Nga Habjon Hasani
Ilir Meta sulmoi ashpër SPAK-un dhe Altin Dumanin në konferencën e djeshme për shtyp.
Por një detaj nga fjala e e tij duket se u la në hije. Ilir Meta përmendi termin “mentor” të Dumanit për juristin dhe ish-kryeprokurorin Arben Rakipi.
U shpreh Meta: “Gjithë këtyre kushërinjve të Nuredinit, të bëhen gati në qoftë se e dinë kaq të thjeshtë punën e Partisë së Lirisë dhe të Ilir Metës, të pyesin edhe mentorët e tyre sesi e kanë parë veten shumë shpejt nga pozitat e të fortit dhe të arrogantit në atë të të squllurit dhe të përbuzurit, por edhe të shtrydhurit nga ana politike. Ilir Meta ka integritet tjetër. E ka shkarkuar Arben Rakipin mbasi ka dhënë dorëheqjen si kryeministër për shkak të përfshirjes së tij të hapur në politikë. E duhet ta kisha shkarkuar Arben Rakipin e duhet t’i kisha shkarkuar të gjithë këta vagabonda, të cilët duan të bëjnë parti politike pa u votuar. Kur të ketë dëshirë kushëriri i Nuredinit, t’i marrë të gjithë këta pentitot, laraskat.”
Cili është shkaku që ish-kryeministri dhe ish-presidenti i vendit identifikon si thelbin e problemit të tij Arben Rakipin.
Është thuajse një sekret i hapur që Altin Dumani dhe Arben Rakipi kanë një njohje dhe miqësi të vjetër.
Madje Dumani, kur u intervistua për rekrutimin në SPAK, e pranoi hapur para anëtarëve të KLP-së se vetëm me mbështetjen e ish-kryeprokurorit Rakipi, ai mundi të disiplinonte Prokurorinë e Tropojës në vitin 2000.
Shprehet Dumani: “Pas një pune më pak se një vit në Prokurorinë e Rrethit Sarandë, ku m’u desh që të hetoj çështje të rëndësishme për kohën, pasi Saranda atë vit kishte problematikë, sidomos vrasjet, ku kam realizuar disa hetime të suksesshme, jam emëruar si drejtues i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë në janar të vitit 2000, në një kohë shumë të vështirë. M’u desh që ta ringre atë prokurori nga fillimi, pasi ishte pothuajse inekzistente. Dhe falë mbështetjes së Prokurorit të Përgjithshëm të kohës u bë e mundur që ta ringremë atë prokurori dhe ta rivëmë në punë.”
Ilir Meta e di këtë fabul thuajse publike, por obsesioni i tij dhe ndoshta frika e tij ndaj Arben Rakipit lidhet me dy elementë që nuk është se ndikojnë drejtpërdrejt Dumanin.
Elementi i parë ka të bëjë me stekën profesionale dhe sidomos karakterin jo të zakontë të Arben Rakipit.
Arben Rakipi profesionalisht është një shkencëtar i jurisprudencës. Por ai është i blinduar edhe me një karakter të paparashikueshëm.
Në dallim nga pjesa dërrmuese e e juristëve që Meta i ka parë si shërbëtorë dhe kamarierë, Arben Rakipi nuk është përulur kurrë, para asnjë politikani.
Edhe në ditët e tij më të këqija pas shkarkimit si Kryeprokuror, ai përballoi, ashtu i vetëm nënçmimin dhe ndonjëherë edhe diskriminimin publik nga “krokodilët” që dikur i kishte hetuar.
Rakipi për vite me radhë u mbyll në guvën e tij. Ai nuk i shtriu dorën askujt, tregues elementar po edhe shumë i qartë se ky njeri nuk bën mbrapa.
Elementi i dytë lidhet me kredon dhe reputacionin e Arben Rakipit te strukturat, kryesisht amerikane që mbikëqyrin reformën në drejtësi.
Ekspertët e OPDAT-it apo zyrës ekzekutive në Ambasadën e SHBA-së e etiketojnë Rakipin me nofkën “tough guy”.
Steka e arsyetimit dhe profesionale e Rakipit ka qenë përcaktuese në shumë prej nismave që institucionet ndërkombëtare kanë ndërmarrë në fushën e ligjeve.
Aben Rakipi patjetër që duhet të ketë një ndikim edhe te Altin Dumani, por ky nuk është një ndikim konjuktural, por një ndikim i autoritetit të tij moral dhe i stekës së tij profesionale.
Kjo e bën shumë herë më “të rrezikshëm” sesa po të kishte një ndikim alla-shqiptarçe tarafi dhe interesash të ngushta.
Pikërisht duke njohur këto elementë dhe këto karakteristika të pazakonta të karakterit dhe takatit të Arben Rakipit, Ilir Meta mesa duket ka arsye të ndjehet i shqetësuar dhe kjo është ndoshta arsyeja që ai e përmend si trurin e operacionit hetimor ndaj tij, pasi Ilir Meta informacionin e ka, ai e di se kjo kategori nuk të bën kollaj për burrë.
Hashtag.al
Po ky Kipua i shkrete i bere per gjynah ka mbajtur gje nje vit Ramazan qe qenka thare kesisoj?
Na ishte nji here i vrfer qe flinte ne dyshek me kashte ,sebashku edhe me Monika Kryemadhin,na ishte student i talentuar ku ra ne sy te shokeve,e mbeshteten dhe e ngriten shum lart : rruges per politike..na ishte deputet ,por qe perballe kishte nje grua nje nene,Jozefina Topalli ,,na ishte nji here kryeminister dhe pastaj president ,perfaqesonte mbare kombin tone,na ishte por cfare nuk na ishte,kete me se miri po e zbulonSPAKU.Por pershtypjet ne popull me keto sjellje plote arrogance ,ofendime nencmime dhe perbuzje,nuk do ti harrohen sepse =0.Dhe ky 0 ,zero na paska patur te gjitha ato detyra ?do themi do te arsyetojme sepse i ka merituar,por cfare do thote shtresa tjeter e popullit?TURP per edukaten,turp qe eshte aftesuar per te ngritur kurthe dhe per te vjedhur pasurine e Atdheut.I mjeri kombi yne se cfare kuadro ka ,qe pos interesit personal ,rrethit shoqeror dhe ati familjar me te cilet bashkepunon,nuk shqetesohet fareSPAKU eshte nje institucion me njerez te zgjuar te drejt per te vepruar me pergjegjesi ,ndershmeri dhe fakte,per te bere ndricimin e se vertetes.Atehere perse Ilir Meta te zemerohet perse te ulirisi si nje ujk i terbuar?kjo nuk i falet…para ligjit ,te gjithe duhet te jemi te barabarte dhe pergjegjes po devijuam rrugen e ndershmerise.Perballu urt dhe but,binde cdo instiucion shteteror se je i “destiluar” per gjera te tjera mos u dhqeteso.
Rakipi me studio juridike ku bejne seminare te gjithe Gjygjtaret e Shqiperis dhe i rrine gatitu ,po ka studion ligjore rakipi kundershtari gjygjin e ke te humbur 1 miliarde%
Meta eshte nje kriminel ne gen dhe nuk ndryshon.Problemi i shoqerise shqiptare eshte se kur ne krye te shtetit vijne bandite si Meta ne vend qe ti largoje shpejt ju perulet.
NJE XHELAT KOMUNIST SHKRUAN NGA WASHINGTON DC DACIBAO ENVERISTE
Kjo dacibao kontraverse qe justifikon si kurvat moralin ne bordello ky profesor karagjoz fanatik justifikon masakren e Enverit ne Kanalin e Korfuzit dhe nuk thote asgje per masakren e LANC-it kriminal jugosllav ne Tivar qe sjell ne vemendje prof. Butka ne shkrimin e tij dhe tregon per nivelin moral te gazetes DITA qe po keshtu justifikon hajnine antikombetare te Erion Veliajt me banden e drejtoreve te tij 5D dhe narkotrafikantin dhe hajdutin nderkombetar, Olsi Rama qe SPAK – u enverist bedel i Edi Rames nuk guxon t’i permende as emerat dhe as krimet e tyre antishqyptare, sic nuk guxon Parlamenti shqyptar miraton rezolute per denimin e masakres ne Srebrenice te Bosnjes, por hesht dhe nuk e hap gojen te miratoje nje rezolute qe te denoje masakren e Tivarit kur LANC-i kriminal i Enverit vrau me pabesi te papare mbi 4500 djem kosovare ne bashkepunim me kasapin e Titos, Aleksander Rankoviq, perkundrazi Kryetari aktual i Gjykates se Larte Sokol Sadushi i emeruar nga Edi Rama ne krye te Drejtesise mburret dhe ngazellohet me shallin e kuq ne qafe qe babai i tij kriminel i Brigades se 5, Maliq Sadushi citoj: “…hyri ne Jugosllavi per te ndihmuar serbet dhe popullin jugosllav…”
HE MO PROFESORI I ENVERIT, XHELUA I DIKTATURES CFARE KERKON TI NE WASHINGTON DC?
sepse:
Ke ngaterruar adresen per te shpetuar koken e fanatikut komunist dhe na trego adresen qe te vijme dhe te marrim prej bythe e te kthejme te Rilindja e Edi Rames, cunit te Kristaqit, Killerit te Enverit qe e ka mbushur shtetin dhe pushtetin me fanatike dhe xhelate enveriste si puna jote me pare se te denoje i Madhi Zot dhe te hedhe ne halen e h
Like K U S A R I DORÊZO PLAÇKËN e VJEDHUR , që ju takon SHQIPTARËVE dhe merr DËNIMIN me BURG të PËRJETSHËM , sepse NUK ta kanë FAJIN SHQIPTARËT , që VODHE dhe që PLAÇKITE për 30 VJET SHQIPËRINË , dhe NUK e le SHQIPËRINË të ZHVIDHOHEJ !!!!! ¿¿¿¿¿¿!!!!!!!!!
Tani bëhu BURRË Like HAJDUTI dhe shko bashkohu me Nuredin Dumanin (KRIMINELIN e FËLLIQUR) , dhe çdo gjë tjetër do shkoj si në GJALPË , ashtu siç e ka PARASHIKUAR edhe LEGJENDA AVOKAT SPARTAK ❤️ NGJELA !! !!! !! PASURIA , LLOGARITË BANKARE , HOTELET , RESTORANTET , PALLATET , REZORTET , MINIERAT dhe FABRIKAT , do të KONFISKOHEN , dhe do ti kalojnë POPULLIT , kurse ty Like HAJDUTI bashkë me FAMILJARÈT e tu HAJDUTË , do ta mbyllni JETËN në BURG , dhe ÇELSAT do t’i hedhi ALTIN DUMANI i NDERUAR nē OQEAN
RAKIPI DHE DUMA I JANE BASHKFSHATAR NGA GRYKA E VIGEL E DIBRES E MIRENJOHUR NGA DIBRANET SI NJEREZ WE TE VRASIN NATEN E TE QAJNE DITEN
RAKIPI ESHTE NIPI I TEFTA CAMIT….DJALI I MOTRES
MINISTRJA AKTUALE E SHENDETESISE ESHTE VAJZA
E TEFTA CAMIT
ESHTE LOJE DIBRE O BUDALLENJ
KUSH JA DIBREN ME VETE BEN HAJER p
PRANDAJ RAMA NUK KA NDERMEND TA MBAROJ RRUGEN E KOMBIT SI KALAJA E ROZAFES SEPSE I MBAN DIBRANET IDIOTER NE XHEP DERISA
KUR TE MOS KETE NEVOJE ME PER TA DO TE NDERTOJ SKAVICEN E DIBRES DO TI Q… TEMEN SIC THOSHTE DIKUR FECOR SHEHU ME LEBERIT E TIJ
RAKIPI E DUMANI JANE BASHKFSHATAR NGA DIBRA
NJIHET LOJA E PISTE E DIBRANEVE SI MERCENAR TE ME TE FORTIT
Ky i paudhi Ilir Metaj(meta) i përgojon të gjithë, “I ndershmi, isinqerti! njerëzori” Ky politikani më i neveritshëm i politikës shqiptare dhe më grabitqari midis tyre. Mallkimi i shqiptarëve e ndjektë në breza!