Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: OKB: 2023 viti më i përgjakshëm në Bregun Perëndimor, në 15 vjet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > OKB: 2023 viti më i përgjakshëm në Bregun Perëndimor, në 15 vjet
AktualitetBote

OKB: 2023 viti më i përgjakshëm në Bregun Perëndimor, në 15 vjet

Published: November 1, 2023
Shpërndaje

Me sulmet e përditshme të forcave izraelite në javët e fundit ndaj qyteteve palestineze, të cilat kanë në shënjestër udhëheqësit e Hamasit dhe arrestimin e personave të lidhur me këtë grup, dhuna është përshkallëzuar edhe në Bregun Perëndimor. Që nga 7 tetori, më shumë se 120 palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite dhe kolonët hebrenj. Shumica e të vrarëve kanë qenë anëtarë të grupeve të armatosura që vepronin në Bregun Perëndimor. Por, të dhënat e publikuara nga OKB-ja tregojnë se afër 30 për qind e viktimave kanë qenë fëmijë.

Në kampin e refugjatëve në Xhenin, një qytet që ndodhet në Bregun Perëndimor, fëmijët luajnë me lodra plastike, që u ngjajnë armëve, në zonën, ku disa orë më parë forcat izraelite kishin vrarë dy luftëtarë të grupit Xhihadi Islamik. Disa nga fëmijët pretendojnë se po qëllojnë me armë në ajër për të nderuar shokët e rënë në luftë.

“Nuk kam frikë, frikësohem vetëm nga Zoti.”

- Publicitet -

Jubar, një fëmijë 12 vjeçar ka shumë plane për të ardhmen. Ai thotë se dëshiron të studiojë, të bëhet futbollist dhe luftëtar. Ai mban me vete një pushkë plastike, e cila ka një fotografi të një shoku të tij të vrarë gjatë një konfrontimi me forcat izraelite.

“Ai ishte këtu dhe ata atje. Pastaj u dëgjuan të shtëna dhe ai vdiq.”

Aysar Al-Amer, një komandant lokal i grupit militant Xhihadi Islamik u vra në atë mëngjes. Qindra njerëz morën pjesë në funeralin e tij në Xhenin. Kjo po bëhet gjithnjë e më e zakonshme në Bregun Perëndimor, ku tensionet po rriten. Sipas të dhënave të OKB-së, ky është viti më vdekjeprurës në 15 vjet në Bregun Perëndimor. Më shumë se 120 palestinezë janë vrarë në Bregun Perëndimor që nga sulmi i 7 tetorit nga Hamasi në Izrael, në të cilin u vranë 1400 izraelitë. Ky sulm shkaktoi luftën mes Izraelit dhe Hamasit.

Shumica e palestinezëve janë vrarë nga forcat izraelite gjatë operacioneve në kampet e refugjatëve për arrestimin e personave të dyshuar për lidhje me Hamasin. Është rritur edhe numri i të vrarëve palestinezë nga sulmet e kolonëve hebrenj në Bregun Perëndimor. Sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë, në fshatin e Nablusit, të paktën pesë palestinezë janë vrarë nga kolonët hebrenj në dy javët e fundit.

“Isha duke fjetur kur dëgjova një njoftim me altoparlantë nga xhamia për një sulm dhe nevojën për të ndihmuar njerëzit. Shkova me nxitim në vendin e ngjarjes dhe pashë kushëririn tim të shtrirë në tokë. E dërgova atë në spital me makinë dhe kur u ktheva për të ndihmuar të tjerët një plumb më goditi në shpinë”, thotë Murat Obeh, banor i Nablusit.

Çdo ditë vendosen njoftime të reja me emra të viktimave palestineze në shtyllat elektrike dhe muret e shtëpive në qytetet palestineze. Duke marrë parasysh përshkallëzimin e tensioneve, shumë banorë këtu besojnë se lufta po afrohet sërish në Bregun Perëndimor.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Mosmarrëveshja e vjetër në Egje po hyn në një fazë të re tensioni
  • Kush është kandidati për president i Kosovës, Bekim Sejdiu?
  • LVV dhe LDK pajtohen që Bekim Sejdiu të jetë kandidat për president
  • Dyshohet se Balluku fshehu vilën në Dhërmi në emër të tij, Igli Tare paraqitet në SPAK
  • Ishte shoqëruar në komisariat për vjedhje, ndërron jetë 32-vjeçari në Vlorë

Komentet e Fundit

  1. Dashi on Emër i ri për një premtim të vjetër
  2. ANA on Emër i ri për një premtim të vjetër
  3. Detari on Protestë në Paris në mbrojtje të aktivistit shqiptar antifashist që rrezikon burgun në Gjermani
  4. demo on Shqipëria i ndalon hyrjen cisternës së lidhur me “flotën hije” ruse
  5. Arbeni on Emër i ri për një premtim të vjetër

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?