, Jensen Huang, dha dorëheqjen pas raportimeve për një lidhje jashtëmartesore me një spiune të dyshuar kineze, e cila më parë kishte punuar në kompaninë e shërbimeve cloud me seli në Singapor, Megaspeed.
Bordi i Nvidia-s më pas e riktheu Huang si CEO më 23 nëntor.
j.l./ dita
