Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Observatori i Kopernikut: Qershori i 2023 ishte më i ngrohti i regjistruar ndonjëherë në planet. El Nino po i shtyn temperaturat në nivele të paprecedenta
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Observatori i Kopernikut: Qershori i 2023 ishte më i ngrohti i regjistruar ndonjëherë në planet. El Nino po i shtyn temperaturat në nivele të paprecedenta
BoteKryesore

Observatori i Kopernikut: Qershori i 2023 ishte më i ngrohti i regjistruar ndonjëherë në planet. El Nino po i shtyn temperaturat në nivele të paprecedenta

Published: July 6, 2023
Shpërndaje

 

 

Qendra kërkimore e ndryshimeve klimatike ka reaguar në lidhje me temperaturat e larta që janë shënuar gjatë ditëve të fundit në të gjithë botën. Observatorin Evropian të Kopernikut nga të dhënat e tij konfirmon se vera e vitit 2023 do të jetë veçanërisht e nxehtë dhe se kombinimi i ndryshimeve klimatike dhe rikthimi i El Ninos po i shtyn temperaturat e oqeaneve dhe tokës në nivele të paprecedentë.

- Publicitet -

Edhe pse nuk është e lehtë të parashikosh evolucionin e verës, në Tokë nga Kina në Spanjë, duke kaluar përmes Atlantikut po regjistrohen rekorde të temperaturës që në prill, treguesi më i qartë i destabilizimit të klimës së planetit, me pasoja katastrofike, zjarre në pyje, thatësirë, shira të dendur…

“Ky qershor ishte më i ngrohti i regjistruar në nivel global, pak më shumë se gjysmë gradë Celsius mbi mesataren 1991-2000, duke tejkaluar shumë rekordin e qershorit 2019 ,” vuri në dukje shërbimi klimatik i këtij observatori.

Sipas të dhënëve mësohet se temperatura theu rekorde në Evropën veriperëndimore, ndërsa pjesë të Kanadasë, SHBA-së, Meksikës, Azisë dhe Australisë lindore “ishin qartazi më të ngrohta se normalja”, njoftoi observatori, duke nënvizuar se sa i madh ishte ndryshimi i temperaturës nga normalja.

Në anën tjetër, temperaturat në Australinë perëndimore, SHBA-në perëndimore dhe Rusinë perëndimore ishin më të ftohta se zakonisht.

Për 15 vjet, temperaturat e qershorit kanë qenë vazhdimisht mbi mesataren e viteve 1991-2000, por “Qershori 2023 është shumë mbi të tjerët. Ky është një lloj devijimi me të cilin nuk jemi mësuar”, shpjegoi studiuesi i C3S, Julien Nicolas.

Temperatura mesatare globale në qershor ishte 16,51 gradë Celsius, 0,53 gradë Celsius më e lartë se mesatarja e tre dekadave të mëparshme. Rekordi i mëparshëm, në qershor 2019, ishte 0.37 gradë Celsius mbi këtë mesatare.

“Rekordi i qershorit 2023 është kryesisht për shkak të temperaturave veçanërisht të larta të sipërfaqes së oqeanit,” theksoi studiuesi.

Temperatura në Oqeanin Paqësor arriti një nivel rekord tashmë në maj, për shkak të fenomenit El Nino. Në qershor, valët e të nxehtit të detit u regjistruan në Atlantikun e Veriut, theksoi Nicolas.

“Valët e nxehta ekstreme të detit” u regjistruan në Detin Baltik, si dhe rreth Irlandës dhe Britanisë së Madhe, të cilat njoftuan pak ditë më parë se qershori i kaluar ishte më i nxehti i regjistruar.

Për më tepër, kjo prirje duket se do të vazhdojë edhe në korrik, e marta e kaluar ishte më e ngrohta e regjistruar ndonjëherë në nivel global, duke thyer rekordin e mbajtur shkurtimisht të hënën, 3 korrik, sipas Administratës Kombëtare të Oqeanit dhe Atmosferës së SHBA (NOAA).

Të martën më 4 korrik , temperatura mesatare e ajrit dhe sipërfaqes së planetit u mat në 17.18°C.

Ngrohja globale do të ushqehet në muajt e ardhshëm nga fenomeni El Nino i cili do të vazhdojë gjatë gjithë vitit me një intensitet që pritet të jetë “të paktën i moderuar”, siç ka njoftuar Organizata Botërore Meteorologjike

 

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 27 qetshor 2026
  • Dilni, z.President!
  • Mazhoritari si “fjalëkalim” për normalitet demokratik dhe protesta që i ve kapak protestave
  • “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  • Protesta, Brukseli dhe BE!

Komentet e Fundit

  1. 👺 n'burg, 🥶 n'burg on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  2. demo on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  3. Vlora 97 on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  4. Vl on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  5. Phoenix on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?