Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: VIDEO: “O ka gaforre…”, një vit nga zhdukja e Ervis Martinajt, dalin pamjet në Lagunën e Patokut
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > VIDEO: “O ka gaforre…”, një vit nga zhdukja e Ervis Martinajt, dalin pamjet në Lagunën e Patokut
KronikeKryesore

VIDEO: “O ka gaforre…”, një vit nga zhdukja e Ervis Martinajt, dalin pamjet në Lagunën e Patokut

Published: August 8, 2023
Shpërndaje

Është mbushur plot një vit nga zhdukja në Shijak e Ervis Martinaj, njeriut që jetonte mes biznesit të lojrave të fatit dhe botës të krimit të organizuar.

Pikërisht në 9 gusht 2022, 41-vjeçari humbi kontaktet me rrethin e tij shoqëror dhe familjar, çka solli që një ditë më pas në 10 gusht xhaxhai i tij Rakip Martinaj të kallëzonte në policinë e Laçit, rastin e humbjes së kontaktit me nipin.

Shijaku ishte pika e fundit e ndalesës së tij, duke hyrë në banesën e një të njohuri A.A.

- Publicitet -

Shijaku mban të fshehur misterin nëse Ervis Martinaj është gjallë apo e kanë vrarë.

“Ora News” ka publikuar një video, ku njeriu më i kërkuar nga policia, Ervis Martinaj, shfaqet teksa noton në Lagunën e Patokut në Laç.

Në video duket qartë Ervis Martinaj, teksa bën lëvizje të krahëve dhe më pas zhytet në ujërat e Lagunës.

E teksa noton disa metra, del me urgjencë nga uji, duke bërtitur: “…o ka gaforre…”.

Për një periudhë njëvjeçare emri i Ervis Martinajt, ka ngjallur kureshtje, duke e ndarë opinionin publik, median dhe policinë, mes misterit nëse është i gjallë apo është i vdekur.

Prokuroria e Laçit dhe më pas ajo e Lezhës, prej 1 viti po kryen hetime për akuzën e “Rrëmbimit dhe zhdukjes së personit”.

Por deri në këtë fazë nuk është bërë e mundur të gjendet asnjë provë apo sinjalizim, rreth fatit të njeriut që jetonte mes botës së lojrave te fatit dhe Krimit të Organizuar.

Njerëzit e fundit që shoqëronin Ervis Martinaj nga Tirana në Durrës dhe anasjelltas, ishin e dashura e tij Sadete Kokomani dhe punonjësi i policisë, Jeton Lami.

Ky i fundit u arrestua për “Shpërdorim detyre” dhe më pas u dënua nga gjykata e Lezhës me dy vjet e 10 ditë burgim.

E megjithëse Prokuroria e Lezhës, për rastin Martinaj po kryen hetime në pistën e rrëmbimit dhe zhdukjes së personit, nga ana tjetër SPAK, brenda 1 viti ka iniciuar 4 procedime penale kundër tij, duke i vendosur 2 masa sigurimi “Arrest në burg”.

Nga maji 2022 deri në korrik 2023, Ervis Martinaj është shpallur dy herë në kërkim nga SPAK, si person i implikuar në sigurimin e kushteve për të vrarë Endrit Doklen, Kleant Musabelliut dhe vrasjen e Gjin Boriçit në Shkodër.

Një masë tjetër është dhe inicimi i një hetimi pasuror, duke vendosur sekuestrimin e pasurive të biznesmenit dhe familjarëve të tij.

Ndërkohë një proces tjetër është iniciuar në SPAK pas dyshimeve të përfshirjes së tij në trafikun e kokainës nga Amerika Latine në Europë.

Njëherësh në prokurorinë e Lezhës, në shtator 2022 Martinaj rezulton të jetë marrë i pandehur së bashku me Nikolin Nikën, për “Heqjen e paligjshme të lirisë” ndaj 64-vjeçarit Nikoll Buna.

Por pas të gjitha këtyre dosjeve penale të lindura brenda 1 viti, Ervis Martinaj, nuk ka dhënë asnjë sinjal që ekziston.

Për fatin e tij është interesuar personalisht dhe kryeministri i vendit Edi Rama, i cili gjatë një takimi në Ministrinë e Brendshme, me krerët më të lartë të policisë, lëshoi ultimatumin se brenda 3 muaj policia duhet të kishte zbardhur enigmën.

“…është e papranueshme që me javë të tëra mëngjeset dhe darkat e shqiptarëve, ekran më ekran dhe faqe më faqe janë bërë si një “Big Brother” i kronikës së zezë. Jo u vra, jo s’u vra ai që ishte i shumëkërkuar nga drejtësia dhe çfarë nuk dëgjojnë njerëzit, lloj-lloj legjendash me luanë, me bamirësa, me oligarkë, shto ujë e shto miell si një serial absurd për një nga figurat më të zeza të botës së krimit shqiptar”, – u shpreh në 7 shtator 2022, Edi Rama.

Por edhe pas ultimatumit që i dha drejtorit të sapoemëruar Muhamet Rrumbullaku se brenda 3 muaj, policia duhet të dilte me një version zyrtar për fatin e Ervis Martinaj, është mbushur 1 vit që Policia e Shtetit dhe organet e tjera të inteligjencës nuk kanë një version zyrtar për fatin e Martinaj.

https://gazetadita.al/wp-content/uploads/2023/08/64d1f506e5c10.mp4

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Policia përdori lëndë që përdoren në BE dhe SHBA”, Lamallari: Partia e skuthave po paguan mercenarë
  • Bilanci i tubimit te Parlamenti, 11 protestues dhe 6 policë përfundojnë në spital
  • Gaz lotsjellës dhe ujë në drejtim të turmës, dy protestues të lënduar
  • Rama është i pakënaqur me ministrat, priten lëvizje në kabinet
  • Çmimet nuk ndalen: Apartamentet në Tiranë arrijnë nivelin më të lartë ndonjëherë

Komentet e Fundit

  1. capi on Apeli Administrativ merr zyra me qira në kullën “Aba Center”, bllokohet nga KLGJ
  2. Komentuesi i fundit on Të akuzosh me algoritmin, ndërsa e përdor vetë
  3. Jimi on Gaz lotsjellës dhe ujë në drejtim të turmës, dy protestues të lënduar
  4. sela on 10 milionë euro vetëm avokatët (!) Arrin shifër marramendëse fatura e Becchettit: Mbi 200 milionë euro nga taksat për dëmshpërblime, gjyqe e para të bllokuara!
  5. Hapiqiforti on Gaz lotsjellës dhe ujë në drejtim të turmës, dy protestues të lënduar

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?